Kompletohet Partizani, kthehet edhe Torasa

0

Pas thuajse një muaji në Argjentinë, Agustin Torasa është kthyer në Tiranë dhe të enjten do të jetë në stërvitje me të kuqtë.

Lajmin e ka dhënë klubi në faqen e vet zyrtare, duke shtuar se dita e sotme është pushim, pas kthimit të vonë nga Turqia dje.

Torasa ka qenë në Argjentinë për shkak se është bërë baba dhe kishte marrë leje te drejtuesit e klubit.

Sulmuesi tani gjen në skuadër edhe malazezin Marko Cetkoviç, i cili synon t’i marrë vendin në formacion, por klubi po bisedon edhe me Agim Ibraimin, i cili do të linte në hije të dy lojtarët e mësipërm, nëse firmos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.