Durmishi: Babai im, me shallin e Danimarkes!

0

 

Ka lindur ne … Ishøj (Ishoej), nje komunitet prej 21 mije banoresh dhe ne rajnin Hovedstaden te Danimarkes, ndaj edhe e ndien veten danez me te gjitha kuptimet… Por, e shkuara e tij flet shqip dhe babai dhe nena kane lindur ne Kosove, ndaj edhe brenda tij do te jete nje emocion i madh kur te perballet me Kombetaren kuqezi, nese trajneri Olsen do t’i jape mundesi. Edhe pse 21-vjec, ai eshte dalluar jo pak tek skuadra e Brondbit duke bere nje sezon te shkuar te shkelqyer. Por, deklarata e tij per mediet daneze, “Ekstrabladet”, duket si nje provokim, edhe pse ai e ka thene pa dashakeqje: “Ndihem danez qe ne lindje dhe kam zgjedhur kete Kombetare pa u menduar. Madje, jam i sigurte se edhe prinderit e mi, diten e premte, sidomos babai, do te jete me flamurin apo shallin e Danimarkes duke bere tifo per mua dhe per skuadren”…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.