Ilir Meta del me fanellën e Tiranës, Braçe e sulmon duke i kujtuar edhe Skënderbeun: Me skedinën fituese!

0

Ilir Meta ka dalë duke pozuar me fanellën e Tiranës përpara ndeshjes së fundit që do të kenë bardheblutë në kampionat kundër Bylisit. Një përballje që vulos përfundimisht edhe sezonin e këtij kampionati në Shqipëri. Ndërkohë sonte do të bëhet edhe kurorëzimi i Tiranës si kampion i Superiores, pasi e mbyllën matematikisht llogarinë në fitoren e Vllaznisë në shifrat 1-0 ndaj Kukësit.

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka sulmuar Ilir Metën, ekipin e Tiranës dhe Skëndërbeun, duke postuar edhe një foto me presidentin aktual të vendit tonë që festonte me korçarët: “Gjithmonë dhe kudo, me skedinat fituese”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.