Hallaçi: Pa humbje, avantazh i madh për ne

0

Kapiteni i Kukësit ishte një nga mungesat e mëdha të Kukësit në ndeshjen me Korabin. Si lideri i skuadrës ai ishte prezent në “Zeqir Ymeri” duke i qëndruar pranë skuadrës. I ftuar në “Rubriken Sportive” në TVSH, Hallaçi foli rreth ndeshjes me Korabin, takimit të ardhshëm me Skënderbeun, rëndësisë së pathyeshmërisë dhe jo vetëm

DIFERENCA – “Sigurisht që është një avantazh i lehtë fakti që në Korçë do të shkojmë dy pikë para, por ka ende shumë ndeshje para. Skënderbeu dhe Partizani janë aty. Ne jemi në rrugën e duhur dhe kemi shumë forca për të dhënë deri në fund të kampionatit”.
KORABI – “Korabi erdhi për të bërë diçka por nuk bëri dot gjë. Skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë. Kishte ardhur momenti që të shënonim disa gola. Të gjithë repartet funksionuan shumë mirë. Pas analizës që kemi bërë skuadra i ka korrigjuar disa gabime që bëmë me Flamurtarin”.
RIKTHIMET – “Presim që ekipi të jetë i plotë për ndeshjen me Skënderbun. Edhe Shameti mund të jetë gati, gjithashtu dhe Emini pritet të jetë në dispozicion të ekipit”.
PATHYESHMËRIA – “Nuk e mbaj mend kur kemi humbur për herë të fundit në kampionat. Jemi përqendruar vetëm tek ky sezon. Nuk e kishim objektiv që të mbanim zero kolonën e humbjeve në fillim të sezonit. Secili ka mendimin e vet për faktin se dot ishte më mirë një humbje dhe një fitore sesa dy barazime, por duhet të dini se ka një peshë shumë të madhe një humbje në aspektin psikologjik, sespe duhet 2 apo 3 ditë për të mbledhur vetën për t’u kthyer ne stërvitje. Kemi të drejtë apo jo, kjo do thuhet në fund të kampionatit”.
SKËNDERBEU – “Ndeshjet me Skënderbeun këto vitiet e fundit kanë dhuruar shumë spektakël. Është një ndeshje shumë vendimtare për ne, sepse distanca është shumë e afërt. Kemi mundësitë për të marrë një rezultat pozitv, pse jo për të marrë një fitore. Kampionati është shumë i gjatë ka ende shumë ndeshje përpara”.
BARAZIMET – “E vëretë që kemi bërë shumë barazime. Ne nuk hymë në lojë për të barazuar, por mendoj se kemi marrë më pak seç kemi merituar në disa ndeshje. Kemi lënë dy pikë me Korabin në Kukës dhe me Laçin në fazën e parë. Edhe barazimet janë pjesë e futbollit”.
DËNIMET – “Unë nuk jam i idesë që të dënohen tifozët. Dua që stadiumi të jetë plot. Nëse s’ka tifozë ne sikur na zë gjumi. Ka disa stadiume që janë shumë komode. Problemi kryesor është se mungon siguria, në “Qemal Stafa” kur luanim me Legian e Varshavës, në stadium mund të futej çdo gjë”.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.