Më në fund, zhbllokohet Çani

0

Edgar Çani kishte gjithë sezonin që e kërkonte një gol çlirues dhe ai më në fund erdhi sot, në sfidën Piza-Entela, mbyllur 1-1.

Sulmuesi i fuqishëm u fut në pjesën e dytë, duke zvëndësuar Rei Manajn në minutën e 68-të, por i mjaftuan 22 minuta për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Një ndeshje ters për Pizën, që mbeti me 10 lojtarë pas hyrjes së Çanit në fushë dhe pësoi gol nga pika e bardhë, me Samir Ujkanin që nuk kishte shanse të evitonte golin.

Megjithatë, Çani barazoi në minutën e 78-të, ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë, ndërsa i shkoi shumë pranë golit edhe pak minuta më vonë, me portierin mik që kreu një mrekulli.

Një pikë me vlerë për Pizën, duke parë si shkuan gjërat, si dhe një paraqitje e mirë për të tre shqiptarët, me Ujkanin e Çanin që u vlerësuan me notën 6.5, diçka më mirë se Manaj.

Pas ndeshjes, Çani deklaroi: “Pas penalltisë nuk patëm ndjesi të mira, por u treguam të zotë të reagonim, edhe me një lojtar më pak. Unë kërkoj të jap gjithmonë maksimumin, pak rëndësi ka sa minuta luaj. Te goli pata pak fat, sepse pati një devijim. Jam i kënaqur për veten, por sidomos për pikën e marrë, sepse luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.