Juli Kapaj, mes mjekësisë dhe ekranit/ Një moderatore fine, për magjinë e sportit!

0

Quhet Juli Kapaj. Është vetëm 22 vjeç dhe prej shumë muajsh pjesë e ekranit sportiv në rolin e moderatores sportive. Natyrisht në krah të një gazetari e drejtuesi me përvojë të gjatë, Gert Carcani. E diplomuar për mjekësi, Juli prej kohësh është lidhur pashmangshmërisht me ekranin, në hapësiren kohore te MCN TV. Një përvojë e bukur e mjekes e cila zgjedh edhe ekranin si një atraksion të veçantë, duke shtuar një pasion tjetër.

Ekranet sportive janë “zaptuar” nga femrat e ndër to, edhe mjekja simpatike është pjesë. Aktualisht në Greqi me pushime pranë familjes së saj ajo po merr energjitë për një sezon te ri televiziv. Ekrani e ka pushtuar. Europiani ishte një vitrinë e bukur për të, ku krahas një angazhimi të përnatshëm, superoi me finesën e një vajze të re sprovën e një produksioni voluminoz në emisionin e Europianit.

E tashmë për të është koha e relaksit absolut. Pranë familjes me të cilën ka një marrëdhënie të ngushtë dhe një mbështetje morale, ajo shpejt rikthehet në ekran. Vetëm apo me Gertin bashkë, kjo është tjetër gjë. Por që gjthsesi Juli e ekranit do jetë sërish aty. Përtej këtij pasioni, moderatorja e MCN përfundoi një muaj më parë edhe studimet master për mjekësi. Një mixim i bukur ky edhe me botën e ekranit. Një buzëqeshje më shumë nga një vajzë e cila nga ekrani reflekton dhe transmeton energji pozitive. /Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.