Kupa e Botës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.

Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.

Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.

Portugalia i jep Kristiano Ronaldos edhe goditjen e fundit, ia japin numrin Leaos
Largimi i papritur i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë ka shkaktuar një situatë të pazakontë, aq sa në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe kryeministri portugez, Luís Montenegro. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Montenegro ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença dhe ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus. Telefonata mes kryeministrit dhe trajnerit është konfirmuar nga raportimet e SIC.

Gjithçka vjen pasi Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë, një ditë para sfidës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se, pas një bisede me presidentin e Federatës dhe konferencës së Jorge Jesus, kishte marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi. Ronaldo shtoi se në një moment tjetër do të tregojë të vërtetën për arsyet e këtij vendimi.

Ndërkohë goditja e Portugalisë nuk mbaron këtu. Menjëherë te Portugalia kanë vendosur që numrin 7 të Kristiano Ronaldos ta japin te Leao, për t’i dhënë mesazhin yllit kryesor të ekipit se mund të bëjnë edhe pa atë. /Sport Ekspres/

E pazakontë/ Ronaldo iku nga Portugalia pas krisjes me trajnerin, ndërhyn edhe Kryeministri i Portugalisë
Largimi i papritur i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë ka shkaktuar një situatë të pazakontë, aq sa në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe kryeministri portugez, Luís Montenegro. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Montenegro ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença dhe ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus. Telefonata mes kryeministrit dhe trajnerit është konfirmuar nga raportimet e SIC.

Gjithçka vjen pasi Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë, një ditë para sfidës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se, pas një bisede me presidentin e Federatës dhe konferencës së Jorge Jesus, kishte marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi. Ronaldo shtoi se në një moment tjetër do të tregojë të vërtetën për arsyet e këtij vendimi.

Montenegro, i cili më herët ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për Ronaldon dhe kombëtaren, thuhet se ka dashur të marrë qartësi nga Jorge Jesus për situatën që ka përfshirë kapitenin. Në Portugali, tashmë vëmendja është e gjitha te raporti mes trajnerit dhe Ronaldos dhe te ajo që mund të zbulohet pas kësaj krisjeje. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Shikoni se çfarë bën mungesa e vetbesimit, Vinicius Junior nën preson për penalltinë kundër Australisë
Brazili ka luajtur kundër Australisë, në një tjetër ndeshje ku ekipi i drejtuar nga Anceloti nuk ka bindur. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-2, ku Australia ishte qartë më e rrezikshme sesa Brazili.

Ndërkohë në pjesën e dytë, falë golave të Bruno Guimares dhe Vinicius Junior rezultati shkoi në 2-4. Dhe ajo që është vënë re ishte goli i realizuar nga Vinicius. Mungesa e vetbesimit e ka bërë këtë njeri që të shihet si i shndërruar dhe gati nuk njihet nëse është po i njëjti që ka qenë më herët.

Në momentin e penalltisë, Vinicius u pa qartë se kishte një presion të madh, pavarësisht se luhej kundër Australisë dhe ishte një miqësore. Një top që për pak u kap nga portieri kundërshtar, por për fatin e Vinicius, shkoi në rrjetë. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/sOaKeBdMV-tXmRsV.mp4

“I thashë se do ta fusja kundër Norvegjisë”! Trajneri i Portugalisë tregon hapur situatën me Kristiano Ronaldon: Nuk ishte ndeshje për të
Portugalia ka marrë një fitore të madhe kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Një fitore e arritur në shifrat 1-2, por Kristiano Ronaldo u la jashtë fushës së blertë. Trajneri i Portugalisë vendosi të mos e aktivizonte në asnjë minutë yllin e ekipit duke parë formën e tij fizike.

Nga ana tjetër Norvegjia kishte ritëm dhe intensitet të lartë, duke e detyruar trajnerin për të mos rrezikuar me Ronaldon. Pavarësisht festës para kamerave për këtë fitore, Ronaldo ishte i vetmi që shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, ndërsa të tjerët shkuan të duartrokisnin dhe të festonin me tifozët.

Nga ana tjetër, trajneri Jorge Jesus tha: “Ronaldo nuk përshëndeti tifozët? Do të flas me të, Kombëtarja është Kombëtare. Përpara ndeshjes i thasë se do të luante, por në fund nuk ndodhi. Ky është futbolli. Ronaldo ishte gati të luante, por nuk ishte momenti i duhur për të, na duhej një lojtar me karakteristik tjetër. Mendova ta fusja pas një ore lojë, por sic po shkonte ndeshja, nuk ishte momenti i duhur”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

VIDEO/ Nuk shkon për të duartrokitur tifozët, Cristiano Ronaldo ikën pas fitores së Portugalisë
Portugalia ka marrë një fitore të madhe kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Një fitore e arritur në shifrat 1-2, por Kristiano Ronaldo u la jashtë fushës së blertë. Trajneri i Portugalisë vendosi të mos e aktivizonte në asnjë minutë yllin e ekipit duke parë formën e tij fizike.

Nga ana tjetër Norvegjia kishte ritëm dhe intensitet të lartë, duke e detyruar trajnerin për të mos rrezikuar me Ronaldon. Pavarësisht festës para kamerave për këtë fitore, Ronaldo ishte i vetmi që shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, ndërsa të tjerët shkuan të duartrokisnin dhe të festonin me tifozët. /Sport Ekspres/

?| Ronaldo went straight to the tunnel after the final whistle on Portugal’s victory against Norway. ? pic.twitter.com/Q60t0htCr8

— Kalshi FC (@KalshiFC) September 28, 2026

Brazili ia trashëgon “10” yllit të Barcelonës, merr numrin e fanellës që e mbante Neymar
Kombëtarja e Brazilit ka një pronar të ri për fanellën legjendare me numrin 10. Raphinha është zgjedhur për të mbajtur numrin më prestigjioz të “Seleçaos”, duke trashëguar kështu fanellën që së fundmi ishte e lidhur me emrin e Neymarit. Vendimi vjen në epokën e trajnerit Carlo Ancelotti dhe përbën një tjetër vlerësim të madh për yllin e Barcelonës.

Numri 10 i Brazilit ka një histori të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, këtë fanellë e kanë veshur legjenda si Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Ronaldinho dhe Neymar. Tashmë, emri i Raphinhas i bashkohet kësaj liste prestigjioze.

27-vjeçari vjen në këtë rol pas disa sezoneve të shkëlqyera me Barcelonën, ku është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sipas të dhënave të publikuara nga Kurir, Raphinha ka realizuar 89 gola dhe 62 asistime në 185 paraqitje me klubin katalanas.

Edhe me Brazilin, ai ka krijuar një statistikë të rëndësishme: 42 ndeshje dhe 11 gola. Për më tepër, Raphinha është mes kandidatëve për fitimin e Topit të Artë këtë vit.

Tashmë, sfida e madhe për të është të justifikojë peshën e një fanellë që në historinë e Brazilit është mbajtur nga disa prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Sport Ekspres/

Dëmtimi duket të jetë serioz në ndeshjen Turqi-Francë, Mbappe alarmon Real Madridin dhe kthehet në Spanjë
Kylian Mbappé ka shqetësuar Real Madridin, teksa shenjat e para në lidhje me dëmtimin e tij nuk janë aspak pozitive. Sulmuesi francez është rikthyer tashmë në Madrid, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën që mund të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit, Mbappé pritet të kryejë testet mjekësore gjatë pasdites së sotme. Rezultatet pritet të dalin më vonë gjatë ditës dhe vetëm atëherë do të ketë një ide më të qartë për situatën e yllit të Real Madridit.

Ky është një moment shqetësues për klubin madrilen, pasi Mbappé është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe prania e tij ka një rëndësi të madhe në ndeshjet e ardhshme. Për momentin, ende nuk ka një diagnozë përfundimtare dhe as një afat zyrtar për rikthimin e tij.

Megjithatë, fakti që lojtari është kthyer në Madrid për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara ka rritur shqetësimin rreth gjendjes së tij.

Tashmë të gjithë në Madrid presin me ankth rezultatet e testeve, të cilat do të përcaktojnë nëse Mbappé do të jetë në dispozicion së shpejti apo do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë më të gjatë. /Sport Ekspres/

Spektakël dhe super futboll te Hollandë-Gjermani, Klopp dhe Xavi i japin tjetër shije futbollit
Holanda dhe Gjermania dhuruan një përballje spektakolare në Amsterdam, në sfidën e parë të tyre në Nations League, me dy skuadrat që u ndanë në një barazim 1-1 pas 90 minutash me shumë emocione.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Holanda iu afrua golit të avantazhit me Virgil van Dijk, por goli i mbrojtësit u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull në aksion. Gjermania nuk fali dhe në minutën e 33-të Felix Nmecha dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jürgen Klopp.

Pas pushimit, Holanda u hodh e gjitha në sulm. Vendasit krijuan disa raste të pastra, me Mexx Meerdink që goditi edhe shtyllën, ndërsa Gjermania pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen në kundërsulm.

Kur dukej se Gjermania do të festonte fitoren, erdhi momenti magjik i mbrëmjes. Në minutën e 92-të, Ruben van Bommel dha një asist fantastik me pjesën e jashtme të këmbës dhe Cody Gakpo e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Një fund dramatik për një ndeshje të denjë për rivalitetin mes dy gjigantëve europianë, por ndeshja ishte spektakolare në debutimin e Klopp dhe Xavi në pankinat respektive. /Sport Ekspres/

“Ka njerëz që donin të më largonin”! Ego e Kristiano Ronaldos, ndryshon vendimin: Nuk e lë Portugalinë tani
Cristiano Ronaldo iu përgjigj kritikave të disa mediave dhe e shtoi me një vërejtje krejtësisht të papritur.“Ka kanale që janë përpjekur të më ‘vrasin’ për vite me radhë, por nuk kanë asnjë shans, as me një pushkë. Edhe atëherë, do t’i isha shmangur një plumbi”, tha portugezi. Pas këtij mesazhi të qartë, Ronaldo konfirmoi atë që ishte spekuluar për njëfarë kohe – ai po e mendonte seriozisht përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare pas Botërorit , por ndërkohë ndryshoi vendimin e tij.

Portugezi legjendar tani ka një qëllim krejtësisht të qartë. Ai dëshiron të ndihmojë brezin e ri të lojtarëve të ekipit kombëtar, të fitojë një tjetër trofe me Portugalinë dhe të përpiqet të bëjë atë që asnjë futbollist para tij nuk e ka arritur – të shënojë 1,000 gola në karrierën e tij. Megjithatë, Ronaldo pranon se ai vetë nuk e di se kur do të vijë patjetër momenti për të thënë lamtumirë.

“Po, jam. Gjithmonë mendoj për vendimet e mia. Mendoj për gjithçka. Më shihni këtu, kështu që vendosa të vazhdoj. Fola me presidentin dhe trajnerin dhe ata mbështeten tek unë. Mendoj se mund të vazhdoj të ndihmoj ekipin kombëtar, jo vetëm me gola, por edhe sepse ky është një brez i ri. Por gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh në fushë dhe të vazhdosh të shënosh gola. Pra, fundi ishte vërtet një opsion. Por ai nuk erdhi”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

Granit Xhaka përfundon në telashe të mëdha në Zvicër, rrezikon deri në 5 vite burg
Një skandal i madh tronditi Zvicrën, Granit Xhaka po përballet me probleme serioze ligjore që mund të kenë pasoja për karrierën e tij. Zyra e Prokurorit të Kantonit të Lucernës konfirmoi se po heton Xhakën, si dhe një mjeke nga Lucern, e cila është gjithashtu nën hetim. Zyra e saj ishte objekt i një bastisjeje policore në vitin 2023.

Hetuesit dyshojnë se mjeku ka lëshuar një numër të madh certifikatash të rreme vaksinimi. Midis tyre dyshohet se është një dokument i lëshuar në emër të Granit Xhakës.

Në atë konfirmim, thuhej se Xhaka kishte marrë një vaksinë kundër koronavirusit. Megjithatë, sipas dyshimeve të hetuesve, vaksinimi nuk u krye kurrë. I gjithë rasti tani ka marrë një epilog të rëndë ligjor. Xhaka duhet të paraqitet para Prokurorisë në Lucern në fillim të tetorit për të dhënë një deklaratë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve.

Dënimi i mundshëm nuk është aspak i padëmshëm. Eksperti ligjor Andre Kuhn i shpjegoi gazetës zvicerane Blick se falsifikimi i dokumenteve trajtohet si një krim i rëndë në Zvicër. Një krim i tillë dënohet me gjobë, si dhe me burgim deri në pesë vjet. Pikërisht për këtë arsye, çështja mund të ketë pasoja shumë më serioze për Xhakën sesa një mosmarrëveshje e zakonshme ligjore. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Lionel Mesi nuk ndryshon, zihet me zyrtarin e MLS pas fitores së finales me Inter Miamin
Inter Miami mposhti Cruz Azul 2-0 në finalen e Kupës së Kampionëve dhe heroi absolut i fitores ishte përsëri kapiteni dhe ylli më i madh i ekipit nga Florida, Lionel Messi. Argjentinasi shënoi golin e parë dhe më pas asistoi Casemiron për golin e dytë, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në të dy golat e ekipit të tij.

Dhe ajo që është veçanërisht e pabesueshme është se argjentinasi arriti 100 gola me fanellën e Inter Miamit me këtë gol. Megjithatë, pas ndeshjes u pa një atmosferë e tensionuar dhe shumë u habitën nga diskutimi midis Lionel Messit dhe komisionerit të MLS-së, Don Garber. Një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave hyri në një konflikt të hapur verbal me njeriun e parë të ligës dhe videot e tyre duke shkëmbyer fjalë të ashpra me njëri-tjetrin me shpejtësinë e dritës përmbytën rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

What did Don Garber do to Messi hahahaha pic.twitter.com/uykayLQZc3

— James (@atlutdjames) September 17, 2026

“Nuk do të kthehet më”! Trajneri i Brazilit tregon fundin e Neymar me Kombëtaren, zgjerohet lista e largimeve
Trajneri i Brazilit tha se lojtari ofensiv i Santos nuk do të kthehet në ekipin kombëtar, gjë që praktikisht mbylli një nga ciklet më të mëdha në historinë e ekipit kombëtar brazilian. Ancelotti shpjegoi në një intervistë me CNN Esportes se vendimi erdhi nga vetë Neymar dhe jo si rezultat i thjesht përjashtimit të tij nga trajneri.

“Neymar e ka konfirmuar tashmë, ai nuk dëshiron të kthehet në ekipin kombëtar. Neymar nuk mund të zëvendësohet sepse ai ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik”, tha eksperti italian. Ky është fundi i historisë së lojtarit që ishte figura qendrore e Brazilit për më shumë se një dekadë. Neymar është golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar me 80 gola në 130 paraqitje.

Neymar është një nga mungesat më të mëdha, por nuk është i vetmi. Casemiro, Alisson, Ederson, Alex Sandro dhe Lucas Paquetá janë ndër lojtarët e lënë jashtë listës, gjë që tregon se sa serioze janë ndryshimet që Ancelotti dëshiron të bëjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

LAJM I FUNDIT/ Dënime të forta vijnë për Argjentinën nga FIFA, Paredes ndëshkohet me 10 ndeshje mungesë
FIFA ka marrë vendime të forta disiplinore pas kaosit të krijuar në përfundim të finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Përplasjet mes futbollistëve pas ndeshjes, të cilën Spanja e fitoi 1-0, kanë sjellë pezullime të gjata për disa prej protagonistëve argjentinas.

Dënimin më të rëndë e ka marrë Leandro Paredes, i cili është pezulluar për 10 ndeshje për përfshirjen e tij në incidentet me futbollistët spanjollë. Nahuel Molina është dënuar me 7 ndeshje, ndërsa Thiago Almada me 1 ndeshje. Gjithashtu, ndihmësi i Lionel Scalonit, Roberto Ayala, është pezulluar për 3 ndeshje.

Nga ana e Spanjës, edhe Gavi është dënuar me një ndeshje për sjellje josportive gjatë përplasjes.

Përveç pezullimeve individuale, FIFA ka vendosur edhe masa ndaj Federatës Argjentinase. Argjentina do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit, ndërsa federata është gjobitur për shkelje të ndryshme disiplinore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Ndërrimi jetë i babait! Lionel Mesi qëndron në Argjentinë, nuk dihet se kur do kthehet për të luajtur futboll
Lionel Messi ka marrë vendimin për të qëndruar në Argjentinë për një periudhë të pacaktuar, teksa po kalon kohë pranë familjarëve të tij gjatë një periudhe të vështirë familjare, pas ndërrimit jetë të babait. Sipas raportimeve të fundit, kapiteni i Argjentinës nuk ka vendosur ende një datë konkrete për rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, mbetet e paqartë edhe momenti kur Messi do të jetë sërish në dispozicion të Inter Miamit.

Largimi i përkohshëm nga aktiviteti futbollistik vjen në një moment të rëndësishëm për klubin amerikan, i cili mbështetet shumë te eksperienca dhe cilësitë e yllit argjentinas. Messi ka qenë një prej figurave kryesore të skuadrës që prej transferimit të tij në MLS, duke luajtur një rol vendimtar në rezultatet dhe sukseset e fundit të ekipit. Megjithatë, në këtë moment prioriteti i tij duket të jetë familja. Klubi dhe tifozët e Inter Miamit pritet të respektojnë vendimin e futbollistit, ndërsa rikthimi i tij do të varet nga situata familjare. Për momentin, nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e Messit në SHBA dhe as një konfirmim se kur ai do të luajë sërish me Inter Miamin. /Sport Ekspres/

Plani skandaloz i Infantino-s! UEFA nuk e mbështet më, presidenti i FIFA-s kërkon t’i heq Spanjës finalen e Botërorit
Marrëdhëniet mes UEFA-s dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, kanë arritur në pikën e tyre më të ulët. Burime pranë organizatës evropiane të futbollit konfirmojnë në mediat europiane se UEFA nuk e mbështet më Infantinon për një mandat të ri, duke hapur një front të hapur politikë-sportive në arenën ndërkombëtare.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj ftohjeje dhe mungesës së mbështetjes institucionale, Infantino thuhet se po përgatit një lëvizje surprizë dhe të papritur për Kampionatin Botëror 2030. Ndonëse turnetë kryesore dhe ndeshja finale e përmasave të tilla u paralajmëruan të mbaheshin në stadiumin ikonik “Santiago Bernabéu” në Madrid, tensionet e reja mund të ndryshojnë rrënjësisht skenarin.

Plani i ri që përflitet në korridoret e FIFA-s sugjeron zhvendosjen e finales së madhe të vitit 2030 në Marok, duke lënë Spanjën dhe Portugalinë pa ngjarjen më kulmore të turneut. Ky vendim, nëse zyrtarizohet, shihet si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj interesave të Spanjës dhe vetë UEFA-s. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Pritja mori fund! Shkoi në ekipin e ri, shikoni se çfarë pritje i bëjnë Vozinha-s pasi zbret në aeroport
Pas ditësh të mbushura me pasiguri dhe spekulime, portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinja, ka mbërritur më në fund në Kili për t’iu bashkuar gjigantit vendas Colo Colo. Transferimi i tij u shoqërua me shumë pengesa, pasi udhëtimi drejt Amerikës së Jugut u shty plot tri herë për shkak të problemeve me dokumentacionin dhe çështjeve personale. 40-vjeçari, i cili u bë një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026 falë paraqitjeve fantastike me Kepin e Gjelbër, u prit në aeroportin e Santiagos nga qindra tifozë entuziastë. Me flamuj, këngë dhe pankarta, ata i rezervuan një pritje të jashtëzakonshme portierit që fitoi zemrat e tifozëve me pritjet spektakolare ndaj Spanjës, Uruguait dhe Argjentinës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj tifozët për durimin dhe mbështetjen. Shihemi në stadiumin Monumental”, deklaroi Vozinja menjëherë pas mbërritjes së tij. Colo Colo kishte zyrtarizuar marrëveshjen me portierin që më 24 korrik, por vonesat e përsëritura krijuan dyshime se transferimi mund të dështonte. Megjithatë, saga mori fund me mbërritjen e tij në Kili, ku tani pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nisë menjëherë stërvitjen me ekipin. Tifozët e Colo Colo besojnë se eksperienca dhe forma e treguar nga Vozinja në Botëror do ta ndihmojnë skuadrën të luftojë për titullin kampion dhe të ketë një ecuri sa më të mirë në garat kontinentale sezonin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Locura en la llegada de Vozinha a Chile!!

El nuevo arquero de Colo Colo ya está en Santiago y mañana se someterá a los exámenes médicos. @Cooperativa pic.twitter.com/FeHZ1lI38C

— Rodrigo Gomez Flores (@rodrigogomezf) August 3, 2026

Ançeloti konfirmon largimin e 3 lojtarëve nga Brazili! Jo vetëm Neymar, edhe Casemiro e ka mbyllur me Kombëtaren
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar fundin e një epoke për kombëtaren braziliane, duke bërë të ditur se Neymar, Casemiro dhe Danilo nuk do të jenë më pjesë e planeve të tij për të ardhmen. Tekniku italian deklaroi se Kupa e Botës ishte fundi i një brezi që ka dhënë shumë për “Seleçaon”, por se tani ka ardhur momenti për të ndërtuar një skuadër të re.

“Besoj se kjo Kupë Bote ishte fundi i një brezi shumë të rëndësishëm lojtarësh. Duke nisur nga Neymar, duke vazhduar me Danilon dhe Casemiron. Të gjithë lojtarët që ishin mbi 30 vjeç gjatë Botërorit nuk do të jenë më me ne”, u shpreh Ancelotti.

Ky vendim shënon një ndryshim të madh në filozofinë e kombëtares braziliane, e cila pritet të mbështetet te futbollistët e rinj për ciklin e ardhshëm ndërkombëtar. Neymar, Casemiro dhe Danilo kanë qenë ndër figurat më të rëndësishme të Brazilit në dekadën e fundit, duke marrë pjesë në disa Kupa Bote dhe turne të mëdhenj kontinentalë.

Ancelotti synon të ndërtojë një skuadër më dinamike dhe konkurruese për sfidat e ardhshme, duke u dhënë hapësirë talenteve të rinj që pritet të udhëheqin Brazilin në vitet në vijim. Deklarata e tij konfirmon zyrtarisht mbylljen e një cikli historik dhe nisjen e një faze të re për një nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e futbollit. /Sport Ekspres/

Historia e zbuluar nga italianët po çudit botën, Lionel Mesi mund të kishte luajtur për Brazilin
Lionel Messi njihet globalisht si ikona dhe simboli absolut i Argjentinës, por një zbulim i bujshëm nga historiani italian Fiorenzo Santini ka nxjerrë në pah një detaj të çuditshëm që mund t’i jepte një rrjedhë afrimi krejt tjetër fatit të futbollit.

Sipas hulumtimit të publikuar, një nga stërgjyshërit e yllit argjentinas ka lindur në Brazil, më saktë në qytetin Ribeirao Preto të Sao Paulos, në fillim të shekullit të kaluar. Bëhet fjalë për Arderigo Coccettinin, biri i emigrantëve italianë që kishin mbërritur me anije në tokën braziliane në kërkim të një jete më të mirë në vitin 1899. Familja e tij kishte jetuar dhe punuar për një periudhë në fermat e brendshme të Brazilit, para se përfundimisht rrugët t’i dërgonin drejt Argjentinës, ku më vonë u lind edhe vetë legjenda e futbollit.

Ky zbulim ka ndezur menjëherë debate të forta mes tifozëve në rrjet. Shumë prej tyre po bëjnë pyetjen hipotetike se si do të dukej bota e futbollit sot, nëse familja e tij do të kishte vendosur të qëndronte përgjithmonë në Brazil. Pa dyshim, një kthesë e tillë fatlume do të thoshte se sot “Pleshti” mund të shkruante historinë me fanellën e përfaqësueses së Seleçaos dhe jo me atë të “Albicelestes”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

“Erdhi koha që të tjerët të vazhdojnë rrugën”, Neymar largohet zyrtarisht nga Brazili pas mbarimit të Botërorit
Neymar i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij me kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi 34-vjeçar konfirmoi se nuk do ta veshë më fanellën e “Seleçaos”, duke mbyllur një kapitull 16-vjeçar që e bëri atë një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e futbollit brazilian. Vendimi vjen pak javë pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës 2026. Pas fitores së Santos në Kupën Sudamericana, Neymar foli hapur për të ardhmen e tij dhe ishte i prerë në deklaratën e tij. “Etapa ime me kombëtaren ka përfunduar. Dhashë gjakun, jetën dhe gjithçka që kisha për këtë fanellë, por tani nuk e dua më. Është koha që të tjerët të vazhdojnë rrugën”, u shpreh ai.

Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola dhe 58 asistime në 130 paraqitje. Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare ai fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2013 dhe medaljen e artë olimpike në Rio 2016, por nuk arriti kurrë të realizonte ëndrrën e madhe për të ngritur Kupën e Botës. Lëndimet dhe eliminimet e dhimbshme në turnetë madhorë e shoqëruan gjatë gjithë rrugëtimit të tij me kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Nuk e merr në llogari humbjen me Spanjën, Di Maria: Për mua Argjentina e fitoi Botërorin kur mundi Anglinë
Ángel Di María ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Ish-ylli i Argjentinës pranoi se për të turneu praktikisht kishte marrë fund në momentin kur kombëtarja e vendit të tij mposhti Anglinë në gjysmëfinale dhe siguroi një vend në finalen e madhe.

“Për mua, Botërori përfundoi kur Argjentina fitoi ndaj Anglisë”, u shpreh Di María, duke lënë të kuptohet se ai e konsideroi atë ndeshje si kulmin emocional të turneut. Sipas tij, triumfi ndaj anglezëve ishte momenti më i rëndësishëm, pasi kishte ngarkesa emocionale dhe historike.

Di María, i cili mbetet një nga figurat më të dashura për tifozët argjentinas falë kontributit të tij në sukseset e viteve të fundit, theksoi se e kishte përjetuar me emocione të jashtëzakonshme kualifikimin në finale. Ai shtoi se ishte krenar për karakterin dhe shpirtin luftarak që tregoi skuadra, e cila përmbysi rezultatin ndaj Anglisë në minutat e fundit.

Deklarata e ish-anësorit është komentuar gjerësisht në mediat sportive, pasi tregon lidhjen e fortë emocionale që ai vazhdon të ketë me kombëtaren argjentinase edhe pas largimit. Fitorja ndaj Anglisë mbetet një nga momentet më të paharrueshme të Botërorit 2026 për Argjentinën, ndërsa fjalët e Di Marías kanë prekur shumë tifozë, të cilët e konsiderojnë atë një legjendë të “Albiceleste”. /Sport Ekspres/

Mori famë të madhe pas Botërorit, sinqeriteti i Vozinha: Dua një ekip që të dojë si portier, jo si figurë e marketingut
Portieri i përfaqësueses së Kepit të Gjelbër, Vozinha, një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026, ka folur hapur për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë karrierën edhe për të paktën një ose dy sezone të tjera. Gardiani 40-vjeçar, i cili fitoi admirimin e tifozëve me paraqitjet e tij fantastike në Botëror, deklaroi se prioriteti i tij nuk është fama, por një projekt sportiv serioz.

Në një intervistë për CBS, Vozinha u shpreh qartë: “Shpresoj të gjej një ekip që më do për atë që mund të jap si futbollist, jo si figurë marketingu.” Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi portieri është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës pas performancave të shkëlqyera me kombëtaren e Kepit të Gjelbër.

Sipas raportimeve, një nga klubet më të interesuara është gjiganti kilian Colo-Colo, i cili i ka paraqitur një ofertë dhe besohet se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Interes për Vozinhën kanë shfaqur edhe klube të tjera nga Amerika, por vetë portieri dëshiron të zgjedhë një destinacion ku të vlerësohet për cilësitë e tij në fushë.

Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Vozinha mbetet i bindur se mund të luajë ende në nivel të lartë. Ai theksoi se do të vazhdojë për aq kohë sa trupi i tij t’i përgjigjet kërkesave të futbollit profesionist, duke e bërë të qartë se pasioni për lojën është ende motivimi i tij më i madh. /Sport Ekspres/

Verë e çmendur për futbollin europian, Arsenal tenton që të firmos me Vinicius Junior nga Real Madrid
Arsenali po shqyrton seriozisht mundësinë për të realizuar një nga transferimet më të bujshme të verës, duke synuar afrimin e yllit brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, drejtuesit e klubit londinez kanë dhënë miratimin e brendshëm për të eksploruar këtë operacion, edhe pse deri në këtë moment nuk ka negociata zyrtare mes dy klubeve.

Trajneri Mikel Arteta e konsideron Viniciusin si profilin ideal për të forcuar krahun e majtë të sulmit. Shpejtësia, aftësitë në duelet një kundër një dhe eksperienca në nivelet më të larta e bëjnë brazilianin një objektiv të ëndrrave për “Topçinjtë”. Megjithatë, realizimi i këtij transferimi mbetet shumë i komplikuar për shkak të kostos së lartë dhe pagës së futbollistit.

Nga ana tjetër, Real Madridi vazhdon të kërkojë rinovimin e kontratës së Viniciusit, por deri tani palët nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare. Kjo situatë ka nxitur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, me Arsenalin që po monitoron nga afër çdo zhvillim.

Nëse braziliani vendos të mos zgjasë kontratën me “Los Blancos”, Arsenali mund të hidhet në sulm me një ofertë rekord. Gjithsesi, për momentin bëhet fjalë vetëm për interes konkret dhe vlerësime të brendshme, ndërsa e ardhmja e Vinicius Junior pritet të sqarohet në javët e ardhshme, kur ai të rikthehet në Madrid për të diskutuar me drejtuesit e klubit spanjoll. /Sport Ekspres/

Nuk ka shkarkim pas dështimit të madh në Botëror, Anceloti vazhdon te Brazili si trajner
Carlo Ançeloti do të vazhdojë aventurën e tij në krye të kombëtares së Brazilit. Pavarësisht zërave dhe aludimeve të fundit për një largim të mundshëm, Federata Braziliane e Futollit dhe vetë stafi teknik kanë konfirmuar besimin e plotë te projekti afatgjatë i italianit.

Drejtuesit e federatës kanë bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për asnjë shkarkim apo ndryshim kursi. Përkundrazi, palët kanë dakordësuar që synimet mbeten maksimale dhe historike. Brazili synon të dominojë përsëri Amerikën Latine duke fituar Kupën e Amerikës nën drejtimin e tij, por mbi të gjitha, fokusi kryesor mbetet Botërori 2030.

Ançeloti, i njohur për qetësinë dhe menaxhimin e jashtëzakonshëm të yjeve, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën dhe lojtarët për të ndërtuar një skuadër fituese. Me këtë vendim, Brazili i jep fund spekulimeve dhe i hap rrugën një pune të qëndrueshme, me synimin e qartë për t’u rikthyer në majën e futbollit botëror pas disa vitesh pritjeje dhe zhgënjimesh në kompeticionet e mëdha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Ndikimi i gabuar i Donald Trump dhe Infantinos në Botëror, Norvegjia përgatit ankesën zyrtare
Federata Norvegjeze e Futbollit po përgatitet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s, pas polemikave të mëdha që shpërthyen lidhur me ndikimin e pretenduar të presidentit amerikan Donald Trump në vendimin për pezullimin e dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës 2026. Lajmi ka bërë bujë në botën e futbollit dhe ka hapur një debat të madh mbi pavarësinë e institucioneve që drejtojnë sportin më të ndjekur në botë.

Presidentja e Federatës Norvegjeze, Lise Klaveness, ka deklaruar se ndërhyrje të tilla politike përbëjnë një kërcënim serioz për integritetin e futbollit. Sipas saj, rasti Balogun krijon një precedent të rrezikshëm dhe FIFA duhet të garantojë se vendimet disiplinore merren në mënyrë të pavarur dhe transparente, pa ndikime nga jashtë.

Ankesa pritet të diskutohet në mbledhjen e bordit të Federatës Norvegjeze më 6 gusht dhe, nëse miratohet, do t’i dorëzohet zyrtarisht FIFA-s. Klaveness ka kërkuar gjithashtu që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të pranojë publikisht se mënyra se si u trajtua çështja ishte e gabuar.

Kjo është hera e parë që një federatë kombëtare vendos të ndërmarrë hapa të tillë në lidhje me këtë skandal, duke shtuar presionin mbi FIFA-n për të sqaruar plotësisht rrethanat e vendimit dhe për të mbrojtur besueshmërinë e garës më prestigjioze të futbollit botëror. /Sport Ekspres/

Botërori i ardhshëm do të jetë si kurrë në parë, 6 ekipe të kualifikuara dhe do të luhet në 3 kontinente
Kupa e Botës përfundoi pak ditë më parë dhe tani vëmendja ka shkuar te edicioni i radhës, që do të zhvillohet në vitin 2030. Botërori i ardhshëm përkon me 100 vjetorin e krijimit të këtij kompeticioni, që për herë të parë u zhvillua në vitin 1930. Për këtë arsye, FIFA ka menduar diçka të veçantë për organizimin e tij.

Si asnjë herë më parë, Kupa e Botës do të zhvillohet në 3 kontinente: Europë, Amerikë e Jugut, Afrikë. Përpos Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, të cilat kanë fituar zyrtarisht të drejtën për të mirëpritur Kampionatin Botëror, listës i janë shtuar së fundmi edhe Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji.

Uruguaji është përzgjedhur për faktin se ishte vendi që organizoi Kupën e Botës 1930, të cilën edhe e fitoi në fund. Arsyeja e përzgjedhjes së Argjentinës është për faktin se bardheblutë ishin finalistë dhe zunë vendin e dytë në Botërorin historik 1930.  Sa përket Paraguajit, në këtë vend gjenden zyrat qendrore të CONMEBOL-it, e cila është njëkohësisht federata kontinentale më e vjetër në glob. Të treja këto shtete do të mirëpresin nga një ndeshje të Kupës së Botës 2030. Kështu gjithsej do të jenë 6 ekipe të kualifikuara automatikisht në Kampionatin Botëror të ardhshëm: Spanja, Portugalia, Maroku, Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji. Ndërkaq, FIFA po shqyrton mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Kombëtareve pjesëmarrëse nga 48 aktulisht në 64./Sport Ekspres/

“Spanja ishte më e mirë se ne, nuk na u bë padrejtësi nga arbitri”, Skaloni çuditet nga pyetja e gazetarit: Nuk mund ta besoj se çfarë po më pyesni
Lionel Skaloni është rikthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë. Sigurisht që në Pujato nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së mediave, të cilat i morën përshtypjet e tij për Kupën e Botës që sapo lamë pas. Trajneri i Argjentinës ka pranuar humbjen në finale, duke e vlerësuar Spanjën si ekipin më të mirë në fushë dhe duke mohuar pretendimet për padrejtësi në arbitrimin e ndeshjes. Skaloni gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për prishjen e harmonisë në dhomën e zhveshjes.

“Arbitrimi në finale nuk ishte i padrejtë. Humbëm sepse ata ishin më të mirë dhe ne duhet ta dimë këtë. Ndoshta arritëm me burime të kufizuara, ky është realiteti. Ka momente kur është mirë t’i pranosh këto gjëra. Kjo do të na bëjë më të mirë. A është skuadra e bashkuar? Jo, nuk mund ta besoj se për çfarë po më pyesni”, ka deklaruar Lionel Skaloni./Sport Ekspres/

Kaosi në dhomat e zhveshjeve te Argjentina pas finales me Spanjës, Lautaro Martinez iu kthye ashpër Scaloni-t
Argjentina zhgënjeu me qasjen e saj mbrojtëse në finalen kundër Spanjës, ku duket se qëllimi kryesor ishte ta çonin ndeshjen në penallti, por në fund dështuan ta bënin këtë. Pas një sërë mundësish, Furia e Kuqe më në fund arriti të thyejë rezistencën e Argjentinës në fillim të kohës së dytë shtesë dhe heroi ishte Ferran Torres, i cili shënoi golin e vetëm në finalen e madhe. Ajo që zhgënjeu veçanërisht botën e futbollit ishte kaosi që bënë shumica e lojtarëve të Argjentinës pas ndeshjes kur u përplasën fizikisht me spanjollët, duke i vënë kështu një njollë kësaj ndeshjeje.

Por ajo që argjentinasit u përpoqën ta fshihnin ishte një detaj që ndodhi në dhomën e tyre të zhveshjes pasi mbaroi ndeshja. Mediat argjentinase zbuluan se kishte pasur një kaos të vërtetë në dhomën e zhveshjes së Gauços pas ndeshjes dhe se atë e krijoi Lautaro Martinez. Thuhet se sulmuesi i Interit ishte i tërbuar që Lionel Scaloni nuk i dha një shans në finale dhe se nuk luajti as një minutë pasi i udhëhoqi Gauçot në finale me golin e tij në gjysmëfinale. Lautaro ishte i sigurt se do të luante në finale, por Scaloni nuk i dha asnjë shans për 120 minuta, gjë që e zemëroi jashtëzakonisht sulmuesin dhe dyshohet se shkaktoi kaos në dhomën e zhveshjes. /Sport Ekspres/

“Shumë njerëz mezi prisnin të dështonin, i bezdisni buzëqeshjet tona”, De Pol thumbon pas finales: Përhapët teori konspirative, por…
Rodrigo De Poli ka thyer heshtjen pas humbjes në finalen e Kupës së Botës. Mesfushori argjentinas ka reaguar përmes një postimj në llogarinë e tij në “Instagram”, ku nuk i ka kursyer edhe thumbimet për kundërshtarët. Ai shkruan se ka parë shumë njerëz që prisnin me padurim dështimin e Argjentinës. Sipas tij, kjo vetëm sa i riafirmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën mund të kapërcejnë çdo gjë.

“Dhimbja më e thellë vjen nga pamundësia për ta sjellë trofeun e Kupës së Botës përsëri në vendin tonë, sepse nëse dikush e meritonte ta përjetonte përsëri atë ndjenjë, ai/ajo ishe ti. Por, ndërsa orët kalojnë, po e kuptoj se lidhja që ndani me këtë ekip shkon shumë përtej vetë trofeut dhe kjo është ajo që po mbaj për të kaluar këtë moment.

Sot, shikoj se sa shumë njerëz e prisnin këtë dështim, duke përhapur teori konspirative të pabaza gjatë gjithë turneut vetëm për të qetësuar dhimbjen e mospërjetimit të asaj që ne argjentinasit po përjetonim, sepse buzëqeshjet tona i shqetësojnë, sepse mënyra se si ne jemi i bëjnë të ndihen keq… Por kjo vetëm sa riafirmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën tonë mund të kapërcejnë çdo gjë. Do të dhembë për një kohë të gjatë, por sot, më shumë se kurrë, jam krenar që jam argjentinas”, ka deklaruar Rodrigo De Poli./Sport Ekspres/

Shkaktoi kaos të madh pas finales me Spanjën, FIFA shpëton Paredes që ia hedh paq pas sherrit me kundërshtarët
FIFA ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj mesfushorit të Argjentinës, Leandro Paredes, pas episodit që shkaktoi shumë diskutime në Kupën e Botës 2026.

Paredes ishte ndëshkuar fillimisht me karton të kuq gjatë finales me Spanjën, por pas shqyrtimit të rastit, vendimi u anulua. Pas kësaj, mbetën dilema nëse Komisioni Disiplinor i FIFA-s do të hapte një procedurë të veçantë ndaj futbollistit për incidentin në fjalë.

Megjithatë, organizata më e madhe e futbollit në botë ka sqaruar përfundimisht situatën. FIFA konfirmoi se nuk do të ketë asnjë veprim disiplinor ndaj mesfushorit argjentinas, duke mbyllur kështu çdo diskutim rreth çështjes. /Sport Ekspres/

Goli i Ferran Torresit shkaktoi tërmet, Spanja u lëkund nga festa e madhe tifozëve
Spanja u kurorëzua kampionia më e re e Botës. Goli i Ferran Torresit në minutën e 106 ishte momenti kur u vendos fati i finales. Një gol që shkaktoi “tërmet” në kuptimin e parë të fjalës në Spanjë. Këshilli Kombëtar Spanjoll i Kërkimeve konfirmoi se në orën 23:02, kur Ferran Torresi tundi rrjetën e Argjentinës, u regjistruan dridhje në të gjithë Spanjën.

Sizmologët pranuan se në të gjithë territorin e Spanjës pati lëkundje, të cilat erdhën si pasojë e festimit të njëkohësishëm të miliona qytetarëve që ishin mbledhur për të shijuar emocionet e finales së Kupës së Botës. Gjithashtu lëkundje pati edhe në momentin e golit të anulluar të Niko Uilliamsit./Sport Ekspres/

“Kjo plagë do kohë të shërohet’, Mesi thyhen heshtjen pas humbjes: Bashkuam një komb dhe ndamë krenarinë e pamasë të të qenurit argjentinas
Lionel Mesi ka reaguar pas humbjes në finalen e Kampionatit Botëror. Ylli argjentinas ka thyer heshtjen përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Lojari 39-vjeçar ka shkruajtur se i duhet kohë që të shërojë plagën që kjo humbje i la. Por nga ana tjetër shton se do të mbështetet te aspektet pozitive që la pas kjo Kupë Bote, te përmbysjet emocionuese dhe te mbështjetja e madhe e kombit argjentinas.

“Dhimbja është e madhe dhe kësaj plage do t’i duhet pak kohë që të shërohet. Por gjithashtu duhet të mbështetem te gjithë e mira… Te ndeshjet që përmbysëm, duke dhënë gjithçka, të cilat do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. Te mbështetna e një shteti të tërë, që së bashku me punën dhe përpjekjen e këtij grupi, na udhëhoqi të ishim edhe një herë tjetër mes më të mirëve të botës. Sot është e vështirë ta vlerësosh atë çfarë bëmë, por ky grup arriti dy herë radhazi në finalen e Kupës së Botës.

Ju falenderoj shumë nga thellësia e zemrës për çdo përshëndetje dhe për çdo mesazh. Edhe një herë, ia dolëm të bashkonim një komb dhe të ishim të gjithë bashkë, duke ndarë krenarinë e pamasë të të qenurit argjentinas. Gjithashtu dua të përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit”, ka shkruajtur Lionel Mesi./Sport Ekspres/

“Keni një javë që qaheni”, zbulohet përplasja mes Otamendit dhe Rodrit
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës mbarti me vete shumë tension, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Një nga përplasjet e kësaj sfide ishte edhe ajo mes Otamendit dhe Rodrit. Mbrojtës argjentinas i tha ish-shokut të tij të skuadrës se ai, së bashku me Laporte, kanë qarë gjatë gjihë javës për arbitrimin.

“Mos flisni shumë. Keni gjithë javën që qaheni. Ti dhe Laporte, që të dy ju. Gjithë javën jeni ankuar për arbitrat”, zbulohet t’i ketë thënë Nikolas Otamendi Rodrit./Sport Ekspres/

“Çfarë na ka mbetur më tepër për të fituar”? Trajneri i Spanjës zbulon pyetjen që i bënë lojtarët pasi i shpallën kampionë të Botës
Luis De La Fuente ka folur për mediat si kampioni më i ri i botës. Trajneri spanjoll ka deklaruar se ekipi i tij duhet të kishte shënuar gol më herët, por Martinezi bëri një punë të shkëlqyer në portë. De La Fuente ka zbuluar gjithashtu se disa prej lojtarëve spanjollë e pyetën pas ndeshjes se çfarë u kishte mbetur tashmë për të fituar. Ndërkohë kreu i pankinës iu përgjigj shkurtimisht: “Ndeshja e shtatorit”.

“Mendoj se ndeshja duhej të ishte vendosur shumë më herët. Pritjet e Dibu-së na penguan të fitonim më shpejt. Duhet të kishim marrë epërsinë më herët, por është një finale e Kupës së Botës dhe duhet të vuash edhe kundër dhjetë lojtarëve, dhe ne jemi të përgatitur për çdo gjë.

Pas ndeshjes, disa lojtarë më pyetën se çfarë na ka mbetur ende për të fituar. Dhe unë u thashë, ndeshja në shtator. Kemi ende shumë për të fituar”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/

VIDEO/ Lojtari i Argjentinës humbi toruan pas humbjes dhe e ktheu në arenë boksi, hodhi përtokë dy futbollistë të Spanjës
Një humbje e hidhur që nuk u kapërdi lehtë. E tillë ishte disfata në finale për Argjentinën. Lojtarët e Kombëtares amerikano-jugore e humbën toruan pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Pak sekonda pas përfundimit të lojës, fusha u shndërrua në arenë dyluftinesh. Paredesi nuk i kontrolloi dot nervat e tij. duke u përplasur fizikisht me kundërshtarët. Fillmishit hodhi për tokë Erik Garsian, të cilin e kapi më pas prej fyti sapo u ngrit sërish në këmbë. E si për të mos u mjaftuar me kaq, Paredesi gjithashtu hodhi në tokë edhe Gavin. Një shpërthim emocional krejtësisht i panevojshëm që nuk i shkon aspak për shtat një finaleje të Kupës së Botës./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/07/v6bVCS4uhW5jwYum.mp4

Spanja asfikson Argjentinën në finale, Mesi sheh spanjollët të ngrejë Kupën e Botës
Bota ka një kampione të re. Argjentina ka dorëzuar stafetën te Spanja, e cila ka triumfuar në SHBA. “Furia e kuqe” ka qenë e vështirë të përballohej nga argjentinasit. Spanja ka asfiksuar bardheblutë, duke dominuar tërësisht lojën.

Dalja me karton të kuq e Enzo Fernandezit në minutën e 93-të e lehtësoi edhe më tepër punën për kampionët e Europës. Koha e rregullt përfundoi 0-0, por me një lojtar më pak Argjentina e kishte mjaft të vështirë të mbante portën e paprekur në kohën shtesë. Ferran Torresi tundi rrjetën në minutën e 106, duke vulosur fitoren për ekipin e tij. Ky gol ndezi më në fund Argjentinën, e cila rrezikoi disa herë portën spanjolle. Megjithatë topi nuk hyri në rrjetë dhe në fund rezultati shkoi në favor të Spanjës. Kështu ekipi i De La Fuentes u kurorëzua kampione e re e Botës, duke vazhduar ciklin e nisur në Euro 2024. Tashmë duket se jemi sërish në epokën e dominimit spanjoll./Sport Ekspres/

“Kam dy fëmijë spanjollë, por Mesin e kam mik”, Shakira: Mesi më bën krenare, luan si një djalë 18 vjeç
Shakira është e dyzuar në këtë finale të Kupës së Botës. Nga njëra anë qendron Spanja, kombësia e dy fëmijëve të saj, dhe në anën tjetër qendron Lionel Mesi. Këngëtarja e njohur kolumbiane ka deklaruar se është mikeshë e sulmuesit argjentinas, për të cilin ndihet mjaft krenare.

“Kam dy fëmijë spanjollë. Kjo është arsyeja pse mbështes Spanjën. Por jam gjithashtu një mikeshë e Mesit dhe jam jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij.

Është e mahnitshme që, pavarësisht se është 39 vjeç, ai luan si një djalë 18-vjeçar, duke shënuar kaq shumë gola ndërsa konkurron me atletë në të njëzetat e tyre. Ambicia, vendosmëria dhe arritjet e Mesit më bëjnë shumë përshtypje”, ka thënë Shakira./Sport Ekspres/

Pësuan 6 gola nga Anglia, mbrojtësi i Francës: Kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar
Ndeshja mes Anglisë dhe Francës përfundoi me një rezultat që askush nuk e priste. “Tre luanët” fituan medaljen e bronxit pas fitores 4-6. Por përkushtimi dukej se nuk ishte maksimal për këtë sfidë. Vendi tretë nuk i nxit lojtarët të nxjerrin më të mirën e tyre dbe për këtë arsye Kundeja ka thënë pas ndeshjes se kjo lojë nuk duhej zhvilluar.

“Mendoj se kjo ndeshje nuk duhej të zhvillohej, ashtu siç nuk kishte ndeshje për vendin e tretë në EURO.  Synimet e mia personale? Shpresoj të kem një sezon vërtetë të jashtëzakonshëm, të pushoj shumë për t’u rikthyer më i fortë, të zhvilloj një sezon më të mirë se i mëparshmi dhe ta ndihmoj FC Barcelonën në maksimum”, ka deklaruar Zhyl Kunde./Sport Ekspres/

VIDEO/ Skena që tregon Deshamp i ka ikur situata nga kontrolli te Franca, lojtari nuk po i dëgjonte këshillat
Franca u mposht 6-4 nga Anglia mbrëmë në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës. Në Miami, pamë një ndeshje të paharrueshme ku pamë deri në dhjetë gola dhe në fund anglezët arritën të merrnin medaljen e bronztë. Megjithatë, ajo që është tema kryesore është qasja e lojtarëve francezë në këtë ndeshje dhe kjo vlen veçanërisht për pjesën e parë. Trikolorët dukeshin plotësisht të painteresuar në pjesën e parë të ndeshjes, gjë që dëshmohet edhe nga fakti që Anglia udhëhoqi 4:0 pas 45 minutave të para.

Gjithashtu, një detaj tjetër “zhveshi” realitetin e ekipit francez dhe tregoi se Didier Deschamps e kishte mbaruar kohën e tij në stolin e këtij ekipi. Gjatë pushimit për dehidratim, ai u përpoq t’i thoshte Rayan Cherkit se duhej të bëhej serioz dhe të përmirësonte lojën e tij, por mesfushori nuk donte ta dëgjonte fare dhe thjesht i bëri me dorë dhe kaloi pranë. Kamera e kapi atë dhe ky detaj u bë një nga temat kryesore të publikut në Francë, të cilët u neveritën nga ajo që ndodhi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Didier Deschamps qui embrouille QUE Cherki alors que c’est tout le monde !!!! #FRAANG

#CDM #WORLDCUP #EDF pic.twitter.com/yahNFbSas8

— CoffeeMoon ? (@AkaHypocrisie) July 18, 2026

Altin Rraklli tregon sesi Argjentina po favorizohet në Botërorin e 2026: I japin arbitra që i shkojnë në favor lojës së tyre
Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku foli sa i përket Argjentinës dhe ecurisë së tyre në këtë Botëror. Legjenda e Kombëtares u shpreh se nuk e mbështet këtë Kombëtare për mënyrën sesi ata kanë zgjedhur që të luajnë pisët, ndërsa tregon se kjo është pjesë e identitetit të tyre futbollistik.

“Janë dy standarte, që i ka parë i madh dhe i vogël, që FIFA do të ndihmojë Argjentinën dhe se kush arsyeja unë nuk e di. Po të jap një rast konkret, ajo goditja me krahë, me bërryl e Fernandez është e qëllimshme, në drejtim të qafës. Qafa është shumë delikate more, qafa të lë të paralizuar. Domethenë është shumë e çuditshme, ai ia këput nga qafa dhe arbitri nuk i jep as karton të verdhë, ai rast aty është për karton të kuq, ai nuk jep as të verdhë.

Nuk e do topin fare lojtari i Argjentinës, nuk ka interes për topin, godet direkt në qafë, pas qafe. është dëmtim dhe rrezik paralizimi i një njeriu. Nëse ti e bën rrugë atë karshi një njeriu, të arreston policia se quhet dëmtim fizik ndaj personit, ai nuk jep as karton të verdhë. Argjentina është gjykuar gjithmonë nga arbitra që lënë lojën e fortë, në të gjitha rastet dhe kështu favorizojnë Argjentinën nga FIFA pasi kjo i shkon në favor atyre, luajnë pisët dhe jo si në Europë që janë mësuar me rregulla, si në rastin e Anglisë dhe Zvicrës”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/