Çmenduri, një klub amator eliminon atë të Premier Ligës!

0

Kupa FA në Angli është legjendare, për shumë arsye. Një prej tyre është se ka aq shumë surpriza, saqë njerëzit shkojnë në stadium me shpresë, edhe kur një fshat pret klubet më të mëdhenj.

Befasitë kanë ekzistuar gjithmonë dhe sot erdhi një tjetër nga ato që do të hyjnë në histori, sepse Bërnli i Premier Ligës, një ndër skuadrat më të forta në shtëpi në Angli, u mund 1-0 në shtëpi nga Linkoln Siti.

Kush është Linkoln Siti? Klub modest, nga qyteti i Linkolnit, që ka rreth 90 mijë banorë. Futbolli nuk ka dhuruar ndonjë trofe dhe skuadra aktualisht luan në futbollin amator, ku po lufton për të kapur futbollin profesionist, ose Ligën 2 (kategoria e katërt).

Shon Raget në minutën e 89-të dhuroi një ndër surprizat më të mëdha në historinë e Kupës FA në histori, sepse Linkoln është e para skuadër amatore që kaq çerekfinalet e Kupës FA, që prej vitit 1914, kur e bëri QPR (atë vit Kupën FA e fitoi Bërnli, meqë ra fjala).

Linkolni luajti një ndeshje të madhe, kundër një Bërnli që ndoshta e kishte marrë lehtë këtë sfidë.

Legjendar shënuesi i golit, Raget: “Nuk kemi kohë për festë, të martën na pret North Ferribi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.