E bujshme/ Tirana merr një tjetër emër që lidhet me Kombëtaren, vjen mbrojtësi i dalë nga Olimpiakosi

Nga Klaudio Ndreca

Një sukses të madh ka arritur Tirana në këtë sezon të futbollit shqiptar teksa riktheu titullin kampion në shtëpi, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbërritur edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Festa është e ndalur ligjërisht nga shteti për shkakun e pandemisë, por nga ana tjetër edhe koha nuk i premton shumë për pritur. Menjëherë do të nisin edhe takimet e Europës, ndërsa këtë herë bardheblutë do të provojnë shanset e tyre për “Champions League”. Të ndërgjegjshëm se për t’u përballur denjësisht ndaj kundërshtarëve europian kërkohen afrime cilësore, klubi u hodh menjëherë në merkato.

I pari që u afrua ishte Albion Avdijaj, sulmuesi që kohë më parë përflitej për kalimin te Shqipëria për shkak të aftësive që zotëronte, por karriera nuk po shkonte në pikën më të lartë, për të fituar ftesën e kuqezinjëve. Së fundmi duket se te Tirana do të afrohet një tjetër emër që lidhet me Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Ardit Toli. Sipas asaj që raporton “Sportstonoto” në Greqi gjithçka është mbyllur në mbrëmjen e së hënës. Lojtari që ka dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe ka përfaqësuar në shumë takime Shpresat e Shqipërisë ka pranuar propozimin e Tiranës, ndërsa ka njoftuar edhe Kallamatën për vendimin e ri që ka marrë, duke mos i rezistuar tundimit nga projekti i kryeqytetasve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online