E konfirmon drejtori i klubit Bozdiar Sikic, Sherif Kallaku e ka gjetur ekipin e ri për sezonin e ardhshëm

Nga Klaudio Ndreca

Ky duhej të ishte sezoni i fundit i Sherif Kallakut në Shqipëri dhe ashtu ka për të ndodhur pasi mesfushori i talentuar i Teutës do të provojë aftësitë e tij në një tjetër kampionat. Sipas asaj që raporton “Germinjak.hr”, vetë drejtori i klubit Bozidar Sikic ka zyrtarizuar në një farë mënyre se Kallaku do të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në sezonin e ardhshëm.

Kapiteni i Shpresave të Shqipërisë e kërkon trampolinën ashtu si edhe Myrto Uzuni, që nga ekipi i Laçit arriti të merrte jehonën në Kroaci dhe u transferua te kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshi. Gjithashtu Kallaku do ta ketë më të lehtë edhe përshtatjen në skuadrën e re pasi atje do të gjejë “bandën” e mbetur të futbollistëve shqiptarë që do t’i japin një dorë për të gjetur veten sa më shpejtë të jetë e mundur. Një gjë e tillë kërkohet pasi Lokomotiva e Zagrebit arriti një histori më vete duke shkuar në kualifikueset e “Champions League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online