Diego Kosta, sherr me Konten

0

Pikërisht kur gjithçka po shkonte “vaj”, plas te Çelsi: nga Anglia raportohet se Diego Kosta ka pasur një grindje të ashpër me trajnerin Antonio Konte, në lidhje me formën e tij fizike.

Sulmuesi nuk ëhstë grumbulluar fare për ndeshjen e nesërme në Lester dhe tashmë e ardhmja e tij te Çelsi vihet në dyshim të madh.

Zyrtarisht, Kosta ka një problem në shpinë, por stafi mjekësor i Çelsit nuk është i bindur nga ankesat e Kostës dhe Konte mban anën e stafit mjekësor, çka ka çuar në një debat të ashpër me spanjollin.

Ndërkaq, në janar ka pasur shumë oferta nga Kina për Diego Kostën, ndaj nuk përjashtohet që të jetë edhe një strategji nga sulmuesi për të marrë rrugën drejt kampionatit të lavdishëm kinez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.