Intervistat/ “Pyeta direkt…sa është ora?”! Trajneri i Teutës për penalltinë e humbur të Ribaj: I bindur, do e përmbysnim prapë

Në ditën e sotme është përmbyllur java e 35 e Superiores atje ku është vendosur përfundimisht rënia e Vllaznisë në “Play-Out”. Partizani e ka mundur me shifrat 3-0, ndërsa Bylisi nga ana tjetër ka mposhtur 2-0 Luftëtarin dhe ka blinduar qendrimin në elitë. Tirana do të humbiste 3-1 në transfertë ndaj Laçit dhe Teuta do të fitonte 2-3 ndaj Flamurtarit. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Novi (Luftëtari): “Më vjen keq që arbitrat kanë ndikuar në këtë humbje. Është gjynah që t’i hash hakun këtyre djemëve të rinjë që nuk e përballojnë dot presionin. Nuk është se do vinim për të bërë çudira në Ballsh, por të bëhej një ndeshje e bukur. Gjithsesi le të shohim përpara, do t’i aktivizoj këta të rinjë edhe në ndeshjen e fundit. Do të vazhdoj te Luftëtari? Edhe mund të jem edhe mund të mos s’jem. Nuk është vendosur akoma”.

Egbo (Tirana): “Analistat që do të merren sot me ndeshjen duhet të shohin penalltinë e parë që i’u dha Laçit. Duke dhënë atë penallti ka acaruar lojtarët e mi, le ta shohin analistët. Megjithatë nuk dua të them asgjë për arbitrat pasi kampionati ka mbaruar. Pastaj goli i dytë mbylli edhe ndeshje. U mundova që t’i mbaj të motivuar lojtarët, por ishte e pamundur. Normalisht që jam i kënaqur me lojtarët, por ata do të shohin gabimet e tyre”.

Dede: “Një këshillë nga ana ime si koleg Egbo, sillu si fitues sepse ka mbaruar kampionati”.

Egbo (Tirana): “Jo, vetëm se po humbsnim 3-0 dhe prandaj më shumë”

Dedja (Vllaznia): “Më vjen jashtëzakonisht keq që pas ndeshjeve të fundit vijmë te kjo përballje. Jam munduar që të ndryshoj psikologjinë e lojtarëve. Partizani nuk kishte asnjë mundësi dhe me gjuajtjen e parë në portë nga larg erdhi goli. Pastaj shkoi ndeshja në favor të tyre. Është e habitshme, shumë e habitshme. Nuk e di, por vërtet gjendja psikologjike në Shkodër është e rënduar. Nuk dua të merrem fare me arbitrat në këtë ndeshje, por me 90 minutëshin tonë. Vjen goli i parë i Partizanit nga distanca, nuk futet as mbrojtësi dhe portieri i papërgatitur fare, gafa fëmijnore. E kisha menduar edhe të humbisja me Partizanin, por jo kështu. Shkova në dhomat e zhveshjes dhe pashë lojtarët me kokën ulur aty, madje nisi edhe një debat teksa thonin: “Përse jemi ne kështu?”.

Martini (Teuta): “Këto ndeshje që janë si të lehta në letër faktikisht rezultojnë edhe më të vështira. Kur u dha penalltia për Ribaj pyetja menjëherë: “Sa është ora?”. Pyeta në këtë mënyrë pasi isha i bindur që edhe nëse do të shënohej goli, ne do ta kthenim rezultatin në favorin tonë. Isha i bindur që do ta përmbysnim. Këto janë tre pikët e radhës dhe le të presim finalen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online