VIDEO/ Vllaznia nuk fiton me Bylisin, janë më afër rënies nga Superiorja se titullit kampion! Super Dwamena, Superiorja rrotullohet në këmbët e sulmuesit të Egnatias

Vllaznia nuk ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit në barazimin pa gola. Pavarësisht largimit të Mirel Josës, shkodranët nuk kanë ndryshuar shumë në lojën e tyre. Ballshiotët do t’i afroheshin në jo pak raste golit, teksa barazimi ishte rezultati më i drejtë i takimit.

Tani shkodranët e shohin veten 6 pikë larg vendit të parë dhe 5 pikë larg vendit që të çon në Play Out. Për më tepër, si vendi i parë që mbahet nga Tirana dhe Partizani, por edhe vendi i 8 që mbahet nga Laçi, këto skuadra kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar se Vllaznia. Pra matematikisht Vllaznia është më afër rënies nga Superiorja se titullit kampion.

Nga ana tjetër, Egnatia ka arritur të marrë rezultat pozitiv në transfertën e Kukësit duke fituar me shifrat 0-3. Goli i parë i takimit erdhi nga ana e Dwamenas në minutën e 44. Sulmuesi që më parë ka qenë pjesë e Levantes po kalon një formë fantastike në Superiore. Pas një gabimi në prapavijë te Kukësit, do të vinte ndëshkimi.

Ndërkohë goli i dytë erdhi në një situatë të pazakontë. Musta provoi golin nga gjysmëfusha dhe për pak sa nuk e shënoi. Tafas e largoi me vështirësi, ndërsa më pas bëri ndërhyrje të gabuar ndaj Dwamensa. Nga pika e bardhë, Xhekson realizoi në të 62. Në minutën e fundit ishte Fernando që mbylli gjithçka. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Bylis 0-0

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi, Marku; Hoxhaj, Balaj, Çoba. Trajner: Auron Miloti

Bylis: Teqja; Trumçi, Damçevski, Adili, Zguro; Loran; Santos, Maçolli, Ruçi, Lajthia; Kaçorri Trajner: Naxhi Shensoi

Kukësi-Egnatia 0-3 Dwamena 44′, Xhekson 62′ p, Fernando 90′

Kukësi: Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Sh. Taipi, Mbarak, Basha, Gj. Taipi, Ovusu, Rashiti. Trajner: Rraman Hallaçi

Egnatia: Sherri, Fangaj, Atanda, Memolla, Musta, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Kasa, Xhekson, Duamena. Trajner: Edlir Tetova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online