Kompleksi “Skënder Halili” po ndryshon fytyrë

1

Kompleksi “Skënder Halili”, shtëpia historike e Tiranës ka pësuar ndryshime të mëdha ndër vite. Një fushë e thjeshtë futbolli në fillimet e saj, ajo u kthye në arenën ku stërviteshin yjet bardheblu ndër vite si dhe skena e një prej filmave më të njohur të kinematografisë Shqiptare. Edhe pse tashmë ka një pamje krejt tjetër nga ajo e afruar në ngjyrat bardhezi, kompleksi “Skënder Halili” është gati të ndryshojë sërish pamje dhe t’i përshtatet kohës. Projekti i drejtuesve të rinj nis nga infrastruktura me rregullimin e kompleksit ku kryen stërvitjet skuadra si dhe Stadiumin “Selman Stërmasi”.

Me objektivin për të rikthyer titullin në shtëpi, tek bardheblutë punohet kudo, në fushë dhe jashtë saj. Skuadra kryen stërvitjen në një ambient ku puna nuk ndalet, për t’i ofruar jo vetëm ekipit të Maganit por edhe skuadrave të moshave kushtet ideale. Punimet të cilat ndiqen çdo ditë nga administratori Refik Halili janë në një fazë të avancuar, me tribunën e kompleksit që ka ndryshuar, dhomat e zhveshjeve funksionale për skuadrat e moshave si dhe rrethimi i fushës për të plotësuar cdo parametër për një kompleks bashkëkohor. Era e ndryshimeve ka filluar për Tiranën në “Skënder Halili”, ku përveç topave që i nevoiten skuadrës për të përgatitur sulmin drejt titullit nuk mungojnë as materialet e ndërtimit, për të treguar se 24 herë kampionët janë një kantier ndërtimi në kuptimin e plotë të fjalës. / Super Sport

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.