Kaliniç kundër rrymës: Nuk shkoj në Kinë, as për 10 milionë!
E pabesueshme: Nikola Kaliniç i thotë “jo” ofertës nga Kina, refuzon dhjetëfishim page dhe qëndron në Firence.
Një histori anormale, në një futboll anormal, ku tashmë të gjithë shpresojnë t’u vijë ndonjë ofertë e çmendur nga Kina, aty ku duan ta bëjnë futbollin të jashtëzakonshëm, por për momentin të jashtëzakonshme janë vetëm pagat për lojtarët e huaj, si Pele, Hulk, Oskar e të tjerë.
Tianxhin Kuanxhian mendoi se do të mjaftonin 40 milionë euro për Fiorentinën dhe po aq për 4 vjet për Nikola Kaliniç.
E dini sa merr kroati në Firence? Plot 1.2 milionë euro, një bakshish për kinezët, që në fakt janë shtangur, kur kanë mësuar përgjigjen e sulmuesit.
“Jo, faleminderit. Kam dy vjet në Firence, më duan të gjithë”, shprehet Kaliniç, sepse paratë ndonjëherë nuk janë kryesoret në jetë.