VIDEO/ Laçi-Dinamo 5-0! Kurbinasit shkatërrojnë ekipin e Bledi Shkëmbit, Dinamo zhytet më tepër në krizën e Superiores

Laçi-Dinamo 5-0 Guindo 6′, Zarubica 54′, 73′, Shehu 60′, Lushkja 76′

Laçi ka arritur që të shkatërrojë Dinamon me shifrat 5-0. Kjo ndeshje pritej që të ishte e ekuilibruar dhe të vendosej nga episodet, por në fakt, rezultoi e kundërta. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Guindo në minutën e 6.
Sulmuesi përfitoi pas gabimit të Imamit në kthimin e topit mbrapa, duke dërguar sferën në rrjetë.

I vetmi shans për Dinamon ishte në të 13, atje ku Ibrahimi goditi traversën nga distanca. E gjitha pjesa tjetër i përket Laçit që dyfishoi me parabolën e Zarubicës.

Shifrat u trefishuan me kokë nga Shehu, ndërsa më pas ishte Guindo që gjeti të dytin personal në këtë takim dhe Lushkja që realizoi golin e pestë. Pas kësaj humbje, Dinamo zhytet më tepër në krizën e saj të Superiores. /Sport Ekspres/

60′ Goditje e këndit dhe Shehu gjuan nga pozicion i pamundur me kokë. I ndihmuar edhe nga pasiguria e Bakajt, topi shkon në rrjetë, Laci-Dinamo 3-0.

54- Zarubica shënon golin e dytë. Pasimi i mrekullueshëm i Mazrekajt e nxjerr përballë Bekajt. Një parabël mjafton dhe Laçi gjen të dytin, Laci-Dinamo 2-0.

6- Imami kthen topin gabim drejt Bakajt, Guindo përfiton dhe kalon portierin për të gjetur rrjetën. Laçi-Dinamo 1-0.

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica

Dinamo: Bakaj; Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski; Demiri, Samake; Skuka, Ibraimi, Mihana; Çinedu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online