Manaj prezantohet te Piza dhe merr numrin 11

0

Manaj është zyrtarisht një futbollist i Pizës dhe sot është prezantuar, duke lëshuar deklaratat e para që kur ka arritur marrëveshjen me klubin toskan që luan në Serinë B dhe ku shpreson të sigurojë mbijetesën, edhe falë ndihmës së sulmuesit shqiptar.

“Jam një sulmues i parë, por jam në dispozicion të trajnerit dhe do të luaj ku të dëshirojë ai. Agjenti im më ka thënë gjëra të mira për trajnerin dhe klubin: kur më tha që po më kërkonte Piza, pranova menjëherë. Përveç kësaj, janë edhe Ujkani e Çani, të cilët i njoh mirë. Ata më kanë thënë fjalë të bukura, por duhej të isha unë i pari që duhej të isha i bindur. Dua të bëjë gjëra të mira, për të ndihmuar skuadrën dhe pse jo, për të arritur ndonjë objektiv personal. Ditë pas dite do të njihemi më mirë: për momentin jam shumë i kënaqur dhe duhet të punojmë shumë për të siguruar mbijetesën, ose edhe diçka më shumë, sipas mendimit tim.

“Jam mirë fizikisht dhe nuk besoj se është problem fakti që nuk luaj prej një muaji. Duhet të përmirësohem në aspektin e karakterit, por ata që më njohin personalisht, më pas ndryshojnë mendim. Në sulmin me “tridhëmbësh” ndihem më mirë si sulmuesi qendror dhe nuk kam luajtur kurrë në krah. Nuk dua të flas për Peskarën, sepse tani jam një lojtar i Pizës. Gatuzo më tha që nuk ka folur me Odon dhe askënd tjetër. Tek Interi Medel më tha që duheshin vetëm 6 muaj për të luajtur dhe për t’u afirmuar në klubin e duhur, që shpresoj të jetë Piza”.

Te Piza Manaj do të mbajë numrin 11 në fanellë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.