Idrizi: Luajmë çdo tre ditë, nuk është normale

0

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka lëshuar një intervistë për “Sport Ekspres”, duke lavdëruar kuqezinjtë, që fituan edhe ndaj Laçit fundjavën e shkuar: “Jam shumë i kënaqur, djemtë kanë treguar karakter e personalitet. Ecuria do të ishte edhe më e mirë, por ngjeshja e kampionatit ka ndikuar për keq.

” Nuk është normale të luhet çdo tre-katër ditë, ndikon për keq te ne, por edhe te skuadrat e tjera, duke prishur cilësinë e kampionatit. Edhe dëmtimet apo virozat na kanë prishur shumë punë, por jam i kënaqur, të gjithë kanë dhënë maksimumin.

“E ardhmja? Të shohim, nëse do të mundemi, do ta përforcojmë skuadrën”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.