Fryma e gabuar/ Bunjaku “i fryn zjarrit”: De Biazi u fut të merrte lojtarët e Kosovës

Ndërsa çështja e Shqipërisë dhe Kosovës ndizet herë pas here nga disa personalitete që fryjnë një kauzë të gabuar, këtu bashkohet edhe ish-trajneri i dardanëve, Albert Bunjaku. Pasi dështoi tërësisht në misionin e tij për kualifikueset e para që zhvilloi Kosova pasi u pranua në organizmat e lartë, erdhi edhe shkarkimi për t’u zëvendësuar nga Shaland.

Por në një intervistë për “Reporteri”, Bunjaku rikthehet pas në kohë dhe komenton ndeshjen vëllazërore Shqipëri-Kosovë, e mbyllur me rezultatin 2-2. Trajneri shprehet se De Biazi dhe Tramezani ka hyrë në dhomën e hotelit duke kërkuar që të marrin dhe bindin Celinën me Kryeziun, që të zgjidhnin kuqezinjtë.

“Ne vendosëm të luajmë një ndeshje miqësore me Shqipërinë. Ka qenë nëntor 2015, një lojë vëllazërore, edhe ne ishim vendos në njëjtin hotel, por kjo mua nuk më ka pëlqyer.

Ajo që nuk më ka pëlqyer është se në mbrëmje ka pasur aktivitete prej dy trajnerëve [De Biassi e Tramezani]. Kanë shkuar në dhoma te lojtarëve të Kosovës dhe janë munduar që të bindur lojtarët e Kosovës të shkojnë të luajnë për Shqipërinë.

Ajo nuk më ka pëlqyer se ne ishim ne fazën e krijimit të gurëve kryesorë për me të vendosur që të krijojmë një Kombëtare, përderisa Shqipëria jo që e kishte krijuar themelin, por e ndërtojë katin e parë, e me kualifikime për mendimin tim ishte kati i dytë.

Unë i ndihmoj edhe për katin e tretë, por kanë qenë të rëndësishëm për mua Bersant Celina dhe Hekuran Kryeziu. De Biazi ka tentuar t’i bind që të luajnë për Shqipërinë dhe ishte pak e rëndë”, ka thënë Bunjaku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online