Legjionarët

Do të përballet me Salah, lojtari i Kombëtares kontakton Muçin për t’i marrë fanellën yllit egjiptian
Trabzonspori përballet sot me Hearts-in në javën e dytë të Conference League-s. Sabah Kerjota ka folur për mediat skoceze në prag të kësaj sfide. Lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare ka shprehur hapur adhurimin e tij për yllin kundërshtar, Salahun. Madje ka zbuluar se ka kontaktuar me Ernest Muçin për të siguruar fanellën e egjiptianit pas ndeshjes.

“Salah është një nga më të mirët, jo vetëm për lojtarët te Hearts-it, por për çdo lojtar në botë. Ai është një nga heronjtë e mi. E kam ndjekur dhe jam përpjekur të mësoj prej tij.

A do të doja të merrja fanellën e Salah pas ndeshjes? Kam folur tashmë me futbollistin shqiptar që luan për Trabzonsporin dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares sonë. Shpresoj të siguroj një vend në formacionin titullar. Le të shohim. “Por, më mirë do të ishte të merrnim tri pikët. Kështu që, shpresoj që Salah të ketë një ndeshje të dobët të enjten”, është shprehur Sabah Kerjota./Sport Ekspres/

“Duhet të shmangnim golin e tretë”, Pilo flet për ndeshjen me Sitin: E rëndësishme që shënova
Stavro Pilo shënoi mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën e Mançester Sitit, por fatkeqësisht goli i tij i shërbeu statistikave. AEK-u u mposht në fund me shifrat e thella 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes Pilo ka folur për mediat, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para për lojën dhe ndjesitë e tij për golin e shënuar.

“Ishim konkurrues, ndërtuam lojën dhe patëm momente të mira gjatë ndeshjes. Kundër kundërshtarëve të tillë duhet të jesh i përqendruar 110%. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë. Erdhëm me planin tonë dhe ushtruam presion të lartë. Fatkeqësisht, rezultati është i thellë, por ne vazhdojmë me përpjekjet dhe ecim përpara.

Pas golit të tretë që pësuam, loja jonë ra. Çdo aksion i kundërshtarit është i rrezikshëm. Duhet të kishim qenë më të qëndrueshëm për të shmangur atë gol.

Goli i shënuar? Për mua ka rëndësi, por skuadra humbi, ndaj nuk mund të jem i lumtur. Po ecim përpara dhe po përqendrohemi te ndeshja e radhës në kampionat, që është edhe objektivi ynë kryesor”, ka thënë Stavro Pilo./Sport Ekspres/

VIDEO/ Lojtari i Shqipërisë i shënon Manchester City në Champions League, super Pilo
Pilo po përjeton një natë shumë magjike. Futbollisti i Shqipërisë ka shënuar në Champions League kundër Manchester City, në shtëpinë e këtyre të fundit. Rezultati po vijon në shifrat 4-1, por në minutën e 52, futbollisti shqiptar nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë nga brenda zone. /Sport Ekspres/

Pilo is currently the only Albanian international who consistently performs well at the highest level.?? https://t.co/Po7echDY0c

— XI Scout ?? (@FootballAlbXI) October 20, 2026

VIDEO/ Ndeshje fantastike e Ernest Muçit kundër Beshiktashit, gatuan golin e parë për Trabzonsporin
Trabzonspori ka fituar në shifrat 2-0 kundër Beshiktashit. Një fitore me shumë peshë për ekipin e Trabzonsporit, ndërsa Ernest Muci ishte një nga lojtarët kryesorë që vendosën për këtë fitore.

Në golin e parë, aksioni u gatua nga këmbët e shqiptarit. Pas disa veprimeve të bukura, në të 20, Ernest Muci mori topin në krahë dhe goditi drejt portës, ku portieri devijoi topin dhe Tufan më pas e dërgoi në rrjetë. Shumë lojtarë vrapuan drejt Mucit për ta përgëzuar për aksionin, ndërsa shqiptari u vlerësua si një nga më të mirët e takimit. /Sport Ekspres/

?? Ozan Tufan’?n derbide perdeyi açan golü.

https://t.co/0UlURSxWLO

— Fanatik (@fanatikcomtr) October 19, 2026

As golat dhe asistet nuk ia ndryshojne mendjen, Spaleti e lë në stol Zhegrovën
Edon Zhegrova do ta nisë sërish ndeshjen nga stoli për Juventusin. Sulmuesi shqiptar ka shfaqur një tjetër fytyrë këtë sezon. Ai ka arritur ti shfrytëzojë sa shumë minutat që i janë vendosur në dispozicion, duke shënuar e duke dhënë asiste. Edhe në përballjen e fundit kundër Kaljarit, futja e tij në fushë i dha një tjetër ritëm Juventusit.

Por kaq nuk ka mjaftuar për t’i ndryshuar mendjen Spaletit. Trajneri italian ka zgjedhur ta lërë në stol Zhegrovën edhe mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë do të përballen me Lacion, duke nisur nga ora 20:45./Sport Ekspres

Interesi i lartë për biletat e ndeshjes Shqipëri–Finlandë, që luhet më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”
Interesi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League, është i lartë. Aktualisht janë shitur më shumë se 15 mijë bileta dhe me këto ritme po shkohet shumë shpejt drejt “sold out” për sfidën që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 nëntor, në orën 20:45.

Shqipëria do të përballet me Finlandën në ndeshjen e parafundit të Grupit C1, një sfidë me rëndësi të veçantë për garën për vendin e parë. Kuqezinjtë kryesojnë aktualisht grupin me 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia kanë nga 7 pikë.

Biletat mund të blihen vetëm online përmes platformës zyrtare ebileta.al në këtë link:

Biletat Shqipëri – Finlandë.

“Po flas si shqiptar, mos dhunoni fëmijët”! Situata alarmante në Tiranë, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj të parët që ngrenë zërin
Një situatë alarmante është ajo që po ndodh në Tiranë, ku protestuesit dhe policia janë në një përplasje të vazhdueshme. Rei Manaj dhe Myrto Uzuni kanë qenë dy lojtarët e parë të Kombëtares, të cilët kanë bërë një reagim për situatën. Dy lojtarët e Shqipërisë kanë shprehur gjithë respektin për Policinë e Shtetit, por nga ana tjetër kanë njoftuar mbështetjen e tyre për studentët duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë ndaj tyre.

“Pas cdo studenti qëndron njëëndërr dhe sakrifica e një familje. Ata meritojnë mbështetje për të ecur përpara. Unë kam përjetuar krenarinë që të jep përfaqësimi i Shqipërisë. Besoj se edhe uniforma e policisë duhet të mbahet me atë ndjenjë përgjegjësie për njerëzit. Kur veshim uniformën, mbajmë mbi supe edhe përgjegjësinë. Respekt për cdo polic që shërben me ndërshmëri, por dhunaështë e papranueshme”, shkruhet mes të tjerash nga Uzuni.

Nga ana tjetër, edhe Manaj shkruan një reagim të gjatë, por ne po e përmbledhim në pak fjalë. “Dua të shpreh shqetësimin tim për dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve. Studentët janë fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë, duhet të dëgjohën, të respektohen dhe të trajtohen em dinjitet. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, jo të mbytet me dhunë. Nuk jam mbështetës i një partie politike, po flas si një shqiptar”. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Rei Manaj nuk ndalet me gola në Ligën e Parë të Turqisë, e kishte si lojë fëmijësh
Rei Manaj nuk po ndalet me golat e realizuara në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë në përballjen kundër Sariyer. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 1-1, teksa Manaj shënoi në minutën e 30.

Një gol i lehtë për Manajn që e kishte si lojë fëmijësh, me një portë që ishte thuajse e boshatisur. Ky ishte goli i 9 për Manajn në këtë sezon në Ligën e Parë të Turqisë, duke treguar se në këtë kategori mund të shënojë lehtësisht. /Sport Ekspres/

Sivasspor’un golcü ismi Rey Manaj, Sar?yer kar??s?nda dakika 29’da att??? gol ile skoru 1-1’e getirdi. https://t.co/JaT09dVmal

— Trivela Spor (@spor_trivela) October 17, 2026

VIDEO/ Portieri shqiptar del huq me ndërhyrjen jashtë zone, gafa i kushton golin ekipit të Serisë A
Paraqitja e Arijanet Muriçit mbrëmjen e sotme ka lënë për të dëshiruar. Gabimet e tij ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Më konkretishr, gafa e kryer në minutën e 30 i ka kushtuar golin Sasuolos.

Muriçi la zonën në përpjekje për të larguar topin me kokë, por doli huq me lëvizjen e tij dhe bëri që goli të ishte thjesht një lojë fëmijësh për Raimondon. Ndeshja deri në atë çast ishte në baraspeshë 1-1, por më pas shifrat kaluan në avantazhin e Frozinones. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 4-2 ndaj Sasuolos dhe sigurisht që një pjesë e mirë e fajit bie mbi Arijanet Muriçin./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/VID_20261016232642.mp4

Shpallet lojtari më i mirë i muajit në Itali, Shpendi krahasohet me statistika me Jamalin dhe Rafinjën
Kristjan Shpendi nuk e ka ulur ritmin as në këtë sezon të ri të Serisë B. Sulmuesi shqiptar vijon të mbetet vendimtar për Çezenën me performancën e tij dhe me golat e shënuar. Paraqitjet dhe statistikat e regjistruara në muajin shtator e kanë veçuar atë nga futbollistët e tjerë të kampionatit.

Shpendi është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në Serinë B. Hera e parë për talentin e Kombëtares shqiptare që vlerësohet me një çmim të tillë, i cili do i dorëzohet përpara ndeshjes së ardhshme kundër Avelinos. Në muajin e shkuar, në top 5 ligat më të forta të Europës së bashku me ligat B të tyre, vetën Rafinja dhe Jamali kanë shënuar më tepër gola se sa Shpendi.

I rënë përtokë! Broja futet dhe Burnley pëson gol, skenari më i keq gjen sulmuesin shqiptar
Situata e Armando Brojës ka shkuar në atë pikë te Burnley ku duket se edhe fati nuk e shpëton më. Shumë lëvizje janë bërë nga ana e trajnerit të Burnley për të mos luajtur me Brojën titullar dhe kjo duket se do të vazhdojë për shumë kohë.

Amdouni, lojtari tjetër që u hodh si sulmues pykë pasi nuk preferonin Brojën, pavarësisht se nuk erdhi për këtë pozicion në këtë ekip, filloi duke shënuar gola radhazi. Megjithatë ai ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë për disa kohë jashtë fushave, 4-6 javë.

Por pavarësisht kësaj, nuk ka vend për festë. Sot Burnley e nisi ndaj Charlton me 40-vjeçarin Vardy për të mos aktivizuar Brojën si titullar. Dhe kjo mungesë besimi ndikon padyshim te shqiptari që pasi u hodh në fushë në pjesën e dytë, kishte një mundësi të artë për të kërcënuar portën kundërshtare, por nuk e shfrytëzoi.

Broja bëri mirë në pjesën tjetër të mbrojtjes së topit dhe kalimin e minutave, teksa loja vazhdonte 1-0, por një punë që nuk do t’i njihet për sa kohë Charlton barazoi në minutën e fundit, 1-1. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë në qendër të kritikave, me një Vardy që nuk ka fuqi për të luajtur futboll nga minuta e parë për shkak të moshës dhe me një Amdouni të dëmtuar, por duket se Hayen do të bëjë një tjetër eksperiment që Broja të mos e nis nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Dhe kujt i kërcet për fushën e gjelbër? Piktori do të pikturojë…kulla!
Shqipëria ndodhet në një gjendje të pazakontë, mes studentëve që kërkojnë të drejtat e tyre dhe qytetarëve të tjerë të cilët e shohin të pamundur mbylljen e muajit. Ky vend bëhet dita-ditës i pajetueshëm për shkak të problemeve të mëdha që kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes në gjithë vitet e fundit, jo vetëm tani.

Jo për të bërë politikë, por thjeshtë sa për të treguar se nëse flet tani për mbështetjen e munguar të Qeverisë karshi futbollit, do të dukesh si “i rrjedhur” apo ” i luajtur” mendsh. Por nuk ka problem, futbolli është mësuar të mbetet i fundit. Futbolli është mësuar të mbetet i fundit dhe kur gjithçka shkon vaj për Qeverinë aktuale.

Futbolli është mësuar të mbetet i fundit dhe kur Qeveria aktuale mori 1.5 milionë euro tatime nga shpërblimet e Europianit. Sjellja e saj kundrejt sportit që i ka dhënë më shumë dorë Shqipërisë në imazh? Mjaftojnë të kujtojmë Europianin e parë me De Biazin, të gjithë nxituan kush e kush të priste i pari lojtarët e Kombëtares, t’i jepnin pashaportat diplomatike dhe si për “turp të Zotit”, nëse e njohin këtë fuqi mbinatyrore, ua hoqën sapo nisën rezultatet e para negative.

Spektakël, show, kjo është ajo që duam! Nuk na pëlqen të pikturojmë me ngjyra të ndezura, nga ajo jeshilja përshembull e fushës së blertë, duam ngjyra të tjera, ato bardhë e zi, të ftohta dhe të akullta, pa jetë, por të jenë me objekte sa më të larta, si kullat. A i japin ato më shumë përfitime shoqërisë sesa fushat e futbollit, sesa ndihma për futbollin? Shoqërisë jo, të tjerëve po…

Por nuk ka rëndësi, askush si nuk kishte rëndësi edhe në kohën e pandemisë. Shteti dha një ndihmë të vogël për këdo, por futbolli duhej ta gjente vetë vendin ku të mbytej. “Gjeni një gur dhe çani kokën”, tha atëherë kryeministri i Shqipërisë. Me siguri që nëse ky territor i fundit i papushtuar do të ishte i tyre, do të kishte një tjetër qasje ndaj futbollit, një tjetër dashamirësi.

Dhe futbolli? Diti të shpëtojë edhe pa ta, siç ka bërë gjithmonë. Qasja e Qeverisë aktuale ndaj futbollit duket shumë “inatçore”, sikur të duan që të mos kemi rezultate prej aty, duan ta shohin të përkulur në atë pikë, që të arrihet fundi. Dhe kur arrihen rezultate të mëdha? Faqet e Facebook të disa politikanëve kthehen si në media sportive, pasqyrojnë golat e lojtarëve të Kombëtares sepse thellë-thellë e dinë se çfarë kemi arritur nëpërmjet këtij sporti.

Asnjë ndihmë të vetme për ligjin e sponsorizimit, asnjë. E imagjinoni në një moment, një performancë e tillë e fundit aq e bukur në Europë, se ku mund të arrinte nëse do të kishim edhe Ligjin e Sponsorizimit? Vetëm pak mendojeni… Por kundrejt futbollit veprohet sikur ky sport të jetë i mbushur me disa të huaj që duhen lënë “jetim” pasi është territori i vetëm që nuk u arrit dot kurrë, lufta e vetme e humbur. Sa shumë është kërkuar ky ligj, madje njëherë kampionat bëri grevë dhe filloi me vonesë, shumë premtime, por asnjë zgjidhje.

Stadiumet e Durrës, Vlorës dhe Korçës janë vetëm disa projekte vizatimi të bukura, por ende të parealizuara. Sepse ato nuk të japin përfitime, si kullat përshembull. Fëmijët shqiptarë duhet të mësohen po ashtu, futbolli është loja e ndaluar për ta, duke filluar që sa zbret nga shkallët e pallatit ku betonizimi është kudo. Dhe në mes të kësaj pamje që nuk të frymëzon aspak, që nuk të jep aspak shpresë, futbolli shqiptar, mirë ose keq, vazhdon të prodhojë rezultate mbreslënëse. Madje aq të mira janë ato, sa njerëzit janë mësuar tashmë dhe harrojnë hera-herës se ku jetojmë dhe sa janë mundësitë. Në ishullin e vetëm të paprekur, që ende të jep pak shpresë se dhe ne, jemi si gjithë të tjerët… /Sport Ekspres/

Mungon sulmuesi i tyre kryesor! Trajneri i Burnley zgjedh lojtarin që la futbollin dhe jo Armando Brojën
Trajneri i Burnley, Hayen, duket se vazhdon të mos besojë tek Armando Broja. Sulmuesi kryesor i anglezëve, Amoudini, është dëmtuar dhe nuk do të jetë për ndeshjen e sotme të Burnley.

Por edhe pas këtij dëmtimi, Armando Broja vazhdon të qëndrojë në stol. Trajneri i Burnley i ka besuar sulmuesit tjetër, Vardy. Një vendim i cuditshëm duke ditur moshën e madhe prej 39-vjeç të Vardy dhe faktin se e kishte lënë futbollin për disa kohë. Shumë besonin se ky sulmuesi nuk është gati të luante si titullar pasi nuk ka forcën fizike të duhur, por Hayen zgjedh sërish Vardy para Brojës. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Dy gola për talentin e Shqipërisë në Itali, Gabriel Kulla shënon edhe me 10 lojtarë për Sasuolon
Gabriel Kulla kaloi një ditë fantastike në Itali me grupmoshat. Sulmuesi i Shqipërisë është aktualisht pjesë e të rinjëve të Sasuolos, ndërsa debutoi për pak minuta edhe me ekipin e parë në Serie A.

Në ndeshjen kundër Albinolefes U-20, Kulla shënoi golin e parë të takimit. Më pas Sasuolos do të ngelej me 10 lojtarë, por sulmuesi shqiptar përfitoi bukur nga gabimi i portierit kundërshtar duke shënuar edhe golin e katërt të takimit, për ta mbyllur në 4-2. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Ishte çmenduri! Jasir Asani përsërit golin kundër Polonisë, shihni çfarë bëri në Champions League-n e Azisë
Jasir Asani ka realizuar një gol të çmendur me Esteghalin në Champions League-n e Azisë. Futbollisti shqitpar ka shënuar një gol të pabesueshëm, identik me atë që realizoi me Shqipërinë kundër Polonisë.

Një gol nga distanca që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar, duke gjetur cepin e rrjetës. Asani u aktivizua në minutën e 32 të takimit pas dëmtimit të Razzaghina dhe vetëm 5 minuta më vonë bëri mrekullinë. Për fat të keq, Asani u dëmtua në pjesën e dytë duke lënë fushën e blertë. /Sport Ekspres/

Jasir Asani with a FANTASTIC finish to put them up 1-0 against Al-Gharafa. https://t.co/y2BaQqQOpe

— Arya ?? ?? (@Twenty9United) October 12, 2026

VIDEO/ Shikoni golin spektakolar të 18-vjeçarit shqiptar kundër Osijek, luan me të rinjtë e Kroacisë
Dukan Ahmeti ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen mes Osijek dhe Istrës. Futbollisti 18-vjeçar ka shënuar golin e tretë, për ta mbyllur takimin në shifrat 1-3. Një gol jo i zakonshëm pasi ka dribluar disa futbollistë përpara se të dërgonte topin në rrjetë.

Por kush Ahmeti? Mesfushori i ri, vetëm 18-vjeç, është me prejardhje nga Tetova dhe ka lindur në Kroaci. Aktualisht ky futbollist luan me të rinjtë e Kroacisë, por vecanërisht pas këtij goli të shënuar, interesimet nga Shqipëria dhe Kosova nuk do të mungojnë për të. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/snaptik_7695103639806954774_v3.mp4

VIDEO/ Trajneri nuk e kishte në plan ta fuste! Armando Broja hyn dhe shpërthen pas 2 minutash, asisti i hequr në mënyrë fatale
Armando Broja vazhdon që të ketë vështirësi të mëdha te Burnley. Pavarësisht se u la jashtë Kombëtares dhe Shqipëria i dha një mundësi të artë për të ndryshuar situatën në klub, shqiptari nuk e ka bindur trajnerin Hayen në stërvitje.

Gjatë ditëve që Kombëtaret po luanin, Armando Broja dhe një grup lojtarësh që nuk u grumbulluan nga Kombëtaret e tyre respektive, po vazhdonin stërvitjen te Burnley. Megjithatë për Brojën nuk kishte shumë lëvizje, i vetmi ndryshim ishte fakti se nga zgjedhje e katërt që ishte në herën e fundit, këtë herë Broja kaloi në zgjedhjen e tretë të trajnerit Hayen.

Si titullar, Burnley e nisi me Amdouni kundër ëatford dhe pjesa e parë përfundoi 0-3. Amdouni ka shënuar disa gola radhazi në ndeshjet e fundit dhe sot shënoi po një tjetër gol. Problemi qëndron se Vardy është tashmë preferenca e dytë e trajnerit Hayen dhe jo Broja. Me një ndeshje të mbyllur në shifrat 0-3, Hayen preferoi që në të 65 të aktivizonte Vardyn.

Kështu do të mbyllej kjo ndeshje, por në minutën e 84, trajneri i Burnley u detyrua të aktivizonte Brojën pas një dëmtimi të mesfushorit Alleyne, duke kaluar në skemën 4-4-2. Pas vetëm dy minutash, Broja bëri shpërthimin e parë në krahë duke lënë pas vetes dukshëm me fizik kundërshtarin e tij dhe duke i dhënë një asist perfekt Sapotaev, i cili goditi në portë, por topi do të devijohej me shumë fat për në goditjen e këndit.

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/tkjkdf.mp4

Brojës iu mohua një asist, ndërsa në atë ekzekutim të goditjes së këndit do të vinte edhe goli i katërt i Burnleyt me Edëards. Ndërkohë pak minuta më vonë, Vardy do të realizonte golin e pestë me portën thuajse të boshatisur, por goli i tij do të anulohej. Tashmë mbetet të shihet nëse ky sinjal pozitiv do të jetë një vlerësim nga ana e trajnerit Hayen, që për momentin Brojën e ka si zgjedhje të tretë. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Një prekje e magjishme dhe goli i shënuar, Ernest Muçi feston te Trabzonspori
Ernest Muçi po kalon një mbrëmje fantastike në kampionatin turk! Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën drejt rrjetës në përballjen mes Samsunsporit dhe Trabzonsporit, duke kontribuar në një pjesë të parë të shkëlqyer për skuadrën e tij.

Muçi realizoi golin e parë në minutën e 28-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë Trabzonsporit avantazhin në transfertë. Një moment i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, i cili vazhdon të kërkojë protagonizmin në futbollin turk.

Por goli i Muçit ishte vetëm fillimi i një pjese të parë të jashtëzakonshme për Trabzonsporin. Miqtë kanë arritur të shënojnë tri herë brenda 45 minutave të para, duke e vendosur Samsunsporin përballë një situate tepër të vështirë.

Rezultati 0-3 në pushimin e ndeshjes tregon epërsinë e madhe të Trabzonsporit, që ka dominuar këtë pjesë të takimit dhe tashmë është shumë pranë një fitoreje të rëndësishme. /Sport Ekspres/

GOL | Samsunspor 0-1 Trabzonspor

? 28′ Muçi

#SAMvTS #Trabzon #Samsun #Samsunspor #Trabzonspor #Sondakika https://t.co/60WdZKo8wi

— 90 PLUSTR GOL (@anndagoller) October 10, 2026

Elseid Hysaj mund të ndërrojë kampionat, e kërkojnë në La Liga
Elseid Hysaj është ende në kërkim të një klubi për të vazhduar të ardhmen e tij. Kontrata me Lacion përfundoi në verë dhe që prej asaj kohe shkodrani ka statusin e lojtarit të lirë. Leçja dhe Bolonja janë përfolur si opsione të mundshme për mbrojtësin kuqezi, por në të dy rastet nuk ka pasur hapa konkretë.

Tashmë në skenë ka dalë një tjetër skuadër. Bëhet fjalë për Elçenë, që këtë sezon luan në La Liga. Mbetet për t’u parë nëse Elseid Hysaj do të ndërrojë kampionat këtë sezon, apo do të qendrojë në pritje për oferta më të mira./Sport Ekspres/

“Zhegrova është fenomen”, ish-lojtari i Juventusit i thur elozhe Edonit: Mund të bëhet më i miri i bardhezinjve
Fabricio Ravaneli vazhdon të thurë elozhe për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” -in, ai ka deklaruar se sulmuesi shqiptar është një fenomen. Sipas tij, ai mund të shndërrohet në futbollistin më të fortë të Juventusit.

“I thashë se është një fenomen dhe se atë që bën për kombëtaren duhet ta bëjë edhe në stërvitje e me Juven, sepse është një fenomen. Nëse gjen vazhdimësi, mund të bëhet lojtari më i fortë i Juventusit, sepse është lojtar që bën diferencën. Ai di të shënojë. Sipas meje, ka potencialin për të shënuar 10 gola”, ka thënë Fabricio Ravaneli./Sport Ekspres/

UEFA Nations League/ Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.

Federata e Futbollit njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.

FSHF fton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.

Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Sfida e 12 nëntorit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në garën për vendin e parë në grup.

Të gjithë në “Air Albania” për të mbështetur kuqezinjtë!

Biletat mund t’i gjeni në këtë link:

Biletat Shqipëri – Finlandë

Shqipëria i jep vendin e parë si dhuratë, Armand Duka feston datëlindjen
Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për kreun e FSHF-së, Armand Duka. Ai feston datëlindjen dhe një urim ka mbërritur nga faqja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një festë që vjen pas fitores së mbrëmshme të Shqipërisë, që përpos faktit sesi erdhi, lë shije të mirë për faktin e vetëm që Shqipëria e mbyll këtë muaj me vendin e parë në grup.

“Sot feston ditëlindjen Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka. Familja e madhe e futbollit shqiptar i përcjell Presidentit Duka urimet më të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë në jetë, si dhe për shumë suksese në drejtimin e futbollit shqiptar. Gëzuar ditëlindjen, President!”, shkruhet në faqen e Federatës. /Sport Ekspres/

“Silvinjo nuk do të kishte humbur në Finlandë”, Gjergj Stefa ka një ide tjetër për “Shqipërinë e bukur”
Shqipëria ka humbur në përballjen kundër Finlandës, në një ndeshje që ka marrë shumë diskutime. Një humbje 2-1, por reagimet ishin pozitive duke parë performancën e Kombëtares, për më tepër në ato 20 minutat e para. I ftuar në “Procesi Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”, gazetari Gjergj Stefa ka ndarë një mendim tjetër sa i përket Shqipërisë sulmuese që të gjithë kërkojmë.

“Për mua që një ekip të luajë shumë në sulm, të argëtojë dhe të fitojë, duhet të jetë një ekip i madh. Kam frikë se duke kërkuar një Shqipëri të tillë, argëtuese dhe sulmuese, do të na kushtojë rezultatin. Unë nuk kam qenë dakort për zgjedhjet e Silvinjos, formacionin e Silvinjos dhe për shumë gjëra të tjera në lidhje me këtë trajner. Por ama më duhet ta pranoj se nëse Silvinjo do të ishte në Finlandë, Shqipëria nuk do të humbte. Kjo pasi ka tregues në ndeshje më të vështirë, në transferta më të vështira si në Ceki apo Gjeorgji, Shqipëria ka dalë me pikë. Lojtarët tanë luajnë në kategori të dyta dhe të treta, kështu që nuk mund të kërkojmë dhe lojë të bukur sulmuese dhe pikë”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër San Marinos, kërkohet fitorja e thellë
Shqipëria do të kthehet për të luajtur në shtëpi kundër San Marinos. Një ndeshje që do të luhet në Air Albania, atje ku kuqezinjtë kërkojnë që të marrin një fitore të thellë. Ndërkohë trajneri Maran duket se i ka të qarta idetë për formacionin, atje ku pritet që të luhet me tre mbrojtës.

Për ta nisur nga porta, ku nuk ka dyshime, Dajsinani do të jetë titullar pas dëmtimit të Sherrit dhe skualifikimit të Berishës. Në mbrojtje do të jetë treshja Ismaili-Gjimshiti-Mitaj, ndërsa në mesfushë vjen Hysaj-Ramadani-Asllani-Pilo. Ndërkohë në sulm pritet që të jetë Muci-Manaj dhe Hoxha. /Sport Ekspres/

“Ngrini kokën çuna, kështu vazhdohet para”! Trajneri i Shqipërisë tregon se çfarë i tha lojtarëve pas Finlandës
Rei Manaj dhe trajneri Maran ishin të pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me San Marinon. Në fillim ai që foli ishte sulmuesi ai që foli duke prekur edhe takimin e kaluar me Finlandën. “Shiko, ndeshja me San Marinon është e mirë, janë më të dobët se ne, por kjo duhet treguar në fushë. Do të futemi në fushë që të mbyllim direkt ndeshjen dhe të marrim tre pikët. Për ne e rëndësishme është që të shënojmë, nuk ka rëndësi mënyra. Trajneri ka pak kohë, por ka ide të qarta, lojtarët e ndjekin dhe janë profesionistë. Shpresoj që të jemi në 100% kur të fillojnë kualifikueset e Europianit.  Duhet të sulmojmë më shumë në 20 minutat e para që të hapim ndeshjen. Jam i lumtur që të luaj me çdo lloj lojtari. Nuk ka rëndësi kush shënon për mua”, tha Manaj.

Nga ana tjetër, trajneri i Shqipërisë, Maran, theksoi se në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. “Kur dëgjoj fjalën e thjeshtë, më vjen të rrënqethem. Nuk ka asnjë ndeshje të thjeshtë në futboll, ka me ritëm më pak, por jo të thjeshtë, as ndaj San Marinos. Lojtarët janë fantastikë, më ndjekin gjithmonë më vëmendje në analizë, në stërvitje, futen në fushë me impenjim të madh. Nuk është e lehtë të gjendet kimia në grup, ne ia kemi arritur. Kerjota? Jo, jo. Nuk është se nuk më ka pëlqyer në stërvitje, më ka pëlqyer, unë e zgjodha. Por kam qenë i qartë që në fillim me prurjet e reja që lojtarët që kanë qenë pjesë e Kombëtares, do të kenë tjetër hapësirë në krahasim me ta. Kjo është ajo që ndodh në këtë rast, do kohën e tij, kam parë dhe vënë re se ka cilësi. Pashë ndeshjes me Finlandën, i thashë lojtarëve në dhomën e zhveshjes që të ngrinin kokën pasi kështu vazhdohet”, tha Maran. /Sport Ekspres/

“Ta bëjmë golin e parë për 20 minuta”, Rei Manaj është i qartë për ndeshjen me San Marinon
Rei Manaj dhe trajneri Maran ishin të pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me San Marinon. Në fillim ai që foli ishte sulmuesi ai që foli duke prekur edhe takimin e kaluar me Finlandën.

“Shiko, ndeshja me San Marinon është e mirë, janë më të dobët se ne, por kjo duhet treguar në fushë. Do të futemi në fushë që të mbyllim direkt ndeshjen dhe të marrim tre pikët.

Për ne e rëndësishme është që të shënojmë, nuk ka rëndësi mënyra. Trajneri ka pak kohë, por ka ide të qarta, lojtarët e ndjekin dhe janë profesionistë. Shpresoj që të jemi në 100% kur të fillojnë kualifikueset e Europianit.

Duhet të sulmojmë më shumë në 20 minutat e para që të hapim ndeshjen. Jam i lumtur që të luaj me çdo lloj lojtari. Nuk ka rëndësi kush shënon për mua”, tha Manaj. /Sport Ekspres/

Ndeshja miqësore ndaj Ukrainës/ Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet, sfida transmetohet në FSHF TV
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet në Eger të Hungarisë dhe është gati për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet të hënën, më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në orën 15:30.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, me trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik që kanë punuar me grupin për të përgatitur detajet e fundit të ndeshjes.

Atmosfera në skuadër është e mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje miqësore ndaj Ukrainës.

Sfida Ukrainë–Shqipëri U-21 do të luhet të hënën, më 5 tetor, në orën 15:30, në “Szentmarjay Tibor Városi Stadion” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

“Nuk ishte fare faji i Etrit Berishës”! Ilir Alliu prek detajin: Maran duhej ta kuptojë, nuk di të luajë me këmbë
Ilir Alliu, ish lojtari i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Teksa ka folur për analizën e ndeshjes dhe njëkohësisht për rastin e Etrit Berishës që vendosi ndeshjen, Alliu e ka parë këtë moment paksa më ndryshe. “E kemi nisur ndeshjen në mënyrë fantastike, vendosja ishte shumë e mirë. Për 20 minuta para kartonit të kuq e kemi dominuar ndeshjen, nga të gjitha anët. Ishim vërtet shumë mirë. Derisa vjen gabimi fatal i Etrit Berishës dhe ndeshja kthehet.

Shiko, ka diçka tani që duhet të theksojmë. Një ndeshje fitohet në dhomën e zhveshjes, për mua ne e kemi humbur aty, nuk është fat. Ne të gjithë e dimë që Etrit Berisha është zero, me këmbë është zero, nuk e ka fare lojën me këmbë.

Dhe çfarë ndodh? Ne luajmë poshtë, me pasime dhe me topin që vjen nga portieri. është shumë mirë ta bësh, por ideja është që këtë e bën ose me një portier tjetër, pra nuk e nis me Etrit Berishën ose zgjedh një mënyrë loje tjetër, i bie topi para nëse ke Etrit Berishën. Kishte 2-3 momente që Berisha mori topin dhe kishte pasiguri para asaj gafe. U ngarkua njëehrë, dy herë, tre herë, shumë në pak minuta në lojën që Etrit Berisha nuk e ka, derisa na la në baltë, e la topin në zonë dhe na erdhi goditja. Kjo është e gjitha, Berisha nuk e ka pasimin në një zonë të tillë, për të gjetur në vertikale lojtarin e vet, është një portier që maksimumi i tij mund të pasojë në anësore pasi aty ka një zonë rreziku më të vogël”, tha Alliu. /Sport Ekspres/

Luajti kundër San Marinos dhe nuk bindi! Maran e dërgon lojtarin e Serie C te Shqipëria U-21
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari.

Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund ti gjeni obline në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.

“Kam pasur gjithnjë dobësi për Zhegrovën”, ish-sulmuesi i Juventusit: Lëreni të sulmojë, kthimin e topit pas e bëj edhe unë në moshën 58-vjeçare
Edon Zhegrova vazhdon të jetë temë diskutimi te Juventusi. Talenti shqiptar së fundmi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për bardhezinjtë. Paraqitjet e fundit kanë rihapur debatet nëse sulmuesi Kosovës duhet të marrë më tepër minuta te gjiganti i Serisë A.

Fabricio Ravaneli, në një ndërhyrje në podkastin në “Youtube” të “Tuttosport”-it, i ka dalë në mbrojtje Zhegrovës. Ish-sulmuesi i Juventusit ka thënë se ka një dobësi për Edonin. Ai jep edhe këshillën e tij për mënyrën se si lojtari shqiptar duhet trajtuar. Sipas Ravanelit, Edon Zhegrova ka nevojë për më tepër liri.

“Gjithmonë kam pasur një dobësi për Zhegrovën. Shpesh kam diskutuar me Spaletin rreth mënyrës se si e aktivizon atë. E njoh mirë trajnerin dhe e di se ai është një forcë e vërtetë (në kuptimin pozitiv) me lojtarët e tij. Por ky është një lojtar që ndonjëherë duhet lënë pak më i lirë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një forcë që duhet t’i bëjë të gjithë ta falin kur, herë pas here, bën gabime ose nuk angazhohet sa duhet në mbrojtje.

Nëse Zhegrova e humb shpesh topin, kjo ndodh sepse ai rrezikon vazhdimisht në lojën e tij. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh kaq shumë lojtarë që e marrin topin dhe e kthejnë atë prapa. Edhe unë mund të luaja kështu në moshën 58-vjeçare…”, ka thënë Fabricio Ravaneli./Sport Ekspres/

Super Shqipëria e Maran e paguan rëndë nga Etrit Berisha, edhe arbitri ishte kundër kuqëzinjëve
Një super Shqipëri nuk mjafton! Shqipëria humbet në shifrat 2-1 ndaj Finlandës në transfertë. Goli i Rei Manajt në minutën e 4 u zhvlerësua pasi ëalta, lojtari i Finlandës, shënoi dy herë nga goditja e dënimit.

Ajo që ndikoi në këtë ndeshje ishte dalja e hershme e Etrit Berishës që mori karton të kuq. Shqipëria tentoi deri në fund që të barazonte, por sikur të mos mjaftonte 1 lojtar më pak, edhe arbitri ishte kundër kuqezinjëve. Shumë vendime në favor të finlandezëve dhe mbi të gjithë, një penallti e mohuar për Uzunin. Arbitri nuk dha një penallti duke i dhënë karton të verdhë Uzunit dhe si për cudi, në fund do të akordonte pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

LAJM I FUNDIT/ Shqipëria publikon formacionin kundër Finlandën, luajmë me dyshen Pilo-Mitaj
Shqipëria ka publikuar formacionin sa i përket ndeshjes kundër Finlandën. Kuqezinjtë kanë zgjedhur 11-shen titullare dhe sipas UEFA-s, sot do të kemi në fushë dyshen Mitaj-Pilo. Ndërkohë në majën e sulmit ndodhet Rei Manaj, ndërsa nga krahët do të jetë i mbështetur nga Arbër Hoxha dhe Ernest Muci. /Sport Ekspres/

Shqipëria mbërrin në Helsinki, kuqezinjtë të buzëqeshur para zbritjes në Finlandë
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës.

Pasditen e sotme, kuqezinjtë udhëtuan nga Cesena drejt Helsinkit dhe, pas mbërritjes në Finlandë, ekipi u akomodua menjëherë në hotel.

Ditën e nesërme, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, së bashku me një lojtar, do të dalë në konferencën për shtyp në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Konferenca për media do të nisë në orën 14:00.

Pas përfundimit të konferencës, ekipi kuqezi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën me Finlandën.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube dhe në FSHF TV.

Ndeshja Finlandë – Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.

Mesfushori i Shqipërisë ka temperaturë të lartë, mungon kundër Finlandës dhe niset në Tiranë
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e tretë të UEFA Nations League ndaj Finlandës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran dhe stafi i tij zhvilloi sot një tjetër seancë stërvitore në Cesena, ku fokusi ishte te puna fizike dhe taktike. Kuqezinjtë realizuan ushtrime me ngarkesë fizike, ndërsa trajneri Maran testoi edhe skema të ndryshme taktike në funksion të sfidës së radhës.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Luis Hasa nuk mori pjesë në seancën e sotme për shkak të temperaturës së lartë. Hasa do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të vijojë rikuperimin në kuadër të ndeshjes së fundit ndaj San Marinos.

Pjesa tjetër e skuadrës vijoi normalisht programin e përcaktuar nga stafi teknik.

Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Helsinkit, ndërsa të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, do të përballet me Finlandën në ndeshjen e tretë të UEFA Nations League.

Miqësorja e parë/ Kombëtarja U-19 përmbys gjithçka në fund dhe fiton 3-2 ndaj Lituanisë
Kombëtarja shqiptare U-19 realizoi një përmbysje të madhe në minutat e fundit ndaj Lituanisë, duke fituar me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin e Vorës.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Kris Gecaj (C), Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Andreas Llana, Serxho Vogli, Rikardo Sheji, Oliver Blini, Alen Vukaj, Grei Kuqi.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të me Oliver Blinin, por Lituania reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin, duke shënuar dy gola.

Shqipëria nuk u dorëzua dhe në minutën e 90-të gjeti golin e barazimit, pas një autogoli të Jokubas Ziedelis, duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.

Vetëm pak çaste më vonë, kuqezinjtë fituan një penallti. Armend Muslika avancoi mirë në zonë dhe fitoi 11-metërshin, të cilin e mori përsipër ta ekzekutonte vetë. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë Shqipërisë U-19 fitoren 3-2.

Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët treguan karakter dhe reaguan deri në fund për të siguruar fitoren në miqësoren e parë ndaj Lituanisë.

Dy skuadrat do të përballen sërish më 2 tetor, në stadiumin e Vorës, në orën 15:30, për ndeshjen e dytë miqësore.

Ndryshim në listën e Shqipërisë U-21, Endrit Asani merr vendin e Elton Fikaj
Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Pasditen e djeshme ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, për shkak të dëmtimit, Elton Fikaj nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares U-21 për këtë ndeshje. Për këtë arsye, ekipit U-21 do t’i bashkohet Endrit Asani, i cili ishte pjesë e Kombëtares U-19.

Ndërsa trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka vendosur të thërrasë futbollistin e ekipit të Bylisit, Petro Marku.

Sakaq, me Kombëtaren U-21 është bashkuar edhe portieri Simon Simoni.

Kombëtarja U-21 do të vijojë të përgatitet në Tiranë, ndërsa më 3 tetor do të udhëtojë drejt Hungarisë për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Emocionuese/ Kristjan Asllani nuk po e lëshonte, historia e djaloshit të vogël që e gjeti forcën te Kombëtarja
Fëmijë që Asllani mban fort është Joni. Joni ka një histori ndryshe nga të tjerët, Zoti e sprovoi me një histori ndryshe nga shokët e moshës së tij sepse e donte fort, shumë fort. Nëse fëmijët e tjerë ishin mes vuajtjeve dhe dilemave se çfarë Iphone të merrnin se çfarë Play Station të blinin, Joni nisi rrugën drejt spitalit për të nisur me kimioterapi pasi ishte prekur nga kanceri, madje hyri edhe një operacion të vështirë.

E gjithë ajo që kërkonte ishte pak forcë dhe ku e gjeti? Te Kristjan Asllani, te lojtarët e Shqipërisë. Një familjare e djaloshit i shkruajti Federatës që të merrte një video nga Asllani. Ky mesazh mbërriti dhe për fat të mirë, sprova duket se kaloi. Pas një viti, FSHF nuk e ka lënë vetëm me kaq, por e surprizoi djaloshin duke e ftuar në Air Albania për të zbritur me lojtarët dhe për të qenë krah njeriut që i dha forcë në momentin më të vështirë të jetës së tij, Kristjan Asllanit.

Sigurisht, pak vite jetë, por në këto pak vite, Joni u sprovua më shumë sesa shumë të tjerë që janë në moshë shumë herë më të madhe se ky fëmijë. Dhe ndoshta kështu ishte e shkruar, ky fëmijë realizoi gjithë ëndrrën e tij duke takuar nga afër gjithë lojtarët e Kombëtares dhe duke shkuar në hotelin e ekipit. Dhe Kristjan Asllani nuk e lëshoi, as në momentin kur Joni ishte mirë dhe po kënaqej në Air Albania… /Sport Ekspres/

Kombëtarja U-17 spektakël në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Malin e Zi
Kombëtarja U-17 ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Loro Boriçi”, duke mposhtur 5-1 Malin e Zi U-17 në ndeshjen e dytë miqësore mes dy skuadrave. Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe realizuan plot pesë gola.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Rei Shpuza (GK), Aend Cekrezi, Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (C), Sebastian Sina, Eldin Veliu, Lorent Zhara, Klevis Basha, Rajan Dybeli, Gentian Sharka.

Shqipëria e nisi takimin me ritëm dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 21-të. Ishte Gentian Sharka ai që dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ishte e papërmbajtshme dhe e thelloi menjëherë avantazhin. Në minutën e 48-të, Jon Ajvazi shënoi golin e dytë, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Sebastian Sina realizoi për 3-0.

Kuqezinjtë vijuan dominimin dhe gjetën edhe dy gola të tjerë. Albion Muji shënoi në minutën e 77-të, ndërsa Haxhi Rrena vulosi rezultatin 5-0 në minutën e 86-të.

Mali i Zi arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 87-të me Matija Sutje, por pa ndryshuar asgjë në triumfin e thellë të Shqipërisë.

Një paraqitje bindëse dhe një fitore 5-1 për Shqipërinë U-17, që mbyll me një rezultat të rëndësishëm serinë e dy miqësoreve ndaj Malit të Zi.

“Të jeni të sigurtë, nuk zgjedh asnjë ekip tjetër”! Bicaj: Nëse Elseid Hysaj vjen në Superiore, vjen për Vllazninë
Shqipëria ka fituar në shifrat 2-0 kundër Bjellorusisë falë golave të Asllanit dhe Mucit. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, ka pasur rezervat e tij për Kristjan Asllanin.

“ristjan Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Luajti mirë kundër Bjellorusisë, por në takimet e tjera, unë e kam thënë, Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Nuk ka shpejtësi, nuk ka forcë statike dhe as ritëm. Nuk ka driblim vertikal dhe as luftën në ajër. Por këto janë cilësi që në atë pozicion që ai luan, nëse nuk i ke, atëherë është problem i madh. Nuk u ngrit kurrë në atë që ne mendonim”, tha Ilir Alliu.

Nga ana tjetër është komentuar edhe për Elseid Hysaj, për super ndeshjen e tij dhe faktin se është pak ekip. Në studio u ngrit ideja që Hysaj mund të luajë për një ekip të Superiores të paktën deri në dhjetor, derisa një ofertë e mirë të shfaqet për të. Dhe kur flasim për Superioren, Egnatia ishte një prej ekipeve që doli në skenë në media, por Ditmar Bicaj tregoi të kundërtën: “Jo, e keni gabim. Hysaj luan vetëm për Vllazninë nëse zgjedh Shqipërinë. Të jeni të sigurtë për këtë, nuk ka shans, asnjë ekip tjetër para Vllaznisë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/

“Nuk është se nuk do, kaq cilësi ka”! Ilir Alliu ka rezerva për Kristjan Asllanin: Nuk u ngrit atje ku prisnim
Shqipëria ka fituar në shifrat 2-0 kundër Bjellorusisë falë golave të Asllanit dhe Mucit. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, ka pasur rezervat e tij për Kristjan Asllanin.

“Kristjan Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Luajti mirë kundër Bjellorusisë, por në takimet e tjera, unë e kam thënë, Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Nuk ka shpejtësi, nuk ka forcë statike dhe as ritëm. Nuk ka driblim vertikal dhe as luftën në ajër. Por këto janë cilësi që në atë pozicion që ai luan, nëse nuk i ke, atëherë është problem i madh. Nuk u ngrit kurrë në atë që ne mendonim”, tha Ilir Alliu. /Sport Ekspres/