Mos harroni Qazim Laçin! Protagonist në skemën e golit, në nivelin më të mirë

Qazim Laçi është një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, pasi ka pasur pritshmëri të larta për të që në kohën kur ishte pjesë e Shqipërisë U-21. Por mes disa luhatjeve në fillimin e karrierës, mesfushori 23-vjeçar nga Peshkopia po gjen vetveten në mënyrën më të mirë.

Me ekipin e Ajaccios është kthyer tashmë në një titullar të padiskutueshëm. Në 9 ndeshjet e para të kampionatit, që Ajaccio ka grumbulluar 17 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë, i ka luajtur thuajse të gjitha si protagonist.

Në mbrëmjen e sotme ka ardhur fitorja ndaj Valenciennes me rezultatin 2-0, ndërsa goli i parë ka ardhur me një skemë nga goditja e këndit. Laçi shërben në mënyrë të bukur me krosim kapiteni Coutadeur, që pasi godet në portë dhe gjen një devijim në zonën kundërshtare, gjendet edhe rrjeta. Por sigurisht që kjo nuk është gjithçka që ka bërë Laçi deri tani.

Një element për t’u marrë në konsideratë për të ardhmen sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, pasi ka vlera të larta dhe këto do të vazhdojë t’i dëshmojë në të ardhmen, siç ka bërë derimë tani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online