Manaj zgjedh Pizën, pritet aprovimi i Interit

0

 

Rej Manaj do të largohet nga Peskara dhe kjo nuk përbën më lajm, por nuk do të kthehet tek Interi dhe me shumë mundësi do të transferohet te Piza. Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediat në Itali, që e japin thuajse të kryer transferimin e sulmuesit dhe pritet vetëm OK nga Peskara, por sidomos Interi, që zotëron kartonin e sulmuesit tonë. Gjithçka vjen vetëm për një detaj, të rëndësishëm: vetë Manaj ka dhënë pëlqimin që të zbresë në Serinë B, te Piza.

Arsyeja e këtij hapi pas, nëse mund të quhet i tillë, është se Manaj ka biseduar me trajnerin e Pizës, Xhenaro Gatuzo, si dhe me portierin Samir Ujkani, me të cilin njihet prej kohësh. Pikërisht këta të dy kanë qenë vendimtarë në bindjen e Manajt, që është shumë ambicioz dhe natyrisht shpresonte të luante në një kategori superiore, por tashmë zgjedhja është e qartë: më mirë të luajë rregullisht në B, sesa të rrezikojë një gjysmë sezoni si në Peskara, ku presioni ishte i jashtëzakonshëm dhe hapëisrat të pakta.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.