Manaj te Piza, nesër zyrtarizohet

0

Rej Manaj largohet nga Peskara dhe kjo nuk përbën më lajm dhe transferohet te Piza. Ky është lajmi i fundit që raportohet nga “gianlucadimarzio.com”, që e jep të kryer transferimin e sulmuesit dhe priten vetëm vizitat mjekësore, në program nesër në mëngjes.

Zbritja në B duket një hap pas për sulmuesin e Shqipërisë, por Manaj ka biseduar me trajnerin e Pizës, Xhenaro Gatuzo, si dhe me portierin Samir Ujkani, me të cilin njihet prej kohësh.

Pikërisht këta të dy kanë qenë vendimtarë në bindjen e Manajt, që tani e ka kuptuar se është më mirë të luajë rregullisht në B, sesa të rrezikojë një gjysmë sezoni si në Peskara, ku presioni ishte i jashtëzakonshëm dhe hapësirat të pakta. Piza i garanton vend titullari, edhe për faktin se ka sulmin më të dobët në Itali.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.