Festa e parë për Sadikun dhe Tramexanin

0

Paolo Tramexani dhe Armando Sadiku e nisën keq aventurën e re te Lugano, duke u mundur në Bazel, por ishte disfatë e pritshme, kundër skuadrës më të mirë në Zvicër. Sot erdhi reagimi, një fitore e madhe 3-0 ndaj Grasshopersit, një tjetër emër i rëndësishëm në Zvicër.

Një ndeshje perfekte për Luganon, që triumfoi bindshëm, duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë me dy gola, ndërsa në minutën e 71-të Sadiku dha goditjen përfundimtare, që praktikisht mbylli ndeshjen.

Sadiku Goal HD – Lugano 3-0 Grasshoppers 11.02… by Goals_online

Fitorja ka ngjitur në vendin e shtatë Luganon, që është vetëm një pikë larg vendit të pestë, edhe pse ende nuk mund të jetë i qetë për sa i përket mbijetesës, sepse renditja është shumë e ngjeshur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.