“E pe, mua do më ndëshkoje”/ Izzo e ekzagjeron me Ronaldon, kërkoi dhe ndihmë mjekësore
Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 në derbi ndaj Torinos, falë golit të shënuar nga De Ligt. Faktikisht ky i fundit ka shpëtuar mirë nga VAR-i, pasi në minutën e 11 një prekje e topit me dorë nga mbrojtësi holandez shpëtoi paq për bardhezinjtë.
Por një moment disi i tepruar në fushë ishte ai mes Izos dhe Ronaldo. Mbrojtësi i Torinos kërkonte me çdo kusht ndëshkimin e sulmuesit portugez, teksa pas një bërryli të zgjatur të Ronaldos, Izzo është shtrirë në tokë.
Madje duke kërkuar edhe ndihmën mjekësore që hyri në fushë, për një episod që nuk ishte edhe aq serioz. Sulmuesi i Juventusit e ka kaluar me të qeshur dhe gjyqtari nuk ka dhënë asnjë karton, ndërsa Izzo iu drejtua menjëherë kryesorit: “E pe, e pe? Të isha unë do të më jepje karton”. /Sport Ekspres/
?? +++ Gomitata di Ronaldo su Izzo in area di rigore, il VAR sarebbe dovuto intervenire immediatamente ma così non è stato. Solo un rimprovero per i due da parte dell'arbitro +++ ??
??: By @ultimenapoli pic.twitter.com/qdcpx5dQ9p
— Ultime Calcio Napoli (@ultimenapoli) November 2, 2019