FSHF e zyrtarizon, Tramexani largohet

0

Me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka zgjidhur sot kontratën me Paolo Tramexanin, zv.trajnerin e Kombëtares së futbollit dhe drejtor teknik i kombëtareve të moshave.

Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon Tramexanin për punën e bërë gjatë këtyre viteve me ekipin kombëtar dhe kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi. Njëkohësisht, Federata i uron atij suksese në të ardhmen.

Kjo do të thotë se tashmë Tramexani ka firmosur me Luganon në Superligën zvicerane dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.