Konfirmohet ekskluzivja e “Sport Ekspres”, Ardit Toli është zyrtarisht i Tiranës para Teutës

0

Në mbrëmjen e djeshme “Sport Ekspres” ka konfirmuar edhe afrimin e dytë të Tiranës në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, futbollistin që ka luajtur dhe ka dhënë kontribut të madh te Shqipëria U-21, ndërsa karrierën e zhvilloi në Greqi.

Lojtari u nis me makinë private nga shteti fqinj pasi janë të bllokuar udhëtimet me avionë. Ashtu siç edhe e theksuam më herët, zyrtarizimi i Tolit do të bëhej para finales së Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Tashmë është zyrtarizuar edhe nga vetë Tirana e cila njofton dakortësinë me mbrojtësin e djathtë që ka kaluar të gjitha analizat e nevojshme, duke u përgatitur që të vendoset në urdhërat e trajnerit Egbo. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.