Llullaku “lumë” ofertash, shifra më e frikshme vjen nga Kazakistani

0

Llullaku është një ndër lojtarët e momentit në Rumani dhe tashmë aventura e tij te Gaz Metani mund të quhet e mbyllur, sepse kontrata i skadon në verë dhe sulmuesi ynë nuk dëshiron të rinovojë.

Kjo bën që Gaz Metani tashmë të presë ofertat dhe në janar do ta shesë urgjent yllin e vet, për të fituar ç’të mundet.

Gjithsesi, në radhë të parë është Llullaku ai që duhet të zgjedhë nga ofertat që ka marrë dhe deri tani në tavolinë ka 3 oferta korrekte: Steaua, Levski i Sofjes dhe Astana.

Steaua është një emër shumë i madh dhe natyrisht do të ishte një hap tjetër përpara për Llullakun, në një klub që luan zakonisht në Champions League, por edhe Levski është një ndër emrat më të mëdhenj në Bullgari dhe synon të thyejë hegjemoninë e Ludogorecit, ndaj do të investojë fuqishëm për nje sulmues.

Megjithatë, është Astana klubi që ka më shumë shanse ta fitojë garën, nëse më vonë nuk shtohen ofertat: klubi kazak, kampion në fuqi, i ka ofruar Llullakut plot 24 mijë euro në muaj, dyfishi i shifrës së ofruar nga Steaua.

Në këtë aspekt, zgjedhja është e qartë, por Llullaku do të presë edhe disa javë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.