Kombëtaret

UEFA Nations League / Bjellorusi – Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, më 15 nëntor, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari. Takimi do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve, për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë.

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të marrë më 3 mars 2022 dhe që është ende në fuqi, klubet dhe ekipet kombëtare bjelloruse janë të detyruara t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale. Po ashtu, vendimi parashikon që këto ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve.

Për këtë arsye, edhe përballja Bjellorusi – Shqipëri në Budapest nuk do të jetë e hapur për publikun. Tifozët shqiptarë nuk do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, pavarësisht se takimi do të zhvillohet në një impiant jashtë territorit të Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do ta mbyllin kështu fazën e grupeve të UEFA Nations League me këtë transfertë, në një ndeshje të rëndësishme për përfundimin e aventurës në Grupin C.

Romero zgjedh pasardhësin e Messit, zbulon kush duhet të marrë fanellën me numrin 10 te Argjentina
Largimi i Lionel Messit nga Kombëtarja e Argjentinës ka hapur një diskutim të madh për atë se kush duhet të trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10. Për këtë çështje ka folur edhe kapiteni i ri i “Albiceleste”, Cristian Romero, i cili duket se e ka të qartë zgjedhjen e tij. Mbrojtësi i Tottenhamit nuk ka pasur asnjë dyshim kur është pyetur se kush duhet të marrë numrin që për vite me radhë është mbajtur nga një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

“Po të varej vetëm nga unë, fanellën me numrin 10 do t’ia jepja Julian Alvarez. Për këtë nuk kam asnjë dyshim”, është shprehur Romero. Megjithatë, sulmuesi i Atletico Madridit preferon të vazhdojë me numrin e tij të zakonshëm, 9, duke ruajtur profilin e tij modest. Romero mendon se kjo fanellë duhet t’i besohet një futbollisti me përvojë në kombëtare, pasi përgjegjësia është shumë e madhe për lojtarët e rinj. Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë këtij muaji, kur Argjentina do të luajë dy miqësore ndaj Uruguait dhe Kosta Rikës. /Sport Ekspres/

A mund ta largojë trajnerin e Portugalisë? Kristiano Ronaldo kushton shumë, por Jorge Jesus ka krenari
Një pyetje që dukej pothuajse e paimagjinueshme deri pak javë më parë, tani është e hapur dhe përgjigjja mund të varet nga biseda që presidenti i Federatës, Pedro Proenca, po përpiqet të organizojë midis kapitenit dhe trajnerit Jorge Jesus.

Sipas gazetës saudite Arriyadiyah, një burim pranë trajnerit portugez pohon se Jesus dëshiron që Ronaldo të kthehet në ekip, por se ai nuk planifikon të ndryshojë rregullat që ka vendosur.

Sipas këtyre deklaratave, rikthimi do të ishte i mundur vetëm nëse të dyja palët gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për trajnerin ashtu edhe për kapitenin.

I njëjti burim hodhi poshtë spekulimet se mosmarrëveshja mund t’i kushtonte Jesus-it humbjen e punës. Edhe pse çështja ka tërhequr shumë vëmendje, pretendimet për largimin e tij të mundshëm nga stoli i Portugalisë thuhet se nuk pasqyrojnë situatën aktuale.

Kjo është arsyeja pse Proenca po përpiqet të qetësojë tensionet para mbledhjes së radhës të ekipit kombëtar. Plani i tij është që Ronaldo dhe Jesus të ulen së bashku, të sqarojnë se çfarë ka ndodhur dhe të pajtojnë qëndrimet që u ndanë gjatë mbledhjes së shtatorit. /Sport Ekspres/

Play-off-i i Botërorit për vajza/ Hamonikaj & Bajraktari: Jemi një grup i bashkuar, do japim maksimumin ndaj Uellsit
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në kuadër të Play-off-it të Botërorit. Vajzat kuqezi vijojnë përgatitjet në Shkodër, me fokus të plotë te kjo përballje e rëndësishme, ndërsa synimi është një paraqitje sa më e mirë dhe një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit.

Në prag të kësaj sfide, Klea Hamonikaj dhe Arbiona Bajraktari kanë folur për fshf.org, duke vlerësuar gjendjen e skuadrës, forcën e grupit dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në këtë moment historik.

Hamonikaj thekson se grupi është i bashkuar dhe se të gjitha vajzat e dinë rëndësinë e këtij momenti historik.

“Janë dy ndeshje shumë të vështira dhe shumë të rëndësishme. Secila nga vajzat e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sepse ne luajmë për herë të parë dhe është historike. Mendoj që do të shkojë mirë, jemi me besim. Jemi një grup i bashkuar dhe na janë afruar dy elementët që na kanë munguar prej kohësh si Elezaj dhe Krasniqi. Do japim maksimumin dhe urojmë që edhe rezultati të jetë ai që duam”, – shprehet ajo.

Përballë Uellsit, Hamonikaj vlerëson se Shqipëria do ta përjetojë këtë sfidë si një eksperiencë të re, duke synuar të luajë pa presion dhe të shijojë këtë moment.

“Patjetër që te Uellsi, pasi ne vijmë për herë të parë dhe nuk kemi asgjë për të humbur. Është një eksperiencë e re, duam ta shijojmë fillimisht dhe më pas pse jo edhe rezultati të jetë në anën tonë dhe të bëjmë diçka historike. Mendoj që kjo herë do të jetë ndryshe dhe tifozeria do të jetë aty për të na mbështetur sa më shumë”, – shton Hamonikaj.

Edhe Arbiona Bajraktari e konsideron këtë një moment të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare të vajzave, duke vlerësuar përgatitjen e skuadrës dhe angazhimin e futbollisteve në klubet e tyre.

“Ndeshjet janë mjaft të rëndësishme, duke marrë parasysh që kemi bërë një arritje shumë të madhe si Kombëtare, është edhe vlerësimi maksimal i këtyre ndeshjeve. Vajzat janë në gjendje shumë të mirë. Secila prej tyre ka angazhimin në kampionatet e tyre dhe janë të përgatitura 100% për këto dy ndeshje”, – thotë Bajraktari.

Dramë në “Air Albania”/ Një penallti në minutat shtesë shpëton Shqipërinë nga turpi, San Marino befasoi kuqezinjtë
Shqipëria ka marr? fitoren e 3-të në grup. Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-1 San Marinon. Asllani realizoi një gol spektakolar në minutën e 10 të lojës, duke zhbllokuar kështu rezultatin. Me golin e shënuar herët u krijua përshtypja se ndeshja do të shkonte drejt goleadës, por e kundërta ndodhi.

Lazari tundi rrjetën në minutën e 66, duk befasuar kështu kuqezinjtë. Këta të fundit u hodhën në sulm, por golin e gjetën në minutat e kohës së shtuar. Ismajli fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol Asllani. Me këtë fitore kuqezinjtë marrin sërish kreun e renditjes, me 9 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/

Formacionet zyrtare/ Shqipëria kërkon goleadën ndaj San Marinos, Muçi dhe Manaj hyjnë në fushë nga minuta e parë
Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45 me San Marinon. Kuqezinjtë do të përpiqen të argëtojnë me sa më shumë gola tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Trajneri Maran i ka bërë zgjedhjet e tij për këtë ndeshje. Porta këtë herë do të mbroheg nga Dajsinani, ndërsa përpara tij do të qendrojë 4-shja e përhershme Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë rreshtohen Pilo, Asllani dhe Shehi, ndërsa treshja Muçi, Manaj dhe Hoxha formojnë sulmin. Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja shqiptare aktualisht renditet e 2-ta në grup, me një pikë më pak se Finlanda kryesuese./Sport Ekspres/

VIDEO/ Zidan e ka shndërruar! Momenti epik, Olise nuk e priste që të ishte kapiteni i Francës
Franca ka arritur të marrë një tjetër fitore ku tregoi forcën e karakterit me përmbysje, këtë herë 4-1 ndaj Belgjikës. Një tjetër ndeshje ku protagonist ishte Olise. Një tjetër ndeshje ku ylli i Bayern Munich tregoi gjithë klasin e tij me dy gola të shënuara.

Nën drejtimin e Zidan, Olise duket si një lojtar që mund të fitojë Topin e Artë. Madje i ardhur nga stoli, Olise mori shiritin e kapitenit nga shoku i tij i ekipit. Reagimi i Olise u bë menjëherë viral pasi dukej qartë se ishte i shtangur dhe nuk e priste një gjë të tillë. /Sport Ekspres/

? OLISE DIDN’T EXPECT THAT ?

Michael Olise looks genuinely surprised after being handed the captain’s armband during France vs Belgium ? https://t.co/3UwUMM3PRk

— Football on Predict (@FConPredict) October 5, 2026

“Iu premtua se do luante titullar në 2 ndeshje”! Piers Morgan tregon si u thye Kristiano Ronaldo nga Portugalia, ishte tradhti e trajnerit
Piers Morgan ka zbuluar detaje të reja për atë që, sipas tij, ka ndodhur mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus. Sipas gazetarit britanik, përplasja nuk lidhet me dëshirën e Ronaldos për të qenë titullar në çdo ndeshje, por me mënyrën se si është trajtuar nga trajneri.

Morgan pretendon se Ronaldo kishte marrë fillimisht premtimin se do të luante dy ndeshjet e para të grumbullimit të Portugalisë dhe më pas do të pushonte në dy takimet e tjera. Megjithatë, më pas sulmuesit iu kërkua të aktivizohej për rreth 30 minuta ndaj Norvegjisë.

Ronaldo, sipas Morgan, pranoi kërkesën dhe u përgatit për të hyrë në fushë. Ai qëndroi rreth 25 minuta në nxehje, por në fund nuk u aktivizua fare. Kjo situatë thuhet se e ka irrituar ndjeshëm yllin portugez.

Morgan thekson se për Ronaldon çështja kryesore është respekti. Ai mendon se Jorge Jesus i ka premtuar diçka privatisht, ndërsa më pas ka vepruar ndryshe publikisht.

Megjithatë, Morgan mohon se Ronaldo pretendon të ketë një vend të garantuar në formacion. Sipas tij, 41-vjeçari e pranon se nuk duhet të jetë automatikisht titullar në çdo ndeshje. Problemi, sipas Morgan, është besimi dhe respekti mes palëve. /Sport Ekspres/

Super Kosova nuk mjafton për të fituar kundër Austrisë, Fisnik Asllani rikthehet te goli
Kosova ka marrë një pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Austrisë, në një ndeshje dramatike të vlefshme për Ligën e Kombeve. “Dardanët” barazuan 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke treguar karakter përballë një prej skuadrave më të forta të grupit.

Pjesa e parë u zhvillua me ritëm dhe duele të forta, ndërsa Kosova kërkoi të shfrytëzonte mbështetjen e tifozëve në Prishtinë. Goli i shumëpritur erdhi nga Fisnik Asllani, i cili shpërtheu në festë bashkë me shokët e skuadrës, duke i dhënë avantazhin Kosovës.

“Dardanët” luftuan deri në fund për ta ruajtur avantazhin, por Austria nuk u dorëzua. Christoph Lang gjeti rrjetën në minutat e fundit dhe barazoi rezultatin në 1-1, duke i mohuar Kosovës një fitore që do të kishte marrë vlerë të madhe në Grupin B3.

Në fund, Kosova merr një pikë, ndërsa Austria vazhdon serinë e saj pa humbje në Ligën B. Për “Dardanët”, megjithatë, paraqitja ndaj një kundërshtari të fortë jep sinjale pozitive për vazhdimin e këtij edicioni. /Sport Ekspres/

“Nuk do të gjeni një Harry Kane tjetër”, Tuchel-i i thur elozhe: Është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm
Anglia i ka lënë të gjithë pa fjalë me rezultatin e papritur 7-0 kundër Kroacisë. Trajneri Tuchel ka vlerësuar skuadrën e tij, teksa është ndalur në veçanti edhe te Harry Kane. Kreu i pankinës së “tre luanëve” ka thënë për mediat se nuk do të ketë një Harry Kane tjetër, pasi ai është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm.

“Harry Kane është sulmues i nivelit më të lartë të mundshëm. Nuk do të gjeni një Harry Kane tjetër. Do të ketë dikë tjetër, por nuk do të jetë Harry apo një kopje e Harry-t. Ne do të gjejmë një zgjidhje… por ndoshta jo unë. Mund të duhen edhe 10 vite të tjera”, është shprehur Thomas Tuchel./Sport Ekspres/

“Në 20 vite te Kroacia, hera e parë që ndihem i turpëruar”, Modriçi shfryn pas humbjes 7-0: E hodhëm poshtë reputacionin tonë
Kroacia i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme, teksa u shkatërrua me shifrat e thella 7-0 nga Anglia. Një rezultat i pabesueshëm, që ka tronditur edhe Luka Modriçin. Mesfushori kroat ka ngritur zërin pas ndeshjes dhe ka thënë për mediat se është hera e parë që ndihet i turpëruar te Kombëtarja.

“Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje pa dyluftime, faulle, agresivitet apo frymë grupi… Jam këtu prej 20 vitesh, por kjo është hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje.

Mund të humbasësh, dikush mund të jetë më i mirë, dhe ata aktualisht janë më të mirë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të hedhësh poshtë reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite, është e papranueshme. Ndihem i turpëruar”, ka deklaruar Luka Modriçi./Sport Ekspres/

“Jam 49 vjeç dhe në fund m’u duk vetja 69”, trajneri i Finlandës: Luajtëm si ekip moshash
Shqipëria u mposht me shifrat 2-1 nga Finlanda ditën e sotme. Megjithëse kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak për gati 70 minuta gjatë lojës, finlandezët e patën të vështirë të gjenin hapësira. Të dy golat e tyre erdhën prej goditjeve të dënimit dhe jo si rrjedhojë e aksioneve gjatë lojës.

Trajneri Friis ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij pas ndeshjes. Ai ka thënë për mediat se në fund të lojës u ndje 20 vite më i vjetër. Sipas tij loja u bë kaotike, megjithëse ekipi ishte në epërsi numerike ndaj ndaj Shqipërisë.

“Jam 49 vjeç, por në fund të pjesës së dytë ndihesha sikur isha 69. Loja u bë tejet kaotike, duke marrë parasysh se ne ishim në avantazh dhe e kishim situatën nën kontroll.

Kemi një ekip të ri dhe në pjesën e dytë luajtëm pak a shumë si një ekip i moshave. Nuk luajtëm me qetësinë e duhur për të kontrolluar situatat, qoftë me apo pa top. Por kjo është ajo që ndodh ndonjëherë me ekipet e reja. Duhet të gjejmë elementet e duhura për t’ia dalë mbanë”, ka deklaruar Jacob Friis-i./Sport Ekspres/

Gazetari e pyet për Greqinë e vitit 2004, lojtari gjerman bën Klopin të qeshë: Unë në atë vit kam lindur
Gjermania do të përballet mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:45, me Greqinë. Ballafaqimi i parë mes tyre përfundoi me fitoren e helenëve, ndërsa tashmë “pancerat” kanë mudësinë e hakmarrjes. Jurgen Klopi ishte i pranishëm në konferencë për shtyp së bashku me Pavloviçin, ku i janë përgjigjur interesimit të gazetarëve.

Nisur nga forma mjaft e mirë e Greqisë, njëri prej gazetarëve ka shtruar pyetjen se cilat janë ndryshimet mes këtij ekipi dhe atij që fitoi Europianin 2004. Përgjigjen e menjëhershme e ka marrë nga Pavloviçi, i cili ia ka kthyer me humor: “Unë kam në atë vit kam lindur”. Një batutë që ka shkaktuar të qeshura për Klopin, por edhe për të pranishmit e tjerë në sallë.

I vënë në vështirësi nga kjo përgjigje, gazetari ka vazhduar me fjalët: “E di, por ndoshta mund të kesh parë video në ‘Youtube'”./Sport Ekspres/

VIDEO/ Goli i Olise është e një niveli tjetër, shikoni realizimin e lojtarit të Francës kundër Italisë
Francë–Itali përfundon në barazim 1-1 në “Stade de France”, në një përballje spektakolare të vlefshme për Ligën e Kombeve. Zinedine Zidane nuk arrin ta festojë me fitore ndeshjen e parë në shtëpi si trajner i Francës, ndërsa Italia merr një pikë të rëndësishme në Paris.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Italinë që pati disa mundësi të rrezikshme. Franca e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe në minutën e 55-të gjeti avantazhin. Michael Olise realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke mposhtur Gianluigi Donnarummën dhe duke çuar vendasit në avantazh.

Italia reagoi dhe në minutën e 68-të erdhi barazimi. Alessandro Bastoni përfitoi nga një gabim në daljen e Francës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Në minutat e fundit, Franca pati raste për të rikthyer avantazhin, por Donnarumma ishte vendimtar në portë. Situata u komplikua edhe më shumë për vendasit në minutën e 85-të, kur Dayot Upamecano mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Me këtë rezultat, Franca shkon në 7 pikë dhe ruan vendin e parë në grupin A1, ndërsa Italia ngjitet në 4 pikë.

France [1] – 0 Italy – Michael Olise freekick 55′

by

u/OptimusCloyster in

soccer

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.

Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.

Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.

Portugalia i jep Kristiano Ronaldos edhe goditjen e fundit, ia japin numrin Leaos
Largimi i papritur i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë ka shkaktuar një situatë të pazakontë, aq sa në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe kryeministri portugez, Luís Montenegro. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Montenegro ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença dhe ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus. Telefonata mes kryeministrit dhe trajnerit është konfirmuar nga raportimet e SIC.

Gjithçka vjen pasi Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë, një ditë para sfidës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se, pas një bisede me presidentin e Federatës dhe konferencës së Jorge Jesus, kishte marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi. Ronaldo shtoi se në një moment tjetër do të tregojë të vërtetën për arsyet e këtij vendimi.

Ndërkohë goditja e Portugalisë nuk mbaron këtu. Menjëherë te Portugalia kanë vendosur që numrin 7 të Kristiano Ronaldos ta japin te Leao, për t’i dhënë mesazhin yllit kryesor të ekipit se mund të bëjnë edhe pa atë. /Sport Ekspres/

E pazakontë/ Ronaldo iku nga Portugalia pas krisjes me trajnerin, ndërhyn edhe Kryeministri i Portugalisë
Largimi i papritur i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë ka shkaktuar një situatë të pazakontë, aq sa në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe kryeministri portugez, Luís Montenegro. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Montenegro ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença dhe ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus. Telefonata mes kryeministrit dhe trajnerit është konfirmuar nga raportimet e SIC.

Gjithçka vjen pasi Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë, një ditë para sfidës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se, pas një bisede me presidentin e Federatës dhe konferencës së Jorge Jesus, kishte marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi. Ronaldo shtoi se në një moment tjetër do të tregojë të vërtetën për arsyet e këtij vendimi.

Montenegro, i cili më herët ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për Ronaldon dhe kombëtaren, thuhet se ka dashur të marrë qartësi nga Jorge Jesus për situatën që ka përfshirë kapitenin. Në Portugali, tashmë vëmendja është e gjitha te raporti mes trajnerit dhe Ronaldos dhe te ajo që mund të zbulohet pas kësaj krisjeje. /Sport Ekspres/

U përfol se Ronaldo refuzoi të stërvitej, trajneri i Portugalisë e mohon: Do të pranojë edhe tribunën nëse ia kërkoj
Cristiano Ronaldo është kthyer në një çështje te Portugalia. Jorge Jesus-i e uli në stol në ndeshjen e fundit dhe fytyra e 5 herë fituesit të Topit të Artë e tregonte qartë mërzinë. Në mediat portugeze u përfol se sulmuesi i Al Nassr-it refuzoi të stërvitej me skuadrën, por trajneri i luzitanëve ka hedhur poshtë gjithçka. Jorge Jesus-i ka sqaruar në konferencë për shtyp se Ronaldo nuk ka refuzuar të stërvitet me ekipin. Madje, sipas tij, sulmuesi ia ka bërë të qartë se do të pranojë çdo vendim të trajnerit.

“Cristiano Ronaldo nuk refuzoi të stërvitej. Nuk ka asnjë problem. Cristiano më tha: ‘Nëse do që të luaj, do të luaj. Nëse do që të ulem në stol, do ta bëj. Nëse do që të jem në tribunë, do ta bëj’”, ka thënë Jorge Jesus./Sport Ekspres/

De La Fuente do të donte lojtarin e Gjermanisë te Spanja: Fatkeqësisht nuk ka pasaportë spanjolle, më pëlqen si luan
Spanja po vazhdon të shfaqë një formë të jashtëzakonshme edhe pas përfundimit të Kupës së Botës. Mbrëmjen e djeshme, kampionët në fuqi të Botës kanë mposhtur me shifrat e thella 4-1 Kroacinë. Pas përfundimit të lojës, De La Fuente u paraqit në konferencë për shtyp, ku i pranishëm ishte edhe një gazetar i “BILD” -it.

Gazetari gjerman e ka pyetur trajnerin e Spanjës se cilin nga lojtarët e “pancerave” do të donte të kishte në skuadër. De La Fuente e kishte të qartë përgjigjen: Florian Virtci.

“Florian Virtc! Lojtar i jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht, ai nuk ka pasaportë spanjolle. Më pëlqen shumë mënyra se si luan”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/

VIDEO/ Tifozët kundërshtarë u ngritën në këmbë dhe lojtarët e Spanjës mbajtën radhën për ta takuar, çfarë respekti për Luka Modriçin
Vitet kalojnë por Luka Modriçi vazhdon të jetë i pranishëm në fushën e lojës. Edhe pse tashmë është plot 41 vjeç, mesfushori kroat vijon të mbajë veshur ngjyrat e kombit të tij. Modriçi është aktivizuar mbrëmjen e djeshme në minutën e 81-të të lojës dhe menjëherë ka ndjerë respektin e madh të tifozëve.

Sportdashësit spanjollë që ishin të pranishëm në stadium treguan një qytetari të jashtëzakonshme, teksa u ngritën në këmbë dhe duartrokitën të gjithë yllin kroat. Por ky gjest nuk ishte i vetmi. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Spanjës shkuan të gjithë në radhë për të takuar legjendën e futbollit kroat. Vëmendjen e tërhoqi mbi të gjithë Rodri. Mesfushori i Barcelonës shkoi dy herë pranë Modriçit dhe nuk hoqi dorë deri sa ky i fundit e vuri re prezencën e tij. Një respekt i jashtëzakonshëm, të cilin vetëm disa lojtarë të veçantë si Luka Modriçi kanë mundësinë ta përjetojnë./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/QwT9gvfFOjIXy06y.mp4

“Dëgjoj lajme negative pas ndeshjeve” Manaj: San Marios para 5 viteve mezi i shënuam në minutën e 80
Shqipëria është kryesuesja e grupit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Marani ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 San Marinon. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it.

Manaj: “Trajneri më tha: ‘ke edhe 10 minuta kohë për të shënuar se do të zëvendësoj’. Por unë i thashë: ‘më lër edhe 15 minuta’. Dhe kështu shkoi. Por do të ishte mirë që të shënonin edhe Shpendi ose Daku nëse do të futej, pasi këtu jemi si një familje dhe për sulmuesin është e rëndësishme që të shënojë. Për objektiva përsonale nuk më pëlqen shumë të flas. Ajo që dua është që të fitojmë tani Ligën e Kombeve dhe të futemi në Europian. Për pjesën e golave, nuk e di. Ndeshjen e kaluar, kush merr vesh nga futbolli…, dhe unë mendoj se kam zhvilluar ndeshje shumë të mirë. Por dëgjoj lajme negative, sepse mi tregon shoqëria. Unë nuk i lexoj, por më vjen keq, sepse i lexon familja. Besoj se ekipi mund të japi edhe më shumë. Njerëzit mund të mendojnë se është San Marino, por ne erdhëm këtu para 5 viteve dhe mezi i shënuam gol në minutën e 80. Finlanda i shënoi 7 gola San Marinos, por barazoi sot 0-0 me Bjellorusinë, të cilën ne e mundëm 2-0”.

Maran: “Skuadra hyri në fushë për të marrë rezultatin dhe e bëmë. Pjesa e parë më ka pëlqyer, sepse ishim më kërkues. Pjesa e dytë ishte më tepër te menaxhimi i situatës. Te pjesa e dytë e kemi pasur më shumë mendjen te ndeshja me Finlandën. Në ndeshje të tilla duhet edhe të provosh diçka, kështu që aktivizuam disa lojtarë të rinj. San Marino e ka nga një rast në rino e ka nga një rast në çdo ndeshje. Kemi qenë si gjithë të tjerët, asgjë më shumë. Ne kemi pasur 14 goditje në portë.

Nuk mund të jemi një top Kombëtare, por me karakteristikat që kemi mund të bëjmë mjaftueshëm mirë. Mund të luajmë, mund edhe të argëtojmë. Kishte aksione të njëjta që ishin të përsëritura 7-8 herë. Kjo tregon që lojtarët e kanë perceptuar filozofinë time. Kishim ritëm dhe kjo më pëlqem. Absolutisht që i kemi lojtarët për të bërë një futboll sulmues. Manajn doja ta ndërroja më herët, por ai më thoshte: ‘Mister, edhe pak, edhe pak se dua të shënoj’. Dhe ai e bëri golin”./Sport Ekspres/

“Në pjesën e dytë e kishim mendjen te Finlanda”, Marani tregon kërkesën e Manajt: Mister, më lër edhe pak sepse do të shënoj
Shqipëria është kryesuesja e grupit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Marani ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 San Marinon. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it.

Maran: “Skuadra hyri në fushë për të marrë rezultatin dhe e bëmë. Pjesa e parë më ka pëlqyer, sepse ishim më kërkues. Pjesa e dytë ishte më tepër te menaxhimi i situatës. Te pjesa e dytë e kemi pasur më shumë mendjen te ndeshja me Finlandën. Në ndeshje të tilla duhet edhe të provosh diçka, kështu që aktivizuam disa lojtarë të rinj. San Marino e ka nga një rast në rino e ka nga një rast në çdo ndeshje. Kemi qenë si gjithë të tjerët, asgjë më shumë. Ne kemi pasur 14 goditje në portë.

Nuk mund të jemi një top Kombëtare, por me karakteristikat që kemi mund të bëjmë mjaftueshëm mirë. Mund të luajmë, mund edhe të argëtojmë. Kishte aksione të njëjta që ishin të përsëritura 7-8 herë. Kjo tregon që lojtarët e kanë perceptuar filozofinë time. Kishim ritëm dhe kjo më pëlqem. Absolutisht që i kemi lojtarët për të bërë një futboll sulmues. Manajn doja ta ndërroja më herët, por ai më thoshte: ‘Mister, edhe pak, edhe pak se dua të shënoj’. Dhe ai e bëri golin”./Sport Ekspres/

Shqipëria dominon dhe bën detyrën ndaj San Marinos, kuqezinjtë marrin kreun e grupit
Shqipëria është kryesuesja e grupit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Marani ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 San Marinon.

Kuqezinjtë bënë detyrën në San Marino, ku prania e madhe e tifozëve i bëri të ndiheshin si të shtëpinë e tyre. Loja e shpejtë dhe me pasime po jepte frytet e veta dhe goli i parë i shënuar nga Mehmeti në minutën e 22-të ishte mëse i pritshëm. Uzuni tundi rrjetën vetëm 5 minuta më vonë, ndërsa Manaj fiksoi shifrat në ato përfundimtare 0-3. Një fitore e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, e cila tani udhëheq grupin me 6 pikë të plota./Sport Ekspres/

Shqipërisë i buzëqesh fati, vendi i parë pret për kuqezinjtë
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë të vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombëve. Kuqezinjve i buzëqesh fati në prag të sfidës kundër San Marinos. Bjellorusia i bën “nder” Kombëtares, teksa ka arritur të ndalë Finlandën në transfertë.

Finalndezët shihen si kundërshtarët më të fortë në grup, por sot nuk kanë mundur të marrin asgjë më shumë se sa një barazim 0-0. Me këtë rezultat, Finlanda shkon në kuotën e 4 pikëve dhe vendi i parë në grup pret për kuqezinjtë. Në rast fitoreje kundër San Marinos, atëherë ekipi ynë kombëtar do të kryesonte grupin me 6 pikë të plota./Sport Ekspres/

E FUNDIT/ Marani ndryshon gjysmën e formacionit, lojtari i U19 ul Hysajn në stol dhe debuton me Kombëtaren
Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë kundër San Marinos. Pas fitores me Bjellorusinë, kuqezinjtë do të synojnë të marrin 3 pikët e radhës në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. UEFA ka publikuar tashmë edhe formacionet e të dyja Kombëtareve, ku vihen re ndryshime në radhët e Shqipërisë.

Rolando Marani ka ndryshuar gjysmën e formacionit. Berisha i ka lënë vendin Sherrit, Pilo Mitajt dhe Hysaj i ka lënë krahun e djathtë Sinës. Ky i fundit do të debutojë kështu me ekipin e parë të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U19-s. Ndërkohë nga minuta e parë do të jenë në fushë edhe Shehu, Uzuni dhe Mehmeti./Sport Ekspres/

VIDEO/ Shikoni se çfarë bën mungesa e vetbesimit, Vinicius Junior nën preson për penalltinë kundër Australisë
Brazili ka luajtur kundër Australisë, në një tjetër ndeshje ku ekipi i drejtuar nga Anceloti nuk ka bindur. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-2, ku Australia ishte qartë më e rrezikshme sesa Brazili.

Ndërkohë në pjesën e dytë, falë golave të Bruno Guimares dhe Vinicius Junior rezultati shkoi në 2-4. Dhe ajo që është vënë re ishte goli i realizuar nga Vinicius. Mungesa e vetbesimit e ka bërë këtë njeri që të shihet si i shndërruar dhe gati nuk njihet nëse është po i njëjti që ka qenë më herët.

Në momentin e penalltisë, Vinicius u pa qartë se kishte një presion të madh, pavarësisht se luhej kundër Australisë dhe ishte një miqësore. Një top që për pak u kap nga portieri kundërshtar, por për fatin e Vinicius, shkoi në rrjetë. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/sOaKeBdMV-tXmRsV.mp4

“Nuk meritonim vërshëllimat”! U mposht me 4 gola nga Italia, Montela e ka me tifozët turq: Nuk e prisja pas asaj që kemi bërë e vitet e fundit
Udhëtimj drejt Italisë ishte i hidhur për Vinçenco Montelën. Turqia e tij u mposht me shifrat e thella 4-1 nga Italia. Pas përfundimit të ndeshjes, Montela ka folur për “Sky Sports”, ku ka rrëfyer edhe rrugëtimin e vetë në Ligën e Kombeve.

“30 minutat e para ishin për t’u harruar. Nuk ishim të përqendruar mendërisht dhe, për të luajtur në këtë nivel çdo tri ditë, nevojitet diçka më shumë. Dy vite më parë ishim në Serinë C, vitin e kaluar fituam Serinë B dhe duhet të përmirësohemi. Për mua, këto janë mësime të rëndësishme.

Jo, tifozët vërshëllyen edhe pas rezultatit 1-0, dhe ata (lojtarët) nuk e meritonin. Në fund të pjesës së parë, patjetër që po. Në fillim kishte një atmosferë të mrekullueshme. Nuk e prisja një gjë të tillë, sidomos duke marrë parasysh atë që ka bërë skuadra në tre vitet e fundit”, ka deklaruar Vinçenco Montela./Sport Ekspres/

“Këto ndeshje të ndihmojnë për të ndeërtuar mentalitetin e një ekipi”, Maran: E kam vendosur formacionin
Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me San Marinon, duke nisur nga ora 20:45. Trajneri Rolando Marani është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Kreu i pankinës së Shqipërisë ka deklaruar se ndeshje të tilla janë ato që të ndihmojnë për të ndëtuar mentalitetin e një skuadreje. Maran ka deklaruar se e ka të qartë në kokën e tij formacionin me të cilët do të kërkojë fitoren.

“Janë ndeshje të tilla që ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet të kemi shumë respekt për ekipin e San Marinos. E rëndësishme është që të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Duhet të kemi identitet, por në varësi të situatave mund të provojmë edhe vertikalizimin. Mund t’i përdorim të dyja. Ne duhet të hyjmë në fushë për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe nuk duhet të kënaqemi thjesht me disa elementë të caktuar. Le të themi që formacionin e kam vendosur. Nuk mund ta them, sepse ende nuk e dinë lojtarët dhe do të ishte mungesë respekti po ta thoja pa e ditur ata. Ajo që më kënaq është se tifozët tanë do të jenë të pranishëm dhe në numër të madh. Kjo na bën përgjegjës për t’i bërë ata krenarë”, ka deklaruar Rolando Maran./Sport Ekspres/

“I thashë se do ta fusja kundër Norvegjisë”! Trajneri i Portugalisë tregon hapur situatën me Kristiano Ronaldon: Nuk ishte ndeshje për të
Portugalia ka marrë një fitore të madhe kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Një fitore e arritur në shifrat 1-2, por Kristiano Ronaldo u la jashtë fushës së blertë. Trajneri i Portugalisë vendosi të mos e aktivizonte në asnjë minutë yllin e ekipit duke parë formën e tij fizike.

Nga ana tjetër Norvegjia kishte ritëm dhe intensitet të lartë, duke e detyruar trajnerin për të mos rrezikuar me Ronaldon. Pavarësisht festës para kamerave për këtë fitore, Ronaldo ishte i vetmi që shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, ndërsa të tjerët shkuan të duartrokisnin dhe të festonin me tifozët.

Nga ana tjetër, trajneri Jorge Jesus tha: “Ronaldo nuk përshëndeti tifozët? Do të flas me të, Kombëtarja është Kombëtare. Përpara ndeshjes i thasë se do të luante, por në fund nuk ndodhi. Ky është futbolli. Ronaldo ishte gati të luante, por nuk ishte momenti i duhur për të, na duhej një lojtar me karakteristik tjetër. Mendova ta fusja pas një ore lojë, por sic po shkonte ndeshja, nuk ishte momenti i duhur”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

VIDEO/ Nuk shkon për të duartrokitur tifozët, Cristiano Ronaldo ikën pas fitores së Portugalisë
Portugalia ka marrë një fitore të madhe kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Një fitore e arritur në shifrat 1-2, por Kristiano Ronaldo u la jashtë fushës së blertë. Trajneri i Portugalisë vendosi të mos e aktivizonte në asnjë minutë yllin e ekipit duke parë formën e tij fizike.

Nga ana tjetër Norvegjia kishte ritëm dhe intensitet të lartë, duke e detyruar trajnerin për të mos rrezikuar me Ronaldon. Pavarësisht festës para kamerave për këtë fitore, Ronaldo ishte i vetmi që shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, ndërsa të tjerët shkuan të duartrokisnin dhe të festonin me tifozët. /Sport Ekspres/

?| Ronaldo went straight to the tunnel after the final whistle on Portugal’s victory against Norway. ? pic.twitter.com/Q60t0htCr8

— Kalshi FC (@KalshiFC) September 28, 2026

E FUNDIT/ Austria shumë e fortë për Kosovën, goli i Zhegrovës i vlen vetëm statistikave
Kosova largohet me humbja nga transferta austriake. Austria ka fituar me shifrat e pastra 3-1 ndeshjen e vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” e nisën vrullshëm, teksa i shkuan mjaft afër golit me Vedat Muriqin. Por, kur përfaqësuesja e Kosovës po përjetonte momentet më të mira në fushën e lojës, Afengruberi ndëshkoi Muriçin. Pas golit të shënuar në minutën e 23-të, ishte Adamu ai që në sekondat e fundit të pjesës së parë i dha epërsinë e dyfishtë austriakëve.

Vendasit u shfaqën mjaft të rrezikshëm edhe në pjesën e dytë të lojës. Çukuemeka tundi rrjetën përsëri në minutën e 61-të, duke venitur shpresat e tifozëve shqiptar. Kosova reagoi në m8nutën e 83-të, kur Zhegrova shndërroi në gol një 11 metërsh. Megjithatë, goli i sulmuesit të Juventusit në fund i vlejti statistikave, pasi dardanët u larguan me një humbje 3-1 nga stadiumi. Ndeshja e radhës për Kosovën është ajo ndaj Izraelit./Sport Ekspres/

VIDEO/ Dy gola ishin pak, Shqipëria e Maranit e nis me fitore Ligën e Kombeve
Festë në “Air Albania”. Kuqezinjtë i janë drejtuar dhomave të zhveshjes me avantazhin 2-0. Në minutën e 31-të Berat Gjimshiti fitoi një 11-metërsh në zonën kundërshtare, i cili më pas u shndërrua në gol nga Kristjan Asllani.

Kur po pritej minuta e fundit e lojës, kuqezinjtë dyfishuan shifrat. Një asist spektakolar i Hysajt nxorri Muçin të vetëm në zonë. Sulmuesi i Trabzonsporit nuk e mendoi dy herë gjuajtjen dhe e majta e tij e dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria diktoi ritmin edhe në pjesën e dytë të lojës. Rastet e kuqezinjve në pjesën e dytë ishin të shumta, aq dukej se dy gola ishin pak për këtë përballje. Shqipëria e Maranit e nis kështu me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa më datë 29 shtator i pret transferta me San Marinon./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/ssstwitter.com_1790451526803.mp4

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/ssstwitter.com_1790450742143.mp4

E FUNDIT/ Muçi dhe Pilo nga minuta e parë, 11-shja e Maranit për sezonin e ri të Ligës së Kombeve
Shqipëria nis sot sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë presin në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45, Bjellorusinë. Marani ka përzgjedhur 11-shen e tij të parë për këtë sezon të ri.

Berisha rikthehet në portë pas një mungese të gjatë, ndërsa përpara tij rreshtohet 4-shja Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Pilo. Mesfusha përbëhet nga Seferi, Asllani dhe Ramadani, ndërsa në repartin e sulmit gjenden Muçi, Manaj dhe Hoxha./Sport Ekspres/

Brazili ia trashëgon “10” yllit të Barcelonës, merr numrin e fanellës që e mbante Neymar
Kombëtarja e Brazilit ka një pronar të ri për fanellën legjendare me numrin 10. Raphinha është zgjedhur për të mbajtur numrin më prestigjioz të “Seleçaos”, duke trashëguar kështu fanellën që së fundmi ishte e lidhur me emrin e Neymarit. Vendimi vjen në epokën e trajnerit Carlo Ancelotti dhe përbën një tjetër vlerësim të madh për yllin e Barcelonës.

Numri 10 i Brazilit ka një histori të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, këtë fanellë e kanë veshur legjenda si Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Ronaldinho dhe Neymar. Tashmë, emri i Raphinhas i bashkohet kësaj liste prestigjioze.

27-vjeçari vjen në këtë rol pas disa sezoneve të shkëlqyera me Barcelonën, ku është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sipas të dhënave të publikuara nga Kurir, Raphinha ka realizuar 89 gola dhe 62 asistime në 185 paraqitje me klubin katalanas.

Edhe me Brazilin, ai ka krijuar një statistikë të rëndësishme: 42 ndeshje dhe 11 gola. Për më tepër, Raphinha është mes kandidatëve për fitimin e Topit të Artë këtë vit.

Tashmë, sfida e madhe për të është të justifikojë peshën e një fanellë që në historinë e Brazilit është mbajtur nga disa prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. /Sport Ekspres/

Dëmtimi duket të jetë serioz në ndeshjen Turqi-Francë, Mbappe alarmon Real Madridin dhe kthehet në Spanjë
Kylian Mbappé ka shqetësuar Real Madridin, teksa shenjat e para në lidhje me dëmtimin e tij nuk janë aspak pozitive. Sulmuesi francez është rikthyer tashmë në Madrid, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën që mund të mungojë.

Sipas raportimeve të fundit, Mbappé pritet të kryejë testet mjekësore gjatë pasdites së sotme. Rezultatet pritet të dalin më vonë gjatë ditës dhe vetëm atëherë do të ketë një ide më të qartë për situatën e yllit të Real Madridit.

Ky është një moment shqetësues për klubin madrilen, pasi Mbappé është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe prania e tij ka një rëndësi të madhe në ndeshjet e ardhshme. Për momentin, ende nuk ka një diagnozë përfundimtare dhe as një afat zyrtar për rikthimin e tij.

Megjithatë, fakti që lojtari është kthyer në Madrid për t’iu nënshtruar kontrolleve të specializuara ka rritur shqetësimin rreth gjendjes së tij.

Tashmë të gjithë në Madrid presin me ankth rezultatet e testeve, të cilat do të përcaktojnë nëse Mbappé do të jetë në dispozicion së shpejti apo do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë më të gjatë. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Mjafton një sinjal i vetëm nga Klopi, çasti kur të gjithë lojtarët e Gjermanisë i binden njëkohësisht trajnerit
Jurgen Klopi debutoi mbrëmjen e djeshme në stolin e Gjermanisë. “Pancerat” nuk shkuan dot më larg se një barazim 1-1 kundër Hollandës, por në fushë vërehej ndryshimi. Klopi krijuar autoritet të plotë mbi lojtarët, të cilët i bindeshin çdo urdhëri të tij.

Pesha e një trajneri të kalibrit të Jurgen Klopit doli më së miri në pah gjatë një momenti të lojës kur Hollanda po qarkullonte topin. Lojtarët holandezë po luanin të qetë në gjysmëfushën e tyre dhe këtu ishte momenti kur Klopi vendosi të ndërhynte. Mjaftoi një sinjal i vetëm prej tij dhe të gjithë futbollistët e Gjermanisë shtynë menjëherë përpara për të bërë presion mbi kundërshtarin. Një lëvizje e njëkohësishme e të gjithë lojtarëve, që tregon më së miri ndikimin që Jurgen Klopi ka në skuadër./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/M4Myewic1UElWYwE.mp4

Armand Duka mbështet nga afër Kosovën, feston nga stadiumi suksesin e dardanëve
Kosova nisi mbrëmë rrugëtimin në sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Një nisje e suksesshme për dardanët, të cilët mposhtën Irlandën me shifrat 1-0. I pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte edhe Armand Duka, i cili mbështeti nga afër Kosovën.

“Sot në Prishtinë, për të ndjekur nga afër Kosovë–Irlandë, në ndeshjen e parë të UEFA Nations League. Suksese Dardanëve”, ka shkruajtur Armand Duka në faqen e tij zyrtare në “Facebook”./Sport Ekspres/

Spektakël dhe super futboll te Hollandë-Gjermani, Klopp dhe Xavi i japin tjetër shije futbollit
Holanda dhe Gjermania dhuruan një përballje spektakolare në Amsterdam, në sfidën e parë të tyre në Nations League, me dy skuadrat që u ndanë në një barazim 1-1 pas 90 minutash me shumë emocione.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Holanda iu afrua golit të avantazhit me Virgil van Dijk, por goli i mbrojtësit u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull në aksion. Gjermania nuk fali dhe në minutën e 33-të Felix Nmecha dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Jürgen Klopp.

Pas pushimit, Holanda u hodh e gjitha në sulm. Vendasit krijuan disa raste të pastra, me Mexx Meerdink që goditi edhe shtyllën, ndërsa Gjermania pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen në kundërsulm.

Kur dukej se Gjermania do të festonte fitoren, erdhi momenti magjik i mbrëmjes. Në minutën e 92-të, Ruben van Bommel dha një asist fantastik me pjesën e jashtme të këmbës dhe Cody Gakpo e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Një fund dramatik për një ndeshje të denjë për rivalitetin mes dy gjigantëve europianë, por ndeshja ishte spektakolare në debutimin e Klopp dhe Xavi në pankinat respektive. /Sport Ekspres/

“Ka njerëz që donin të më largonin”! Ego e Kristiano Ronaldos, ndryshon vendimin: Nuk e lë Portugalinë tani
Cristiano Ronaldo iu përgjigj kritikave të disa mediave dhe e shtoi me një vërejtje krejtësisht të papritur.“Ka kanale që janë përpjekur të më ‘vrasin’ për vite me radhë, por nuk kanë asnjë shans, as me një pushkë. Edhe atëherë, do t’i isha shmangur një plumbi”, tha portugezi. Pas këtij mesazhi të qartë, Ronaldo konfirmoi atë që ishte spekuluar për njëfarë kohe – ai po e mendonte seriozisht përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare pas Botërorit , por ndërkohë ndryshoi vendimin e tij.

Portugezi legjendar tani ka një qëllim krejtësisht të qartë. Ai dëshiron të ndihmojë brezin e ri të lojtarëve të ekipit kombëtar, të fitojë një tjetër trofe me Portugalinë dhe të përpiqet të bëjë atë që asnjë futbollist para tij nuk e ka arritur – të shënojë 1,000 gola në karrierën e tij. Megjithatë, Ronaldo pranon se ai vetë nuk e di se kur do të vijë patjetër momenti për të thënë lamtumirë.

“Po, jam. Gjithmonë mendoj për vendimet e mia. Mendoj për gjithçka. Më shihni këtu, kështu që vendosa të vazhdoj. Fola me presidentin dhe trajnerin dhe ata mbështeten tek unë. Mendoj se mund të vazhdoj të ndihmoj ekipin kombëtar, jo vetëm me gola, por edhe sepse ky është një brez i ri. Por gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh në fushë dhe të vazhdosh të shënosh gola. Pra, fundi ishte vërtet një opsion. Por ai nuk erdhi”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

Mori ftesën e parë në moshën 17-vjeçare, shoku i ekipit i thur elozhe talentit shqiptar: Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për të, i ka të gjitha cilësitë
Adri Mehmeti është një nga talentet më premtues në SHBA. Lojtari shqiptar ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithëse është vetëm 17 vjeç. Gjatë grumbullimit për dy ndeshjet miqësore të tetorit, Mehmeti është paraqitur përkrahë Adamsit në konferencë për shtyp. Ky i fundit nuk i ka kursyer elozhet për talentin shqiptar. Adamsi ësht? shprehur se Adri po ndjek rrugën e tij në karrierë dhe se ka dëgjuar vetëm fjalë të mira për të.

“Adri ndoqi një rrugëtim të ngjashëm me timin. Të luash fillimisht me Red Bull II, të synosh titullin dhe ta fitosh atë në atë ligë, kjo krijon pikërisht atë që dëshiron të shohësh në zinxhirin e talenteve të reja amerikane.

Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një lojtar i mirë. Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për të dhe, duke parë sa i përkushtuar është në punën e tij, po shndërrohet në një profesionist vërtetë të shkëlqyer. Ai do të jetë në gjendje t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Gjithçka varet, natyrisht, nga kryerja e këtyre gjërave me vazhdimësi: të vazhdojë të luajë, të ruajë shëndetin dhe të vazhdojë të punojë fort e të përmirësohet”, ka deklaruar Tyler Adamsi./Sport Ekspres/