Marash Kumbulla i ka kthyer të gjithë prozhektorët nga vetja këtë sezon, duke lënë shumë njerëz me gojë hapur me atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës. Vetëm një sezon në Serie A ishte mjaftueshëm për të në mënyrë që të vendoste klube të mëdha italiane e të huaja në radhë pas vetes. Emri i mbrojtësit është një temë e nxehtë që do të nxisë një luftë të fortë në verë për të siguruar shërbimet e tij. Me të gjitha cilësitë që një mbrojtës duhet të ketë, Kumbullua është kthyer në dëshirën më të madhe të merkatos.
Ndërkohë ky interesim i madh për lojtarin kuqezi ka tërhequr edhe vëmendjen e medias prestigjoze “Eurosport”. Kjo e fundit ka bërë një analizë të profilit të futbollistit 20-vjeçar, ndërsa i ka ftuar të gjithë sportdashësit të votojnë në sondazhin e krijuar enkas për Kumbullën. Një listë me 5 skuadra italiane të ofruara nga “Europsport”, që mund të kenë në organikën e tyre sezonin e ardhshëm, presin votimet e lexuesve dhe reagimi nuk ka munguar. Në vetëm 4 orë janë afërsisht 10 mijë njerëz që kanë dhënë mendimin e tyre.
E nëse zgjedhjet e tyre do të vendosnin gjithçka, atëherë mbrojtësi shqiptar do të vishej zikaltër në verë, teksa pista e Interit udhëheq me 35% të votimeve. E fill pas ekipit nga Milano vjen Napoli me 20 %, ndërsa 13% mendojnë se Kumbulla do të qendrojë edhe për një sezon te Verona. Më pak gjasa sipas votuesëve ka një kalim te Lazio, që ka marrë 9% të votave, teksa Fiorentina ka 2% më tepër se ziklatrit. Por njëkohësisht janë edhe 12% që janë të mendimit se lojtari 20-vjeçar do të transferohet në një tjetër ekip e jo në ato të sipërpërmendura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/