Personazh

“I kërkoj falje njerëzve, nuk e kisha ndjerë veten time më poshtë”, ikona Fortuzi tregon se si kumari e largoi nga Shqipëria
Pas 9 viteve në emigrim, Indrit Fortuzi është tkhyer në Shqipëri. Ikona e klubit Tirana ka dhënë një intervistë për emisionin “Exclusive” të Endi Tufës, ku ka rrëfyer kundërshtarin e tij më të madh në jetë… bixhozin. Ish-lojtari i njohur kryeqytetas pranoi se largimi në vitin 2015 ishte për shkak të varësisë së tij nga kumari, të cilën duket se e ka lënë mënjanë së fundmi.

“Shikoj pas 9 vitesh një Tiranë të ndryshuar, një Tiranë të zhurmshme. Qëllimi i kësaj interviste është se do të doja të kërkoja falje njerëzve që mund t’i kem sjellë shqetësime. Si çdo njeri, kam pasur edhe unë momentin tim të keq, mbase mënyra se si unë u largova mund të ishte më e amortizuar. Megjithatë gjithçka mbaroi, njerëzit edhe rrëzohen, por edhe ngrihen. Tirana aq sa e madhe është bërë më duket edhe e zvogëluar, njëkohësisht.

Unë pata një moment të vështirë, në një presion në një ankth, bëra një largim jo të menduar, ishte i momentit. Por çdo gjë që u bë u ishte si rrjedhojë e një vesi që kisha. Largimin e bëra duke e parë në dy gjëra, e para duhet t’u largoja nga ajo gjë dhe e dyta të ruaja edhe familjen time. Gjera që besoj se i arrita edhe pse pata koston time, edhe për imazhin. Megjithatë këto janë pjesë të jetës që njeriu ka uljen dhe ngritjet e veta. Një gjë tjetër që doja të sqaroja është se unë asnjëherë nuk kam pasur media sociale dhe ka pasur shumë njerëz të cilët kanë hapur profile në emrin tim, kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë sharë, por unë dua t’i sqarojë të gjithë që unë skam pasur asnjëherë, ka qenë një pirateri që është nga dikush apo nga njerëz të ndryshëm. S’ka qenë asnjëherë pjesë e imja ajo gjë dhe ndonjëri nëse i kam sjell ndonjëherë shqetësim thjesht doja ta sqaroja që nuk kam qenë unë. Përkundrazi njerëz që janë prekur në fakt kanë qenë miqtë e mi.

Nuk doja të them që kisha presion nga dikush, por ishte një moment që unë nuk e kisha ndjerë veten më poshtë se atëherë, një lloj ankthi, një lloj humbje besimi. Gjërat vështirësoheshin dita ditës dhe mund të përkeqësoheshin edhe më shumë. Largimi im nuk ishte thjesht për të mos u kthyer apo për të mos u përgjigjur, por pash një lum sharjesh ofendimesh dhe mendova më mirë se do të jem me kokën mbrapa, do kthehem. Mbase ishte vendimi i gabuar mund të amortizuar por në ato momente mendon më mirë të largohem, mos të kem atë lloj presioni, mundohet të largohet nga vesi, mundohet të shpëtojë familjen. Pastaj janë hapat e tjerë, që mund të kthehesh një ditë, për momentin ky ishte mendimi, mbase mund të ishte i gabuar dhe mendoj që mund të ishte gabim sepse duhej të amortizohej, por në ato momente njeriu nuk e ka të thjeshtë për të menduar.

Është folur shumë, kam dëgjuar edhe nga njerëz që unë i konsideroja miq, megjithatë nuk i gjykoj njerëzit, të them të drejtën dhe nuk dua të mbaj mëri., sepse…më shumë fajësoj veten time. Reagimi i njerëzve ka qenë pjesa ime e fajit, nuk mund të flasim për pasojën kur shkaku është diçka tjetër dhe i kam lënë mbrapa. Shyqyr Zotit, me ndihmën e familjes time dhe një shokut tim të ngushtë që dua ta përshëndes, Dritan Gjinali që më ka ndihmuar në ato momente shumë të vështira, kalova dhe shpresoj që çdo gjë të rikuperohet”, ka deklaruar Indrit Fortuzi./Halit Delibashi-Ssport Ekspres/

Intervista/ “Blerja e re në shtëpinë e futbollit”, flet prezantuesja shqiptare: Më mirë mos më shihni si bëhem për Gjermaninë
Nga Klaudio Ndreca

Me apo pa? Futboll apo “censurim” edhe për orët e vona të transmetimit? Kur bëhet fjalë për prezantimin në Shqipëri dallojmë qartë dëshirën dhe maninë për të kopjuar “modelin italian” mediatik. E me zakonin tonë për t’i “shqiptarizuar” edhe më shumë këto modele, shpeshherë humbasim konceptin e qëllimin që ka një emision në vetvete falë veshjeve që na paraqiten nga prezantueset. A është i përqendruar më shikuesi që të dëgjojë informacione të vlefshme mbi futbollin apo është i përhumbur vetëm për të vështruar, duke mos e pasur aspak vëmendjen mbi përmbajtjen? Një tjetër pyetje që ngre dilema të forta.

Gjithsesi, kjo temë mund të diskutohet në një tjetër shkrim. Këtë herë “Sport Ekspres” ka zgjedhur që të intervistojë prezantuesen e emisionit “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, Dorisa Kecani. E ndodhur përkrahë Altin Sulçes që futet tek emrat e vjetër në gazetarinë shqiptare, Dorisa është etiketuar si “blerja e re” e këtij emisioni.

Një afrim që dëshmon diferencën në tregun mediatik sportiv shqiptar në pamje të parë. Veshjet e saj nuk janë kurrsesi të ekzagjeruara, por gjithmonë me finesën dhe elegancën e duhur. Ëmbëlsia që e karakterizon në fytyrë vjen si një “pijë e ftohtë” në studion e ndezur nga temperatura e larta dhe diskutimet e nxehta të Europianit. Këtë verë shtëpitë e plazhit duhet të presin deri në momentin që të lirohen ato të futbollit. Duke ditur më së miri faktin se ka ende për t’u përmirësuar me vazhdimësinë, Dorisa flet për gjithçka sa i përket moderimit të emisionit. Tifoze e cilës skuadër? Gjermanisë! Më mirë mos ta shihni sesi e përjeton.

Dorisa, jemi në kohën e temperaturave të larta dhe Europianit. A është kjo vera më e bukur që po kalon? Pra jo në shtëpinë e plazhit, por në atë të futbollit…

Kjo është një periudhë shumë e bukur për mua. Një sfidë më vete, por sfidë që më ka rritur profesionalisht. Është e vërtetë që nuk jam në shtëpitë e plazhit apo në freskinë e detit, por jam në shtëpinë e madhe “RTV Ora” dhe në adrenalinën e futbollit.

Prezantimi i Sport Magazine përkrah Altin Sulçes. Sa vështirësi, kënaqësi dhe sa e ke dëshiruar ngjitjen në një prej emisioneve sportive më të ndjekura në vend?

Prezantimi i një ndër emisioneve më të rëndësishme dhe më të ndjekura për futbollin në vend, siç është “Sport Magazine”, patjetër që ka përgjegjësi dhe vështirësitë e veta. E sidomos në këtë kohë kur ky Europian po zhvillohet ndryshe nga e zakonshmja. Pra duhet të përmendim faktin se është i shpërndarë në 11 shtete të ndryshme në praninë e tifozëve Është një lajm goxha i mirë për të gjithë ne pas një pandemie të pazakontë që kaloi e gjithë bota. Kjo na la të kuptojmë edhe mesazhin e bukur se po i kthehemi normalitetit. Më përmendët edhe Altin Sulçen, më duhet të them se jam shumë me fat që në moderimin tim të parë të jem pranë Sulçes. Është filozof i sportit dhe kush më mirë se ai mund të më informonte për sportin, duke nisur që nga themeli.

Si ndihesh në një studio që përfshihet nga aq shumë analistë të futbollit? Cilat kanë qenë mendimet e para që të kanë përfshirë kur dëgjoje mbi zbërthimin e analizave taktike dhe sa është përmirësimi i informacioneve mbi futbollin tani?

Ndihem e privilegjuar sigurisht. Dita-ditës po mësoj terma të rinj. Jam gjithmonë shumë e përqendruar në analizat që bëhen dhe i dëgjoj me shumë kureshtje e kënaqësi. Normalisht që përmirësimi po vjen gradualisht, çdo ditë e më mirë.

Ajo që dallojmë në daljet e tua është gjithashtu fakti se nuk zgjedh veshje të ekzagjeruara për eksopozim të tepërt, por finesën që ka gjithmonë bukurinë e veçantë. A është edhe kjo një pikë për të bërë diferencën e tregut?

Është një pikë që bën diferencën, por jo domosdo është primare. Kjo pjesë lidhet me përgjegjësinë që kam ndaj punës, përmbajtjes dhe performancës. Sigurisht që këtu duhet të falënderoj edhe për drejtoreshën e imazhit, Elda Shabanin, që është kujdesur deri në detaje për daljet e mia televizive.

Pamja e jashtme dhe ëmbëlsia në fytyrë. Ka qenë më tepër përparësi për ty apo ka dhënë efektin e kundërt të paragjykimit se një femër e bukur nuk di kurrsesi të mendoj gjatë?

Faleminderit! Por arma ime më e fortë nuk është pamja e jashtme. Është një plus, por arma më e fortë që kam është ambicia dhe durimi për të ecur përpara. Jam këtu pasi kam punuar shumë dhe e doja këtë punë.

Si do ta përshkruaje botën e televizionit në këto vite që je pjesë e tij? Është ai rrugëtimi që ke menduar në një moshë më të vogël?

Kjo është një botë sa e vështirë, aq edhe e bukur. Po në fakt e kam ëndërruar që e vogël dhe them se po ja dal dalëngadalë ta dërgoj deri në fund. Jam 19-vjeçe dhe kam ende shumë për të punuar. (qesh)

Cila është dëshira më e madhe e Dorisës pasi shkallët e suksesit po ngjiten dalëngadalë?

Hmm, kam shumë dëshira, nuk di se kë të veçoj edhe unë tani. Por them me bindje që do të punojë shumë për t’i realizuar.

E për ta mbyllur këtë intervistë, cilën Kombëtare mbështet në Europian dhe sa shumë e përjeton ndeshjen e ekipit të zemrës?

Jam tifozë e zjarrtë e Gjermanisë. Më mirë të mos më shikoni si bëj kur luan, përfshihem më shumë seç duhet. (qesh) /Sport Ekspres/

Largohet pa pengje dhe mes shkëlqimit, Armando Sadiku i jep dorën Malagës: Që ditën e parë…
Armando Sadiku njofton në rrjetin social Instagram, që do të largohet nga ekipi i Malagës. Lojtari u shpreh se është mjaft i lumtur për periudhën që kaloi tek ekipi spanjoll, pikërisht aty ku do të gjente veten pas muajve të vështirë që kaloi në karrierën personale. Por njëkohësisht duke i dhënë një dorë kësaj skuadre me golat e realizuar për ta shpëtuar nga rënia e sigurtë në ligën e tretë spanjolle. Koha e huazimit përfundoi dhe tashmë Sadiku kthehet përkohësisht tek Levante, deri në vendosjen përfundimtare të të ardhmes së tij. Ndërkohë sulmuesi shqiptar nuk ngurroi të falënderonte të gjithë stafin e klubit, tifozët dhe bashkëlojtarët për mbështetjen e madhe që i kanë ofruar që në momentin e parë të mbërritjes në këtë klub.

“Dje mbaruam një sezon të vështirë por të bukur. Ne përmbushëm objektivin përfundimtar dhe vuajtëm për ta arritur atë. Malaga do të vazhdojë edhe një vit në Segunda Division, për tu rikthyer në vendin që meriton ky klub, në La Liga. Dua të falënderoj tifozët tanë që gjithmonë na brohorisnin dhe ndihmuan ekipin të arrinte shpëtimin. Që ditën e parë që shkova në “La Rosaleda” ndjeva diçka të veçantë. Falënderoj gjithashtu shokët e mi të skuadrës, të cilët më kanë ndihmuar të shënoj 13 gola dhe të ndihem i lumtur që luajta përsëri futboll pas muajve të vështirë që kisha kaluar. Falënderoj të gjithë njerëzit në klub që më kanë mbështetur gjithmonë që ditën e parë që kam mbërritur. Tani është koha për të pushuar dhe për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm. # Le të shkojmë Malaga”,- shkruan Sadiku./Elio Hajdari- Sport Ekspres/

“Paratë e lirimit e tij erdhën nga Barcelona”/ Ronaldinho i dhuroi golin e parë në karrierë, Messi i kthen pasimin
“Goli i parë kundër Albcete dhe atë pasim nga Ronaldinho nuk do ta harroj kurrë”– ka qenë një nga delaratat më emocionuese të Leo Messit. Ylli i Barcelonës nuk e ndan nga memorja momentin të cilin ëndërronte çdo mbrëmje. Të shënonte golin e parë me fanellën e katalanasve. Dhe kjo ëndërr u realizua mjaft shpejt fal edhe një pasimi të Dinhos. E ky pasim i ka ardhur mbrapsht veteranit të futbollit magjik, atij futbolli që na dashuroi të gjithëve.

“Paratë për lirimin e Ronaldinhos, erdhën nga një llogari në Barcelonë. Nuk ka një emër dërguesi dhe as që mendohet të jenë paratë e tij pasi gjendja e tij ekonomike është e zeruar”– kështu shkruan media “TNT Sport” në një nga artikujt e saj të fundit. Gjykata e Paraguaj vendosi lirmin nga burgu të Ronaldinhos dhe të vëllait në momenti kur në Drejtorinë e Burgjeve vendase erdhi një shumë garancie prej afro 1.5 milion euro. Një shumë e majme që i ofroi lirinë nga qelia magjistarit të topit si dhe kryerjen e arrestit të shtëpisë në një nga hotelet luksoze të Paraguaj.

Duket si një përrallë e bukur apo jo?! Miku që dikur ti i zgjate dorën për ta ngritur në këmbë sot të kthen reston duke mos lejuar që tit ë biesh. Megjithëse asgjë nuk është zyrtare, “fajtori” i lirimit të Ronaldinhos është Leo Messi. Më herët vet argjentinasi kishte deklaruar se do të vinte në dispozicion të mikut të tij një grup avokatësh, ndërsa sot legjenda braziliane është në liri pas një përjetimi dramatic në jetën e tij./Sport Ekspres/

Fitoi dhe humbi gjithçka në jetë/ Rrëfimi emocional i Tyson: “Të jetosh kërkon guxim, unë po pres vdekjen”
Dikur ishte epoka e tij. Ringu njihte vetëm një emër, Mike Tyson. Vetëm 20 vjeç dhe Mike bëhet kampioni i ri i boksit për peshat e rënda. Ai ishte gjithashtu i pari i peshave të rënda që mbajti rripat WBA, WBC dhe IBF dhe më vonë u bë kampioni linear. Ç’mund të thuash më tepër për një sportist si Tyson i cili mahniste publikun sa herë që në duar vishte dorezat e luftimit. Në pak kohë paraja, fama dhe vëmendja ishte e orientuar drejt tij.

Por gjithçka ndryshoi brenda një kohe 5 vjeçare. Në vitin 1990 Tyson mposhtet nga James Buster Douglas me një knock-out që nuk u përjetua mirë nga Mike në atë kohë. Në shkurt 1992 boksieri amerikan u dënua për përdhunim dhe u burgos për dy vite. Në 1995 Tyson do të rimarrte titullin e botës, por nuk ishte kurrë i njëjtë si më parë. Në një intervistë për Sportsman, Tyson ka ndarë një rrëfim emocional për jetën e tij dhe gjithçka që ka përjetuar gjatë karrierës së tij.

“Nga përvoja ime, nga ajo që besoj, sa më shumë të di për mosekzitencën, aq më i gatshëm jam të vdes. Po, e pres me padurim, nuk kam frikë prej saj. Për mua të jetosh mund të jetë më e ndërlikuar sesa të vdesësh, sepse të jetuarit kërkon shumë guxim. Pa kurajon nuk mund të përballosh të jetuarin. Të jetosh është një udhëtim; të jetosh është një luftë. Njerëzit kanë gjithçka dhe ata ende nuk mund ta bëjnë këtë, ata luftojnë. Ne e konsiderojmë veten shumë seriozisht; ne mendojmë se jemi dikush.

Ne nuk jemi asgjë! Ne vijmë nga m*t; ne mendojmë se jemi të veçantë por fama është një m*t. Zbuloni se nuk jeni special. Ju jeni i aftë të shkoni në burg, jeni i aftë të vdisni, jeni të aftë të keqtrajtoheni. Unë me të vërtetë nuk pres që gjëra të këqija të më ndodhin më mua, por kur ato më ndodhin mua, unë e kuptoj atë dhe unë jam në gjendje t’i trajtoj ato. Unë kam trajtuar gjëra të këqija më parë, kjo ka qenë jeta ime. Unë nuk udhëtoj për gjëra të këqija, e di se ndodh. Kur të ndodhin gjëra të këqija, unë ende do të përpiqem të bëj diçka. Nuk do dekurajohem”- ka mbyllur rrëfimin e tij legjenda e boksit./Sport Ekspres/

(VIDEO) Tërheq kamionin me dhëmbë dhe ndal golf 2-sh me shpatull, njihuni me Hulkun e Kosovës
Shkelzen Sylaj nuk është aspak një njeri normal. Djaloshi nga Kosova njihet për forcën e tij të lartë fizike dhe ushtrimin e aktiviteteve të rrezikshme. Shkelzenin nuk e sheh thjesht duke ngritur pasha për masën muskulare. Ai teston veten në një tjetër nivel. Tërheq një kampion 6.5 ton me dhëmbë dhe ndalon një golf 2-sh me anë të shpatullës.

Në një intervistë së fundmi për Klan Kosova, Shkëlzeni tregon rrezikun e këtij sporti ekstrem. Ai thotë se në Europë dhe më gjerë ka mjaft kolegë të tij që ushtrojnë këtë sport i cili rreziqet i ka prezente gjithmonë. I bindur se një ditë do konkurojë në arenat Europiane, i riu nga Kosova tregon edhe ngacmimet e para me video që kolegëve/kundërshtarëve të vij u dërgon për ta parë./Sport Ekspres/

Histori shprese/ Doktorët i thanë se nuk do të ecte, 25 vjeçari nga Pogradeci sot eshtë boksier
Një histori mjaft frymëzuese dhe shpresëdhënëse është ajo e Ajet Korcës. Një 25 vjeçar nga qyteti i Pogradecit që lindi me problem të theksuara trupore dhe të gjymtyrëve. Doktorët i thanë prindërve se Ajeti nuk do mund të ecte kurrë, por ai sot ka thyer çdo parashikim mjekësor dhe shkencor.

Ajeti ecënm bget biçikletënm bën çdo ditë stërvitje me një trajnues boksi si dhe është martuar. Padyshim një nga historitë më të bukura që kemi dëgjuar. Në një intervistë për Top Channel, 25 vjeçari tregon gjithë vitet e jetës dhe dëshirën për të jetuar.

“Kur unë linda mjekët i komunikuan familjes sime se do mund të ecja kurrë, megjithatë rastësisht babai im mësoi se në Korçë ishte një doktor që mund të më ndihmonte. E takuam dhe nisëm fizioterapinë intensive e në moshën 13 vjeçare hodha hapat e parë. Ishte e mrekullueshme, nuk më besohej. Më pas njoha dy miq të cilët më hapën dyert e palestrës së tyre dhe aty stërvitem çdo ditë. Kam zhvilluar edhe ndeshje boksi. Unë jam i martuar me Xhulianën e cila ashtu si unë është nga Mokra, ajo nuk flet por ka ditur të më qëndrojë pranë”- thotë në intervistë Ajeti./Sport Ekspres/

Yjet që lanë futbollin në moshë të re, njihuni me arsyet më të çuditshme
Një numri jo të vogël futbollistësh të talentuar u ndodh që të braktisin futbollin pa kapur të 30-at. Shpeshherë shkak për këtë ndarje të parakohshme nga sporti bëhen dëmtimet, ndërsa në raste më të rralla ndonjë sëmundje e rrallë ose probleme të ndryshme familjar. Megjithatë, historia njeh dhe arsye shumë të çuditshme, si për shembull pesë futbollistët e renditur në  këtë shkrim.

Hitedoshi Nakata –29 vjeç

Hidetoshi Nakata është një ndër legjendat  e futbollit japonez. Mesfushori i talentuar provoi të luante me skuadra të ndryshme në Itali, ku spikati me aftësitë dhe golat e shumtë. Megjithatë, japonezi i befasoi të gjithë kur vendosi të linte futbollin në moshën 29-vjeçare, vendim që do ta arsyetonte kështu: “Futbolli është kthyer i gjithi në biznes, nuk luhet më për të bërë qejf. Do vazhdoj të luaj e futboll e të kënaqem, por asnjëherë më si futbollist profesionist” .

Dejvid Bentli –29 vjeç

Dejvid Bentli ka qenë një ndër lojtarët e shumtë që nuk arriti të shfrytëzonte talentin e madh që zotëronte. Mesfushori anësor u ble nga Totenhem për 15 milionë paundë në vitin 2008, por që prej atij momenti karriera e anglezit mori tatëpjetën. Pas disa vitesh me aktivizime të pakta, Bentli u dorëhoq nga futbolli për shkak se nuk ndihej më i lumtur me jetën si futbollist.

Mario de Kastro – 26 vjeç

Me siguri nuk keni dëgjuar kurrë për këtë emër, por braziliani Mario de Kastro është një ndër legjendat më të mëdha të klubit të Atletiko Mineiros. Statistikat e de Kastros janë shtangëse. Në 100 ndeshje si futbollist profesionist ai shënoi 195 gola. Golashënuesi la futbollin në moshën 26-vjeçare. Një ndeshje  ku mbeti i vdekur një tifoz rezultoi traumatike për sulmuesin, i cili  pasi la karrierën si futbollist ushtroi profesionin e mjekut.

Peter Noulis – 24 vjeç

Peter Noulis ishte një ndër sulmuesit më premtues të futbollit anglez në vitet 60. Megjithatë, jeta i ndryshoi krejtësisht kur pranoi në shtëpinë e tij dy dëshmitarë të Jehovait. Me kalimin e kohës sulmuesi i Ulverhemtpon filloi të distancohej nga futbollit për t’iu përkushtuar praktikave fetare. Derisa në vitin 1969 braktisi skuadrën në mënyrë të papritur pas një ndeshjeje. Te Ulvërhempton e mbajtën nën kontratë për 12 vite radhazi me shpresë se Noulis do ndryshonte mendje, por kjo nuk ndodhi dhe klubi ndërpreu bashkëpunimin në vitin 1982. Pas jetës si futbollist Noulis punoi si shpërndarë qumështi, magazinier dhe pastrues dritaresh. I pyetur vite më vonë mbi këtë dorëheqje të parakohshme, Noulis u shpreh se nuk kishte asnjë pendesë.

Karlos Roa – 29 vjeç (përkohësisht)

Kjo histori s’mund të lihet pa u përmendur. Imagjinoni sikur të jeni të sigurt se fundi i botës është pranë, atëherë futbolli është gjëja e fundit që ju shkon në mendje. I tillë është rasti i portierit argjentinas Karlos Roa. “Gardiani” amerikano-jugor ishte pjesë e një sekti të krishterë që besonin se në vitin 2000 bota do të merrte fund. Vetëm një vit pasi eliminoi Anglinë nga Botërori i vitit 1998, Roa la futbollin për t’iu përkushtuar aktiviteteve fetare. Megjithatë, viti 2000 kaloi pa trazira dhe Roa iu rikthye futbollit me skuadrën e Majorkës, por kurrë më në formën e mëparshme duke qëndruar në stol çka solli që të mos rikthehej më kurrë ne grumbullimet e kombëtares së Argjentinës. Një tjetër detaj interesant i karrierës së Roas është se për disa vite ai refuzonte të luante ndeshje ditën e diel për shkak se puna në këtë ditë binte ndesh me bindjet e tij fetare.

Shkrimi origjinal nga “The Guardian Football, The Knowledge Series”,

përktheu e përshtati në shqip Florian Alla

Historia | Bajerni e bleu si pasardhësin e Riberisë, tani luan në kategorinë e nëntë
Pakkush mund ta kujtojë, kur afro shtatë vjet më parë, te Bajerni i Myniut mburreshin se kishin blerë një super-talent të së ardhmes. Plot 2 milionë euro të paguara për një lojtar që ishte vetëm 18-vjeçar. Ai quhej Dejl Xhenings.

Në vitin 2011, në shtëpinë e futbollistit të ri trokiti Dietmar Haman. Xhenings e kujton shumë mirë atë ditë. Haman e kiste lavdëruar shumë djaloshin e Tranmere Rovers te drejtori sportiv i gjigandëve bavarezë, Kristian Nerlinger, i cili në atë periudhë ishte në kërkim të një alternative për Frank Riberi.

Për të fituar garën me klubet angleze, bavarezët investuan 2 milionë euro, me shpresën se kishin siguruar një xhevahir për të ardhmen. Por, asgjë nuk shkoi ashtu si duhej dhe ëndrra e adoleshentit u kthye në një makth, që i ka lënë shije të hidhur për gjithë jetën.

Xhenings nuk arriti të përshtatej në Gjermani, e kishte të pamundur të mësonte gjuhën dhe mbi të gjitha nuk dinte të gatuante asgjë. Në shtëpi konsumonte vetëm ushqime gjysmë të gatshme dhe kjo bëri që largësia nga shtëpia të ndihej. Prej situatës së krijuar, djaloshi e ndërpreu kontratën me Bajernin në vitin 2013, pa luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë.

Tashmë, pas pesë vitesh të kaluara mes vuajtjeve, dhimbjeve për atë çfarë mund të kishte qenë, por edhe angazhimeve familjare, djaloshi që u ble si pasardhësi Riberi nga gjermanët, vendosi të rinisë karrierën në ekipin amator të Rankorn Taun, i cili militon në kategorinë e nëntë. Vetëm 25-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve, Xhenings u përball me vështirësi ekonomike dhe nevojën për të punuar për të mbajtur familjen.

Djaloshi që dikur merrte leksione futbolli nga një legjendë dhe fitues i Kupës së Botës si Filip Lahm, nuk e kishte shkelmuar topin në tre vitet e fundit. Pasi kishte hipur në çatinë e botës, ai kaloi disa eksperienca të këqija te Barnsli dhe MK Dons. Tashmë, te Rankorn Taun ka gjetur një klub modest, por simpatik dhe një trajner që është gati ta ndihmojë, për të rinisur karrierën profesionale në futboll.

VIDEO: Takim kampionësh, Ronaldo dhe Hamilton “çmendin” Monte Carlon
Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, ka qenë sot i pranishëm në Monte Carlo, aty ku është fotografuar në praninë e kampionit të botës në Formula 1, Luis Hamilton. Të dy personazhet janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe para garës së kësaj fundjave, Ronaldos i është bërë një tur në pit-stopin e skuderisë Mercedes Benz.

Si Hamilton, ashtu dhe Ronaldo, nuk ngurruan të bënin foto dhe të jepnin autografë për fansat e tyre, që ishin të shumtë në numër. Mësohet gjithashtu se Ronaldo dhe djali i tij, Ronaldo Zhunior, do të jenë të pranishëm në tribunë për garën e Monte Carlos, por do të kenë akses edhe në pit-stopin e Mercedez Benz gjatë cirkuitit.

Ronaldo and Hamilton! ?

The #MonacoGP – where the stars come out to play…

Cristiano Ronaldo paid a visit to Lewis Hamilton’s Mercedes garage at the #MonacoGP, and his son got into his W10 car!

Live blog: https://t.co/dsFCYRqRzo

Watch live on #SkyF1: https://t.co/BFwOUmJQSn pic.twitter.com/szoQqB1Ckz

— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) May 23, 2019

“Nderi i Mundjes Shqiptare”, vlerësime për kampionin Sinan Trimi
Sinan Trimi është një nga mundësit më të njohur në Shqipëri, me një karrierë shumë të pasur dhe me shumë çmime te fituara. I marrë me sportin e mundjes që në moshë të re, Trimi ka qenë gjithmonë në vendet e para në të gjitha evenimentet dhe turnetë ku ka marrë pjesë. Një ndër arritjet më të mëdha, është padyshim fitimi i turnet të zhvilluar në Greqi në vitin 1992, turne ky Trimi tregoi të gjitha aftësitë e tij dhe i shkoi deri në fund, duke u shpallur triumfator.

Nga viti 1983, deri në vitin 2000, kampioni i Shqipërisë është marrë me sportin e mundjes, periudhë ku dhe arritjet e çmimet kanë qenë të shumta. Para katër vitesh (2015), Trimi zgjodhi të mos ndahej përfundimisht nga sporti i mundjes, duke vazhduar karrierën e tij si trajner. Prej katër vitesh, sportistët e tij kanë qenë ndër më të mirët në rag kombëtar, duke u renditur tre herë të parët (të rinjtë). Trimi trajnon disa grup-mosha (Të rriturit – në vend të dytë në Shqipëri) dhe para të rinjtë dhe pionerët, që janë dhe ekipe kampione në Shqipëri.

Emri – Sinan Trimi

Mosha – 51 vjeç

Arritjet – 16 herë Kampion Shqipërie (1984-1999)

1 herë Kampion Europe (Greqi, 1992)

Nderi i Mundjes Shqiptare (2019)

VIDEO: Vetëm 0.4 sekonda, 18-vjeçari shumë pranë rekordit të Bolt
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, vendosi rekordin absolut për 100 metra në vitin 2009, kur e ndali kronometrin në vetëm 9.58 sekonda. Sprintieri xhamajkan ka provuar dhe herë të tjera të përmirësojë këtë rekord, por duket i pathyeshëm jo vetëm nga ai, por nga asnjë sprintier tjetër.

Por sot, një 18-vjeçar nga Amerika, ka qenë shumë pranë këtij rekordi. Djaloshi quhet Mathju Bolling dhe gjatë një gare me grupmoshën e tij, e ka ndalur kronometrin në 9.98 sekonda, vetëm 0.4 sekonda më shumë se Bolt. Vetë sprintieri amerikan tha se nuk e kishte menduar asnjëherë një rekord të tillë dhe tani është më i motivuar se kurrë edhe të thyejë rekordin e xhamajkanit Bolt në të ardhmen.

Në ndjekje të një ëndrre, historia e një trajneri vlonjat në Lion
Shqiptarët i gjen kudo nëpër botë, edhe aty ku nuk ta pret mendja, duke bërë profesione nga më të ndryshmet, ndaj vështirë se mund të hasësh ndonjë histori që të habit, duke qenë se kemi parë gjithçka pas ardhjes së demokracisë.

Megjithatë, një trajner shqiptar në Francë nuk është diçka e zakonshme, sepse në futbollin francez na njohin vetëm për Lorik Canën apo Edvin Muratin, ndërsa tani po njohin edhe një supertalent si Arbër Zeneli.

Për këtë arsye, biseduam me kuriozitet me një djalosh vlonjat, Asuel Dervishaj, i cili na tregoi rrugëtimin e tij nga Shqipëria për në Francë dhe përfshirjen në botën e futbollit francez, si trajner moshash për momentin.

TRANSFERIMI NË FRANCË – “Erdha në Lion në mars të vitit 2016, pasi kam një pjesë të familjes sime këtu. Viti i parë ishte shumë i vështirë në të gjitha aspektet. Ambient ndryshe, qytet i ri dhe pa shumë të njohur, por të paktën kisha familjen dhe kjo të lehtëson goxha, duke marrë parasysh që shumica e shqiptarëve kalojnë shumë peripeci, edhe për sa i përket strehimit, që për mua nuk ishte shqetësim”.

KONTAKTI I PARË ME FUTBOLLIN FRANCEZ – “Më përpara kam qenë futbollist me moshat në Vlorë, por nuk më shkonte ndërmend të merresha me trajning. Së bashku me vëllain tim, krijuam kontakte me një trajner, i cili punonte për një klub të vogël dhe e pyetëm nëse kërkonin njerëz për t’i ndihmuar në klub, në mënyrë vullnetare, pa pagesë, sepse në fillim na interesonte veç futbolli, pasioni ynë. Ai trajner na prezantoi me presidentin e FC Gerland dhe ai na mori në klub, sepse kishte nevojë për njerëz që ishin të apasionuar pas futbollit”.

FILLIMET – “Në fillim ishte goxha e vështirë, sepse ishte hera e parë që e gjenim veten në një klub dhe përgjegjësia ishte e madhe. Gerland është një ndër lagjet ikonë të Lionit, pikërisht në këtë lagje ka qenë stadiumi i vjetër i Olimpik Lionit të famshëm. Në fillim na besuan ekipin e katërt dhe më të dobëtin në nivel, në U13, me afërsisht 20 fëmijë. Këtu nisi rrugëtimi unë, sepse filluam kurset për trajner moshash”.

ECURIA – “Rezultatet në fund të sezonit i kishin kaluar parashikimet e të gjithëve në klub, sepse fituam 8 ndeshje e humbëm vetëm 4 të tilla, një arritje e konsiderueshme për ekipin më të dobët. Në sezonin 2018-2019 na besuan ekipin e tretë të U13, por gjithashtu na dhanë shansin të stërvitim ekipin e parë U17. Në dhjetor 2018 u zhvillua asambleja e përgjithshme e klubit, për të ndryshuar strukturat dhe për të zgjedhur një president të ri, të aftë të investonte më shumë në klub. Tani kemi një president të ri dhe një projekt që brenda 3 viteve synon ta kthejë klubin në një ndër 3 akademitë më të mira në Lion, sepse këtu ka mbi 20 akademi.

PUNA ME MOSHAT – “Këtë vit trajnojmë 22 fëmijë tek ekipi U13 dhe 22 fëmijë tek U17. Rezultatet kanë qenë fantastike. Me U17 pas 5 vitesh do të ngjitemi një kategori më lart. Sezonin tjetër, në 2019/2020, na është besuar totalisht ekipi U17, shpresojmë ta ngjitim në nivel edhe më të lartë. Kemi shumë punë për të bërë, por me ndryshimet në klub gjërat po përmirësohen nga dita në ditë”.

E ARDHMJA DHE ËNDRRAT – “Si vëllezër, po ndjekim të gjitha kurset e nevojshme për kualifikimet e duhura për një trajner të akademive dhe shpresojmë të arrijmë sa më lart, me vullnet, përkushtim e përulësi, sepse për një shqiptar nuk është asnjëherë e lehtë jashtë kufijve. Ndoshta një ditë, pasi të kemi eksperiencë dhe nivel të mjaftueshëm, mund të kthehemi në Shqipëri, për të dhënë një kontribut sado të vogël për futbollin tonë. Te Flamurtari? Pse jo, është ekipi i zemrës”.

“Kur luaja te Barcelona, faleminderit që më kujton vëlla”, Osmani s’i lë shakatë
Tefik Osmani vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe tregon edhe njëherë tjetër se shakatë janë pjesë e pandarë e tij. Pas ngacmimeve brenda Shqipërisë, Osmani ka “shtegtuar” në Spanjë, duke përdorur një postim te yllit argjentinas, Leo Mesi për të vënë dhe emrin e tij.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Teutës ka postuar një “InstaStory” në Instagramin e tij foton e Lionel Mesit me Serxhio Buskets, duke shkruar: “Faleminderit që më kujton vëlla. Kur luaja te Barcelona”, duke iu referuar mesfushorit Buskets, lojtar që i ngjan shumë Osmanit. Edhe njëherë tjetër, mbrojtësi i Teutës rikthehet në qendër të vëmendjes me kreativitetin e tij…

Postimi i mbrojtësit Osmani

VIDEO | Evra feston Shën Valentinin me panda, Osmani me… gomar
Tefik Osmani dhe francezi Patris Evra janë shumë të ngjashëm… Në fakt, nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, por ajo që bëjnë në rrjetet sociale shkakton shpeshherë të qeshura. Francezi Evra ka me miliona ndjekës dhe shprehja e tij “I Love This Game” është bërë hit, duke u përmendur në të gjithë botën.

Ndërsa Osmani, është një nga futbollistët shqiptarë më aktivë në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Teutës ka qenë sërish protagonist sot, në ditën e Shën Valentinit, pasi është munduar të “kopjojë” francezin Patris Evra.

Ky i fundit publikoi një video në “Twitter”-in e tij zyrtar, ku shihet se po feston ditën e Shën Valentinin me një arush panda. Një njeri me kostumin e pandas, por kjo pak rëndësi ka.

Happy Valentine’s Day everyone! Share the love always but especially today ??? ahahahaha I Loveeeee This Game ?????? #ValentinesDay #ILoveThisGame pic.twitter.com/50jl8PhPE3

— Patrice Evra (@Evra) February 14, 2019

Ndërsa Osmani, është treguar më origjinal. Mbrojtësi ka publikuar një foto në “InstaStory”, një burrë i moshuar me lule në dorë, mbi… gomar. Dhe njëherë tjetër, Osmani tregoi se është një nga futbollistët më gazmorë në Superiore.

Postimi i Tefik Osmanit

Emiliano Sala, djaloshi tragjik që ëndërronte Batistutën
Tashmë ka marrë fund, Emiliano Sala është ndarë nga jeta dhe është kthyer në personazhin e një tragjedie absurde, ku duket sikur heroi i veprës bën gjithçka për të provokuar fatin dhe për të shkuar drejt fundit të tmerrshëm, pa e kuptuar.

Historia e argjentinasit është si një roman, romantik dhe melankolik. Claudio Ranieri e përmblodhi në pak fjalë: “Emiliano nuk është vetëm një sulmues i madh, por edhe një djalë i mirë”. E quanin “vogëlushi i madh”, sepse ishte më i gjati nga të gjithë, që kur ishte i vogël, në San Francisco, qytet në Argjentinë, në krahinën e Cordoba-s, ku u rrit në akademinë e futbollit Proyecto Crecer, që kishte për qëllim të rriste talente për t’i transferuar në Francë, më saktë te Bordeaux.

Në vitin 2010 Sala kaloi në Ligën 1 franceze, ëndrra po realizohej: “Nuk ishte e lehtë të largohesha nga familja dhe miqtë e mi”. Fillimi ishte i vështirë, të shumtë ishin ata që e konsideruan lojtar të dobët dhe Bordeaux hoqi dorë prej tij. Më pas, shumë klube e refuzuan, edhe në Serinë C italiane, ku Sorrento e përkufizoi “tepër të dobët për Lega Pro”. Sala ishte në udhëkryq: të rinisej nga zero, apo të ndahej me futbollin.

Zhgënjimi ishte i madh, por vendosmëria për t’ia dalë mbanë ishte edhe më e madhe, ndaj “vogëlushi i madh” zbriti në divizionin e tretë francez, me Orleans, ku rilindi: 19 gola në 37 ndeshje. Më pas, 18 gola te Niort, në Ligën 2 franceze, ku mori nofkën Salagol, në nderim të idhullit të tij Batistuta. Gjithsesi, Bordeaux nuk e donte më: “Stili i tij i lojës nuk e lejon të jetë i qartë para porte, nuk bën për këtë ekip”.

Kështu, vjen transferimi përfundimtar te Caen, ku që në fillim e nis bujshëm: gol, asist dhe spektakël kundër PSG, në një barazim 1-1. Gjithsesi, karrierën ia ndryshoi Nantes, sepse aty luante rregullisht, shënonte dhe zbavitej. U bë zemra e një skuadre të bukur, me Claudio Ranieri-n në stol, trajnerin që vinte nga titulli historik me Leicester City-n në Angli.

Në sezonin aktual Sala kapi majën, aq sa Sala thoshte për Marca në nëntor: “Miqtë e mi nuk besojnë syve, kur më shohin krah Mbappe në listën e shënuesve më të mirë”. Në 13 ndeshjet e parë në kampionat Sala ishte në majë, krah Mbappe, mbi emra si Neymar, Cavani, Depay. Mesatarja gol/për gjuajtje ishte fenomenale, më e mira në Europë: 14 gjuajtje në portë, 11 gola (i fundit në videon më poshtë).

Last goal for #Sala, RIP ?? pic.twitter.com/EU9ktIZ540

— GoalsTV?? (@goalstv3) February 7, 2019

“Kam vuajtur në aspektin e saktësisë para porte dhe kam punuar shumë për t’u përmirësuar. Më ka ndihmuar shumë edhe trajneri Vahid Halilhodzic, i cili ka qenë sulmues i madh dhe më ka dhënë shumë këshilla. I detyrohem shumë, besimi i tij është thelbësor”. Kështu, Sala u bë njeriu për kopertinë te Nantes, ndërsa 13 gola në 16 ndeshjet e para të sezonit bënë që Cardiff City të shpenzonte shifrën më të madhe në historinë e klubit për ta blerë në janar.

Më 22 janar Sala u nis për në Nantes, për t’u përshëndetur me ish-shokët e ekipit, ndërsa më pas do të nisej sërish për në Cardiff. Nuk ndodhi ashtu. Sala do të mbetet shembulli i një personi që ka besuar gjithmonë, ka punuar dhe nuk u dorëzua kurrë. Një djalosh i mirë, që magjepsi Francën dhe një fluturim i mallkuar i ndali rrugëtimin në Premier League.

R.I.P guerrier ??? #Sala pic.twitter.com/ASFaXopw78

— Juan Julian Ramos ???? (@izii_j) February 7, 2019

80 vite Tomor Gjoka, përvjetori i një prej legjendarëve të Tironës
Sot mbush 80 vjeç Tomor Gjoka, ish-futbollist legjendë e Tiranës, apo Tironës, si preferojnë ta quajnë klubin e zemrës tifozët bardheblu. Babai i trajnerit Ernest Gjoka ka luajtur futboll në një kohë kur paraja nuk bënte ligjin në futboll, kur luhej për pasion dhe dashuri për sportin, kur nuk ekzistonte as frika për trukime dhe njerëzit shkonin me dëshirë në stadium, të bindur se do shihnin një ndeshje të vërtetë futbolli.

Tomori lindi në Tiranë më 30 janar 1938, që tek të rinjtë e Tironës u mësua me trofe, fitoi disa tituj kampionë. Lojtar i shpejtë dhe teknik, mjaft pozicion dhe me një nuhatje të shkëlqyer për gol, çka bëri që në vitin 1959 të bëhej pjesë e Tironës.

Në fakt, për shkak të shërbimit të detyruar ushtarak, Gjoka luajti për Partizanin deri më 1961, por më pas u kthye tek Tirana dhe prej sezonit 1962-1963 u bë lojtar kyç, me 27 gola që e bënë shënuesin më të mirë të kampionatit shqiptar në sezonin 1963-1964, ndërsa më pas golat ishin rutinë. Po ashtu, titujt kampionë, sepse Gjoka ngriti trofeun madhor në vitet 1965, 1966, 1968 dhe 1970.

Nuk pati shansin të luante për kombëtaren, përveç ndonjë takimi me kombëtaren olimpike, sepse lufta e klasave e ndëshkoi, duke i vrarë edhe dëshirën për të vazhduar më gjatë me futbollin. Familje kampionësh, pasi edhe bashkëshortja e Tomorit, shoqja e tij, Afërdita Leskaj, mjeshtre e sportit, ishte një atlete e shkëlqyer e  17 Nëntorit, gjatë viteve 1963-1970. Për sa i përket Ernest Gjokës, historia e tij është e freskët, në zhvillim e sipër, por një titull kampion me Kukësin mjafton për t’u krenuar para të atit.

Vlerësimi i “Partizanit” ’68, Agim Fagu: Meta e flet historinë e Shqipërisë me “shqipe të pastër”
Partizani është shquar ndër vite jo vetëm në futboll. Ekipi i basketbollit për meshkuj, ai i vitit 1968, pat regjistruar një ecuri të mirë në arenën ndërkombëtare dhe për këtë është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Me motivacionin “Për përfaqësimin e shkëlqyer të basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”, kreu i shtetit dekoroi ekipin e basketbollit të meshkujve të Partizanit, konkretisht atë të vitit 1968, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Agim Fagu, një legjendë e basketbollit shqiptar, mori fjalën më pas.

“Zoti President, faleminderit për nderimin e madh që i bëni ‘Partizanit’ edhe basketbollit! Dua t’ju përcjell juve respektin dhe mirënjohjen më të thellë të të gjithë brezave të basketbollistëve të ‘Partizanit’ që për 7 dekada bënë historinë më të bukur të sportit të basketbollit në Shqipëri. Për këtë arsye ata ishin frymëzues dhe edukatorë të brezit të të rinjve shqiptarë, sepse ata i dhanë atij brezi më shumë bukuri, më shumë dashuri, i dhanë më shumë kënaqësi dhe për këtë arsye të rinjtë e asaj kohe i quajtën ata idhujt e tyre.

Duke vlerësuar ekipin e basketbollit, punën dhe kontributin e tyre unë besoj se Ju në këtë rast i dërgoni një mesazh direkt të gjithë atyre që drejtojnë sportin shqiptar, që për mëse 25 vjet lëngon në shpresën e fatit, që nuk duket gjëkundi të afrohet ende. Ju po dekoroni sot përveç ‘Partizanit’ disa nga protagonistët e asaj nate, që unë do ta quaja një nga kulmet e historisë së lavdishme të sportit shqiptar. Ajo natë i bëri shqiptarët më të lumtur, i bëri shqiptarët më të guximshëm, i bëri shqiptarët të besojnë dhe të kenë më shumë besim se ata janë si e gjithë Europa!

Me dashje apo pa dashje ajo natë i detyroi specialistët dhe gazetarët më të shquar të kontinentit të shkruajnë në gazetat më prestigjioze të Europës: Në Shqipëri luhet basketboll modern, luhet basketboll me një “B” të madhe! Zoti President, unë ju falënderoj për një gjë shumë të rëndësishme të sportit shqiptar dhe të historisë së Shqipërisë. Ju e flisni historinë e Shqipërisë me një shqipe të pastër”, – tha ish-kapiteni i “Partizanit” basketboll meshkuj, Agim Fagu.

Presidenti Meta në Korçë, nderim për legjendat e sportit
Para pak ditësh ishte në Vlorë, për të nderuar Flamurtarin e madh të viteve ’80, që bëri histori në kupat e Europës dhe nderoi gjithë Shqipërinë. Sot presidenti i Shqipërisë, zoti Ilir Meta, ka qenë në Korçë, me një mision të ri.

Meta ka takuar dhe nderuar disa nga personalitetet më të mëdha të sportit korçar ndër vite. Teodor Vaso, Dhimitraq Xhambazi, Koço Dinella, Pavlina Evro, Tamara Nikolla e Zamira Koleci u nderuan nga zoti Meta, i cili zgjodhi disa nga legjendat e Korçës në sport, për të dhënë mesazhin se sportistët legjendarë nuk lihen në kujtesë, të paktën nga ai.

“Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e “ajrit” Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe “mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci. Shembulli i tyre është frymëzues për fëmijët e të rinjtë për të arritur rezultate të larta dhe për të qenë të suksesshëm, jo vetëm në sport, por edhe në jetë“, shkruhet në faqen e presidentit të republikës në Facebook, ku janë postuar edhe foto nga ceremonia e bukur në Korçë.

Vjen trofeu i parë, Kristiano Zhunjor në gjurmët e të atit
“Bëmë baba të të ngjaj!”. Një shprehje shqiptare, e cila i shkon më së miri për shtat Kristiano Zhunjor, djalit të yllit të madh të futbollit, Kristiano Ronaldo. Portugezi sapo ka nisur karrierën te Juventusi, por duket se djali i tij do të ndjekë hapat e të atit.

CR7 postoi një fotografi me djalin, Kristiano Zhunjor, me trofeun që vogëlushi ka fituar me ekipin e 9-vjeçarëve të Juventusit. Në trofe shkruhej “Parabens”, që do të thotë “Urime”. Menjëherë pas transferimit të Ronaldos në Torino, djali i yllit bardhezi nuk ka humbur kohë dhe i ka mahnitur të gjithë në akademinë e klubit.

8-vjeçari debutoi me 4 gola të shënuar në muajin shtator te Juventusi, ndërsa tashmë fitoi edhe kupën e parë. Ndërkohë, edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po e shijon aventurën në Itali, duke shënuar 11 gola në 19 ndeshje, ndërsa “Zonja e Vjetër” vazhdon ecurinë perfekte në Serinë A.

Kristiano Ronaldo e mbështeti djalin e tij drejt rrugës për t’u bërë futbollist. Ai tha: “Kristiano Zhunjor është shumë konkurrues. Më ngjan mua kur isha i vogël. Nuk i pëlqen të humbasë. Jam 100 përqind i sigurt se kur të rritet do të bëhet si unë”.

Foden, djaloshi i rritur me “Blue Moon” që Guardiola synon ta kthejë në legjendë
Çdo fëmijë rritet duke pasur ëndrra dhe çdokujt nga ne mund t’i ketë ndodhur shpesh që në fëmijërinë e tij të jetë pyetur se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Në qoftë se sot krahasohet dëshira që kishe në fëmijëri me atë çfarë po bën tani, besoj zor të përputhet.

Gjithsesi, janë disa raste të rralla, kur ëndrrat preken nga ndonjë “shkop magjik” dhe kthehen në realitet. Një rast është shembulli i djaloshit Fil Foden, 18-vjeçari i lindur në Stockport, i cili një ditë më parë rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2024 me ekipin që ëndërronte që i vogël të luante, pikërisht me Mançester Sitin.

Dikur klubi i Sitit nuk kishte emrin dhe fuqinë që zotëron tashmë, por sidoqoftë kishte një mbështetje të gjerë dhe një nga tifozët më të zjarrtë, ishte i vogli Foden, i cili ishte në stadium thuajse gjithmonë për të kënduar himnin e klubit, që quhet “Blue Moon”.

Në moshën 8-vjeçare u bashkua për herë të parë me ekipin e tij të zemrës, teksa u regjistrua në akademinë e “Citizens”. Plot 8 vite më pas, në moshën 16-vjeçare djaloshi nga Stockporti nis të jetojë ëndrrën e tij të fëmijërisë. Ishte 6 dhjetori i vitit 2016, kur Pep Guardiola vendosi ta thërriste për të qenë pjesë e të grumbulluarve për sfidën ndaj Sëlltikut në “UEFA Champions League”.

Ndonëse nuk arriti të aktivizohej për asnjë minutë, Guardiola pas sfidës do të shprehej për Fodenin me këto fjalë: “Është e rrezikshme të thuash gjëra të mira për lojtarët e rinj, pasi ata janë akoma të vegjël dhe kanë nevojë të rriten dhe të mësojnë shumë, shumë gjëra. Por, ne kemi shumë besim dhe duam ta ndihmojmë, sepse besojmë që ky djalë ka potencial edhe pse nuk është i fuqishëm, apo i gjatë.”

Sot, pas dy vitesh Foden, numëron disa ndeshje me “Citizens”, ku vlen për t’u veçuar paraqitja e bërë në Superkupën e Anglisë, ose siç quhet ndryshe “Community Shield”, teksa luajti si titullar, madje asistoi për një nga golat. Golin e parë me fanellën e tij të zemrës e shënoi fundin e shtatorit të këtij viti, në një fitore 0-3 ndaj Oksford.

Një ditë më parë, firmosi kontratën e re, që do ta mbajë në “Etihad” deri në vitin 2024. Siti i kohëve moderne mbase ka vuajtur pak për ndonjë lojtar “alla” Xherrard, Lampard, apo Maldini e Zaneti. Ndoshta Mançester Siti modern e ka gjetur lojtarin që do ta këndojë përjetë “Blue Moon”…

Me gisht të thyer dhe gjuhën e prerë, heroi i futbollit vjen nga Gjermania
Me futbollin që është përqendruar më së shumti te paratë dhe përfitimet ekonomike, shpesh thuhet se në ditët e sotme këtij sporti i mungojnë shembujt për t’u ndjekur. Por, heroi i ditës vjen nga Gjermania, aty ku Andreas Luthe fitoi zemrat e të gjithë opinionit.

Portieri i dytë i Augsburgut ishte gati të mbronte me çdo kusht portën e ekipit të tij. Një ndeshje të cilën nuk kishte ndërmend ta humbiste, pavarësisht problemeve fizike. Ai luajti në takimin e humbur 1-0 në fushën e Bajer Leverkuzen.

Portieri 31-vjeçar, zbriti në fushë edhe pse kishte thyer një gisht. Një vendim, i cili shpjegohet me faktin se Luthe dëshiron të mbetet numri 1 i portës. Por, sikur dëmtimi në gisht të mos mjaftonte, ai pësoi edhe një goditje me gju në fyryrë nga Alario-n: gjatë përplasjes, portieri kafshoi gjuhën dhe një copë e vogël u shkëput.

Çdo futbollist tjetër do të ishte larguar nga fusha, por jo Luthe. Ai vazhdoi të luante, me synimin që të mos i braktiste shokët e ekipit te Augsburgut. “Vazhdoja të pështyja gjak. Mjekët më pyetën nëse doja të vazhdoja lojën. Ashtu bëra!”. Një hero i futbollit modern.

Pas një karriere të kaluar në kategoritë e vogla, ai kërkoi të harronte vuajtjet e dy sezoneve të fundit në Bundesligë, ku ka qenë rezervë. Në këtë sezon erdhi ndryshimi i madh, ku trajneri Baum e aktivizoi titullar kundër Bajernit, me Augsburgun që barazoi 1-1 falë pritjeve të portierit. Prej atij momenti Luthe nuk e humbi më vendin e titullarit dhe nuk ka ndërmend t’a lëshojë lehtë.

Ibrahimoviç “pa frena”: Nuk konkurronte Ronaldo me Mesin për Topin e Artë
Në momentin kur Zlatan Ibrahimoviç vendosë të flasë, e gjithë bota dëgjon. Deklaratat e yllit suedez janë gjithmonë bombastike dhe përherë krijojnë debat.

Këtë herë, sulmuesi i Los Anxheles Galaksi, foli rreth garës për “Topin e Artë”. Trofeu më i rëndësishëm individual, u fitua nga Luka Modriç, me kroatin që theu dominimin 10-vjeçar të dyshes Lionel Mesi-Kristiano Ronaldo. Një duel, i cili dukej se do të zgjaste përjetë.

Sipas Ibrahimoviç, arsyeja e rivalitetit nuk lidhej me yllin portugez. Pas triumfit të Modriç, Zlatan deklaroi: “Tani e kuptuam se cili ishte në garë me Leo Mesin për Topin e Artë: nuk bëhet fjalë për Kristianon, por ishte Florentino”. Akuza të forta dhe të drejtpërdrejta, për presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez.

“Kur ligamenti të bën trajner para kohe”, historia e Iken Drobonikut
Tomori në sezonet e fundit i kanë munguar rezultatet dhe ngjitja në Kategorinë Superiore, por ia ka dalë mbanë t’i jap Beratit dhe futbollit shqiptar futbollist të talentuar. Por jo vetëm, sepse në Berat janë promovuar edhe trajnerë të rinj, që janë duke hedhur kështu pranë këtij klubi hapat e para të trajningut dhe duke krijuar një brez të rinj trajnerësh në Berat.

Mes tyre dallon edhe Iken Droboniku, i cili është vetëm 30 vjeç dhe drejton për të tretin vit radhazi skuadrën Tomori U19. Sezonin e shkuar ai siguroi një arritje të rëndësishme pasi për herë të parë Tomori U19 u ngjit në Kategorinë Superiore.

Por kjo karrierë e hershme si trajner erdhi pas ndërprerjes së shpejtë të asaj si futbollist. Shkak ishin dëmtimet e shpeshta. Në një bisedë për “Sport Ekspres”, Droboniku tregon udhëtimin e tij, hapat e parë në futboll, punën me të rinjtë dhe objektivat e tij.

INTERVISTOI: ELTON ÇELA

Iken, na trego pak për karrierën tuaj, si futbollist?

-Realisht ishte shumë e shkurtër, shumë më  e shkurtër nga ajo që kisha menduar kur nisa këtë rrugë. Por sërish, e bukur dhe plot emocione. Futbolli ishte ëndrra ime dhe fakti që e realizova ishte kënaqësi. Kam luajtur për Tomorin, Apoloninë, Skraparin dhe Luzin derisa mora vendimin për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

Iken Droboniku, duke festuar titullin kampion me Tomorin U19 në Kategorinë e Parë

Pse erdhi kjo ndarje nga futbolli i luajtur?

-Për shkak dëmtimesh. Si  të them, një histori fatkeqe më bëri të ndahesha herët nga vazhdimi i ëndrrës time. Pasi bëra një sezon të mirë te Tomori U19, duke e mbyllur si golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë, ishte trajneri i atëhershëm i Apolonisë,  Gerd Haxhiu, i cili më ftoi në Fier dhe si profesionist e nisa pikërisht aty. Aventura nisi mirë, por në fundin e fazës së parë u dëmtova në ligament dhe aty nisi fati im i keq. U riktheva në Berat dhe më pas tek Apolonia sërish, Skrapari dhe Luzi, ku kam pasur shokë skuadre futbollistë të rëndësishëm në futbollin shqiptar të viteve të fundit.

Ishte i dhimbshëm largimi nga futbolli në atë moshë?

-Sigurisht, por nuk mundesha të bëja më tepër. Ai dëmtim u bë kronik dhe po bëhej e pamundur që fizikisht ta përballoja ritmin. Kështu me dhimbje vendosa të largohesha përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Më pas nisi rrugëtimi si trajner…

-Në fakt qysh kur isha futbollist po planifikoja të ardhmen time pranë futbollit. Kështu ndoqa studimet e larta në Universitetin e Sportit. Në vazhdimësi kam ndjekur kurse të ndryshme trajningu në FSHF, derisa m’u hap dera për të bërë rolin e trajnerit.

Kush është ekipi i parë që keni drejtuar?

-Në fakt është i pari edhe i vetmi, pa përmendur një eksperiencë të shkurtër në ekipin e parë. Prej tre vitesh drejtoj skuadrën Tomori U19. Fillimisht si ndihmës i Klodian Arbrit dhe më pas trajneri i parë i skuadrës. Falënderoj drejtuesit e klubit që u hapën dyert të rinjve, duke më përfshirë edhe mua. Ishte kënaqësi të punoje me Klodian Arbrin dhe të merrje nga profesionalizmi i tij.

Droboniku me ekipin e parë

Sa e vështirë është të punosh me moshat në Shqipëri?

-Është e vështirë, sepse ke edhe problemet e infrastrukturës. Kur je trajner i ekipit të moshave, je ndërkohë edhe trajner futbolli, edhe edukator. Kjo sepse duhet të nxjerrësh qytetar të mirë dhe të rinj të edukuar. Më pas akoma më mirë nëse arrin të dërgosh në ekipin e parë futbollistë të talentuar. Unë në skuadër fokusohem tek edukimi dhe taktika, me qëllim që çdo futbollist të jetë gati në aspektin tekniko-taktik kur shkon në ekipin e parë.

Cila është arritja juaj më e madhe në stol?

-Sigurisht, sezonin e shkuar kur dolëm kampion të Kategorisë së Parë U19. Siguruam që këtë vit të luajmë në Kategorinë Superiore. Por edhe disa futbollist të rinj që i kam trajnuar në ekipin tim dhe sot janë pjesë e ekipit të parë, por jo vetëm. Ka edhe në skuadra të tjera në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Mund të përmendni ndonjë emër?

-Po sigurisht: Hyseni apo Oshafi që janë pjesë e Luftëtarit, Zoga tek Apolonia, Kumani, Memlika e Kovaçi më të fundit te Tomori, por edhe Drabo e Xherimeja, Serdari, Kërkuta e Lamaj te Naftëtari, Hysaj tek Skrapari. Aktualisht në skuadër kam elementë të tjerë që do lënë shenjën e tyre në futbollin shqiptar.

Përmende një eksperiencë të shkurtër në ekipin e parë. Cilat ishin ndjesitë në atë periudhë?

-Unë kam qenë gjithnjë afër me ekipin e parë, por eksperienca më e gjatë ishte në vitin tim të parë, si trajner i U19. Largimet e Sinellës dhe Stojkut më hapën rrugën të isha trajner deri në mbylljen e atij sezoni. Sinqerisht ishte një periudhë e bukur të stërviste futbollistë profesionistë, madje edhe ish-shokë skuadre. Kjo më ndihmoi. Në atë sezon Tomori e kishte siguruar pesëshen e parë dhe nuk kishte objektiva më të larta. Kjo ma bëri më të lehtë atë periudhë drejtimin të skuadrës.

Cili është modeli juaj që ndjek në trajning?

-Paksa e tepërt, që ndërkohë që trajnoj moshat në Shqipëri, të përmend emra të rëndësishëm të trajningut botëror. Por mund të them se pëlqej modelin e lojës së Guardiolës. Nuk e shoh dot futbollin në mbrojtje. Kjo ndoshta vjen se edhe vetë kam qenë sulmues. Por edhe nuk dua t’i mësoj djemtë që në këtë moshë të jenë cinikë dhe të shohin vetëm rezultatin.

Si ka qenë bashkëpunimi i deritanishëm me trajnerët e Tomorit?

-Përgjithësisht të mira. Por mund të përmend teknikun aktual, Devollin, me të cilin marrëdhëniet janë shumë të mira dhe profesionale. Fakti që ai ka afruar djem nga skuadra ime në ekipin e parë e tregon këtë.

Kush është objektivi juaj i së ardhmes?

-Së pari, dua të mbyll me sukses këtë sezon dhe skuadra të qëndroj në Kategorinë Superiore. Nuk do të jetë e  thjeshtë, pasi grupi i futbollistëve nga ai i vjetshmi është ndryshuar shumë. Gjithsesi skuadra ka nisur të reagojë. Pas fitores së parë mendoj se djemtë do të kenë një tjetër reagim në vazhdim dhe mund t’ia dalim të qëndrojmë sërish në Kategorinë Superiore. Për më larg sigurisht edhe unë kam objektiva të rëndësishëm për të drejtuar ekipin e parë apo në Kategorinë Superiore, por kjo duhet të vij hap pas hapi pa nxituar asgjë.

Një mesazh për të rinjtë që duan të luajnë futboll?

-Është mesazhi që u jap lojtarëve të mi, por edhe çdo të riu: të merren me sport, edhe nëse në të ardhmen nuk do të bëhen futbollistë profesionistë. Sporti të mban larg veseve, por edhe teknologjisë që ka mbizotëruar brezin e ri.

“Sfida e kuqe, titulli dhe filozofia”, rrëfimi i Skënder Gegës
Nga sfida te Partizani, te projekti i së ardhmes në klubin e kuq, filozofia, talentët dhe puna për të ardhmen. I ftuar në programin “Zona Gol” në “SuperSport”, trajneri Skënder Gega ka rrëfyer punën e shkëlqyer të bërë gjatë këtyre muajve në krye të stolit të kryesuesve.

Sfida e kuqe – “Prej 20 vitesh jetoj në Amerikë, por gjithmonë kam qenë aktiv në futboll. Tashmë që fëmijët janë rritur, më shtynë që të jepja kontribut te klubi ku jam rritur. Për mua, kjo është një sfidë personale. Nuk e kisha ndjekur skuadrën, por vetëm ish-ët që kanë qenë pranë skuadrës dhe u ktheva”.

Presion për trofe – “Në rrethin e ngushtë nuk është bërë asnjë bisedë, duhet ky apo ai trofe. Kemi krijuar një bazë të ekipit, me lojtarë të talentuar dhe të rinj, në mënyrë që të ardhmja të jetë e sigurt. Por, tani që kemi patur rezultate të gjithë shpresojnë edhe u lind dëshira, të bëjnë atë hapin shumë të madh”.

Lojtarët e rinj – “Me dy-tre veta në klub jemi të lidhur ngushtë, një prej tyre është drejtori i përgjithshëm. Teknikisht kam patur të gjithë hapësirën për të bërë përzgjedhjet. Përpara startit të kampionatit nuk i kisha mundësitë, sepse një pjesë e lojtarëve i kishin nënshkruar kontratat dhe nuk doja të rëndoja arkat e klubit. Më pas nisi ai kalimi në sitë i lojtarëve dhe i’u lanë më tepër hapësira të rinjve. Po krijohet një grup me futbollistë të mirë dhe të edukuar, të cilët në pak vite do të jenë asetet e Partizanit”.

Disiplina – “Duhet të ecësh me një projekt, të cilin e ke studiuar, por edhe bazuar në eksperiencën që ke. Nëse mbjell me fara të mira, nuk do të kesh shumë firo. Asanin, Malën dhe Bardhin i kam gjetur aty, për mua është e rëndësishme që këta lojtarë të rinj, të gjejnë gjuhën e përbashkët me trajnerin, për filozofinë dhe për mënyrën e lojës.

Yjet e ekipit – Asani është përmirësuar shumë edhe në anën mbrojtëse, përveç asaj sulmuese. Bardhit i kishte humbur besimi, nuk besonte se mund të ecte përpara. I kam dhënë një farë hapësire dhe lirie, që të mos ketë frikë nga gabimet. Edhe nëse ndonjëherë nuk do të kenë performancën e duhur, kjo nuk ka problem, sepse do të përmirësohen.

Gara për titullin – “Për titullin, mund të them se nuk del kampion vetëm me tre veta, sepse duhen më tepër lojtarë. Aq më tepër, që janë edhe kundërshtarët, të cilët kanë lojtarë cilësorë. Në verë, koha për të ndërtuar ekipin ishte e shkurtër, disa lojtarë kishin kërkesat e tyre. Qershori është muaji vendimtar në krijimin e skuadrës. Pas angazhimit me Mariborin në Kupat e Europës, larguam disa lojtarë në moshë. Nuk kishte kuptim që ata të qëndronin në stol dhe të përfitonin shifra të mëdha. Tashmë kostot janë ulur dhe me këta lojtarë të rinj është kthyer shpresa”.

Fitorja në derbi – “Presidenti nuk tha asgjë për ndeshjen. Para derbit vetëm pyeti nëse ishte gjithçka në rregull. Drejtori Rama edhe kur vjen në mbledhje nuk thotë asnjë fjalë, sepse do që të flasin çunat dhe kështu ndodhi pas humbjes në Vlorë. Ardian Mema humbi derbin? Ai u emërua në momentin më të vështirë te Tirana. Ka ndërmarrë një risk, por e ka bërë prej dashurisë, sepse dinastia Mema njihet për kontributin te ky klub”.

Filozofia – “Loro Boriçi i madh ka thënë të hyjmë në fushë si punëtorë dhe të dalim si profesorë. Kundërshtari më i vështirë ka qenë Kastrioti në Fushë-Krujë, sepse lojtarët e nënvlerësuan. Kryesonim 2-0, pësuam një gol dhe e vendosëm në dyshim fitoren”.

Festa pas derbit – “U la porosia që mos të teprohej në festë, ose nëse dikush kishte pirë ndonjë gotë më shumë të shkonte në shtëpi me taksi. Albani është një djalë i mirë, një familjar i mirë. E mësuam në mëngjes atë që ndodhi, por duke qenë një shtet i fort dhe nuk mund të bënim asgjë, i’a lamë shtetit t’a zgjidhte atë punë. Nuk i di dozat e alkoolit, por mos vallë ishte llampë e vjetër ajo që e kontrolloi”.

Ende nuk ka debutuar në kampionat, është golashënuesi më i mirë në Europa League
Tre gola të shënuar në pesë ndeshje. Tashmë nuk është më një rastësi: mund të jetë vetëm 18 vjeç, por Emil Smith-Roui është lojtari i kupave për Arsenalin. Në momentin kur thirret për të dhënë kontributin, zhvillon paraqitje madhështore dhe shënon rregullisht, njësoj si Aubamejang dhe Uellbek dhe është golashënuesi më i mirë i skuadrës në Europa League.

Një tjetër ndeshje dhe një tjetër gol, këtë herë në portën e ukrainasve të Vorskla Poltavës. Statistika të pabesueshme, për një djalosh kaq të ri në moshë: është i vetmi lojtar i datëlindjes 2000 që ka shënuar një gol me fanellën e Arsenalit, e megjithatë ende nuk ka debutuar në Premier Ligë. Prej përgatitjeve të verës, trajneri Unai Emeri është magjepsur nga kualiteti i lojtarit, por ende nuk ëhstë bindur që ta aktivizojë edhe në kampionat.

Smith-Roui stërvitet prej javësh mes yjeve të “topçinjve”, aty ku ka mahnitur edhe disa nga lojtarët me emër, të cilët për nga talenti e krahasojnë me De Bryjn… dhe jo vetëm prej ngjashmërisë me ngjyrën e flokëve. Për të luajtur me Arsenalin, Emili ka ndryshuar plotësisht anën. Duke qenë se jeton në jug të Londrës, vendi i tij do të ishte te Çelsi, por një provë e cila nuk shkoi si duhej në moshë fare të re, ka bërë që brenda tij të kërkojë revanshin te rivalët e kryeqytetit anglez.

Sot për sot, Smith-Roui është “djaloshi” i kupave: luan dhe shënon në Europa League dhe në Kupën e Ligës, aktivitetet e vetme në të cilat është aktivizuar. Një numër 10 i së ardhmes, që deri më tani ka arritur pikën më të lartë në nivel teknik, por që duket se nuk ka ndërmend të ndalojë. Një udhëtim, gjatë të cilit tashmë mungon vetëm debutimi në Premier Ligë.

Festimi “i çmendur” i Murinjos bëhet hit, tifozët kanë një kërkesë të veçantë
Ekspresiv. Ndonjëherë, ndoshta edhe i ekzagjeruar. Megjithatë, Zhoze Murinjo di gjithmonë të bëhet protagonist. Jo vetëm kur humbet ndeshjet, me konferencat e pakrahasueshme për shtyp, por edhe kur fiton… me festimet unike.

Në mesjavën që kaloi, vëmendja nuk ishte vetëm për fitoren e vështirë të Mançester Junajtid me Jang Bojs, apo kualifikimin nga faza e grupeve në Champions, por të gjithë u përqendruan edhe te festa e trajnerit portugez. Pas golit vendimtar të Felainit në kohën shtesë, “Special One” shkatërroi mbajtësen e shisheve të ujit.

Pas imazheve, që shumë shpejt u shndërruan në hit, tashmë tifozët kanë nisur t’i kërkojnë kompanisë së lojërave elektronike, “EA Sports”, që ta përfshijë festimin e Murinjos, sa më shpejtë të jetë e mundur, në lojën “FIFA 19”.

Prej festimit mes nervozizmit të portugezit, mbajtësja e shisheve pothuajse u shkatërrua, ndërsa tifozët që ndodheshin pranë stolit u lagën nga uji. Murinjo i shpëtoi dënimit të zyrtarëve të ndeshjes për veprimin jashtë normales, ndërsa tashmë tifozët ëndërrojnë që gjestin e tij ta shohin edhe në video-lojën e famshme. Ndërkohë, në videon më poshtë, ju mund t’i shijoni edhe një herë imazhet e festimit të jashtëzakonshëm…

Add this celebration to FIFA 20 lmaooooo pic.twitter.com/bBU4py9sxN

— Harry (@wroetoshaw) November 27, 2018

Saga e mbiemrit Turam, 17-vjeçari Kefren debuton në Champions
Diçka më pak se gjysmë orë në fushën e lojës. Koha e mjaftueshme për të shkruar emrin e tij në Champions League, kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Djaloshi që debutoi me fanellën e Monako quhet Kefren Turam-Ulien dhe është vetëm 17-vjeçar.

Një emër me kuptim të rëndësishëm dhe një mbiemër mjaft i njohur në botën e futbollit. Emri është në nder të faraonit të dinastisë së katërt egjiptiane, një “dhuratë” nga i ati, që “asnjëherë të mos harrojë se aventura e popujve me ngjyrë nuk ka nisur nga skllavëria”.

Pas nëntë ndeshjeve të luajtura në “Uefa Youth League”, djali i ish-mbrojtësit të Francës, Lilian Turam arriti të debutonte në futbollin e madh me klubin nga Principata. Befasi fakti se Kefren luajti ndeshjen e parë me ekipin në Champions, ndërsa ende nuk ka debutuar në Ligën e Parë franceze.

Trajneri Tierri Henri e aktivizoi për shkak të situatës alarmante me dëmtimet, ku gjatë kësaj periudhe nuk ka në dispozicion plotë 13 futbollistë. Ish-sulmuesi është detyruar të bëjë zgjedhje të guximshme dhe një prej tyre ishte debutimi i djaloshit, në ndeshjen e humbur 2-0 me Atletikon e Madridit, që vulosi eliminimin e Monakosë nga turneu.

Situata favorizoi Kefren, me familjen Turam që vazhdon të prodhojë lojtarë. Ashtu si vëllai më i madh, Markus, sulmuesi i Guinkamp në Francë, i cili në këtë sezon ka realizuar 6 gola në dhjetë ndeshje të luajtura. Ashtu si vëllai tre vjet më i madh, edhe Kefren ka luajtur në Itali, në Rexho Emilia, ndërsa babai Lilian luante me Parmën dhe pak muaj më pas u transferua te Juventusi.

Debutimi erdhi si dhuratë nga Henri, ish-shok ekipi i të atit te Monako, te Barcelona dhe në përfaqësuesen e Francës, në periudhën e artë të “gjelave”, që fituan titullin Botëror në 1998/ën dhe më pas Europianin e vitit 2000. Hapat e parë në karrierë, Kefran i ka hedhur te Barcelona.

Në fushë nuk i ngjan aspak babait Lilian apo vëllait Markus. Djaloshi luan përpara mbrojtjes, admiron Pol Pogba dhe idhulli i tij i fëmijërisë është Patrik Vieira: gjigandi i mesfushës përkrah të cilit i ati ka luajtur dhe që ndër vite i ka treguar histori të bukura. Dinastia Turam po shkruan faqe të reja të historisë në Francë, e tashmë edhe në Europë.

Cilësohej talent, në Indi zbulojnë se falsifikoi moshën me 12 vjet
Nga golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit indian, te skualifikimi 6-mujor, pasi kishte falsifikuar moshën. Kjo është historia e pabesueshme e Gurav Mukhi. Sulmuesi luan për Jamshedpur, skuadër e cila renditet e treta në Super Ligën Indiane, drejtohet nga trajneri spanjoll, Sezar Ferrando dhe ka në kontingjent legjendën australiane, Tim Kahill.

Më 7 tetorin e kaluar, Mukhi shënoi kundër Bengalurut vetëm 10 minuta pas aktivizimit nga stoli. Gol që theu rekordin në Indi: asnjë futbollist në histori nuk kishte arritur të shënonte në elitë në moshën 16-vjeçare. Por, lavdia e atij momenti, i krijoi mjaft probleme lojtarit.

Sipas dokumentacionit, Gurav Mukhi kishte lindur më 4 maj 2002. Për fat të keq, karta e identitetit ishte e falsifikuar. Në fakt, lojtari që cilësohej si një talent i madh ishte 28-vjeçar. Për të luajtur në nivele të larta dhe për të shpresuar në një kontratë milionere, ai kishte falsifikuar moshën me plot 12 vjet.

Mashtrimi u zbulua, me lojtarin që pranoi të vërtetën dhe Mukhi u pezullua për gjashtë muaj nga aktiviteti. Një rast i ngjashëm si ai i Eribertos në Serinë A italiane, që më pas rezultoi se quhej Luçiano. Për koeçidencë, ngjarja ndodhi në vitin 2002, kur ish-lojtari i Kievos, Interit dhe Bolonjës pranoi se kishte falsifikuar moshën më 4 vjet.

“This is the best moment of your life,” @Tim_Cahill to tonight’s goal scorer Gourav Mukhi.

Don’t miss the sensational ? scenes from the Sree Kanteerava Stadium after @JamshedpurFC earned a dramatic draw against @bengalurufc.#LetsFootball #BENJAM #FanBannaPadega pic.twitter.com/ULyOxe5uCB

— Indian Super League (@IndSuperLeague) October 7, 2018

PROFIL | Nga lagjet e Tetovës te Kukësi, rrugëtimi i pazakontë i Valon Ethemit
21 vjeç, mesfushor, i lindur në Tetovë më 03.10.1997, prej dy vitesh pjesë e kuksianëve dhe një element premtues. Më 9 shtator 2017, luhej java e parë e Kategorisë Superiore dhe Kukësi e niste me statusin e kampionit. Ndeshja e parë për verilindorët ishte me Kamzën në “Zeqir Ymeri”, takim ky që u mbyll në shifrat 1-0, falë goli të Elis Bakajt me penallti. Shumëkush mund ta ketë harruar atë ndeshje, por jo Valon Ethemi.

Në minutën e 73-të, asokohe 19 vjeç, mesfushori zuri vendin e Shtubinës, duke marrë çelësat e krahut të majtë të mesfushës. Në tribunën kryesore shumë persona ishin të interesuar të dinin se kush ishte zëvendësimi i dytë i Mlladen Milinkoviç. Një i ri, i panjohur më parë me futbollin “e madh” të vendit tonë. Mjaftoi një inkursion pak sekonda para fundit që tifozeria të krijonte simpatinë për të.

“Nuk ke kurrë një mundësi të dytë për të dhënë një përshtypje të parë”. Ethemi u kujdes që ta bënte me shumë kujdes diçka të tillë, edhe pse ai vetë as e kishte menduar që do të luante me Kukësin që në ndeshjen e parë të kampionatit. Premiera e tij në elitë ishte ajo e duhura. Fillimi i mbarë gjysma e punës.

Një muaj më vonë, kur mesfushori kishte mbushur 20 vjeç, erdhi dhe goli i parë. Parandjenjë ndoshta nga ana e tij, pasi për takimin e dytë si titullar në Kukës kishin ardhur shumë familjar nga Tetova. Festa legjitime, emocione të mëdha, që pas ndeshjes e frenuan anësorin që të ishte po aq i shpejtë në prononcim sa në fushë.

Ethemi e pranoi: kishte qenë si një ëndërr që të bashkohej me Kukësin, e jo më të zbriste në fushë e të shënonte. 33 ndeshje në sezonin e tij të parë në Superiore, ndërsa tani regjistron mbi 50 të tilla në të gjitha garat me fanellën e verilindorëve.

Në ndeshjen me Lirinë e Prizrenit (miqësore kjo ku edhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes), edhe pse në një moshë fare të re, 21-vjeçarit i erdhi radha për të vënë shiritin e kapitenit në krah. Një privilegj më vete, por nuk duhet harruar se në ndeshjen e këtij sezoni me Teutën, në fazën e parë, Ethemi ishte lojtari me më shumë ndeshje në fushë, pas daljes së Musollit.

HAPAT E PARË NË FUTBOLL – Gjithçka nisi në Tetovë, duke u aktivizuar me ekipin e moshave në zonën e tij. Fillimisht luajti me të rinjtë e Renovës, ku ishte dhe takimi i parë me futbollin. Shumë nga të rinjtë do ta kishin problem që të shkonin në një vend tjetër për të luajtur me moshat, aq më tepër në Shqipëri, por Ethemi bën përjashtim. Prezantimin me futbollin shqiptar e bëri te 19-vjeçarët e AF Dinamos. Mbi 20 ndeshje me skuadrën e kryeqytetit dhe më pas në kërkim të një hapi tjetër të rëndësishëm, për t’u integruar në futbollin që konsiderohet profesionist.

Te Mamurrasi e gjeti mundësinë për të luajtur dhe kudo vetëm në fushë mund të tregosh se sa vlen. Tetovari luajti sapo kishte mbushur 18 vjeç me skuadrën kurbinase, që garonte në Kategorinë e Parë. Presidenti Ded Ndreca ishte i “marrosur” pas tij. Mamurrasi ra një kategori më poshtë, por për Ethemin nisi ngjitja.

TESTI I MADH – Në provë te Kukësi. Milinkoviç u mjaftua me 30 minuta për t’i kërkuar drejtuesve emrin e lojtarit, i cili ishte mes 20 të rinjsh që po tentonin të bindin trajnerin serb. Një kontratë modeste në fillim dhe më pas, pjesa tjetër dihet tashmë.

Ç’është e vërteta, tetovari është një rekordmen. Kjo pasi askush në këto edicione që Kukësi luan në Superiore nuk ka arritur që në moshën e tij të koleksionojnë kaq shumë ndeshje. 55 takime mes Kupës, kampionatit dhe ndeshjeve në arenën ndërkombëtare. Ka gjetur dhe 5 raste rrugën e rrjetës.

Te Kukësi duket se po binden, se duke u dhënë besim të rinjve mund të marrin edhe produktin që ata kërkojnë. Por mund të kultivojnë edhe elementë premtues, me të cilët në të ardhmen të mund të bëjnë biznes duke i shitur jashtë vendit. Mesfushori nga Tetova po jep jo vetëm kontributin e tij për skuadrën, por dhe një “mësim” të vyer.

Ethemi është rritur shumë sa i përket anën profesionale, pasi fusha e lojës ta imponon diçka të tillë. Nëse flasim për ëndrra, më e madhja për të është që të veshë ngjyrat kuqezi, por dhe të kalojë në futbollin e madh, këtë herë pa thonjëza, pasi po flasim për atë europian. Para ka një karrierë të gjatë, por për mënyrën se si e ka nisur, nëse vijon me të njëjtën këmbëngulje, do ia dalë.

Nuk është e lehtë për një të ri që të ndryshojë ambient pa mbushur 18 vjeç, të jetojë larg shtëpisë dhe të provojë edhe hallet e Kategorisë së Parë, apo peshën e pretendimeve madhore të Kukësit. Deri tani Valoni ia ka dalë më së miri. E ardhmja, një mister për t’u zbuluar…

PËRGATITI: JURGEN ZELA

Tre gola Bajernit pas 17 viteve: Lukebakio, talenti të cilin e ëndërroi Interi
Njeriu që ekzekutoi Bajernin e Mynihut ka një emër dhe një fytyrë: ai është Dodi Lukebakio Ngandoli. I lindur në vitin 1997, me origjinë belge, por me pasaportë të Republikës Demokratike të Kongos. Ai u bë lojtari i parë që shënon tre gola në portën e bavarezëve pas 17 vjetëve (i fundit që e kishte realizuar diçka të tillë ishte Ebe Sand i Shalkes).

Aspak keq për një lojtar vetëm 21-vjeçar, i cili luan me Fortuna Dyseldorf. Me tre golat e tij, Lukebakio rikuperoi dy golat e Myler dhe atë të Sules, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë shumë të rëndësishme në “Alianz Arena”. Pas asaj paraqitje, e gjithë vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te talenti i sulmit.

Edhe pse ka luajtur me ekipet e moshave të Belgjikës, ai zgjodhi të përfaqësojë Kongon në arenën ndërkombëtare. Teknikë dhe shpejtësi, që e bëjnë mjaft të rrezikshëm në driblime dhe në luftën një kundër një. Tashmë luan në Bundesligën gjermane, por është rritur në akademinë e Anderlehtit.

Pikërisht aty ra në sytë e vëzhguesve të klubeve të mëdha, pasi me skuadrën mbretërore belge arriti edhe gjysmëfinalet e “Youth League 2015”. Në ekipin e parë debutoi kur ishte vetëm 18-vjeçar dhe më pas u huazua te Tuluza dhe Çarleroi, përpara se të shitej për 5 milionë euro te Uotford, skuadër që aktualisht zotëron kartonin e tij.

Në të kaluarën, për Lukebakion ishte interesuar Spal-i, ndërsa kur ishte pjesë e Anderlehtit kishte tërhequr edhe vëmendjen e Interit. Me pak fjalë, djaloshi që mahniti Europën me tre golat e tij ndaj Bajernit, ishte një talent i cili kishte nevojë për besim dhe hapësira. Një yll në rritje, që nuk ka aspak ndërmend të ndalojë.

Jeta e re e Ariel Shtinit, trajnerit që studion Guardiolën: Besoni, ëndrrat realizohen!
Ariel Shtini mund të jetë harruar nga shumëkush, të tjerë as që e kanë parë të luajë futboll. Karriera e tij ka qenë e shkurtër, një dëmtim i rëndë ia ndërpreu ëndrrën në mes. Ishte pjesë e Milsamit në Moldavi, ndërkohë që në Shqipëri kishte mbrojtur ngjyrat e Besës dhe Dinamos.

Ish-sulmuesi ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave, kurse tanimë i kushtëzuar i futur një bote tjetër: asaj të trajningut. Sërish pranë futbollit, nuk është e lehtë për të që të shkëputet. Në një bisedë për “SportEkspres.com”, Shtini rrëfen momentet e vështira, jetën e re dhe punën me fëmijët.

Shtini në Moldavi, kur firmosi te Milam

26-vjeçari nuk dëshiron të ngutet, por t’i ngjitë shkallët e karrierës një e nga një. Një koment për të rinjtë që po drejtojnë në Superiore nuk mungon, sikurse edhe këshilla për fëmijët që merren me futboll. “Besoni dhe punoni për të realizuar ëndrrat”, thotë Shtini, i cili ndjek shembullin e Guardiolës dhe e studion. Një ditë mund ta shohim të drejtojë edhe në elitë, rrugëtimi i tij ka nisur…

INTERVISTOI: VLADIMIR PRENGA

Ariel, prej pak vitesh e keni lënë futbollin e luajtur për shkak të një dëmtimi të rëndë. Me çfarë po merreni aktualisht?

–Po, e vërtetë. Prej 6 vitesh e gjysmë nuk luaj më futboll dhe kam 4 vite që punoj si trajner fëmijësh pranë klubit Besa. E bëj këtë së bashku me babanë tim, i cili e bën diçka të tillë që prej 25 vitesh.

Sa ka ndryshuar jeta juaj, këndvështrimi juaj për futbollin gjatë këtyre viteve?

–Jeta ime ka ndryshuar plotësisht le të themi, pavarësisht se jetoj çdo ditë me futbollin. Të jetosh si futbollist është diçka krejt ndryshe nga ajo e trajnerit. Intensiteti i përditshmërisë ka rënë pak, duke qenë se puna e trajnerit është në shumicën e rasteve teorike. Futbolli ka ndryshuar shumë, duke nisur që nga mënyra e stërvitjes e deri te koncepti për lojën. Është bërë futbolli më i shpejtë, më shumë i organizuar dhe investimet bashkë me të ardhurat janë shtuar.

Shtini, me fanellën e Besës së Kavajës

A jeni mësuar shpejt me idenë që nuk do të mund të luani më futboll si profesionist? Sa e vështirë ishte për ju ajo periudhë?

-Kam qëndruar rreth 16 muaj me paterica pas operacionit që bëra në të dyja këmbët dhe mund të them që momenti më i vështirë ka qenë kur i hoqa ato. Aty kuptova realisht që nuk mund të luaja më futboll. Por çdo gjë kaloi gradualisht. Koha shëron çdo gjë. Me ndihmën e familjes dhe shoqërisë çdo gjë u bë më e lehtë. Nuk është si më parë, por jam i kënaqur me jetën që bej. Më mjafton ideja që po merrem akoma me futboll.

Siç nisët të luanit me Besën, tani keni nisur trajningun po në shtëpi. Sa ju ndihmon ajo eksperiencë e shkurtër që keni si futbollist në formimin tuaj si trajner?

-Eksperienca si lojtar është thelbësore, sepse bën t’i përjetosh gjërat nga afër dhe je akoma më brenda psikologjisë së lojtarëve. Mendoj që një trajner i mirë duhet të jetë mbi të gjitha një psikolog i mirë. Gjithashtu më kanë ndihmuar shume licencimet pranë FSHF-së, me kursin UEFA B dhe A, por edhe azhornimet  që bëj herë pas here në Koverçiano. Vlen për t’u përmendur si ndihmë edhe ajo e babit, duke qenë se e kam pasur trajner brenda në shtëpi në çdo ditë të jetës.

Duke qenë se tani e ardhmja juaj është trajningu, cili është ai trajner nga ju keni marrë më shumë? Ka një që ju frymëzon?

-Normalisht është Guardiola, trajneri që solli revolucionin në futbollin organizativ. E studioj gjatë gjithë kohës, por më pëlqen dhe grinta e trajnerit Klop të Liverpulit. Do të doja të isha një miks i të dyve.

Kur luanit kishit detyrë të shënonit gola. Kur do e bëni “golin” tuaj dhe të drejtoni një ekip të rriturish? Ndiheni gati për diçka të tillë?

-Preferoj t’i marr gradualisht gjërat. Mendoj që eksperienca e re te Besa U17 do të jetë një “asist” i mirë për të bërë një “gol” te një ekip të rriturish.

Si e shikoni “ trendin” që presidentët e klubeve po u besojnë trajnerëve të rinj? Në Superiore dhe në të Parën ka goxha të rinj që po trajnojnë, madje me sukses.

-Më në fund presidentët e kanë kuptuar që një trajner i ri dëshiron kohë të shprehë idetë dhe të përshtatet me grupin. Gjëja më e mirë që mund të bëjnë është t’ia besojnë një të riu në moshë. Është dhe një punë mjaft e mirë e FSHF-së dhe kursit të trajnerëve, me në krye profesorët Astrit Maçi e Alban Tafaj, të cilët po “edukojnë” me metodat më të reja të trajningut një brez mjaft të mirë që do i shërbejë për shumë kohë futbollit shqiptar.

Po punoni me moshat tani dhe Besa U17 vjet u shpall kampione. Si e shikoni punën te moshat në vendin tonë? Sa të gatshëm dalin lojtarët për ekipet e para?

-Grupmoshat e Besës kanë elementë shumë të mirë, me të cilët mund të punohet për të ardhmen. Probleme në punë te moshat ka në masë, por ato që evidentoj më tepër janë në infrastrukturë dhe në mentalitet. Fakti që U17 u shpall kampion vjet, do të thotë që është bërë një punë e mirë ndër vite.

Së fundmi, ju si trajner çfarë këshille u jepni zakonisht të rinjve dhe cili është mesazhi për ata fëmijë që merren me futboll?

-I këshilloj gjithmonë fëmijët që stërvit që të mos heqin dore kurrë së besuari. Dhe për të arritur një objektiv, jo vetëm duhet ëndërruar, por edhe duhet punuar për atë qëllim.

Rekordi i Bergkamp, tre vendet e para në renditjen e “Golit të Muajit”
Disa histori në botën e futbollit, e meritojnë të tregohen. E tillë është edhe ajo e Denis Bergkamp. Një ngjarje që ka ndodhur ekzaktësisht 20 vjet më parë, në gusht të vitit 1997. Diçka, të cilën askush nuk ka arritur t’a përsëritë. Ish-ylli holandez, i lindur në Amsterdam dhe i rritur profesionalisht te Ajaksi dhe që pas dy sezoneve të pafata te Interi në Serinë A, u transferua në Premier Ligë, për t’u shndërruar në yllin e madh të Arsenalit.

Karriera e Bergkamp mori hov pikërisht me “topçinjtë”, ku me Arsen Venger në stol u formua një lidhje e cila zgjati për shumë vjet. Një prej sezoneve më pozitivë në Angli ishte 1997-1998, i cili përfundoi me triumfin në kampionat. Në atë edicion të Premier Ligës, realizoi 16 gola.

Që ai do të ishte sezoni i yllit holandez dhe i Arsenalit, u kuptua prej muajit gusht, periudha kur Bergkamp regjistroi një primat, i cili duket i destinuar që të qëndrojnë për shumë vite si një prej arritjeve të futbollit botëror. Numri 10 u klasifikua i vetëm, me tre rrjeta të ndryshme të shënuara, në podiumin e “Golit më të Bukur të Muajit”.

Në vendin e tretë ishte goli i shënuar më 23 gusht 1997 kundër Sauthemptonit: e mahnitshme për inkursionin me topin në këmbë, driblimi magjik dhe në fund e djathta që mposhti portierin. Në vendin e dytë ishte rrjeta, që Bergkamp realizoi katër ditë më pas në portën e Lestërit, me një predhë të denjë për një kampion të madh.

Goli më i bukur ishte realizuar sërish nga Denis Bergkamp. Rrjetë të cilën edhe vetë ish-lojtari e cilëson si më të bukurën në karrierë: miks i teknikës së admirueshme, driblimit dhe ekzekutimit. Katër prekje të topit, kontroll i jashtëzakonshëm i topit, mënyra fantastike si nxorri jashtë loje mbrojtësin dhe goli. Gjithçka e bërë me një lehtësi mbresëlënëse, sikur të ishin lëvizjet më të thjeshta në botë.

Throwback to August 1997 when 3 of Dennis Bergkamp’s goals were voted 1st, 2nd and 3rd for Goal Of The Month. pic.twitter.com/O5Phs1xtM4

— Throwback Arsenal (@ThrowbackAFC) September 3, 2018

U “ble” dy herë në pak muaj: Kale, lojtari që mund të ndryshojë sezonin e Flamurtarit
U transferua në Vlorë në merkaton e verës. Prej ngërçit me ish-klubin e tij, Kukësi, humbi më tepër se 1/3 e kampionatit. Elton Kale qëndroi plotë 7 muaj pa luajtur, por tregoi se ka kualitetin për të bërë diferencën te Flamurtari. Në ndeshjen e parë zyrtare me vlonjatët, braziliani dha asistin e golit të Bushiç, që theu Partizanin.

Jo vetëm kaq: Kale fitoi menjëherë zemrat e tifozëve kuqezi. Teknikë, shpërthime dhe gjithmonë gati për të hyrë në duele. Ishte vetëm ndeshja e parë me ekipin, por sulmuesi i krahut dukej sikur nuk kishte qëndruar për asnjë moment pushim. Hera e fundit që kishte zbritur në fushë, në një ndeshje zyrtare, ishte më 29 prill, me fanellën e Kukësit kundër Skënderbeut.

Pas largimit nga veri-lindorët, ku bojkotoi edhe ndeshjet në Champions League, nisi “luftën” me klubin. Te Kukësi këmbëngulnin se braziliani kishte kontratë, ndërsa Kale nga ana e tij pretendonte se firma ishte e falsifikuar. Një çështje, e cila nuk u zgjidh as nga Federata e Futbollit dhe as nga FIFA. E zgjidhën dy klubet, me vlonjatët që pranuan të paguanin 50 mijë euro për kartonin.

Te Flamurtari e blenë për herë të dytë (pavarësisht se në verë nuk paguan asnjë qindarkë, sepse firmosën kontratë si lojtar i lirë) dhe goditën në shenjë. Trajneri Daja e kishte thënë sa e sa herë, se e priste brazilianin për ti dhënë një impuls të ri lojës së ekipit. Kura “Kale” dha menjëherë efekt dhe të gjithë besojnë se aktivizimi i 30-vjeçarit mund të ndryshojë për mirë sezonin e bregdetarëve.

Fast food, jetë e çrregullt dhe netë pa gjumë: shkatërrimi i yllit të Barcelonës
Shishe birre të shpërndara në të gjithë shtëpinë, kuti të tëra picash mbi tavolinë, divani që shndërrohet në krevat dhe lojëra elektronike gjatë natës me shokët. Një panoramë e mënyrës si jeton Osman Dembele. Kjo është arsyeja e krizës që ylli i Barcelonës po përjeton.

Pak muaj më parë, pronari i shtëpisë, kur luante te Borusia e Dortmundit e denoncoi duke i kërkuar 200 mijë euro dëmshpërblim, sepse e kishte lënë banesën në kushte të tmerrshme higjenike. Një problem, të cilin Dembele duket se e ka marrë me vete edhe në Spanjë. Një ditë telefonoi në klub, duke i thënë stafit teknik se kishte dhimbje barku.

Mjeku i Barcelonës shkoi me urgjencë në shtëpi, hapi derën dhe…: grila të ulura, errësirë e plotë, njerëz që flinin deri pas mesdite, rrëmujë totale, kuti picash dhe “playstation” që kishte qëndruar ndezur gjatë gjithë natës. Dembele ishte shumë mrë me shëndet, problemi lidhej me mënyrën e jetesës.

Një talent u shpërdoruar, duke jetuar në mënyrën më të keqe të mundshme për një person normal, imagjinoni për jetën që duhet të bëjë një sportist profesionist. Aftësitë në fushë i ka dhuratë nga natyra, Barça investoi më tepër se 100 milionë euro për ta blerë, ndërsa në verën e këtij viti u shpall kampion bote me Francën.

Megjithë moshën e re ka fituar miliona euro, e ndërkohë ka debatuar edhe me dietologun, në momentin kur i ndaloi që të ushqehej në mënyrë jo të shëndetshme. Dembele nuk ka mësuar as gjuhën spanjolle, nuk përqendrohet në detyrën e tij, por preferon lojërat elektronike me shokët. Talenti është i padiskutueshëm, por sulmuesi thjesht nuk punon. Te “blaugranat” po provojnë ta ndihmojnë, megjithatë yllit të ri i mungon vullneti për t’u bërë edhe më i fortë.

Uniku Ibra: Unë vij nga planeti Zllatan, kur dëgjoja Kapelon të më ulërinte…
Zllatan Ibrahimoviç është një lojtar dhe personazh nga ata në zhdukje. Një miks perfekt midis potencës teknikës dhe klasit në fushë dhe spektakolar jashtë saj. Gjiganti suedez ka folur për “BBC”, duke zbuluar disa detaje nga karriera e tij. Kalimi nga Ajaksi te Juventusi ndryshoi stilin e tij të futbollit dhe “fajtori” ishte Fabio Kapelo.

Një sulmues matet me gola, nëse shënon, shumë mirë. Nëse nuk e bën, nuk vlen. Boll më me gjeste fantastike të një teknike të lartë. Duhen gola. Ibra komenton dhe kalimin te Mançester Junajtid dhe dëmtimin e pësuar. Një bisedë me Murinjon, me të cilin është shumë i lidhur, dhe vendimi për t’u larguar drejt kampionatit amerikan.

STILI – “Në fillim nuk isha i interesuar për të shënuar, por të bëja gjëra të bukura dhe të kisha teknikën më të mirë. Në një farë pikë ndryshoi gjithçka. Diskutimi i Kapelos ishte i llojit: ‘Jemi në nivele të larta, je një sulmues dhe duhet të shënosh. Nëse nuk e bën, nuk kam nevojë për ty.’ E gjitha kjo ndodhi kur kalova te Juventusi. Ishte një ambient komplet i ri. Klub i madh, lojtarë të mëdhenj, histori e madhe.”

KAPELO – “Që ditën e parë, pasi mbaroi stërvitja, dëgjoj Kapelon duke ulëritur: ‘Ibra!’ Kishte marrë disa djem nga ekipi i të rinjve dhe duhet të stërvitesha me ta. Ata krosonin dhe unë godisja portën. Çdo ditë nga gjysmë ore. Dëshiroja vetëm të kthehesha në shtëpi, pasi ndihesha i rraskapitur. Nuk dëshiroja më të godisja portën, nuk dëshiroja as të shihja më portierin. Kur dëgjoja ulërimën ‘Ibra!’, e dija se çfarë më priste. Por, në fund u bëra një makinë golash.”

JUNAJTID – “Dola kundër mendimit të të gjithëve, duke kaluar te Junajtid. Mendonin se isha shumë i vjetër, por në moshën 35-vjeçare, e bëra unë Premier Ligën të dukej e vjetër. Më mjaftuan tre muaj për një gjë të tillë. Kur u dëmtova i thashë Murinjos: ‘Nuk dua t’iu zhgënjej ty dhe shokët e skuadrës. Nuk mund t’iu dhuroj Zllatanin me të cilin jeni mësuar.’ Kështu që zgjodha Los Anxhelos-in dhe jo ata mua.”

PLANETI ZLLATAN – “Unë vij nga një planet tjetër, nga planeti i Zllatanit, diçka që se ka parë askush. Jam një djalë getoje, në fillim më shihnin ndryshe, nuk ndihesha i mirëpritur, por iu tregova të gjithëve diçka ndryshe dhe tani të gjithë më ndekin.”

Debutoi me Kosovën, ylli i “Dardanëve” ka një mesazh për Pep Guardiolën
Në fitoren 4-0 të Kosovës, vëmendje mori edhe debutimi i talentit të ri të portës, Arijanet Muriç. Vetëm 20-vjeçar, por me një prezencë të madhe në portë dhe ndërhyrje të rëndësishme, si ndodhi të paktën në dy raste kundër Azerbajxhanit.

Në ndeshjen më të rëndësishme të përfaqësueses më të re në kontinent, “gardiani” ishte titullar në vend të kapitenit Samir Ujkani. Fitore, festë, entuziazëm: Kosova fitoi Grupin 3 duke u ngjitur në Ligën C të Nations League dhe është vetëm dy ndeshje larg “biletës” në Euro 2020. Një moment, të cilin Muriç nuk do ta harrojë.

“Jam shumë i lumtur. Ky është një moment special për mua. Ndihem i kënaqur për mënyrën si e mbrojtja portën, si luajtëm dhe për fitoren e arritur”, deklaroi Muriç, që kishte edhe një mesazh për trajnerin e tij te Mançester Siti, Pep Guardiola.

“Jam i kënaqur që arrita të debutoja me përfaqësuesen e Kosovës, pikërisht në këtë moment kaq të rëndësishëm. Shpresoj që trajneri Guardiola ta ketë parë këtë ndeshje”, tha Muriç duke qeshur. Trajnerit i “qytetarëve” e ka shprehur publikisht vlerësimin për talentin, duke deklaruar se përveç titullarit Ederson, me Muriç në skuadër, Mançester Siti e ka të ardhmen e portës së siguruar.

Heroi i përrallës së Kosovës fut në “sherr” klubet europiane
Një përrallë e vërtetë futbolli ajo që po përjeton Kosova. Përfaqësuesja e njohur në arenën ndërkombëtare afro dy vjet më parë, arriti suksesin e parë të madh historik: ngjitjen në Ligën C të Nations League dhe të drejtën për të luajtur në “play off” për një vend në Euro 2020. Në fitoren 4-0 ndaj Azerbajxhanit, heroi i ndeshjes ishte Arbër Zeneli, autor i tre golave.

Sulmuesi i krahut të Herenvenit në Holandë, ishte protagonisti absolut i skuadrës që nga një ëndërr ndër dekada, është kthyer në një realitet. Përfaqësuesja e drejtuar nga Shaland e mbylli vitin 2018 pa humbje. Një arritje e cila u bë e mundur edhe falë kontributit dhe golave të Zenelit.

I lindur në Sater të Suedisë, më 25 shkurt 1995, ndërsa familja e tij më pas u trensferua në Falun e më pas në Boras. Arbëri nisi të luante futboll në moshë të vogël, ku u bë pjesë e ekipeve të moshave të Halsingardens AIK, ndërsa në moshën 10-vjeçare talenti i tij u spikat nga klubi i mirënjohur, IF Elfsborg, që e afruan djaloshin në skuadër.

Aty, në mars të vitit 2014, erdhi edhe debutimi në moshën 18-vjeçare, në Kupën e Suedisë kundër Ostersunds. Prej atij momenti, trajneri i IF Elfsborg e kishte të vështirë t’a nxirrte nga fusha, ndërsa në vitin 2015 erdhi edhe shpërthimi. Zeneli nisi të luante rregullisht dhe i mahniti të gjithë me ecurinë e tij: 10 gola në 30 ndeshje.

Paraqitje të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga klubi holandez i Herenvenit, të cilët e blenë në janar të 2016-ës. Në gjysmën e dytë të atij sezoni, Arbëri luajti 17 ndeshje dhe realizoi 4 gola. Impakt i jashtëzakonshëm, por talenti nuk kishte ndërmend të ndalej. Me kalimin e kohës, “xhehaviri” i Kosovës u kthye në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: 93 ndeshje të luajtura deri më tani, 20 gola të shënuar dhe 23 asist.

Numra që në mënyrë të paevitueshme kanë tërhequr vëmendjen e mjaft klubeve nga ligat e mëdha europiane. Të gjithë synojnë të sigurojnë shërbimet e talentit, edhe sepse më 30 qershor 2019, Zenelit i përfundon kontrata. Shpërthyes, i shpejtë dhe i plotësuar fizikisht (1,76 metër dhe 70 kg). Në bagazhin teknik të sulmuesit të krahut nuk mungon shpejtësia në manovër, përpos nivelit teknik të lartë. Aftësi të cilat bëjnë që të jetë i shkëlqyer në situatat një kundër një.

Arbër Zeneli i ka të gjitha kartat në rregull për të nisur fluturimin drejt ligave më prestigjoze në Europë. Fundi i kontratës te Herenveni e ka kthyer në një objektiv të dëshiruar nga shumë klube, të cilat janë gati të nisin betejën për ta afruar. Me golat e shënuar dhe paraqitjet me Kosovën në Ligën e Kombeve, sulmuesi konfirmoi se është gati për hapin e madh në karrierë. E ardhmja e talentit duket tejet premtuese.

Vedat Muriqi, sulmuesi i përrallës së Kosovës në Ligën e Kombeve
Kosova e sheh veten në rivalitetin historik të italianëve me gjermanët. Pas rënies së “panzerave” në Ligën B, tifozët përtej Adriatikut kanë nisur të tallen me rivalët e mëdhenj: “Vitin e ardhshëm në Ligën e Kombeve do të luani me Kosovën”. Ndërkohë, përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Shaland vazhdon të rritet dhe të mahnitë.

Mbi të gjitha, Kosova nuk njeh humbje. Një përrallë e nisur rreth dy vjet më parë, mes shumë vështirësive organizative të përfaqësueses, që tashmë përgatitet të festojë arritjen e parë të madhe në histori, në arenën ndërkombëtare: ngjitjen në Ligën C.

Asnjë humbje në vitin 2018. Skuadra e kapitenit Samir Ujkani dhe e yjeve të tjerë vazhdon të ecë përpara me projektin e saj, për të shërbyer si krenaria e shtetit më të ri të Europës. Synimi është rritja e talentëve vendas, të cilët kanë arritur të jenë protagonistë edhe me klubet e mëdha në kontinent.

Emra të rëndësishëm si Rrahmani, Kryeziu, Rashica, Zhegrova, Avdijaj apo Valon Berisha, por edhe shumë yje të tjerë. Megjithatë, në javët e fundit, ai që ka fituar vëmendjen është Vedat Muriqi. Sulmuesi 24-vjeçar luan me Rizesporin në Turqi. Kosova ka një prej reparteve ofensivë më të frikshëm në Europë dhe kjo natyrshëm ka bërë që të lindin debatet se cilët lojtarë duhet të luajnë.

Ndërkohë që diskutimet vazhdojnë, Muriqi ka luajtur 15 ndeshje, duke shënuar 4 gola. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe në suksesin e fundit 5-0 në fushën e Maltës. Me golin e realizuar, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e shkurtër të përfaqësueses së Kosovës. Për më tepër, ai është një lojtar i cili punon shumë për skuadrën, ndërsa ishte i përfshirë në tre nga pesë aksionet e golave të shënuar, pa harruar edhe rastet e shumta të krijuara gjatë 83 minutave kur ishte në fushë.

Tifozët kanë nisur t’a etiketojnë si “Zhirudin e Kosovës”. Profili është i ngjashëm me atë të kampionit të botës me Francën. Sakrifica dhe dedikimi në kauzën e skuadrës janë prioriteti, ndërsa golat vetëm një bonus. Një zbulim, i përfaqësueses që po befason Europën.

Pas talentëve të panumërt, të cilët janë bërë të famshëm në ligat më të mëdha, edhe futbollistë me profil më të ulët si Vedat Muriqi po arrijnë të shkëlqejnë dhe të jenë protagonistë te Kosova. Përfaqësuesja e re është fare pranë arritjes së madhe. Tashmë pritet sfida vendimtare ndaj azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ajo që mund ti dhurojë skuadrës së Shaland kualifikimin historik në Ligën e Kombeve.

Nga dilema e së ardhmes te Kupa e Botës, besimtari dhe toleranti Oliver Zhiru
Kur gjërat nuk po shkojnë mirë dhe nuk po aktivizohesh shumë, ekziston gjithmonë dyshimi për të qëndruar, apo për t’u larguar nga ekipi. Një nga dilemat më të mëdha të një futbollisti është fakti, nëse duhet të qëndrojë për të luftuar për një vend në formacion, apo të largohet drejt një ekipi tjetër ku mund të luajë më shumë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur dhe kampionit të botës me Francën, Oliver Zhiru. Ardhja e Lakazet kishte mbyllur hapësirat e pykës së Arsenalit dhe këtij të fundit i është dashur një ndihmë nga lart për të vendosur.

“Në verën e vitit 2017 i jam lutur shumë zotit për zgjedhjen që duhet të bëja për karrierën time. Në përgjithësi, unë lutem rregullisht dhe kur më duhet të marr vendime të komplikuara, ia lë në dorë Jezu Krishtit”, zbulon për “Sport 24” Zhiru, i cili vendosi të largohej drejt Çelsit në janar, pas ardhjes së një tjetër sulmuesi në ekip, Pierr Abumejangut.

Një gjë e tillë i shkoi mbarë, pasi francezi u grumbullua me kombëtaren e “gjelave”, duke fituar kupën e botës. Zhiru ndalet dhe te një temë e ndjeshme, si ajo e futbollistëve homoseksualë.

“Kur pashë Hitzlsperger të deklaronte orientimin e tij seksual në vitin 2014, u emocionova shumë. Deri në atë moment isha i bindur se ishte pamundur të deklaroje në botën e futbollit se ishe homoseksual. Është një gjë delikate, pasi është e vështirë të deklarosh orientimin tënd seksual pas shumë vitesh luftë me vetën. Unë jam një person ultra tolerant dhe kur më pyesin për të mbështetur fushatat anti-diskriminuese, e bëj me dëshirë”, përfundon sulmuesi 32-vjeçar i Çelsit për “Le Figaro”.