Karakaçi: Tërbuni do jetë mes më të mirave të Superiores

0

Mesfushori shpreson në faljen e kartonëve

për të qenë që nga ndeshja e parë në fushën e blertë

 

Gani Pema

 

Mesfushori i krahut te skuadra e Tërbunit, Abaz Karakaçi ka qenë një nga pikat e forta në formacionin e trajnerit Plori, duke dhënë kontributin e tij në ngjitjen e pukjanëve në Superiore. Megjithatë për shkak të penalizmit me kartonë, ai nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Besëlidhjes ku skuadra edhe siguroi ngjitjen. “Jam shumë i lumtur që arritëm të ngjitemi në Superiore edhe pse unë nuk isha në fushë. Shpresoj që federata të ma ulë dënimin e kartonëve, pasi kam shumë dëshirë që të jem në ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore me këtë skuadër”, ka thënë për “Sport Ekspres”, Karakaçi. Mesfushori është shprehur se është kontaktuar nga disa ekipe të tjera, por dëshira e tij është të vazhdojë me këtë skuadër. “Kam pasur oferta nga disa ekipe, por kam dëshirë që te jem përsëri pjesë e Tërbunit. Gjate kohës që une kam luajtur, jam munduar të jap maksimumin dhe për fat të mirë kampionati u mbyll me sukses. Arritëm nje rekord me vete, pasi jemi e vetmja skuadër si në Kategorinë e Parë, po ashtu edhe në Superiore që nuk kemi pasur asnjë humbje dhe ky fakt na bën të të ndihemi krenarë”, është shprehur shkodrani, i cili është stërvitur gjatë kësaj periudhe edhe pse skuadra është me pushime. “Edhe pse jemi me pushime nuk e kam ndërprerë stërvitjen, pasi na pret një sezon tejet i fortë. Duhet të punojmë shumë që të arrijmë më të mirën edhe në Superiore, që të jemi në mesin e tabelës së klasifikimit. Drejtuesit kanë në projekt ndërtimin e një skuadre cilësore, e cila të jetë në mesin e me të mirave. Shpresoj shumë që të ruhet grupi dhe të afrohen përforcime në repartet ku ka nevojë. Personalisht do të vazhdoj të jem pjesë e ekipit për të dhënë kontributin tim”, ka mbyllur Karakaçi.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.