Lilaj merr ofertë nga Panioniosi, në Champions me Skënderbeun

0

Në adresë të mesfushorit korçar kanë mbërritur disa oferta nga  klube të huaja, ku njëra është edhe nga vendi fqinj. Lojtari është me pushime dhe vendos pas Kupave të Europës

 

Leonard Trebicka

 

Në adresë të njërit prej lojtarëve më të mirë të Skënderbeut, siç është Sabjen Lilaj, i cili mbylli një sezon shumë të suksesshëm, nuk kishin si të mungonin ofertat në këtë kohë merkatoje. Aktualisht Lilaj ndodhet jashtë Shqipërisë për pushime dhe nuk është duke menduar shumë për të ardhmen. Gjithsesi, “Sport Ekspres” ka mësuar dje se lojtari ka marrë një ofertë vërtet të majme nga skuadra greke e Panioniosit. Nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me këtë ofertë, përveç fakti se ka ardhur para pak ditësh dhe është joshëse. Klubi grek e ka vëzhguar disa herë lojtarin në fjalë dhe, pasi është bindur për vlerat e tij, ka bërë ofertën konkrete. Por Lilaj ka kthyer përgjigjen e momentit, që nuk mund të jetë pjesë e Panioniosit, pasi në Champions League do të luajë me Skënderbeun. Kjo është e sigurt. Por klubi grek nuk është i vetmi, që është interesuar për mesfushorin korçar, pasi në lojë janë edhe disa klub të tjera të huaja. Sezoni i fundit ishte një nga më të mirët për Sabjen Lilajn, i cili pret edhe një ftesë nga kombëtarja.

CHAMPIONSI – Lilaj pak ditë më parë për “Sport Ekspres” ka theksuar se në Europë do të jetë patjetër bardhekuq. Kontrata me Skënderbeun i ka përfunduar dhe pas Championsit ai do të ulet të bisedojë me presidentin Ardjan Takaj, për të marrë më pas një vendim përfundimtar, nëse do të luajë jashtë apo sërish në Shqipëri. Me Skënderbeun Lilaj ka fituar gjithçka në tre vjet, 3 tituj dhe 1 Superkupë. Ndoshta ka ardhur momenti të luajë jashtë kufijve, por presidenti Takaj nuk ka ndërmend ta lëshojë “xhevahirin” korçar. Zhvillimet në lidhje me Lilajn dhe të ardhmen e tij do të mësohen vetëm pas Championsit, ku Panioniosi është një mundësi reale.   

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.