Gentian Muça propozohet si deputet nga partia politike, mbrojtësi i Tiranës gati për sfidën e re

Gentian Muça i ka dhënë shumë Tiranës gjatë këtij sezoni për të mbërritur te titulli kampion. E teksa kanë parë sesi mbrojtësi bardheblu e ka afruar ekipin me suksesin, te Partia Demokratike kanë kërkuar që e njëjta formulë suksesi të përsëritet edhe në politikë.

“ABC News” raporton se Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, dega 8, si kandadati që do t’i përfaqësojë në nivelin qendror dhe lokal. Pra do të kemi mbrojtësin e Tiranës si një figurë politike dhe që nuk do të ngelet vetëm në kufijtë e sportit. Sigurisht e gjithë ideja ka ardhur duke ditur përkrahjen e madhe që ka ky futbollist nga ana e tifozëve dhe ndikimin që ka tek ta. Si përfundim nuk mund të mungonte dhe një fotografi për të shpërndarë momentin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online