Edhe Gatuzo i bën dalje Manajt

0

Rej Manaj duhet ta gjejë problemin te vetja, sepse nuk ka mundësi që, ashtu si Mario Baloteli, i ndodhin të gjitha atij.

Sulmuesi është lënë jashtë ndeshjes së nesërme Verona-Piza, për shkak të mungesës së seriozitetit e impenjimit.

Trajneri Xhenaro Gatuzo tregohet i ashpër në konferencën për shtyp para ndeshjes: “Nuk mund të pranoj që gjithsecili të luajë sipas qejfit. Nuk jemi me shokët në kalçeto. Duhet respekt për punën e javës, duhet impenjim e seriozitet, jo ca të djersitin e ca të tallen. Nuk kemi kohë, dua të shoh dëshirë, helm, përndryshe i çoj në shtëpi të gjithë. Duke nisur nga Manaj, për shembull, i cili nuk do të jetë fare nesër. Do të qëndrojë në shtëpi”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.