Uncategorized

Tedi Cara shpërthen në Ukrainë, ish-sulmuesi i Partizanit vendos ndeshjen dhe merr rolin e protagonistit
Sulmuesi Tedi Cara ishte protagonist absolut në barazimin 3-3 që Oleksandriya arriti në transfertë ndaj Poltava. 25-vjeçari dha dy asiste për dy golat e parë të ekipit, fillimisht në minutën e 7-të dhe më pas në minutën e 31 për Amaral, i cili realizoi dopietë.

Megjithëse ekipi kaloi në avantazh me tre gola, Oleksandriya nuk arriti ta menaxhonte rezultatin, pasi Poltava vendosi ekuilibrin në 3-3. Në këtë sezon, Cara ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 1.603 minuta.

“Gruda nuk e kishte kuptuar që kishte shansin të shkonte në Europian”, Nagelsmani: Ai ka shumë cilësi
Brajan Gruda nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij përfundimtare sa i përket ekipit kombëtar ku do të vazhdojë karrierën. Lojtari shqiptar ishte pjesë e Gjermanisë në fazën përgatitore përpara fillimit të Kampionatit Europian 2024. Trajneri i “pancerave” ka folur për “Kicker, ku ka folur me fjalë pozitive për Grudën. Megjithatë ai ka shtuar se statistikat e Brajanit nuk janë ende në nivelin e cilësive të tij.

“Mendoj se ai po luan mirë te Lajpcigu. Unë e kisha grumbulluar atë gjatë përgatitjeve për Kampionatin Europian. Ai ka shumë cilësi, por besoj se në atë kohë ai nuk e kishte kuptuar plotësisht se kishte shansin të ishte pjesë e Europianit që zhvillohej në shtëpi. Në fund çështja është te prodhimi i më shumë golave dhe asisteve. Për nivelin e tij të cilësive, nuk është ende mjaftueshëm”, ka deklaruar Julian Nagelsmani./Sport Ekspres/

Brezi që po mbush Klosin me Kupa tek moshat, fitojnë edhe turneun e Pavarësisë
Nëse më parë mundësitë për të dalë si futbollist dhe për t’u formuar nga Shqipëria ishin shumë të pakta, vitet kanë ndryshuar dhe mundësitë po ashtu. Modeli i të gjithë lojtarëve të formuar në Shqipëri është padyshim Ernest Muçi, pa harruar edhe Myrto Uzunin, Ylber Ramadanin apo lojtarë të tjerë që kanë qarkulluar në vendin tonë përpara se të shkonin drejt kampionateve më të forta të Europës.

Tani ka më shumë mundësi dhe nëpërmjet akademive, atje ku fëmijët mund të formohen në mënyrën e duhur që të jenë gati për të arritur drejt suksesit. Një brez të mirë po e rrisin edhe në qytetin e Klosit. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një Kupë futbolli të shkonte në këtë qytet, por me brezin e tanishëm nga moshat e vogla, ka mbërritur dy herë. Ekipi i Af Klosit ka fituar gjithçka mundi në turneun Kupa e Pavarësisë, e zhvilluar në 28-29 nëntor.

Af Klosi u shpall kampion , ndersa golashënuesi i kampionatit dhe lojtari më i mirë i turneut u shpall lojtari i tyre, Oresti Kadiu. Pra me iniciativat private dhe dëshirën për të bërë sukses, tashmë futbolli po shkon dhe merr fryte të madhe edhe në qytete që më parë nuk kanë qenë të dorës së parë në fitimin e trofeve. Përgëzimi në këtë rast i shkon padyshim edhe themeluesëve të kësaj akademie, Elton Dedolli, Izmir Gjini dhe Vilma Dedolli. Janë pikërisht këta njerëzit që po rrisin një brez ndryshe në Klos duke i rritur fëmijët shëndetshëm dhe mbi të gjitha, duke sjell suksese. /Sport Ekspres/

“Nuk mund të ankohemi”, trajneri i Polonisë kënaqet me shortin: Nuk kam frikë ta them, luajmë me Shqipërinë dhe jemi favoritë
Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën ‘play-off’. Kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me Poloninë, ndërsa në finale do të sfidojnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Të dyja ndeshjet për Shqipërinë do të luhen në transfertë. Trajneri i Kombëtares polake ka mbetur i kënaqur mr shortin. Në një deklaratë të dhënë për “Meczyki”-n, Jan Urbani është shprehur se nuk mund të ankohet me atë çfarë kanë rezervuar goglat.

“Nuk mendoj se mund të ankohemi. Po luajmë kundër Shqipërisë në shtëpi dhe jemi favoritë, nuk kam frikë ta them këtë. Natyrisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por ne po luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë avantazh.

Shumë lojtarë luajnë në ligën italiane. Sylvinho vjen nga një sfond teknik; kështu luajnë ata. Megjithatë, ne do t’i analizojmë ata; kemi kohë të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse nuk mund të flasim për detaje specifike sot. Katër muaj në futboll është një kohë e gjatë. As unë dhe as trajnerët e tjerë nuk e dimë me siguri se kë do të kenë në dispozicion”, ka thënë trajneri Jan Urban drejtpërdrejt për “Meczyki”-n./Sport Ekspres/

“Kemi Shqipërinë në shtëpi që duhet ta rrahim”, Pavloviçi: Pamë njëri-tjetrin në sy, nuk duhet përsëritur më një humbje si me Anglinë
Serbia mori një humbje turpëruese 5-0 në shtëpi kundër Anglisë dhe tani ndeshja e 11 tetorit ndaj Shqipërisë do të jetë si një finale që do të përcaktojë vendin e dytë në grup. Strahija Pavloviçi ka thënë pas sfidës së djeshme se lojtarët panë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuan se një disfatë e tillë nuk duhej përsëritur më. Mbrojtësi i Milanit ka theksuar se duhet të mposhtin Shqipërinë në Beograd dhe të fshijnë sa më shpejt nga kujtesa këtë përballje me Anglinë.

“E pamë të gjithë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuam që kjo nuk duhet të ndodhë përsëri. Shumë gjëra munguan. Kemi disa ndeshje të vështira, të cilat duhet t’i fitojmë. Do të kthehemi te klubet për një muaj dhe të vijmë më të përgatitur për takimin e radhës. Kemi Shqipërinë në shtëpi që duhet ta rrahim. Fatkeqësisht në futboll duhet t’i harrosh këto ndeshje sa më shpejt dhe të kthehesh nga ato që po vijnë. Është shumë e thjeshtë”, ka deklaruar Strahija Pavloviçi./Sport Ekspres/

Kroos flet për fundin e parakohshëm të karrierës së Lamine Yamal: Do ta shohim pas 5 vitesh…
Yamal është padyshim një yll i madh në futbollin botëror, edhe pse sapo ka mbushur moshën 18 vjecare. Ai tashmë po luan në një nivel të lartë dhe ka fituar një vend në formacionin titullar të Barcelonës.

Megjithatë, jeta e tij jashtë fushës është tashmë e trazuar. Disa javë më parë, ai e gjeti veten në qendër të vëmendjes për pushimet me një influencere shumë më të madhe në moshë.

Këto ditë ai festoi ditëlindjen e tij të 18-të, dhe pas festës së paharrueshme pati një sërë informacionesh.

Nga punësimi i xhuxhëve te biondet me përmasa trupore anormale. Thuhet se vajzat që ishin në festë u paguan rreth 20 mijë euro secila. Telefonat celularë u ndaluan dhe të gjithë u betuan të heshtin. Ndërkohë, përmendet edhe një hetim policor për festën.

Për shkak të të gjitha këtyre, Yamal është përballur me kritika serioze. Ka shumë që besojnë se karriera e tij mund të shkojë në drejtimin e gabuar për shkak të shthurjes së tepërt.

“Gjithmonë them se një karrierë është një maratonë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në pesë, dhjetë sezonet e ardhshme, si do të reagojë ai ndaj gjithçkaje që vjen në futboll nga jashtë.

Suksesi nuk varet vetëm nga fusha, por edhe jashtë saj. Duhet të dish si të menaxhosh shumë aspekte të jetës”, tha Kroos. /Sport Ekspres/

Kursi UEFA Goalkeeper A, Erion Meta: Një tjetër hap përpara për zhvillimin e trajnerëve të portierëve
Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta, në një prononcim për fshf.org, ka folur për risitë e sezonit dhe për nisjen e kursit më të ri UEFA Goalkeeper A, që po organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Erion Meta e cilëson këtë një mundësi të jashtëzakonshme, që do t’i shërbejë rritjes profesionale të trajnerëve të portierëve dhe forcimit të standardeve të punës në të gjitha nivelet. Ai shton se ky kurs do të mbulojë çdo aspekt të rolit të portierit në futbollin modern dhe do të ketë lektorë të njohur ndërkombëtarë nga klube të mëdha si Real Madrid, Liverpool, Inter e Juventus.

“Area Goalkeeping” ka pasur disa risi gjatë këtij sezoni. Një nga ato është fillimi i kursit më të ri për zhvillimin e trajnerit të portierëve UEFA Goalkeeper A Diploma. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që UEFA i ka dhënë Federatës tonë për të nisur këtë kurs elitar me rëndësi të veçantë për të gjithë specialistët e portierëve në Shqipëri.

Programi do të mbulojë çdo aspekt të rolit të portierit dhe trajnerit të tij në futbollin modern. Nga këndvështrimi taktik te menaxhimi psikologjik dhe analiza e performancës në kontekst ekipor. Kursi do të përfshijë specialistë të njohur ndërkombëtarë nga klube si Real Madrid, Liverpool, Inter apo Juventus” – thotë Erion Meta, i cili ndalet edhe te projektet që po zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike, si dhe planifikimi i seminareve të reja me ekspertë të huaj.

“Paralelisht, po bashkëpunojmë në kuadër të projektit “Coach Video Project”, një nismë e Drejtorisë Teknike për të prodhuar materiale didaktike që do të jenë në dispozicion të gjithë trajnerëve në rang kombëtar.

Në të njëjtën kohë kemi filluar planifikimin për sezonin e ardhshëm, ku janë parashikuar tre seminare me të ftuar ndërkombëtarë, që do të sjellin vlerë të shtuar në rritjen profesionale të trajnerëve të portierëve që operojnë në rang kombëtar, sidomos ata që punojnë në akademi me grupmosha të ndryshme” – tha Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF, Erion Meta.

Ka rregulla anormale me Europën! Lionel Mesi duhet të mësohet, Cristiano Ronaldo: Stërvitemi në 10 të darkës
Disa vite më parë, Messi vendosi të vazhdonte karrierën e tij në Amerikë, më saktësisht në fanellën e Inter Miami. Legjenda e Barcelonës ka shënuar 52 gola që kur u transferua në MLS në vitin 2023, dhe kontrata e tij me klubin aktual skadon në dhjetor të këtij viti. Negociatat në lidhje me zgjatjen e kontratës u zhvilluan, por papritmas lindi mundësia që Messi të transferohej në Arabinë Saudite.

Kështu, këtë mëngjes L’Equipe publikoi një “bombë”, duke pretenduar se Al Ahli kishte dërguar një ofertë që ai të bashkohej me ekipin e tyre. Ky ekip solli disa yje të mëdhenj si Riyad Mahrez, Roberto Firmino, Kessie, Edouard Mendy dhe Ivan Toney.

Ronaldo ishte lojtari i parë i madh që erdhi në Arabinë Saudite, në dhjetor 2022 kur nënshkroi për Al Nassr. Që kur mbërriti në Arabinë Saudite, Ronaldo është përballur me shumë risi, por një rregull ishte veçanërisht i çuditshëm për të. “Për shembull, në Evropë stërvitemi më shumë në mëngjes, dhe këtu stërvitemi pasdite, dhe nëse është Ramazan atëherë stërvitemi në mbrëmje në orën 10,” tha Ronaldo dhe vazhdoi.

“Është shumë e çuditshme dhe duhet kohë për t’u mësuar. Më pëlqen të jetoj për gjëra të tilla. Po, është e vështirë, por mësohesh me kalimin e kohës,” tha Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Kohët kanë ndryshuar në Shqipëri, turneu i fituar nga AF Klosi
Af Kosi U-13 ka fituar një turne të krijuar në Tiranë, ku ka treguar dhëmbët dhe treguar forcën e saj. Një turne që kanë marrë pjesë pesë ekipe nga Tirana dhe në fund, fitoi Af Klosi.

Ndryshe nga e kaluara kur të rinjtë apo më saktë fëmijët nuk është se kishin shumë mundësi konkurrimi dhe vende ku të masnin forcën e tyre për t’u formuar në moshën e vogël, tani është një tjetër histori.

Më shumë turne, më shumë konkurrencë dhe pas disa vitesh, këta fëmijë do t’i marrin fotografitë e shkrepura nga e kaluara për t’u ulur dhe medituar pak me veten se nga ia kanë nisur dhe se ku kanë mbërritur.

Sa i përket Af Klosit U-13 është krijuar nga Elton Dedolli, me shumë dëshirë dhe pasion, ndërsa dy trajnerët janë Ergys Kola dhe Izmir Gjini, të cilët po përgatisin fëmijët e vegjël ku disa prej tyre pse jo, mund të jenë yjet e së ardhmes. /Sport Ekspres/

Finalet e Euro U-17, vullnetarët tregojnë eksperiencën: Një mundësi e veçantë që e rekomandojmë për të gjithë
Federata e Futbollit organizoi një ceremoni për të nderuar rreth 200 vullnetarë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-17, që u zhvillua në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor.

Pas marrjes së certifikatave të pjesëmarrjes nga UEFA dhe FSHF, dy nga vullnetarët, Dorela Corej dhe Floedjo Tashi, ndanë përvojat e tyre për fshf.org dhe e vlerësuan këtë mundësi.

Dorela Corej tha se ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe se do ta rekomandonte për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

“Jam Dorela Corej, 20 vjeç dhe jam studente.

Ishte një eksperiencë e paharrueshme, pasi ishte e ndryshme nga llojet e tjera të eventeve ku unë kam marrë pjesë si vullnetare. Arrita të shoh më nga afër si funksionon puna në grup dhe ekip në Europianin që u zhvillua në Shqipëri. Ishte një eksperiencë që më ka formuar profesionalisht dhe do t’ua rekomandoja të gjithë bashkëmoshatarëve të mi që janë të apasionuar pas futbollit, por edhe nëse do të duan një eksperiencë ndryshe dhe të veçantë nga eksperiencat e tjera.

Një falënderim për stafin administrativ të Federatës dhe gjithashtu Sarën dhe Edlirën për këtë mundësi që na dhanë”.

Floedjo Tashi, e cilësoi si një eksperiencë goxha të bukur dhe falënderoi Federatën e Futbollit për mundësinë e dhënë.

“Jam Floedjo Tashi, pata një eksperiencë goxha të bukur dyjavore në rolin e spectator service. Falënderoj Federatën e Futbollit, Sarën dhe çdo pjesëtar që ma dha këtë mundësi që të isha këtu sot. Ishte shumë argëtuese, e shijova dhe do t’ua rekomandoja të gjithëve që të bashkoheshin.”

VIDEO/ Me flamurin e Shqipërisë dhe veten duke bërë shqiponjën, kështu e festoi titullin Mario Mitaj te Al Ittihad
Nuk janë të shumtë lojtarët e Shqipërisë që në fundin e sezonit e kurorëzojnë veten me titullin kampion. Njëri prej tyre është edhe Mario Mitaj, mes atyre pak lojtarëve, i cili dje ka ngritur trofeun me Al Ittihadin. Shumë diskutime ka pasur në mediat shqiptare nëse Mario Mitaj bëri kalimin apo jo të duhur për të ikur në Arabinë Saudite.

Por koha i dha të drejtë Mitajt që po vuante racizmin në Rusi dhe nuk po aktivizohej në klubin e tij, ndërsa më pas kaloi te skuadra ku luante Kante dhe Benzema, për të fituar atje titullin kampion dhe për të lënë pas vetes shumë yje të tjerë si Kulibali, Cristiano Ronaldo, Mahrez dhe emra të tjerë të njohur.

Al Ittihadi fitoi 1-0 edhe në ndeshjen e djeshme kundër Damac, e fundit e kampionatit, duke tejkaluar me 8 pikë diferencën me vendin e dytë, atje ku ndodhej Al Hilal. Në fund është ngritur edhe trofeu në një stadium të stërmbushur nga tifozët e Al Ittihad që e kthyen në festë të madhe.

Vetëm pak lojtarë kishin marrë flamujt e shteteve të tyre me vete për të festuar këtë trofe. Por Mario Mitaj, ishte pikërisht mes atyre pak lojtarëve dhe për këtë meriton shumë duartrokitje. Një patriot i madh, teksa kishte edhe një detaj të bukur nga “princi shqiptar”. Një flamur i madh i Shqipërisë valvitej në shpinën e Mitajt, ndërsa në pjesën e poshtme të tij ishte pikërisht figura e Mario Mitajt që gjendej duke festuar me shqiponjën.

Një shqiponjë e cila verbon sytë e serbëve dhe që për serbët është gjithmonë një provokim. Por portieri i Serbisë te Al Ittihad, Rajkovic, duhej ta duronte në natën e djeshme shqiponjën e Mario Mitajt pasi askush nuk mund t’ia hiqte mbrojtësit tonë atë simbol nga shpina e tij. Është vetëm 21-vjeç, por më shumë sesa Mario, faktin e të qenit shqiptar dhe vështirësitë e kaluara nga kombësia në Greqi, Rusi, pak edhe në Arabinë Saudite, nuk i ka kaluar askush dhe për këto simbole, do të luftojë fort. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Perla e Turamit vulos fitoren e Interit, zikaltrit “kërcënojnë” Atalantën për vendin e parë
Interi ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Zikaltrit kanë mposhtur Komon në javën e 17 të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka triumfuar në “Xhuzepe Meaxa” me rezultatin e pastër 2-0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Karlos Augusto zhbllokoi shifrat në minutën e 48 të ndeshjes, ndërsa më pas ishte një perlë e Turamit në minutën e 92-të që vulosi përfundimisht fitoren e Interit. Tashmë zikaltrit shkojnë në kuotën e 37 pikëve dhe “kërcënojnë” Atalantën për vendin e parë. Diferenca me kreun është vetëm 3 pikë, por Interi ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2024/12/ssstwitter.com_1734990434078.mp4

E BUJSHME/ Kumbulla arrin marrëveshjen, transferohet në La Liga
Marash Kumbulla i ka dhënë fund dilemave. Mbrojtësi shqiptar do të transferohet në La Liga. Lojtari 24-vjeçar pëlqehej nga Parma dhe Empoli, por në fund ka zgjedhur të provojë një përvojë të re jashtë Italisë.

Fabricio Romano njofton se Kumbulla ka arritur marrëveshjen me Espanjolin. Mbrojtësi i Kombëtares do të huazohet deri në fund të sezonit në La Liga, ndërsa detajet e fundit janë zgjidhur sot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

??? Excl: Espanyol have agreed loan deal to sign Marash Kumbulla as new centre back from AS Roma.

Final detail sorted today as Kumbulla leaves Roma with immediate effect. pic.twitter.com/7OyWsMIYne

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2024

“Le ta di gjithë bota, Dortmundi ishte në duart e shqiptarëve”! Gjermanët: Zhurmë si kjo nuk ishte dëgjuar më parë
Media gjermane, Sport.de, ka ardhur me një shkrim fantastik sa i përket asaj që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Itali dhe atmosferës që kanë bërë tifozët shqiptarë. Më poshtë keni shkrimin e kësaj media, që me siguri do iu rrënqeth dhe do iu shkaktojë emocione të forta dhe një ndenjë të fortë krenarie për faktin e të qenit shqiptar dhe mënyrës sesi jemi përfaqësuar, të paktën në shkallët e stadiumit.

“Dortmundi papritmas ka një mur të kuq, jo më të verdhë. Mijëra tifozë të kombëtares shqiptare marrin në dorëzim metropolin e futbollit dhe gati sa nuk shohim një sensacion të Kampionatit Europian në fillimin e ndeshjeve të grupit. Në fund i mbetet vetëm fitorja në tribunë.

Ndonjëherë duhen vetëm 23 sekonda. Kaq u desh të shtunën në mbrëmje për t’i vënë zjarrin plotësisht stadiumit të Dortmundit, i cili gjithsesi ishte tashmë në flakë. Pas një rivënie katastrofike nga italiani Federico Dimarco, lojtari i Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili luan në Itali te Sassuolo, pati një rrugë të pastër përballë Gianluigi Donnarumma dhe goditi topin nën traversë nga një kënd i ngushtë. Dhe këtë e bëri para tifozëve të tij. Muri i Kuq në Dortmund.

Pasuan sekonda përshkallëzimi. Stadiumi rrallëherë ishte kaq i zhurmshëm. Italia ishte gjallë dhe dridhej. Një klithmë e madhe kolektive kaloi nëpër stadium, së bashku me shumë gota birre që hidheshin në ajër. Stadiumi i Dortmundit nuk e kishte parë më parë një zhurmë të tillë si pas golit të Shqipërisë. Po, ferri i kuq, përpiu kampionin në fuqi, Italinë.

Bajrami me golin e tij ka shënuar edhe rekord të Kampionatit Evropian. Asnjë lojtar nuk ka shënuar gol më shpejt në një finale të Kampionatit Evropian. Shqipëria, siç u pa qartë pas vetëm 23 sekondash, ishte regjistruar zyrtarisht në histori në këtë EURO. Aty do të jetë edhe Tirana. Festa shqiptare ishte e dukshme gjatë gjithë ditës. Mbështetësit u grumbulluan në qytet me ngjyra të ndezura për të festuar kombëtaren e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre të dytë në Kampionatin Evropian pas vitit 2016. E kuqe kudo që të shikoje. Në qytet, përballë stadiumit, në stadium. Me disa spërkatje jeshile, të bardha dhe të kuqe. Shqipëria ka luante në shtëpi në Dortmund në këtë ndeshje të parë dhe këtë le ta dinë të gjithë.

Rreth 50,000 tifozë shqiptarë, edhe pse ky numër nuk është konfirmuar nga autoritetet, thuhet se kanë gjetur rrugën drejt metropolit dhe kanë festuar një festival paqësor kuqezi.

Sipas policisë, ka pasur vetëm një incident në orët e vona të pasdites. Në orën 16:00, 50 “tifozë me rrezikshmëri të lartë” nga Italia u arrestuan në qendër të qytetit, tha policia e Dortmundit. Këta tifozë të armatosur thuhet se kishin planifikuar një sulm ndaj mbështetësve shqiptarë. “Ne ishim në gjendje ta ndalonim menjëherë,” tha një zëdhënës i policisë në përgjigje të një kërkese nga sport.de. 50 tifozët problematikë u dërguan në polici. Ndryshe: “Gjithçka ishte shumë e qetë”, tha një zëdhënës i policisë. Dhjetëra mijëra shqiptarë festuan në zonat e tifozëve dhe në qytet.

Edhe në mbrëmjen pas ndeshjes, për momentin gjithçka ka mbetur e qetë. Kishte një “fazë largimi jo kritike”, stadiumi dhe zonat e tifozëve “u zbrazën shpejt”, tha një zëdhënës i policisë në një intervistë për sport.de. “Gjithçka ishte pa problem”.

Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme feste në Dortmund gjatë gjithë ditës. Aty ku çdo gjë është zakonisht e zezë dhe e verdhë, pothuajse gjithçka ishte e kuqe të shtunën. Zonat qendrore të qytetit dominoheshin nga tifozët “Kuq e Zi”. Mbështetësit e nisën autokolonën e tyre herët, duke brohoritur dhe duke shfaqur flamurin e tyre kombëtar. Dortmundi ishte në duart e shqiptarëve.

Më pas ata u nisën së bashku nga Kisha Reinoldi drejt tempullit të futbollit. Tre të rinj me origjinë shqiptare, të cilët kishin udhëtuar nga Hamburgu dhe ishin veshur me të kuqe, bërtisnin me të madhe dhe ishin të bindur se Shqipëria do të fitonte. Ishte një tifoz italian që qëndronte i habitur para tyre, dukej tërësisht jashtë loje ky tifoz.

Pastaj autobusi italian rrotullohet dhe futet në stadium. Skuadra blu është fishkëllyer pa mëshirë, të gjithë e dinë këtë në Dortmund. Dhjetë minuta më vonë autobusi i ekipit shqiptar niset dhe atmosfera është ndezur, bëhet shumë e zhurmshme.

Aq sa në mbrojtje ishte skuadra shqiptare në fushë, po aq agresivisht ishin edhe tifozët e shumtë, disa prej të cilëve erdhën në stadium të veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe krijuan një atmosferë ndeshje si në shtëpi. Situata ishte tashmë e qartë gjatë nxehjes. Fishkëllima masive për italianët, ekstazë dhe duartrokitje të forta teksa shqiptarët dolën në fushë. Në tribuna, kuqezinjtë fituan qartë ndeshjen. Ishte kaq e zhurmshme, mund të ishte vërtet një derbi.

Bajrami shënoi dhe stadiumi shpërtheu, dukej se do të vinte surpriza e parë e madhe në këtë Europian. Italia u fut në ferrin e kuq. Por pastaj ndodhi diçka, që ndoshta nuk pritej me patjetër. Italia përmbysi shpejt rezultatin dhe ja për herë të parë, stadiumi u bë pak më i qetë.

Zhurma e sfondit në stadium u bë dukshëm më e qetë, veçanërisht në pjesën e dytë. Potenciali ishte ende aty. Sidomos kur shqiptarët dilnin në sulm, gjë që ndodhte gjithnjë e më rrallë. Këngët e shqiptarëve humbën fuqinë e tyre decibel. Dukej sikur vetë tifozët nuk i besonin më plotësisht kësaj mrekullie të vogël futbolli. Ndërkohë që Shqipëria me të drejtë do të pretendojë të fitojë trofeun moral të Europian të Gjermanisë, Italia mbetet ende një enigmë e këtij Europian.

Pas fishkëllimës së fundit, drejtori i stadiumit luajti klasiken “Un’ estate italiana”. Një verë italiane? Skuadra e Spallettit sigurisht që është e aftë për këtë pasi Italia mbijetoi edhe në ferrin e kuq. /Sport Ekspres/

Në Kroaci e pyesin për pikat e dobëta të Shqipërisë, gazetari shqiptar përgjigjet prerë: Nuk ua them!
Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e sotme kundër Italisë. Kuqezinjtë do të nisin kështu aventurën e tyre në EURO24 dhe për herë të parë në histori, pjesëmarrja nuk mjafton. Pavarësisht se kemi rënë në grupin më të vështirë të mundshëm, të gjithë besojnë se Kombëtarja është gati për të tejkaluar edhe rivalët me peshë të madhe si Italia, Kroacia dhe Spanja.

Një prej gazetarëve të “Sportklub”, të medias më të njohur në Kroaci, ka kërkuar që të zhvillojë një intervistë me ne para nisjes së grupit B dhe duke i paraprirë ndeshjes së dytë të grupit B, Kroaci-Shqipëri. Në një prej pyetjeve të bëra, ishte edhe ajo e pikës më të dobët që ka kjo Shqipëri.

Ndërkohë, përgjigja jonë ishte e qartë dhe e prerë: “Dobësia më e madhe e kësaj Shqipërie? Nuk guxoj as ta mendoj sepse kam frikë se dikush do të më lexojë mendjen dhe do e tregojë. Kurrsesi jo te kundërshtarët tanë. Kjo Kombëtare është kaq e bukur sa duhet të jemi të jemi të gjithë bashkë dhe të mos tregojmë dobësi. Për herë të parë ne shkojmë në Europian për të kaluar grupin dhe jo vetëm të marrim pjesë. Lojtarët tanë janë heronj këtu, tani nuk vishen më fanellat e Mesit dhe Ronaldos, por ato të Armando Brojës dhe Jasir Asanit”.

Në fakt, kjo është mënyra sesi duhet të funksionojë sistemi. Pak ditë më parë kemi bërë edhe një thirrje publike për të gjithë ish-futbollistët e Shqipërisë dhe specialistët e futbollit që jetojnë në shtete të tjera, për të mos treguar dhe folur hapur për çdo pikë të dobët të ekipit apo mentalitetit tonë. Sigurisht, jo se kjo do të sjellë humbjen tonë, por është një moment ku gjithëkush jep kontributin në fushën e tij për të mirën e përbashkët, atë të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

“Shumë do të vijnë pa bileta”, Bajrami tregon organizimin e “TKZ”-së: I kemi gati koreografitë për Kombëtaren
Edhe pak ditë e ndajnë Shqipërinë nga ndeshja e parë në Kampionatin Europian. Interesimi i tifozëve shqiptarë për të mbështetur nga afër Kombëtaren në Gjermani është tejet i lartë. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” do të jenë të pranishëm në stadium, ku do të shpalosin edhe koreografitë e tyre. Këtë e ka bërë të ditur një prej anëtarëve të këtij tifo-grupi, Gëzim Bajrami. Ai është shprehur se organizimi nuk ka qenë i vështirë për “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët i kanë marrë të gjitha masat për të përkrahur në mënyrën më të mirë të mundshme ekipin kombëtar.

“Padyshim që kjo ngjarje do të jetë diçka më e mirë dhe më e jashtëzakonshme, por për organizimin dhe udhëtimet e tifozëve nuk e kemi problem, sepse ne Kombëtaren e kemi mbështetur me rezultat e pa rezultat, pavarësisht se si kanë shkuar gjërat, ne e kemi treguar veten tash e sa vite. Edhe kësaj here ne do të jemi mirë të organizuar, kemi bërë organizime në çdo qytet që kemi ndeshje. E vështirë nuk ka qenë shumë, sepse ne kemi anëtarë gjithandej, në këtë rast Gjermania, ne kemi anëtarë edhe atje. Kësaj here ata kanë qenë më të angazhuar, por që padyshim edhe ne nga këtu i kemi ndarë punët tona. Pra jemi gati, jemi shumë mirë në këtë drejtim.

Ne si “Tifoza Kuq e Zi”, mesazhet tona dhe ato qëllimet që i kemi, jemi munduar që  t’i ndjekim në atë rrugë. Pavarësisht se ku jemi, në Tiranë, Dortmund apo në një qytet tjetër, ne mesazhet tona jemi munduar t’i japim dhe me t’i shfaqim. Për në Dortmund dhe qytetet tjera, koreografitë dhe mesazhet janë gati, normalisht që është më interesant dhe më sfiduese përballë Spanjës, Italisë apo Kroacisë, duke e ditur se çfarë tifozësh kanë. Por prapë se prapë, mesazhet tona, koreografitë dhe organizimin tonë e kemi bërë në bazë të planit se si e kemi. Nuk ka qenë diçka e vështirë, kuptohet që ka pak më shumë rëndësi, idetë e mesazheve dhe koreografia do të jetë pak më ndryshe, por që nuk kemi pasur probleme. I kemi parashikuar të gjitha mënyrat se çfarë mund të ndodhë aty dhe me çfarë problemesh mund të ballafaqohemi. Ka shumë që vijnë pa bileta”, ka thënë Gëzim Bajrami, përcjell “LIG Sport”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Real Madrid Foundation zbarkon në “Shtëpinë e Futbollit”, testohen 70 futbollistë të vegjël
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me SHRFT-në dhe Real Madrid Foundation po zhvillojnë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” kampin sportiv, që ka si qëllim zbulimin e talentëve të rinj.

Kampi do të zhvillohet në data 3 – 8 qershor dhe do të jetë i fokusuar tek lojtarët deri në moshën 12 vjeç, ndërsa do të testohen rreth 70 futbollistë.

Kampi sportiv në “Shtëpinë e Futbollit” po ndiqet nga afër edhe nga Drejtori Teknik i SHRFT-së, Igli Mumajesi dhe nga përfaqësuesi i Real Madrid Foundation, Victor Lope Pach.

Nga ky kamp do të përzgjidhen futbollistët më të talentuar dhe do t’i jepet mundësia për t’u testuar edhe në Madrid, në një prej akademive më prestigjoze në botë si ajo e Realit të Madridit.

E bujshme/ Menaxheri i shqiptarit e pranon, luftë mes dy ekipeve të mëdha për të marrë Rei Manajn
Rei Manaj është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi shqiptar ka shpërthyer me gola të shënuara te Sivaspori dhe po arrin që të lërë gjurmë edhe në ndeshje të mëdha. Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e këtij futbollisti.

Vetë menaxheri i lojtarit, Serhat Yilmaz, ka pranuar interesimin e dy klubeve. “Beshiktashi dhe Fenerbahce janë të interesuara për shërbimet e Rei Manajt”, tha Yilmaz për “Serdar Saridag”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Skena të rralla priten në finalen e Turqisë! Plani i Fenerbaçes, do qëndrojë me 6 lojtarë në fushë dhe arbitri do mbylli ndeshjen
Nga një revoltë e caktuar ndaj Federatës Turke të Futbollit, Fenerbahçe vendosi që ndeshjen e finales së Superkupës kundër Gatasaray të mos e luante me ekipin e parë, por me U19.

Takimi është caktuar për të dielën në orën 20:30, ndërsa mediat turke flasin për skenarët e mundshëm të përgatitur nga Fenerbahçe që në orët e mëngjesit.

“Nuk do të jetë një ndeshje 90-minutëshe”, tha nënkryetari i Fenerbahçes, Erol Bilecik, duke ndezur flakën. Mediat turke tani prezantojnë tre skenarë të mundshëm se çfarë planifikon të bëjë Fenerbahçe.

Skenari i parë është që nëntë fëmijët të Fenerbahçes të hyjnë në fushë, pas së cilës tre lojtarë do të largohen nga ndeshja njëri pas tjetrit ose në të njëjtën kohë. Skuadra do të qëndrojë në fushë me më pak se shtatë lojtarë dhe gjyqtari do të duhet të ndërpresë ndeshjen.

Një tjetër skenar është që të rinjtë do të provokojnë qëllimisht arbitrin, duke duartrokitur apo e kontestuar. Ata do të fillonin të merrnin kartona për shkak të protestave të shpeshta dhe në këtë mënyrë do të ishte e pamundur të vazhdonin ndeshjen.

Opsioni i tretë do të ishte që fëmijët e Fenerbahçes të futeshin në fushë dhe të largoheshin nga loja menjëherë pas fillimit të ndeshjes, duke humbur ndeshjen me rezultatin zyrtar 3:0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

LAJM I FUNDIT/ Më në fund! Trajneri i Fulham ndryshon vendimin, kthehet Armando Broja kundër Newcastle
Lajme të mira vijnë për trajnerin Silvinjo nga dita e sotme. Armando Broja është grumbulluar nga trajneri i Fulham për ndeshjen kundër Neëcastle. Sulmuesi shqiptar e nis ndeshjen e sotme që do të luhet në orën 16:00 nga stoli. Megjithatë në tre ndeshjet e fundit, Broja kishte përfunduar në tribunë.

Nga krahu tjetër edhe Jasir Asani ka marrë minutat e para në këtë sezon të ri. Futbollisti kishte disa probleme me drejtuesit e klubit, teksa këta të fundit e dënuan duke e lënë jashtë ekipit pasi Asani kërkoi të largohej në merkaton e janarit. Të dy lojtarët janë kthyer me ekipet e tyre dhe trajneri i Shqipërisë mund të qetësohet disi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Futet zyrtarisht në historinë e Gjermanisë, Wirtz realizoi dje golin më të shpejtë për pancerat pas vetëm 7 sekondash
Shoqata Gjermane e Futbollit (Deutscher Fußball-Bund) u themelua në vitin 1900, dhe tetë vjet më vonë Gjermania luajti ndeshjen e saj të parë. Mbrëmë, 116 vjet më vonë, u shkrua historia dhe u thye një rekord i madh.

Mbrëmë është luajtur një ndeshje miqësore në Lion në kuadër të përgatitjeve për EURO 2024, ku miqtw gjermanë fituan 2-0 ndaj Francës.

Golin e parë e pamë pas shtatë sekondash të lojës. Gjermanët nisin nga qendra, Kroos kalon te Wirtz, i cili shënon një eurogol për avantazhin e pancerave.

Mëngjesin pas ndeshjes në Lyon, konfirmohet zyrtarisht se realizimi i futbollistittë Bayer Leverkusen është edhe goli më i shpejtë për Gjermaninë në histori. /Sport Ekspres/

“Nuk ramë në grup me Greqinë? Pa problem, Kosova mund Qipron”! Heset Quza: Greqia nuk ka qenë kurrë mirë në futboll, edhe Europianin e 2004 e fitojë…
Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të kenë përballë Gjeorgjinë, Ukrainën dhe çekët “e përhershëm”. Menjëherë pas hedhjes së shortit, emisionin “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me Heset Quzën, që ka dhënë disa komente vërtet interesante. (Linkun e plot të emisionit në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Të binte Greqia në grup me ne? Na ndihmoi shorti, nuk ka problem, Kosova do të ndeshet me Qipron, aty afër jemi. (qesh) Greqia nuk është në momentin e saj, me dorën në zemër, Greqia nuk ka qenë kurrë në momentin e vet. Ka pasur thjesht një trajner të mirë dhe ia ka dalë. Fitoi në një kampionat që unë dua të krahasojë me çmimin Oscar në filma. Ka një vit që nuk ka asnjë film të mirë dhe e merr dikush.

Pastaj në një vit tjetër janë 10 filma të mirë dhe është një film shumë i mirë që nuk fiton. Kështu fitoi edhe Greqia ka qenë një vit ku të tjerët nuk ishin në momentin e tyre. Pashë Karagunis në short, ka qenë një lojtar i mirë, por në mënyrën sesi luhet futbolli sot, nuk do të luante kurrë në nivele të larta pasi nuk ishte i përgatitur aspak në aspektin fizik”, tha Quza. /Sport Ekspres/

Carlo Ancelotti humbi durimin dhe me një fjali “fik” Xavi dhe Laporta: Nuk bie në nivelin e atyre te Barcelona
Mbrëmë në derbin e madh të qytetit, Real Madridi barazoi ndaj Atletikos 1-1 në kuadër të javës së 23-të të La Ligës spanjolle. Carlo Ancelotti doli para mediave pas ndeshjes dhe u pyet sërish për Barcelonën dhe italiani nuk kishte mëshirë për “shigjetat helmuese” që vinin nga klubi katalanas.

Laporta dhe Xavi nuk reshtin së foluri se sa keq e bëjnë detyrën gjyqtarët në ndeshjet e Barcelonës dhe pretendojnë se e gjitha kjo është për shkak të frikës së rastit Negreira dhe presionit që vjen nga Madridi.

Ka pasur edhe vendime të diskutueshme në favor të Realit, të cilat vetëm sa kanë intensifikuar kritikat nga Barcelona. Së fundmi, Ancelotti është përgjigjur më së shumti për këtë, por duket se edhe trajnerit të Real Madridit i ka humbur durimi.

“Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk do të përkulem në nivelin e tyre dhe nuk do të tregoj mungesë respekti ndaj futbollit spanjoll. Mos më pyet më për këtë, nuk dua të ulem në atë nivel sepse nuk ka profesionalizëm në atë nivel. ”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

HISTORIKE/ Lëvizje e madhe edhe në futbollin e femrave, Megi Doci zyrtarizohet te Galatasarai (VIDEO)
Gjithmonë e kemi parë në Shqipëri duke shënuar dhe festuar gola të shumtë. Ishte e papërmbajtshme, një yll i një tjetër nivel që i impresionoi të gjithë edhe kur Vllaznia shkoi në Champions League.

Tani kishte mbërritur koha që Megi Doci të nënshkruante një tjetër faqe të historisë. Për herë të parë nga futbolli i femrave, një lojtar largohet nga Shqipëria dhe firmos menjëherë me një ekip të madh. Pak minuta më parë është bërë e ditur se sulmuesja e Vllaznisë ka nënshkruar me Galatasarain.

“Në fillim dua të them se jam e lumtur që kam ardhur këtu. Është një krenari e madhe për mua që t’i bashkohem një ekip si Galatasarai. Kam luajtur më parë në Champions League, tani dua të bëhem kampione me Galatasarain dhe të shkoj në Champions League”, tha Doci. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Galatasaray @petrolofisi’ne ho? geldin Megi Doci! ??? pic.twitter.com/5GOblYt2jM

— Galatasaray Petrol Ofisi Kad?n Futbol Tak?m? (@kadinfutbolGS) January 17, 2024

Guardiola nuk ka konkurent, spanjolli shpallet trajneri më i mirë i vitit nga FIFA
Mbrëmjen e sotme po zhvillohet në Londër ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2023 nga FIFA. Në kategorinë e trajnerit më të mirë të vitit, Josep Guardiola nuk ka konkurent. Kreu i pankinës së Manchester City-t është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Guardiola është votuar nga kapitenët e ekipeve kombëtare, ndër të cilët edhe Berat Gjimshiti, trajnerët, mediat dhe tifozët. Pas tij është renditur Luciano Spalletti, ndërsa podiumin e ka plotësuar Simone Inzaghi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

“Nëse doni të flas si tifoze, i jepja 3 lojtarë për të marrë Brojën”! Krelani: Nuk do të ishte skandal nëse Armando Broja e shikon Europianin nga TV
Emisioni Koha Shtesë ka publikuar një tjetër puntatë kushtuar Kombëtares dhe legjionarëve tanë. Këtë herë e ftuar në emision ishte gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani. Shumë tematika aktuale janë diskutuar me të rreth Shqipërisë, duke prekur edhe temën e legjionarëve. (Intervistën e plot me Qeqa Krelanin e gjeni në videon më poshtë).

“Të gjithë kemi krijuar kujtime të bukura me Armando Brojën, sesi e modernizoi Shqipërinë. Arriti që të bënte gola i vetëm. Por futbolli është sporti më i dënueshëm në botë, Broja është “plagosur”, është më shumë sesa një dëmtim, është “i plagosur”. Për fatin e keq u plagos edhe fizikisht edhe shpirtërisht. Nuk do ta quaja skandal nëse Silvinjo nuk do ta ftonte për Europian, pavarësisht se jam radikale si gazetare.

Nuk e quaj skandal përderisa Broja nuk është në të njëjtën formë me lojtarët e tjerë që e dërguan Shqipërinë në Europian. Skandal do të ishte nëse Broja do të jetë në formë fantastike, nëse do të shënojë shumë gola dhe nuk ftohet. Atëherë po do ta quaja se ka diçka personale aty brenda. Nuk është e drejtë që të tjerë të kualifikojnë Shqipërinë dhe të vi dikush e t’i zërë vendin. Megjithë respektin e Brojës, të gjithë e duam kthimin e tij, pasi ka peshë të madhe dhe loja e tij është shumë artistike. Nëse doni të flas si tifoze, unë i jepja, sakrifikoja, tre sulmues vetëm për të marrë Brojën. Nëse do të flasim si gazetare, është tjetër gjë”, tha Krelani. /Sport Ekspres/

“Ishte me rëndësi që të mos humbnim”! Trajneri i Dinamos flet pas barazimit me Kukësin: Ekipi po më ndjek, dolëm pa pësuar gol
Kukësi dhe Dinamon e kanë mbyllur ndeshjen e sotme, pa dhuruar shumë emocione për shikuesit. Vetëm një barazim pa gola, pavarësisht tentativave dhe dëshirës së dy ekipeve për të dalë me pikët maksimale në këtë takim.

Fitorja ishte zgjidhja e vetme për Kukësin dhe Dinamon për të kaluar në psikologjinë e duhur të vazhdimit të kampionatit, por kjo nuk u arrit. Një pikë e ndarë, teksa goli i shënuar nga Zabërgja në minutën e 76 do të anulohej për pozicion jashtë loje. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN”:

Mehmeti: “Ishte me rëndësi që të mos humbnim, por sot ne ishim përgatitur për fitore, megjithëse kishim shumë mungesa. Me rëndësi është që nuk pësuam gol. Ekipi po më ndjek, para portës kundërshtare duhet që të jemi më të qetë për të konkretizuar. Denisoni kishte shumë mundësi për të shënuar dhe duhej të ishte më i saktë”.

E FUNDIT/ Nuk ka fitues në “Arenën e Demave“, Laçi dhe Erzeni largohen me nga një pikë nga kryeqyteti
Erzeni dhe Laçi janë përballur sot në kuadër të javës së 10 të “Abissnet Superiore“-s. Ndeshja është zhvilluar në “Arenën e Demave“, me Laçin në rolin e ekipit pritës. Skuadrat janë ndarë në baraspeshë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Ndeshja nuk prodhoi gola, megjithëse rastet nuk munguan në të dy krahët.

Si Erzeni, ashtu edhe Laçi, luajtën për të marrë fitoren, por në fund arritën të merrnin vetëm një barazim 0-0. Kurbanisit mbeten ende në vendin e tretë në renditje me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa shijakasit shkojnë në vendin e 7 me 12 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/

Pak ditë më parë u prezantua si presidenti i Erzenit, Ali Kasa vihet në krye të një tjetër klubi shqiptar
Ali Kasa u prezantua pak ditë më parë si presidenti i ri i Erzenit për të nisur një epokë të re të klubit shijakas. Por në vetëm shumë pak kohë ndodhën ndryshime mjaft të mëdha. Marrëveshja me Erzenin përfundoi ende pa nisur për të.

Megjithatë, Ali Kasës i kanë mjaftuar vetëm pak ditë për të gjetur një klub të ri. Biznesmeni shqiptar ka vendosur të investojë për klubin Shkumbini, i cili tashmë militon në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar./Sport Ekspres/

Klubi shqiptar bën befasinë në Ligën e Konferencës, i merr barazimin në transfertë Viktoria Plzenit
Drita ka bërë surprizën e madhe mbrëmjen e sotme. Klubi shqiptar mori pjesë automatikisht në turin e dytë të Ligës së Konferencës dhe e ka justifikuar tërësisht faktin se ndodhej një vazo më lart se ekipet e tjera shqiptare. “Intelektualët“ e kanë nisur me një barazim në transfertë rrugëtimin e tyre europian për këtë sezon.

Skuadra nga Kosova ka mbajtur rrjetën të paprekur kundër një ekipi më të madh në letër si Viktoria e Plzenit. Përballja me çekët ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe tashmë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimi, e cila do të luhet një javë më vonë në Kosovë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

E papritur për Donarumën, Luis Enrike ka dyshime për lojën e tij dhe nuk e do mes shtyllave
Një lajm i papritur ka ardhur ditët e fundit për Donarumën. Portieri italian u transferua me bujë të madhe në radhët e PSG-së, duke shkaktuar edhe pakënaqësi të mëdha për tifozët e Interit. 24-vjeçari konsiderohet si një nga portierët më të mirë në qarkullim, por aftësitë e tij nuk bindin Luis Enriken.

“L‘Equipe“ raporton se trajneri i ri i parisienëve ka dyshime për lojën me këmbë të Xhanluigji Donarumës. Media në fjalë bën me dije se Kepa Arrizabalaga i çelsit po shqyrtohet si një alternativë për portën e PSG-së. Ndërkohë nga ana tjetër Fabricio Romano ka bërë me dije se drejtuesit e klubit francez nuk dëshirojnë të shesin Donarumën, teksa janë të kënaqur me paraqitjet e tij./Sport Ekspres/

Interi prezanton fanellat e reja, ja uniforma që do të mbajë veshur Kristjan Asllani sezonin e ardhshëm
Interi ka prezantuar sot fanellat e reja. Klubi italian ka bërë publike uniformat që do të përdorë për ndeshjet në shtëpi në sezonin e ardhshëm. Fanellat e reja janë dizenjuar nga “Nike“, që ka përdorur ngjyrat simbolike të klubit, të zezën dhe blunë.

Ndërkohë në pjesën e përparme do të shkruhet me ngjyrë të bardhë emri i sponsorit të Interit. Bëhet fjalë për “Paramount+”, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin. Sa i përket fanellës së dytë që lojtarët e e Interit do të veshin, ndër të cilët bën pjesë edhe Kristjan Asllani, do të jetë e bardhe me një shirit diagonal me ngjyrat e zezë dhe blu./Sport Ekspres/

Nuk e braktisin e ekipin as kur luan me mijëra kilometra larg, tifozët e Vllaznisë do të jenë në stadium në Irlandën e Veriut
Mbështetja e tifozerisë nuk ka munguar asnjeherë për Vllazninë. Tifozët shkodranë kanë ditur si të përkrahin ekipin e tyre të zemrës jo vetëm kur bëhet fjalë për stadiumin “Loro Boriçi“. Tifozeria kuqeblu nuk e braktis skuadrën as kur luan me mijëra kilometra larg shtëpisë.

Vllaznia do të përballet sot në mbrëmje me Linfildin në orën 20:45, në një sfidë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. “Superport“ raporton se rreth 300 tifozë të Vllaznisë do të jenë të pranishëm në Belfast të Irlandës së Veriut për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës në një ndeshje mjaft të rëndësishme./Sport Ekspres/

Turneu ‘UEFA Development U-16’, Arifi & Pepnikaj: Përballë kemi ekipe të forta, por ne do të fitojmë
Ekipi kombëtar U-16 ka nisur që prej pasdites të së shtunës grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të turneut europian ‘UEFA Development’ që zhvillohet në vendin tonë në datat 2, 4 dhe 7 maj. Shqipëria e Ervin Bulkut po stërvitet intensivisht, teksa përballë do të ketë tre përfaqësuese me mjaft cilësi si Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Moldavia. Kuqezinjtë e vegjël, Ergis Arifi dhe Erigestino Pepnikaj kanë besim se Shqipëria mund të triumfojë në këto tre sfida, ndërsa nënvizojnë faktin se Kombëtarja ka nevojë edhe të konsolidojë grupin.

Arifi nuk vjen për herë të parë me Kombëtaren kuqezi, ndërsa ka qenë edhe më parë pjes e Shqipërisë U-15, U-16 dhe U-17, por ashtu sikurse çdo herë, grumbullimi me ekipin kuqezi është eksperiencë e veçantë për të. “Është kënaqësi shumë e madhe të përfaqësoj ekipin kombëtar U-16 në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar. Jam shumë i lumtur për ftesën, kam qenë edhe më parë pjesë e ekipit U-16. Atmosfera në grup është shumë e mirë. Pjesa më e madhe e djemve kanë qenë edhe më parë, disa të tjerë kanë ardhur nga jashtë” – thotë Arifi për fshf.org, ndërsa flet edhe për objektivat e kuqezinjve në këtë turne dhe synimet për të ardhmen.

Ishujt Faroe, Azerbajxhani dhe Moldavia? – Janë ekipe të forta, presim të japim më të mirën tonë dhe shpresoj të dalim sa më mirë. Synimet për të ardhmen? – Shpresoj të jem me Kombëtaren A dhe të luaj një ditë me ekipin e Barcelonës.

Edhe për mbrojtësin shkodran, Erigestino Pepnikaj, grumbullimi me ekipin kombëtar është gjithmonë i veçantë, ndërsa nënvizon se atmosfera në kampin kuqezi është mjaft e mirë.

“Është një nder të luaj me ekipin kombëtar, të përfaqësoj kombin tim dhe të luajmë çdo ndeshje ashtu siç luajnë ekipet tona. Atmosfera është e mirë sepse grumbullime janë bërë edhe më përpara, nuk është hera e parë që shihemi bashkë. Njihemi edhe me lojtarët shqiptare, edhe me futbollistët që vijnë nga jashtë” – thotë Pepnikaj, i cili thotë se veçse të fitojnë turneun, është shumë i rëndësishëm edhe konsolidimi i grupit kuqezi.

Objektivi ynë? – “Të fitojmë, por edhe të konsolidojmë grupin sepse na duhet çdo ndeshje. Ky turne është edhe si test për ne për ndeshjet e Europianit në muajin nëntor dhe duhet të japim maksimumin për të fituar”.

“Synimi im është të luaj me Kombëtaren A dhe të luaj me ekipe në Europë”– thotë Pepnikaj për fshf.org.

Ndeshja e parë e kuqezinjve në këtë turne është ajo përballë Moldavisë që do të luhet ditën e nesërme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në ora 17:00. Ndërsa po nesër, në ora 11:00, do të zhvillohet edhe ndeshja e parë e këtij turneu mes Ishujve Faroe – Azerbajxhan.

Sakaq, sfidat e dyta të turneut zhvillohet më 4 maj, me Moldavinë që do të përballet me Ishujt Faroe në ora 11:00, ndërsa Shqipëri – Azerbajxhan është programuar të zhvillohet në orën 17:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 7 maj. Azerbajxhani do të luajë kundër Moldavisë në ora 11:00, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ishujve Faroe në ora 19:00.

Befasuan Kosovën, flet kapiteni i Andorrës: I ndalëm me mentalitetin tonë të fortë
Andorra befasoi opinionin sportiv me rezultatin e arritur në “Fadil Vokrri” pak ditë më parë. Kombëtarja europiane ndali në një barazim 1-1 Kosovën, duke shënuar kështu një sukses mjaft të madh, të cilin e festuan gjatë pas përfundimit të ndeshjes. Kapiteni i Andorrës, Marc Valesi, ka folur për gazetën “Blic”, ku ka shprehur mendimin e tij mbi përballjen me Kosovën.

“Ne jemi vërtetë të lumtur për këtë. Për ne është gjithmonë e vështirë të marrim pikë kundër një Kombëtareje të fortë si Kosova. Bëmë një lojë të shkëlqyer dhe morëm një pikë të merituar. Nuk ishte e lehtë t’i ndalonim ata (Muriqin, Zhegrovën dhe Rashicën), por me mentalitetin tonë të fortë dhe etikën e punës brenda skuarës ne morëm një rezultat të mirë“, ka deklaruar Marc Valesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Mërgim Berisha debuton me fanellën e Gjermanisë, shijon fitoren e parë me “pancerat“
Mërgim Berisha ka debutuar sot me fanellën e Gjermanisë. Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushë në minutën e 75, duke mbyllur një herë e mirë çështjen se cilën Kombëtare do të përfaqësojë.

Lojtari i Augsburgut ka shijuar fitoren e tij të parë me “pancerat“, teksa Gjermania ka mposhtur Perunë në një takim miqësor. Ndeshja është vendosur nga Fyllkrugu, i cili është autori i dy golave të shënuar në minutat 12 dhe 33./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

E bujshme/ Sirena nga Serie A bien për Lionel Mesin, kampioni i botës mund të bëhet shok skuadre me… Asllanin
E ardhmja e Lionel Mesit te PSG-ja është vendosur në pikëpyetje. Ylli argjentinas ka ngjallur pakënaqësi në radhët e tifozëve, të cilët e shohin si fajtor për eliminimin nga Liga e Kampionëve. Sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në mediat europiane, për 7 herë fituesin e Topit të Artë kanë nisur të bien sirena nga Serie A.

Interi duket se po shqyrton mundësinë për të sjellë në Milano një nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit. Romelu Lukaku do të largohet në verën e ardhshme dhe Mesi shihet si personi ideal për të udhëhequr repartin e sulmit së bashku me Lautaro Martinezin. Transferimi i Lionel Mesit në radhët e Interit do të ishte një lajm mjaft i mirë edhe për Kristjan Asllanin, i cili do të kishte mundësinë të luante përkrahë një legjende të futbollit botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

“Debatuam për bonusin, nuk flisnim me njëri-tjetrin“! Portieri tregon skandalin te Polonia, Santosi vendos për heshtje shtypi
Situata në Kombëtaren polake nuk është mjaftueshëm e qetë. Shkak është bërë një intervistë e portierit Skorupski. Ky i fundit ka treguar prapaskenat që ndodhën me Kombëtaren bardhekuqe gjatë Kupës së Botës Katar 2022. Portieri i Bolonjës ka zbuluar se bonusi i premtuar nga kryeministri ka qenë një çështje debati mes tyre. Skorupski ka thënë për “Przegladem Sportowym” se gjatë fazës së grupeve në Botëror kanë pasur debate dhe madje nuk kanë folur me lojtarë të caktuar.

“Ne kaluam grupin dhe në vend që të gëzoheshim, befas filluam të grindemi për këtë bonus. Ju keni kaq shumë, të tjerët aq shumë. Por ne u grindëm aq shumë sa nuk folëm me lojtarë të caktuar. Dhe një ditë më parë kënduam së bashku”, ka treguar Lukas Skorupski.

Kjo intervistë ka prishur qetësinë në Poloni, duke detyruar trajnerin Santos të vendosë për heshtje shtypi në prag të sfidës ndaj Republikës Çeke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

“Talentet dalin gjithmonë në Ballkan”, flet trajneri i Bylisit: Fakt, shqiptarët dhe serbët janë talent për këtë sport
Naxhi Shensoi ishte pjesë e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” përmes një lidhjeje paralele. Trajneri i Bylisit ka shpjeguar ecurinë e ekipit deri më tani, si dhe është shprehur se Ballkani është një fabrikë talentesh. Sipas tij, shqiptarët, serbët, apo bullgarët kanë dhunti të lindua në këtë sport.

“Prej 9 ndeshjesh fitova 11 pikë, por e mora Bylisin në xhiron e 18. Që do të thotë, 17 ndeshje para meje, 17 pikë. Kjo është mesatarja, çdo ndeshje nga një pikë. Unë kam vetëm dy pikë (më shumë), por kjo nuk mjafton. Sekreti i trajnerit të mirë fshihet në komunikim. Vetëm komunikimi i shkëlqyeshëm e bën trajnerin të dallohet nga të tjerët.

Kualitetet dhe talentet gjithmonë dalin në Ballkan. Ky është një fakt, sepse gjenetikisht shqiptarët, serbët, bullgarët, maqedonasit janë talent për këtë sport. Gjithmonë më thërrasin skuadrat e volga që lu.ftonin për mbijetesë. Në Maqedoni isha te Pellisteri dhe fitova Kupën. Por dy herë arrita me skuadra të volga, si Bylisi, për herë të parë të luaja një finale të Kupës. Jam bërë mjeshtër për të drejtuar skuadra të vogla”, ka thënë Naxhi-Shensoi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

VIDEO/ Çfarë skene në Paris! Ndodh ajo që nuk ishim mësuar, Neymar dhe Mesi shkojnë për t’i dhënë shpjegime tifozëve pas humbjes
PSG luajti 70 minuta jashtëzakonisht të këqija të ndeshjes me Bayern Munchen në humbjen 0-1. Yjet e kësaj skuadrën nuk e panë njëri-tjetrin në fushë dhe skuadra punoi vetëm me hyrjen e Kylian Mbappe.

Lionel Messi dhe Neymar ishin të padukshëm deri në atë moment. Ata nuk bënë absolutisht asgjë në fushë dhe mbrojtësit e klubit bavarez i mbajtën lehtësisht. Një tjetër lojë e dobët nga kjo dyshe padyshim që mund të shqetësojë tifozët e PSG-së të cilët sonte më në fund patën rastin të marrin shpjegime prej tyre.

Dihet se braziliani dhe argjentinasi janë nga të paktët që nuk shkojnë te tifozët pas një humbje. Kjo ndryshoi sonte dhe u pa qartësisht fytyra e lojtarëve kur bisedimi mbaroi, pasi nuk ishin aspak të lumtur dhe nuk ishin mësuar me situata të tilla. /Sport Ekspres/

? [@M30Xtra] pic.twitter.com/M6cFflKFWF

— XTRA VID ? (@MessiVid10) February 14, 2023