VIDEO/ Ndeshje që mbyllet mes ankthit, Kukësi i jep humbjen e parë të sezonit Vllaznisë

LIVE, Vllaznia – Kukësi 2-4 Dunga 4’/ Ibrahimi 13′, 21′, Eze 75′, Limaj 90’+ 4′
Vllaznia është ndalur mbrëmjen e sotme, duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon. Shkodranët kanë qenë ekipi për t’u mundur këto javë, pasi gëzonte një formë fantastike, të cilën nuk kanë mundur ta vazhdojnë edhe ditën e sotme. Kuqeblutë e nisin vrullshëm përballjen, teksa gjejnë golin që në minutat e para.

Megjithatë Ibrahimi zgjon skuadrën e tij dhe brenda minutës së 13 përmbys gjithçka. Ndërkohë në pjesësn e dytë ishte Eze që i dërgoi shifrat 1-3. Kur fati i takimit dukej i vulosur, Vllaznia rihap sërish ndeshjen 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Shkodranët hidhen të gjithë në sulm për barazimin, por në sekondat e fundit ishte Vesel Limaj që i dërgoi shifrat në 2-4./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Marku, Jonuzi, Krymi, Imeri, Dilaver, Dunga

Kukësi: Tafas, Dragoshi, B Bytyci, Lulaj, Demiri, Limaj, Gashi, Ibrahimi, Taipi, Leira, Eze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online