Manaj mbetet pa ekip, Peskara nuk e do më

0

Rey Manaj-Peskara, një dashuri që nuk funksionoi: sulmuesi shqiptar duket se konsiderohet një “ish” te klubi abrucez, që nuk e ka më në planet e veta.

Mosha e re, mungesa e eksperiencës dhe sjellja aspak prej profesionisti në një moment të fazës së parë kanë bërë që Peskara të vendosë t’i japë fund para kohe huazimit nga Interi, duke e zëvendësuar me të riun Alberto Çerri, në huazim nga Juventusi. Gjithashtu, synohet edhe Alberto Xhilardino, i liruar nga Empoli.

Ndërkaq, Manaj nuk dihet ende ku do ta vazhdojë karrierën, por për momentin flitet se janë interesuar Las Palmasi nga Spanja dhe Peruxhia në Serinë B. Kushdo qoftë, Manaj ka nevojë mbi të gjitha për minuta, pasi është në një moshë ku nuk mund të qëndrojë sërish në stol.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.