Luftëtari kthehet i madh në Durrës

0

Luftëtari kthehet i madh, pas disa javësh të vështira. Skuadra gjirokastrite fitoi sot në Durrës një finale të vogël në garën për vendin e katërt dhe hedh një hap gjigant përpara.

Suksesi 1-0 u vulos nga Rroca në minutën e 20-të, në një ndeshje të kontrolluar shumë mirë nga skuadra e Milinkoviçit. Trajneri serb kishte bërë disa ndryshime në formacion, për të shkundur ekipin pas rezultateve dhe paraqitjeve të fundit, duke pasur sukses në vendimin e tij.

Zhgënjen Teuta, pikërisht kur po bëhej e frikshme, pas barazimit në Korçë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25

E diel, 12 mars, ora 17.00
Stadiumi “Niko Dovana” Durrës

TEUTA – LUFTËTARI      0-1

Goli: Rroca 20′

Teuta: Kastrati, Borshi (Barine 91′), Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Hila (Faisal 32′), Dita, Çmajcanin, Ribaj (Papa 75′), Magani, Musta
Trajner: Gugash Magani

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Bojom, Beqiri, Topi (Rapo 75′), Usama, Aleksi, Rroca, Zguro (Abazaj 60′), Lamçja (Brahimaj 83′), Bregu
Trajner: Mladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Bangal 61′ / Mutumane 6′, Lamçja 38′, Rapa 45′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.