VIDEO/ Fenerbahçe i tregon se çfarë i pret në Europë, Tirana humb me goleadë në miqësoren e fundit në Turqi

LIVE, Fenerbace-Tirana 4-0 Berisha 9′, Novak 52′, Pelkas 83′, Samatta 88′

Tirana luajti sot ndeshjen e fundit miqësore në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi. Bardheblutë e Shehit patën mundësitë të provonin veten në një miqësore luksi ndaj një kundërshtari me emër si Fenerbahçe. Klubi nga Stambolli i tregon kampionëve të Shqipërisë se çfarë i pret në Europë, teksa fitojnë me rezultatin 4-0.

Goli i parë u shënua shumë shpejt dhe mban autorësinë e një shqiptari. Ishte Mërgim Berisha ai që kaloi në avantazh Fenerbahçen në minutën e 9. Rezultati mbeti i tillë përgjatë gjithë pjesës, ndërsa në fraksionin e dytë të ndeshjes do të vinin edhe tre gola të tjerë.

Mjaftuan 7 minuta pas nisjes së pjesës së dytë që Novak të dyfishonte shifrat. Tirana përpiqet të kundërpërgjigjet me anë të Seferit, por sulmuesi shqiptar është i pasuksesshëm përpara portës. Kur ndeshja po shkonte drejt minutave të fundit, Fenerbahçe tund edhe dy herë të tjera rrjetën. Lojtari i klubit turk driblon disa kundërshtarë në krahë dhe më pas e bën të duket si lojë fëmijësh për Pelkasin, që shënon me portën e boshatisur.

Në minutën e 88 Samatta shënon edhe golin e katërt, duke vulosur kështu fatin përfundimtar të kësaj miqësoreje. Sigurisht që Shehi do të ketë shumë për të korrigjuar për sfidën e turit të parë kualifikues në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 


Formacioni i Tiranës: Bekaj, Tosheivski, Najdovski, Behiratche, ?smajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online