Dabulla e tregon si çudi te Tirana: Fitonim 1-0 dhe bënin mbledhje, na thonin se nuk ishim mirë

Tirana ka vuajtur gjithmonë presionin e madh dhe dëshirën e drejtuesve për të dalë kampion. Por kur masa teprohet, atëherë rëndon mbi supet e lojtarëve dhe jep efektin e kundërt, atë negativ.

I ftuar në emisionin “Pressing”, ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla ka folur mbi këtë aspekt edhe në përvojën personale. Madje duke treguar rastet disi të çuditshme se te bardheblutë bëheshin mbledhje se përse nuk fitohej më thellë edhe kur ia dilnin me rezultatin 1-0.

“Tiranën unë gjithmonë e kam mbajtur mend me presione. Madje ne na bënin mbledhje. Fitonim 1-0 dhe na bënin mbledhje duke na thënë: “Nuk jeni mirë”. Kjo ka qenë prej kohësh”, ka thënë Dabulla. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online