Çmenduri, Pizës i presin edhe dritat

0

Makthi i Pizës së drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, ku luajnë edhe Samir Ujkani e Edgar Çani, nuk ka fund: stadiumit të Pizës “Arena Garibaldi” i kanë prerë energjinë elektrike, për shkak të vonesës së shlyerjen e pagesave.

Një situata kaotike, një turp për gjithë futbollin italian, sepse është e pabesueshme që situata që ndoshta janë normale për Shqipërinë, të ndodhin edhe në Serinë B italiane.

Janë rreth 4 mijë euro borxh për dritat, shifër e vogël, por që klubi toskan nuk e ka paguar, çka flet qartë për krizën e thellë ku ndodhet Piza.

Pas pak ditësh, të shtunën, duhet të luhet ndeshja e parafundit për këtë vit, me Pizën që do të presë Specian, por në këtë situatë është e qartë që nuk mund të luhet.

Jo vetëm kaq, sepse edhe nëse zgjidhet çështja e energjisë elektrike, ndeshja zor se do të luhet për shkak të protestës së paralajmëruar të tifozerisë pizane, e lodhur tashmë nga gënjeshtrat për shitjen e klubit, që po zvarritet prej muajsh.

Sot është afati i fundit: grupi që zotëron Pizën, Carrara Holding, ka në tryezë ofertën e grupit Magico srl, drejtuar nga Xhuzepe Korrado dhe pritet përgjigja përfundimtare, sepse nuk do të ketë më bisedime për shitjen e klubit që nesër e tutje.

Familja Petroni ka kohë deri në mbrëmje për të kthyer përgjigje, por nëse refuzon ofertën, atëherë Piza do të falimentojë.

Brenda pak ditësh duhen gjetur 1,75  milionë euro për të zeruar borxhet, por është e sigurt ndërkohë që Piza do të ndëshkohet me 3-4 pikë në renditje, për vonesat në paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore.

Edhe për sa i përket fushës, Gatuzo nuk ka arsye pse të qëndrojë i qetë, sepse gjysma e skuadrës mungon për pezullime e dëmtime dhe në këtë moment me zor bëhen 11 lojtarë për ndeshjen kundër Specias. Një situatë shumë e vështirë, në kufijtë e absurdit. Tani të gjithë në pritje, sepse ndeshja kundër Specias luhet në fundjavë dhe askush nuk e ka mendjen aty: në radhë të parë duhet mësuar a do të mbijetojë Piza…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.