Kupa e Afrikes

Çudira që ndodhin vetëm në Afrikë! Maroku shpallet fitues edhe pse humbi finalen 2 muaj më parë, Senegalit i hiqet trofeu i Kupës së Afrikës
Një rast aspak i zakontë ka ndodhur në Afrikë. Si rrallë më parë, një Kombëtare ka arritur të fitojë Kupën e Afrikës 2 muaj pasi është luajtur finalja. Lojtarët e Senegalit kanë mundur ta shijojnë trofeun e fituar për vetëm pak kohë, pasi tashmë do të shkojë në duart e ish-kundërshtarëve të tyre, lojtarëve të Marokut.

AFCON-i ka vendosur së fundmi që fitues i Kupës së Afrikës të shpallet Maroku, megjithëse ky i fundit u mposht në fushën e lojës. Futbollistët e Senegalit braktisën për 15 minuta lojën në shenjë proteste për një penallti të akorduar në favor të marokenëve, e cila më pas u humb nga Brahim Diazi.

Por kjo protestë u ka kushtuar Manesë me shokë trofeun e këtij kompëticioni. AFCON-i ka vendosur ta quajë largimin nga fusha si një braktisje të ndeshjes. Për këtë arsye i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Marokut. Një vendim i papreçedentë që ka çuditur opinionin sportiv mbarëbotëror./Sport Ekspres/

VIDEO/ Si e mban Manchester United? Portieri më karagjoz në histori, Onana shkon te Kameruni te goditja e dënimit
Onana mund të quhet padyshim portieri më karagjoz i viteve të fundit në elitën e futbollit europian. Vetëm një sezon brilant me Interin, bëri që Onana të merrte një vlerë të madhe dhe për të flitej shumë si një prej portierëve më të mirë në qarkullim. Ndoshta i tillë do të ishte, nëse nuk do të kishte sjelljen skandaloze dhe aspak profesioniste. Vecanërisht te Kameruni, Onana e kthen shpesh Kombëtaren e tij në një “lodër” ku bën prova nga më të ndryshmet.

Këtë herë Kameruni barazoi në transfertë 0-0 kundër Esëatini. Në një moment kur Kameruni kishte një goditje dënimi afër zonës kundërshtare, Onana shkoi për t’i dhënë instruksione shokut të tij të ekipit sesi duhej ta gjuante penalltinë, mes disa ulërimave që pushtuan stadiumin, ndërsa porta e Kameruni ishte tërësisht e zbrazur. Një pamje që shihet rrallë në futbollin profesionist dhe ngre jo pak dyshime për vetë Onanën dhe sjelljet e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Andre Onana comes all the way from his goal to issue out instructions during a Cameroon free kick v Eswatini! ?#wcq2026#weare26#worldcupwithmicky pic.twitter.com/Ir0LltqCWf

— Micky Jnr (@MickyJnr__) March 20, 2025

Histori frymëzimi! Dy vite më parë u diagnostikua me kancer, sot dërgoi Bregun e Fildishtë në finale të Kupës së Kombëve
Një histori frymëzimi është ajo e Sebastian Hallerit. Dy vite më parë, lojtari i Borusias së Dortmundit u diagnostikua me kancer në testikuj. Një moment i vështirë në jetën e tij, por që kurrsesi nuk e gjunjëzoi. Futbollisti afrikan nuk u dorëzua. Ai gjeti forcën të vazhdonte përpara, duke mposhtur sëmundjen, për t’u kthyer edhe më i fortë në fushën e lojës.

Sot, dy vite më vonë, Halleri përjetoi një nga mbrëmjet më të bukura në karrierë. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi një gol mjaft të bukur në përballajen kundër Republikës Demokratike të Kongos. Goli i realizuar në minutën e 65 ishte i vetmi i takimit, që përfundoi me shifrat 1-0. Pikërisht falë Sebastian Hallerit, Bregu i Fildishtë siguroi kualifikimin për në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Tashmë vetëm një ndeshje e ndan nga trofeu, por për ta marrë në duar këtë kupë, duhet të kalojnë edhe pengesën e fundit, Nigerinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

GOOOOOOOOAAAAAAAAAAAAALLLLLLLLLLLLLLLL!!

Sébastian Haller gives Cote D’ivoire the Lead

What a finish ??

Ivory Coast 1-0 DR Congo#AFCON2023#CIVRDCpic.twitter.com/0okEnECPbC

— New Sheriff? (@NewsheriffUtd) February 7, 2024

VIDEO/ Rasti që i kushtoi finalen! Lojtari humbi mundësinë me portën bosh, do të kishte qenë goli i “knockout”-it për Nigerinë
Nigeria është finalistja e parë e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Super shqiponjat” arritën të siguronin fitoren ndaj Afrikës së Jugut vetëm pas ekzekutimit të 11 metërshave. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa në ruletën e penalltive nigerianët u treguan më të saktë. Por ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër.

Në minutën e 5 të shtesës së kohës së rregullt, Afrika e Jugut kishte mundësinë e një goditjeje dënimi. Portieri grushtoi topin e gjuajtur nga lojtari afrikano-jugor, duke e lënë atë në zonë, fare pranë portës. Megjithëse gardiani i Nigerisë gjendej përtokë dhe porta ishte e zbrazët, futbollisti i Afrikës së Jugut e gjuajti topin sipër traut të portës. Një rast i shpërdoruar që në fund i kushtoi Kombëtares së tij finalen. Në rast se topi do të ndalej në rrjetë, atëherë ekipi që do të eliminohej nga Kupa e Kombeve do të kishte qenë Nigeria./Halit Deliabashi-Sport Ekspres/

??| A HUGE CHANCE MISSED BY SOUTH AFRICA !!!

pic.twitter.com/htAJaJBx64

— CentreGoals. (@centregoals) February 7, 2024

Lojtarët e Afrikës së Jugut provokojnë nigerianët në gjysmëfinale, festojnë golin si rivalët e tyre më të mëdhenj
Afrika e Jugut dhe Nigeria janë duke u përballur në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Nigerianët ishin duke udhëhequr deri në minutën e 88, kur afrikao-jugorët e dërguan ndeshjen në shtesa. Si për të mos mjaftuar goli i Mokoena-s, lojtarët e Nigerisë ranë pre e ngacmimeve të kundërshtarit.

Lojtarët e Afrikës së Jugut u ulën mbi barrierat rrethuese të fushës, duke kopjuar festimin e Kudos. Ky i fundit është futbollist i Kombëtares së Ganës, e cila është njëkohësisht edhe rivalja më e madhe e Nigerisë. Një rivalitet që kalon edhe përtej futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Befasia e madhe në Kupën e Azisë/ Përralla Jordani që kushton vetëm 13 milionë euro, mundin Korenë e Jugut dhe shkojnë për herë të parë në finale
Një befasi e bukur është ajo e Jordanisë në Kupën e Azisë. Kjo Kombëtare kushton vetëm 13 milionë euro në total dhe sot ishte në një gjysmëfinale kundër Koresë së Jugut. Ndërkohë nga ana e kundërshtarit, vetëm Son vlerësohet me 50 milionë euro nga Transfermarkt.

Por diferenca e madhe në letër, nuk u përkëthye në rezultat. Jordania arriti që të fitonte me shifrat 2-0 falë golave të Al Naimat dhe Al Tamari. Përqindja e topit ishte 30 me 70 në favor të koreanëve, por ishte Jordania ajo që prek finalen e Kupën e Azisë për herë të parë në histori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

VIDEO/ A e ndihmoi emri i madh? Ndërhyrja e ashpër e Manesë shpëton pa u ndëshkuar me karton të kuq, plasin polemikat në rrjet
Senegali dhe Bregu i Fildishtë janë përballur sot në raundin e 1/16-ve të Kupës së Kombeve të Afrikës. Ndeshja ka nisur e luftuar, teksa nuk munguan ndërhyrjet e ashpra që në minutat e para të saj. Sadio Mane kreu një ndërhyrje të rëndë në minutën e 9 të ndeshjes. Ish-lojtari i Liverpoolit goditi në këmbë me takat e ngritura kundërshtarin, por në fund arbitri i tregoi vetëm kartonin e verdhë.

Pavarësisht se në këtë kompeticion është i pranishëm VAR-i, teknologjia nuk ndërhyri në këtë rast. Nuk mund të mungonin polemikat në rrjetë, teksa opinion sportive e sheh si një favorizim të gjyqtarit karshi Manesë, duke u bazuar te emri i madh që senegalezi ka në futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ivory Coast ?? was robbed here this is a red card. VAR should have stepped in. Is it because it’s Sadio Mane ? #AFCON2023 pic.twitter.com/dqfFwopdF8

— ISHMAEL ???????? (@mr_shimmy) January 29, 2024

Çfarë po ndodh me futbollin në botë? Po luanin kundër Koresë së Jugut që kushton 200 milionë euro, Malajzia i shënon 3 gola me…19% mbajtje topi
Futbolli ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e mëparshme. Tanimë diferencat janë ulur mes ekipeve në fushë, pavarësisht se ato në letër kanë hendek të madh. Një arsye se pse Shqipëria duhet të shpresojë në Europianin e Gjermanisë është edhe kjo.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ditën e sotme, në Kupën e Azisë. Bahrain, i cili kushton i gjithi 6 milionë euro, ka mbajtur vendin e parë në grup dhe ka lënë pas vetes Korenë e Jugut që kushton në total 200 milionë euro.

Por nuk është vetëm kjo çudia, Korea e Jugut rrezikoi sot që të eliminohej menjëherë nga turneu, por përfitoi dukshëm edhe nga emri. Malajzia në fund rezultoi me vetëm 19% mbajtje topi, karshi 81% të mbajtjes së topit nga Koreja, e në fund rezultati doli 3-3. Pra 3 gola të shënuar me 19 përqind të mbajtjes së topit.

Deri në minutën e 83, Malajzia po fitonte me shifrat 1-2 ndaj Koresë së Jugut. Në minutën e 83 ishte një goditje dënimi nga një distancë shumë e largët, ku fati bëri pjesën e tij që Koreja të barazonte. Në minutën e 92 ishte një penallti e vjedhur dukshëm nga Koreja që solli avantazhin.

Pavarësisht se pa pamjet në VAR, arbitri favorizoi dukshëm Korenë e Jugut pasi akordoi një 11 metërsh shumë të dyshimtë. Por Malajzia nuk u ndal me aq, ku pavarësisht mbajtjes së topit që e kishte vetëm 19%, gjeti edhe golin e tretë në fund, megjithëse për fat të keq nuk kishte më minuta në dispozicion për të bërë përmbysjen e çmendur të historisë. /Sport Ekspres/

??| GOAL: KANG-IN LEE EQUALIZES FOR SOUTH KOREA!!

South Korea 2-2 Malaysia #AsianCup2023

pic.twitter.com/JZ4IZ4CceJ

— TTS. (@TransferSector) January 25, 2024

VIDEO/ “Dora e Zotit” në versionin afrikan, lojtari i Gambias “harron” VAR-in dhe feston si i çmendur për golin e shënuar me dorë
Ndeshja e mbrëmshme mes Gambias dhe Kamerunit ka përsëritur një nga skenat më ikonike të futbollit, “dorën e Zotit”. Por në ndryshim nga periudha e Maradonës, në futbollin e ditëve të sotme ekziston sistemi VAR. Një fakt të cilin lojtari i Gambias e harroi për një moment. Pasi dukshëm e shtyu topin me dorë përtej vijës fatale, futbollisti i Gambias festoi si i çmendur, i rrëmbyer nga ideja se goli i tij do të vuloste barazimin në minutat e fundit të ndeshjes.

Por arbitrat kurrsesi nuk mund të lejonin që një gol i shënuar në këtë mënyrë të cilësohej i rregullt. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-3 të Kamerunit, që ka siguruar kalimin e grupit në Kupën e Kombeve të Afrikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Africa version of Maradona, Afcon will only give you this goal ?

pic.twitter.com/RuPBF82rpx

— HojlundPR ?? (@HojlundPR) January 23, 2024

Bro scored with his hand in the VAR era and celebrated like he won the AFCON ? pic.twitter.com/998RLLfenL

— Troll Football (@TrollFootball) January 23, 2024

VIDEO/ E rrallë në botën e futbollit! Gana barazoi me Mozambikun, gazetarët shkojnë për të sulmuar lojtarët e Kombëtares së tyre në vend të…intervistave
Kombëtarja e Ganës ka zhgënjyer edhe një herë tifozët e saj mbrëmjen e djeshme pasi barazoi ndaj Mozambikut 2-2 dhe tani nuk ka asnjë shans për të kaluar fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës. Rezultati dështues shkaktoi zemërimin e tifozëve, por askush në botë nuk mund ta besojë atë që bënë gazetarët nga Gana në zonën e miks pas ndeshjes.

Në vend që të kërkonin deklaratat e lojtarëve të tyre, gazetarët sulmuan verbalisht lojtarët ganez teksa po kalonin pranë tyre dhe pothuajse pati një përplasje fizike, që është vërtet sjellje e paprecedentë për botën e futbollit. /Sport Ekspres/

Les journalistes ghanéens étaient en colère contre les joueurs du Ghana suite à leur élimination quasiment assurée. ? #CAN2023

Il faudrait un nul entre la Gambie et le Cameroun et que le Maroc batte la Zambie pour une qualification des Black Stars. ???pic.twitter.com/BDJufGFg6b

— Instant Foot ?? (@lnstantFoot) January 23, 2024

Panik në Kombëtaren afrikane! Avioni detyrohet të bëjë ulje emergjente, lojtarët nuk kishin oksigjen: Pashë ëndërr se si jeta më mbaroi
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gambia. Kombëtarja afrikane u nis në drejtim të Bregut të Fildishtë, ku do të zhvillohet turneu i Kupës së Kombëve të Afrikës. Por vetëm pas 9 minutash, avioni në të cilin gjendeshin stafi dhe lojtarët detyrohet të bëjë një ulje emergjente. Oksigjeni në avion ishte në nivele të ulta, çka solli edhe panik te personat që gjendeshin brenda tij.

Trajneri Saintfiet u shpreh për këtë ngjarje me fjalët: “Mund të kishim v.dekur të gjithë. Ne të gjithë ramë në gjumë shpejt. Pata ëndrra të shkurtra se si jeta ime përfundoi, me të vërtetë“. Fatmirësisht të gjithë futbollistët dhe anëtarët e stafit të Gambias gëzojnë shëndet të plotë pas uljes emergjente të avionit në aeroportin prej nga ku u nis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

VIDEO/ Duhet parë edhe në Superiore! Oferta “imorale” që po shpërndahet me shpejtësi, arbitri i jep bilbilin dhe kartonët Salah: Gjyko ti!
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja e Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Senegalit, e fituar nga këta të fundit pas penalltive. Gjithë sytë ishin të kthyer te dueli Mane-Salah, por egjiptiani nuk mundi të linte gjurmë në fushën e lojës.

Madje më shumë se sa për performancën e tij, u kthye në qendër të vëmendjes për skenën e krijuar me arbitrin kryesor të takimit. Në minutën e 36 sulmuesi i Liverpulit shkon të ankohet për një vendim të dhënë nga Viktor Gomez, por ky i fundit i bën ofertën e çuditshme që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.

Arbitri i zgjat kartonët dhe bilbilin Mohamed Sala-së duke i thënë: “Merri dhe gjyko ti”! Një veprim ky që ndoshta mund ta shohim në të ardhmen edhe në Superiore, ku gjyqtarët vihen shpesh nën presionin e lojtarëve për vendimet e dhëna./Sport Ekspres/

Good question Victor Gomes! If Mo Salah thinks he can be referee, let him take over!  pic.twitter.com/LWBmaobSNy

— Floyd Shivambu (@FloydShivambu) February 6, 2022

Salah nuk bëhet dot “faraoni” i Afrikës! Lotët dhe dëshpërimi i vijnë nga Mane, Senegali ngre lart Kupën e Afrikës
Ka përfunduar mbrëmjen e sotme kompeticioni i Kupës së Afrikës. Finalja e madhe është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0 dhe për të vendosur fituesin janë nevojitur penalltitë. Sadio Mane humbi shansin ta mbyllte takimin brenda 90 minutave, teksa në minutën e 7 të sfidës humb duelin me portierin kundërshtar, që i mohon golin nga pika e bardhë e 11 metrave.

Koha shtesë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në rezultat, ndërsa në fund lojtarët i janë drejtuar ruletës së penalltive. Abdelmonem dhe Lasheen kanë gabuar në momentin e përballjes me portierin e Senegalit, ndërsa në krahun tjetër ishte Sadio Mane ai që shënoi 11 metërshtin e fitores.

Një gol ky që ndez menjëherë festën për Senegalin, por njëkohësisht sjell lot dhe dëshpërim në fytyrën e Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpulit nuk mundi të bëhej “faraoni” i Afrikës, duke i shkuar fare pranë trofeut që në fund përfundon në duart e shokut të tij të skuadrës, Manesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

“Faraoni” gati të ulet në fronin e tij! Salah pret biletën për në finalen e Kupës së Afrikës, do të përballet me Sadio Manenë
Kupa e Afrikës po vjen drejt fundit dhe mbrëmjen e sotme është mësuar edhe çifti finalist. Egjipti ka siguruar biletën për në finale, teksa ka mposhtur në ruletën e penalltive Kamerunin. Koha e rregullt ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe po ashtu edhe ajo shtesë. Në pjesën e parë Kameruni ka “flirtuar” disa herë me golin, por pa arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Egjipti ka reaguar në pjesën e dytë të lojës, por Salah nuk ka mjaftuar për të shënuar.

Megjithatë në fund 11 metërshat kanë thënë fjalën përfundimtare, ku Egjipti është treguar më i saktë duke fituar 3-1 me penalltitë. Salah është vetëm një hap ëndrrës së tij më të madhe, teksa “faraoni” kërkon të ulet në fronin e Afrikës. Por ai që do të përpiqet ti prishë planet është pikërisht shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane, pasi Senegali do të jetë ekipi tjetër që do të presë Egjiptin në finalen e madhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

U mendua edhe për trukim, flet arbitri që e mbylli ndeshjen 5 minutë para: E bëra se ma tha…Zoti!
Ndeshja mes Tunizisë dhe Malit e vlefshme për Kupën e Afrikës do të bënte xhiron e mediave, por kjo jo për shkak të lojës apo rezultatit. Arbitri Janny Sikazwe i fryu bilbilit 5 minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt duke përfunduar ekipin në mënyrë të parakoshme. Skuadrat janë rithyer edhe njëherë në fushë për të vazhduar pjesën e mbetur, por gjyqtari nga Zambia do të çudiste përsëri duke dhënë vërshëllimën e trefishtë 13 sekonda përpara kohës së rregullt.

Një veprim i habitshëm ky që ngriti edhe hipotezën e trukimit të ndeshjes. Por tashmë është vetë arbitri ai që sqaron situatën dhe shpjegon për mediat e vendit të tij se çfarë ndodhi në të vërtetë. Sikazwe shprehet se pati probleme të theksuara me dehidratimin nga temperature dhe lagështia e lartë, prandaj nuk ishte më i ndërgjegjshëm për veprmet e tij. Madje ai shton se Zoti e ka shpëtuar duke i thënë të mbyllë ndeshjen, pasi në të kundërt do kishte përfunduar në koma.

“Isha me fat që nuk rashë në koma, do të kishte qenë një histori krejt tjetër. Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohet. Do të kishte kaluar vetëm pak kohë para se  të kisha shkuar në koma dhe ky do të ishte fundi. Mendoj se Zoti më tha që ta mbyll ndeshjen. Ai më shpëtoi.

Në një skenar normal, lejohet t’i thuash gjyqtarit të katërt të vazhdojë ndeshjen në rast se nuk mund të vazhdosh, por nuk mund ta bëja sepse ishte një fazë ku nuk dëgjoja askënd. Madje edhe pajisja e komunikimit u bë shumë e nxehtë dhe madje doja ta hidhja. Ja sa e keqe ishte situata“, ka shpjeguar Janny Sikazwe./Sport Ekspres/

VIDEO/ Një gol nga 40 metrat dhe një perfeksion i Hakimit nga goditja e dënimit, Kupa e Afrikës ofron spektakël
Maroku ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Afrikës pas fitores 2-1 kundër Malavit. Këta të fundit shiheshin si një kundërshtar i lehtë në letër, por i dhanë dhimbje koke “luanëve të Atlasit” që në minutën e 7 të takmit.

Mhango realizoi një kryevepër nga afro 40 metra largësi, prej nga ku e dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën për Malavin. Maroku u kundërpërgjigj në momentet e fundit të pjesës së parë me anë të En-Nesirit, ndërsa fitorja do të vinte prej këmbëve të Açraf Hakimit.

Marokeni i PSG-së është treguar perfektë nga goditja e dënimit, ku nga një distancë e largët e ka dërguar topin në trekëndësh. Dy nga golat më të bukur të të gjithë kompeticionit kanë ardhur brenda 90 minutave të këtij dueli, që ofroi spektakël për synin e tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

TROP FORT HAKIMI pic.twitter.com/ij4dSDF8EW

— iWaiiKe ?? (@iWaiiKe) January 25, 2022

[#CAN2021]

Dans le second match de la journée, Mhango ?? a marqué un but absolument splendide face au Maroc ?? ?pic.twitter.com/blNkQ7Ef01

— Café Crème Sport (@CafeCremeSport) January 25, 2022

VIDEO/ Pa portier dhe me 10 lojtarë, mbrojtësi 1.72 m i gjatë vesh dorezat dhe bën çudinë ndaj gjigantëve të Afrikës
Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë situata të rralla. Comoros është detyruar të luajë mbrëmjen e djeshme pa portier. Gardiani i parë i kësaj Kombëtareje ishte i dëmtuar, ndërsa dy alternativat e tjera gjendeshin të izoluar për shkak se rezultuan pozitiv me Covid-19. Në këto kushte improvizimi mbetej e vetmja zgjedhje.

Skuadra afrikane hyn në sfidën e 1/8-ve kundër gjigjantëve të Cameroon-it me mbrojtësin e majtë të vendosur mes shtyllave. Ishte Chaker Alhadhur-i, vetëm 1.72 metra i gjatë ai i cili veshi dorezat dhe i çuditi të gjithë. Futbollisti i Comoros-it bëri mrekullinë duke shmangur disa herë golin, pavarësisht se ekipi i tij luajti me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të Abdou-t që në minutën e 7 të takimit.

Nëse të gjithë mendonin se në një situatë të tillë Cameroon-i do e kishte këtë ndeshje si një seancë stërvitore, e kundërta ndodhi. Kombëtarja e njohur afrikane hasi vështirësi dhe fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Një paraqitje dinjitoze nga Comoros-i, i cili e mbyll e kokën lart rrugëtimin në Kupën e Afrikës./Sport Ekspres/

Chaker Alhadhur. That's it. That's the tweet. #TotalEnergiesAFCON2021 | #AFCON2021 | #TeamComoros pic.twitter.com/fw6boP5xm8

— CAF (@CAF_Online) January 24, 2022

VIDEO/ Lojtarët nuk u besojnë syve dhe portieri shtrihet në fushë duke qarë, gafa në sekondat e fundit i hoqi fitoren nga duart
Përballja mes Sierra Leones dhe Bregut të Fildishtë është mbyllur mes dramës. Këta të fundit vetëm sekondat i ndanin nga fitorja, të cilën ua hoqi nga duart një gafë e portierit. Në minutën e tretë të shtesës njëri prej mbrojtësve kthen topin me kokë për te portieri, i cili shkon të shmangë një goditje nga këndi. Megjithatë në momentin e rrëzimit përtokë, e lëshon topin nga duart dhe e dorëzon kështu topin te kundërshtarët.

Me katërkëndëshin e zbrazët lojtarët e Sierra Leones nuk e kanë aspak të vështirë të tundin rrjetën. Një gol ky që hedh poshtë mundin e bërë gjatë gjithë ndeshjes dhe i fikson shifrat në 2-2. Futbollistët e Bregut të Fildishtë nuk arrinin t’u besonin syve dhe vunë duart në kokë nga fundi i hidhur që pësoi Kombëtarja e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

VIDEO/ Kaos në Kupën e Afrikës! Lojtari i Ganës gjuan me gr.usht kundërshtarin dhe fshihet, e nxjerrin forcat e sigurisë për t‘i dhënë të kuqin
E pabesueshme është ajo që po ndodh në Kupën e Afrikës. Një kompeticion ky që është kthyer në qendër të vëmendjes, por fatkeqësisht jo për futbollin e luajtur në fushë. Ndeshja e sotme mes Ganës dhe Gabonit është mbyllur mes kaosit. Këta të fundit kanë barazuar shifrat në minutën e 88 dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga rivalët.

Tetteh nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe ka goditur me gr.usht kundërshtarin, i cili menjëherë është shtrirë përtokë. Lojtarët e të dyja skuadrave janë afruan pranë ngjarjes dhe janë shtyrë fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa Tetteh është fshehur në dhomat e zhveshjes. Megjithatë arbitri nuk mund ta toleronte një veprim të tillë, prandaj ka dërguar forcat e sigurisë ta nxjerrin përsëri në fushën e lojës në mënyrë që ta ndëshkonte me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Benjamin Tetteh was shown a red card for violent conduct after the full-time whistle of Gabon vs Ghana! ?pic.twitter.com/4zZD8Y12d8

— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 14, 2022

Kupa e Afrikës dashurohet për histori të tilla/ Nga Irlanda shkoi të përfaqësonte Kepi Verden, mbrojtësi u ftua me një mesazh në…Linkedin
Kupa e Afrikës merr gjithmonë vëmendjen e parë mediatike për situatat që ndodhën jashtë fushës së blertë dhe nivelin skandaloz të organizimit të saj, kurrsesi për vetë prodhimin që duhet të ketë nga ekipet. Këtë herë në mediat botërore ka marrë jehonë historia e mbrojtësit Roberto Lopez. Nëse në të gjitha Kombëtaret normale janë skautë, njerëz të deleguar nga Federata dhe ka takime kokë më kokë për të marrë një futbollist, në Afrikë funksionohet me rrjetet sociale.

Roberto Lopes u largua nga Kepe Verde që kur ishte i vogël dhe jetoi në Irlandë. Vendlindjen e tij e kishte harruar plotësisht aq sa më tepër e konsideronte si origjinën e babait. Teksa ishte pjesë e Boheminias, në këtë skuadër nuk ka shumë lojtarë që luajnë me Kombëtaret. Për këtë arsye, Amyan Ben Mohamed, shoku i ekipit të Lopes, i lindur në Londër dhe i rritur në Dublin do të pranonte që të luante me Tunizinë.

Atëëherë Lopes zgjodhi që të tallej paksa: “Ndoshta do shkoj edhe unë një ditë që të luaj me Kepi Verden”. Njëri nga gazetarët e kishte marrë seriozisht këtë deklaratë dhe kontaktoi Federatën vendase, por prej tyre nuk kishte asnjë lëvizje të vetme. Në tetor të 2018 ishte vetë trajneri i Kepi Verdes, Rui Aguas, që provoi një kontakt nga rrjetet sociale. ”Krijova një llogari në Linkedin kur isha ende në shkollë, por e përdorja shumë rrallë. Aty vinin shpesh mesazhe spam të llojeve të ndryshme, kështu që kur më erdhi një mesazh në portugalisht nga trajneri i Kepit, mendova se ishte një mesazh tjetër i këtij lloji. Për fat të mirë, trajneri më shkroi përsëri, këtë herë në anglisht. Kjo më mundësoi të filloja këtë aventurë të re”, tha Lopes për “Sky Sport”. /Sport Ekspres/

Kreu i arbitrave në Afrikë justifikon gjyqtarin që e mbylli ndeshjen në minutën e 85: E goditi keq dielli!
Kupa e Afrikës ka ardhur me historinë më interesante në ditën e djeshme, mes Tunizisë dhe Malit. Gjyqtari Janny Sikazëe e mbylli ndeshjen që në minutën e 85 kur rezultati ishte 0-1, duke i dërguar ekipet në dhomën e zhveshjes. VAR ndërhyri menjëherë për t’i treguar gabimin e madh. Arbitri rinisi lojën dhe ekipet prisnin që të kishte të paktën pesë minuta shtesë nga ndalimi i lojës dhe gafa trashanike. Por një tjetër pasoj më pas, teksa Sikazëe mbylli takimin në minutën e 89.

Këtë herë ishte i bindur dhe fiku edhe me komunikimin me VAR duke mos pasur më mundësi për ndryshim vendimi. Arbitri do të bënte xhiron e botës pasi ishte shumë i bindur në vendimin e tij dhe për më tepër që shihte kronometrin në momentin që mbyllte ndeshjen para kohe, si të mos i kishte shpëtuar asnjë sekondë më tepër.

Por çfarë ndodhi realisht? Kreu i gjyqtarëve të futbollit në Afrikë, Essam Abdel Fatah ka justifikuar gabimin e arbitrit që dëmtoi rëndë imazhin e kompeticionit që kërkonte të ndryshonte sadopak mendimin për nivelin e organizimit. Sipas Abdel Fatah, gjyqtari i Tunizi-Mali ka pësuar goditje nga dielli dhe kjo bëri që të humbi përqendrimin, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ka shkuar në spital. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Kupa e Afrikës prodhon vetëm çudira! Vendosin dy herë të gabuarin, Kombëtarja nis ndeshjen pa himn
Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë çudira dhe situata që nuk i shkojnë aspak për shtat një kompeticioni të tillë. Niveli i organizimit është larg atij profesional, duke u kthyer kështu në qendër të mediave jo për atë çfarë ofron fusha e lojës. Dueli mes Mauritanisë dhe Gambias ka filluar 40 minuta me vonesë për shkak të ngjarjes qesharake të ndodhur në Tunizi-Mali, ku gjyqtari mbylli ndeshjen që në minutën e 85.

E për të mos mjaftuar kjo, Mauritania është detyruar të nisë ndeshjen pa himnin e saj. Fillimisht në audio është vendosur një kompozim i panjohur për ta, ndërsa në rastin e dytë në përpjekje për të rregulluar gabimin, organizatorët kanë vendosur himbin e një tjetër shteti. Lojtarët kanë sinjalizuar gabimin e bërë, por në fund himni i tyre dukej se nuk gjendej në duart e organizatorëve, prandaj dueli ka filluar të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Look at poor Aboubakar Kamara shaking his head as the wrong anthem is played for Mauritania ahead of their game with Gambia. What a shambles. https://t.co/glO1mgBVkB

— Project Football EPL (@ProjectEPL) January 12, 2022

VIDEO/ Çuditë që vijnë nga Kupa e Afrikës! Shoferi bëhet komik, shkon për ndihmë por godet lojtarin me makinë
Muaji janar do të shoqërohet me zhvillimin e Kupës së Afrikës. Kameruni është vendi mikpritës i kompeticionit të këtij sezonit, që ka tërhequr vëmendjen në rrjet me situatat e ofruara. Këtu nuk bëhet fjalë për golat apo rezultatet, por me një ngjarje komike të ndodhur në fushën e lojës.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes një prej lojtarëve kishte nevojë për ndihmë mjesësore. Menjëherë është vendosur në barrelë dhe është kërkuar ndihma e makinës për ta transportuar jashtë vijave kufizuese. Por shoferi bëhet komik, teksa harron të ndalojë dhe përplas futbollistin afrikan me makinë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë prej tij, që menjëherë ka hedhur një vështrim të habitur drejt personit gjendej brenda makinës./Sport Ekspres/

What is this again , AFCON is really not for the weak ??????????????

pic.twitter.com/IRQqGj741B

— Kelechi (@JustKelechi) January 11, 2022

Është lojtari më i mirë i Afrikës, trajneri i Nigerisë nuk zgjedh festën por një foto me Salah
Prej pak ditësh ka nisur kompeticioni i Kupës së Afrikës. Ditën e sotme është zhvilluar një nga ndeshjet më të forta mes Nigerisë dhe Egjiptit. “Shqiponjat” kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 kundër rivvalit më të vështirë të grupit.

Megjithatë, në fund njëri prej trajnerëve në stafin e Nigerisë nuk ka zgjedhur të festojë, por ka shkuar menjëherë të kërkojë një foto me Mohamed Salah. Ky i fundit është padyshim lojtari më i mirë në Afrikë dhe situata të tilla e shoqërojnë shpesh në këtë continent./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Lanë jashtë Italinë për të siguruar Botërorin, në Zvicër kërkojnë të bojkotojnë Kupën e Botës
Zvicra ishte surpriza e grupit C, teksa la përkohësisht jashtë Kupës së Botës kampionen e Europës, Italinë. Helvetët u renditën të parët në grupin e tyre, duke siguruar kështu biletën për në Katar. Padyshim që lumturia ka qenë e madhe për tifozët dhe lojtarët e stafin e kësaj përfaqësueseje, por jo të gjithë e presin me entuziasëm këtë sukses.

Juso, Partia e të Rinjve Socialistë, ka ngritur një peticion ku i kërkon Kombëtares zviceranë të bojkotojë Botërorin e vitit 2022. Shkak janë bërë lajmet e shumta të dala mbi kushtet e veshtira të punës në Katar për ndërtimin e stadiumeve që do të presin këtë Kupë Bote, ku kanë humbur jetën edhe punëtorë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kërkesa e Juso-s

Kombëtarja e Zvicrës u kualifikua dje në Kupën e Botës në Katar. Gëzimi i kualifikimit të suksesshëm nuk duhet të fshehë vuajtjet e mëdha që ka shkaktuar tashmë Botërori i ardhshëm.

Mbi 6500 njerëz kanë vdekur në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës dhe kushtet e punës në kantieret duhet të cilësohen si skllavëri moderne. Katari gjithashtu ka një nga ligjet më të tmerrshme në botë, kështu që homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje me ligj. Me mbajtjen e Kupës së Botës në atë vend, lidershipi politik në Katar dhe FIFA kanë treguar se janë fjalë për fjalë gati të ecin mbi trupat e pajetë për përfitimet e tyre.

Për Katarin, mbajtja e Kupës së Botës është një sukses për të tregtuar veten në mbarë botën dhe për të përmirësuar imazhin e tij si një destinacion turistik. Zvicra me pjesëmarrjen në Kupën e Botës po bën këtë lojë të pistë dhe po thyen të gjitha vlerat humanitare që ka shkruar në flamur prej dekadash. Si vendndodhja e selisë së FIFA-s, Zvicra tani ka mundësinë të dërgojë një mesazh të fortë: të drejtat e njeriut janë të panegociueshme.

Prandaj kërkojmë:

Bojkot i Kupës së Botës nga Federata e Futbollit dhe Kombëtarja e Zvicrës: Nuk ka futboll në stadiume të ndërtuara mbi kufoma!

Asnjë transmetim i Kupës së Botës në radio dhe televizionin zviceran: Asnjë përfitim nga shkeljet e të drejtave të njeriut përmes tarifave tona!

Vendoset të luhet në janar, Klopp: Katastrofë, nuk mund të kem më respekt për Kupën e Afrikës
Kompeticioni i radhës i Kupës së Afrikës 2021 nuk do të luhet më në qershor, por në janar të vitit të ardhshë. Ky vendim ka ardhur si pasojë e kushteve jo të përshtatshme të motit në Kamerun gjatë verës. Një gjë e tillë shihet si një katastrofë për Jurgen Klopp, që nuk do të ketë në dispozicionin e tij në lojtarë si Salah, Mane apo Keita. Gjatë konferencës për shtyp përpara takimit me Manchester United, trajneri gjerman ka thënë se kjo nuk i ndihmon lojtarët afrikan dhe se nuk mund të ketë respekt për Kupën e Afrikës.

“Ne duhet të mendohemi si klub dhe të marrim vendime, duke ditur se për 4 javë nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi te ta. Kjo nuk i ndihmon futbollistët afrikan. Nuk mund të kem më tej respekt për Kupën e Afrikës, është një turne interesant, por luhet në mes të një sezoni dhe kjo është problem i dukshëm. Zhvendosja e saj në janar është një katastrofë për Liverpool-in”, ka thënë Klopp./Sport Ekspres/

Mane kundër Mahrez, sot zgjidhet mbreti i Afrikës
Sot do të luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës, me Algjerinë dhe Senegalin që do të përplasin “brirët”. Mane luan kundër Mahrez, një duel titanësh, që duket se nuk mbaroi me përfundimin e Premier League.

Mane triumfoi përballë Mahrez në Champions League, ndërsa ylli algjerian i “vodhi” titullin kampion në Angli dhe sot, do të luhet raundi i fundit për këtë sezon. Janë publikuar dhe formacionet e kësaj sfide dhe yjet në fushën e lojës nuk mungojnë.

Mane, Gueje, Saivet, Sarr dhe Niang janë armët më të forta të Senegalit, ndërsa Algjeria ka një “tridhëmbësh” të frikshëm me Mahrez-Benaser-Fehguli. Një finale e gjitha për t’u ndjekur…

Kupa e Afrikës, finale

Senegal – Algjeri  (21:00)

FORMACIONET

Senegal: Gomish, Gasama, Sabali, Sane, Kojate, Gueje, Ndiaje, Saivet, Sarr, Mane, Niang

Algjeri: M’bohli, Zefane, Basenbaini, Benlamri, Mandi, Guedioura, Fehguli, Benaser, Mahrez, Belaili, Bunedjah