Luftëtari zyrtarizon sulmuesin e kombëtares së Angolës

0

Pas largimit të sulmuesit Baptist Faje dhe mesfushori Dani, Luftëtari ka vendosur të eksplorojë sërisht tregun afrikan dhe sot ka zyrtarizuar afrimin e fundit.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, kryesisht i majtë, Pedro Bengui.

Vetëm 23 vjeç, Pedro luan për kombëtaren e Angolës dhe verën e shkuar zbarkoi në Europë, duke lënë Benfikën e Luandës dhe duke firmosur për AEL-in e Limasolit në Qipro.

Aty sulmuesit nuk i ka ecur, sepse nuk ka luajtur fare, por Luftëtari beson se ka gjetur një lojtar të talentuar dhe me të ardhme.

Tani pritet që sulmuesi të marrë vizën shqiptare dhe të kryeja vizitat mjekësore, para se të nisë stërvitjen me Luftëtarin.

Mbyllet marrveshja nga sot nje tjeter sulmues ne radhet e Luftetarit presim vetem paisjen me vize te ish lojtarit te Ael Limassol dhe kontrollin mjekesor per tu bashkuar me pas me grupin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.