VIDEO/ Nuk mund të ketë gjithmonë fitore, Kastrioti i thotë “ndal” Vllaznisë në “Loro Boriçi”

LIVE, Vllaznia-Kastrioti 0-0

Nuk mund të ketë vetëm fitore për Vllazninë këtë sezon. Shkodranët kanë realizuar një kampionat fantastik deri më tani, duke qenë ekipi për tu mundur. Por seria e fitoreve ka përfunduar sot, teksa Kastrioti i thotë “ndal” kryesuesve në “Loro Boriçi”.

Takimi ka përfunduar me rrjeta të paprekura dhe skuadrat ndajnë kështu nga një pikë me njëra-tjetrën. Krutanët e kanë treguar përgjatë këtij sezoni se mund të bëjnë çudira ndaj atyre ekipeve që në letër duken pretendente dhe këtë e ka vërtetuar edhe sot ndaj Vllaznisë.

Me këtë rezultat kuqeblutë vazhdojnë të mbetetn ende në vendin e parë në kampionat, me një diferencë prej 10 pikësh nga Teuta dhe Partizani. Të dyja këto skuadra do të përballen nesër me njëra-tjetrën, në një takim ku do të vendosë se cila do të ndjekë më afër shkodranët në luftën për titull./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online