Superiore statike

LAJM I FUNDIT/ Vendimet e Komisionit të Disiplinës, Ilir Daja dënohet me 5 ndeshje mungesë
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet e fundit, ku nuk kanë munguar ndëshkimet për klubet, lojtarët dhe zyrtarët e futbollit shqiptar.

Në fokus është edhe derbi Tirana-Dinamo, ku trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u përfshi në një përplasje me gjyqtarin Enea Jorgji. Episodi shkaktoi tensione gjatë takimit dhe tashmë ka dalë vendimi, ku trajneri do mungojë për 5 ndeshje.

Ndërkohë, vendimet e Komisionit përfshijnë edhe çështje të tjera që lidhen me klubet e Abissnet Superiore dhe kategoritë e moshave. Tirana është gjithashtu mes skuadrave që preken nga masat e fundit, ndërsa u vendos edhe një ultimatum për një prej çështjeve të trajtuara.

Vendimet e Disiplinës vijnë në një moment të rëndësishëm të kampionatit, ku tensionet në fushë dhe jashtë saj kanë shtuar vëmendjen ndaj sjelljes së lojtarëve dhe zyrtarëve.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i AF Elbasani, Armand Memetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Mark Dodaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Tirana, Owono Nchama Basilio Ndong, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë në ndeshje, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Pogradeci, Xhuliano Topuzi, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 17/1, dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Flamurtari FC, Josel Shtrepi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Bylis, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Qendrim Ismaili. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 8, datë 02.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Gjesti i rrallë i presidentit Fatos Troplini për Elion Sotën, shembulli që vjen nga Superiorja
Xhevdet Zekaj

Futbolli bashkon, rivaliteti mbetet në fushë! Në korridorin e “Arena Egnatia”, pas ndeshjes Egnatia–Teuta, më afrohet presidenti i Teutës, Fatos Troplini, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe më thotë: “Duhet të shkojmë deri te sportistët e Egnatias për të takuar Elion Sotën. Dua t’i uroj shërim nga afër!”

Një fjali e thjeshtë, por me shumë kuptim. Së bashku u nisëm për ta takuar Sotën, por drejtori Klejdi Zenelaj na shpjegoi se ai ishte larguar tashmë. Z. Fatos mori informacion të plotë dhe më pas u largua.

Ky ishte një gjest human, qytetar dhe institucional, që meriton të vlerësohet, si nga presidenti Troplini, drejtuesit e Teutës dhe, në veçanti, trajneri Braja dhe lojtarët e Teutës, të cilët ishin të trishtuar, ashtu edhe nga kultura dhe infrastruktura që ofron KF Egnatia në marrëdhëniet me kolegët dhe rivalët.

Sepse futbolli nuk është vetëm rezultat, pikë, rivalitet apo interes, por është respekt, qytetari, kujdes për njëri-tjetrin dhe mesazhe paqeje. Është aftësia për të ndier dhimbjen e tjetrit, edhe kur ai mban një fanellë tjetër. Mirënjohje presidentit Fatos Troplini dhe gjithë familjes së Teutës për këtë gjest!

Elion Sota, shërim të shpejtë! Të rikthehesh sa më parë në fushë, më i fortë, më i shëndetshëm dhe më i gatshëm për të dhënë kontributin tënd për Egnatian, ashtu siç ke bërë gjithmonë! Ky është futbolli që duam, ky është sporti që na bashkon! Ky është një mesazh plot vlera qytetarie për futbollin dhe shoqërinë tonë.

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë
Java e 9-të e “Abissnet Superiore” solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes, me Egnatian që mori kreun pas fitores ndaj Teutës. Pas përfundimit të pesë takimeve, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur futbollistët që spikatën në këtë javë, duke formuar edhe 11-shen më të mirë të kampionatit.

Formacioni është ndërtuar me skemën 1-3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga shtatë skuadra të kampionatit. Egnatia është skuadra më e përfaqësuar me katër futbollistë, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Nevil Dede.

Formacioni më i mirë i javës së 9-të – Skema 1-3-5-2

Mario Dajsinani (Egnatia)

Erjon Hoxhallari (Dinamo City), Georgios Lagonidis (KF Skënderbeu), Eneo Bitri (Egnatia)

Ardit Nikaj (AF Elbasani), Klaus Kashari (Vora), Albano Aleksi (Egnatia), Leandro Frroku (Vora), Redon Xhixha (Tirana)

Ildi Gruda (Egnatia), Amadou Traore (Laçi)

Trajneri më i mirë: Nevil Dede (Egnatia)

Glen Daja përmbys dhe fiton kundër Partizanit, Laçi dhe Skëndërbeu ndajnë pikët
Elbasani ka marrë një fitore spektakolare 2-1 ndaj Partizanit, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes së vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”. Skuadra e drejtuar nga Glen Daja ka triumfuar në një përballje dramatike, ndërsa të kuqtë e Mislav Karoglanit largohen me duart bosh.

Partizani e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 17-të. Jovicic u tregua i saktë me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit, duke kaluar miqtë në epërsi. Sulmuesi shënoi edhe një herë në minutën e 31-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa Elbasani u përpoq të gjente rrugën drejt barazimit pas pushimit. Kur dukej se Partizani do të merrte tri pikët, vendasit shpërthyen në minutat e fundit.

Në minutën e 82-të, Mazari riktheu baraspeshën, duke ndezur shpresat e tifozëve në “Elbasan Arena”. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nikaj realizoi golin e përmbysjes, duke shkaktuar festë te verdheblutë. Fitorja merr një rëndësi të veçantë për Elbasanin dhe trajnerin Glen Daja, ndërsa Partizani pëson një goditje të rëndë pasi shpërdoroi avantazhin dhe rastet për të mbyllur ndeshjen më herët.

Nga ana tjetër, Skënderbeu dhe Laci kanë ndarë pikët në barazimin 1-1. Goli i parë u shënua nga vendsit e Ahmataj, teksa në minutën e 27, Lagonidis shënoi golin e avantazhit. Por në pjesën e dytë ndodhi edhe barazimi i ardhur nga ana e Traores në minutën e 66, për të dhënë pikën për Lacin. I njëjti lojtar kishte edhe një mundësi të artë për të sjellë përmbysjen, por nuk e ka shfrytëzuar atë moment. /Sport Ekspres/

Ekskluzive/ Elbasani merr Dajën si trajner të ri, do të kemi rivalitetin brenda familjes baba-bir
Ndodh edhe kjo! Jemi në një moment të pazakontë të Shqipërisë, por së shpejti edhe në futbollin shqiptar. Do të kemi një rivalitet baba-bir, brenda të njëjtit kampionat. Sipas informacioneve që ka siguruar Sport Ekspres, pritet që trajneri i ri i Elbasanit të jetë djali i Ilir Dajës, Glen Daja.

Gleni ka qenë thuajse në gjithë eksperiencat e Ilir Dajës si trajner në vitet e fundit dhe tani do të ketë mundësinë për të shprehur vlerat e tij, i vetëm. Madje do të ketë edhe duele direkt me babain e tij, ku ndeshjet Elbasani-Dinamo do të marrin nota tërësisht të pazakonta dhe me një interes të madh.

Në bazë të burimeve të Sport Ekspres është arritur një marrëveshje që Glen Daja të jetë trajneri i ri i Elbasanit dhe kjo pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Kjo lëvizje vjen pasi është mbyllur bashkëpunimi me trajnerin e mëparshëm, Gozdenovic, pas largimit të këtij të fundit për mungesën e rezultateve. /Sport Ekspres/

Fitorja me Partizanin “i jep krahë”, Tirana fiton kundër Laçit dhe ngjitet në vendin e katërt
Tirana ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shifrat 1-0. Një pjesë e parë e mbyllur në shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, bardheblutë u treguan më të saktë. Pas dy golave të anuluar, Tirana ka arritur që të zhbllokojë sfidën me anë të Dacit.

Në minutën e 78, Daci u tregua i saktë, teksa i ardhur nga stoli, dërgoi topin në rrjetë. Pas kësaj fitore, Tirana shkon në vendin e katërt me 11 pikë, vetëm një pikë më pak se Dinamo. Fitorja në derbi kundër Partizanit duket se i dha krahë bardhebluve për të vazhduar ecurinë pozitive. /Sport Ekspres/

“Kur padrejtësia bëhet ligj…”! Tifozët e Tiranës japin mesazhin dhe largohen, shenjë proteste në mbështetje të studentëve
Tirana ka luajtur kundër Laçit në një ndeshje që u zhvillua në Vorë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 7 të Superiores. Në këtë takim, u vu re prania e pakët e tifozëve nga ana e tifogrupit Tirona Fanatics.

Këta të fundit janë në masë të madhe në krah të studentëve, në sheshin e Tiranës. Ndërkohë disa prej tyre ishin në ndeshjen kundër Laçit për të hapur një banderolë: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrim”. Menjëherë pas kësaj, në minutën e 5 të ndeshjes, tifozët janë larguar menjëherë në formë proteste. /Sport Ekspres/

“Duhej t’i rrihnim në Shqipëri, kaq”! Barazoi me Egnatian, deklarata e fortë e trajnerit danez: I rrahim edhe në parking
Egnatia ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Midtjylland. Një paraqitje shumë e mirë e kampionëve të Shqipërisë, e cila për fat të keq ka ngelur në hije pasi tema më të rëndësishme kanë marrë vëmendjen kryesore në Shqipëri. Megjithatë këtë ndeshje nuk ka arritur ta përtyp dot edhe trajneri i Midtjylland, Tullberg. I pyetur nga gazetarët sesa ndikuan tensionet e protestës, stadiumi i ri apo gurët e gjetur në të, trajneri danez tha se nuk duhet të krijohet asnjë alibi pasi në cilësi mes dy ekipeve, Midtyjlland duhet ta rraf Egnatian në ndeshje edhe nëse kjo përballje luhet në parking.

“Nuk duhet të rrimë këtu dhe pasi kemi barazuar 1-1 me Egnatian, të shpikim lloj-lloj justifikimesh. Luajtëm 1-1 dhe morëm një pikë, kaq mbaroi, nuk ka rëndësi gjendja e fushës që luajtëm. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje jashtë fushe në 2026 me cdo lojtar që kemi hedhur në fushë, pavarësisht emrit të tyre. Pra në përgjithësi është mirë, por në vecanti jo edhe aq. Duhej ta fitojmë një ndeshje në Shqipëri kundër kësaj skuadre, kaq, duhej ta kishim bërë qoftë edhe në një parking apo rrugë të paasfaltuar. Pra nuk ka të bëjë fare me trazariat, një stadium të ri apo gurët e hedhur në fushë. E njëjta gjë vlente edhe për kundërshtarin tonë, edhe Egnatia aty po luante”, tha Tullberg. /Sport Ekspres/

Ndodh për herë të parë/ Ultras Guerrils i bëjnë thirrje tifogrupeve të tjerë: Rivalitetin e lëmë, tani është koha për Shqipërinë
Ultras Guerrils kanë shpërndarë një mesazh bashkues në këto kohë që Shqipëria po vlon nga protestat. Kryesisht Tirana është e përfshirë nga vala e madhe dhe si rrallëherë, përvec rastit kur luan Kombëtarja, tifogrupi besnik i Partizanit ka bërë thirrje për të gjitha tifogrupet, edhe ato rivale, që rivaliteti duhet lënë për një tjetër ditë dhe sot duhet të jenë bashkë për Shqipërinë.

“Situata ka marrë përmasa alarmante. Dhuna ndaj vëllezërve dhe motrave tona është e papranueshme.

Prej vitesh kemi ngritur zërin për të drejtat tona. Sot kërkojmë transparencë të plotë mbi identitetin dhe përgjegjësinë e personave që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

Pretendimet për përfshirjen e personave të lidhur me grupe kriminale, si edhe informacionet për praninë e punonjësve të huaj të policisë. Në këtë moment, siguria e njerëzve tanë qëndron mbi çdo rivalitet.

Përmes kësaj deklarate, shprehim gatishmërinë për të lënë pas çdo konflikt të vjetër dhe për t’u bërë bashkë me çdo tifogrupim në të gjitha trojet shqiptare. U bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohemi.

Ngjyrat dhe stemat mund të na ndajnë, por përgjegjësia për njëri-tjetrin na bashkon përtej tyre. Tani është e nevojshme të qëndrojmë të gjithë bashkë më shumë se kurrë. Më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Për dinjitetin, për të drejtat tona, për njëri-tjetrin, nuk ka kthim pas! Një për të gjithë e të gjithë për një!”, shkruan tifogrupi. /Sport Ekspres/

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdolloj financimi për të!
Nga Gerti Çarçani

Nuk ka më lekë për sportin, përveç “pensionit-buxhetor” vjetor për federatat sportive.

4 milionë eurot e Kayne Uest, kanë qenë fundi për sportin, në të gjitha prioritetet e tij, për një alokim të mundshëm financimi, kërkuar së fundmi nëpërmjet Ministrisë përkatëse nga federatat sportive dhe KOKSH. Qeveria shqiptare e hodhi poshtë dhe nuk e mori aspak në konsideratë këtë kërsë-alokimi të buxhetit, por indirekt ftoi një komunitet të tërë sportiv që në vijimësi t’i bashkohet Bulevardit të Flamingove, pasi hodhi poshtë me refuzim spektakolar aktin normativ kërkues të jo pak institucioneve të sportit për rishikim të Buxhetit. Nga futbolli, te KOKSH, nga mundja te skitë, nga ekipet sportive te Lojërat Mesdhetare e deri te mungesa e stopimi i fondeve për infrastrukturën e Europianit U-21, për të shkuar deri te shpërblimet e medaljeve të sportistëve medalierë në kompeticionet europiane, të marra, por të padhëna ende.

Qeveria nuk e gjykoi të udhës këtë propozim, duke mos i hapur rrugë miratimit të aktit normativ. Mesa duket lekët “kishin mbaruar” kohë më parë me koncertin e Kayne Uest (4 milionë euro), apo edhe te financimi i Padelit (2.2 milionë euro). Edi Rama dhe Qeveria e tij, nuk e hodhi këtë hap për një shtesë të mundshme (me akt normativ) në buxhetin e shtetit për sportet. Arsyet i di vetëm ai, në mos ai, korraca burokrate poshtë tij që i kanë argumentuar se pse sportit duhet t’i mbyllet rubineti i oksigjenit financiar që kërkon. Njëherësh Ministria nuk ka përfshirë më këtë kërkesë Lojërat Olimpike Mesdhetare që pritet të mbahen këtë gusht në Taranto, por edhe vazhdimin e projektit “Ekipet Sportive” që ka qenë “bizhuja” e vetë Ramës që në startin e tij.

Koncerti i shifrave të frikshme i ka dhënë një grusht të madh sportit në vend, por njëherësh ka rritur pritshmëritë për ti sjellë në Bulevard shumë shpejt një masë të madhe sportive, së cilës Qeveria Shqiptare i mbylli derën, për të mos lënë një dritë jeshile, apo qoftë edhe një mundësi dakordësimi, në mënyrë që eventet e planifikuara të mos I vrasin federatat përkatëse, por ta gjejnë suportin e shtetit edhe më vonë. Draft-Akti është kaluar në sirtarin e qetësisë së “ruajtjes” së parasë publike nga “gllabëruesit” që duan ta marrin. E teksa për një koncert u zunë “me grushta” se kush do e conte i pari në Qeveri kërkesën për alokim fondi, për sportin përgjigja ishte e qartë: Mu hiqni sysh, se nuk ju llogaris fare!

Por çfarë konkretisht është kërkuar dhe është rrëzuar në Aktin Normativ:

1. Kampionati Europian UEFA U-21 në Shqipëri –

Vlera e kërkuar: 300.000.000 leke, dhe ky fond kërkohet për vijimin e investimeve dhe detyrimeve infrastrukturore.

2. World Football Summit Tirana (Samiti Botëror I futbollit ne Tiranë)

Vlera e kërkuar: 40.000.000 lekë – Një aktivitet që pritet të sjellë deri në 500 pjesëmarrës ndërkombëtarë në Tiranë, ku vetë FSHF do të shtojë pjesën e 10.000.000 lekë për këtë event. Me këtë bllokim humbet mundësia e organizimit të një eventi global në Tiranë, e ekspozimit mediatik, si dhe diplomacisë sportive.

3. Shpërblimet për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët

Vlera e kërkuar: 40.000.000 lekë – Kjo kërkesë është një detyrim I lidhur me kuadrin normativ ekzistues, si edhe me rezultatet konkrete të sportistëve në kompeticionet ndërkombëtare. Ky bllokim çon direct në moszbatimin e VKM-së nr.789/2021

4. Lojërat Mesdhetare 2026 në Itali

Vlera e kërkuar: deri ne 30 milionë lekë të reja – Kërkesa bëhet për përgatitjet e ekipit sportive shqiptar për mesdhetaret e futbollit, që planifikohej të ishte deri në 150 persona, dhe tashmë me mosmarrjen në konsideratë të kërkesës në bllok, do të reduktohet ndjeshëm deri në 100 persona. (e papwrfshirw nw project-alokim fondi)

5. Federata Shqiptare e Skive

Vlera e Kërkuar: 50.000.000 lekë – Kjo kërkesë lidhet për sezonin sportiv 2026-2027, si dhe pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare të skive alpine, përfshirë lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026”, si dhe për Botërorin e 2027-tës në Crans Montana të Zvicrës.

6. Federata Shqiptare e Peshëngritjes

Vlera e Kërkuar: 15.300.000 lekë – Kjo kërkesë lidhet me Europianin Junior të këtij sporti për moshën U-23, që është planifikuar të zhvillohet në Durrës në datat 11-20 tetor të këtij viti, ku priten mbi 900 sportistë.

7. Federata Shqiptare e Mundjes

Vlera e Kërkuar: 22.338.364 lekë – Kërkesa lidhet për mbulimin në prill të shpenzimeve të Europianit për të rritur, ku në Shqipëri erdhën mbi 900 sportistë, trajnerë e zyrtarë. Mungesa e fondeve lidhet më cënimin e raporteve me UËË dhe risku reputacional për marrjen e eventeve të tjera.

8. Federata Shqiptare e Volejbollit – Beach Volley

Vlera e kërkuar: 295.400 euro – Kërkesa lidhet me zhvillimin e 7 turneve ndërkombëtarë në qytete të ndryshme bregdetare.

9. Rritja e mbështetjes për Federatat Sportive Olimpike

Vlera e kërkuar: 100.000.000 lekë – Gjatë marsit është realizuar shpërndarja e Grantit për Federatat Olimpike dhe kërkesa lidhet për fond për mbulimin e grumbullimeve, përgatitjeve të sportistëve të nivelit të lartë, për lojërat olimpike.

10. Financimi shtesë sërish për FSHF për organizimin e “SOCCA EURO 2026”, ku Shqipëria u promovua si destinacion ndërkombëtar, duke forcuar pozicionimin e vendit në hartën europiane të Eventeve sportive.

11. Agjensia e Shërbimit të Sportit

Vlera e kërkuar: 2.000.000 lekë – Kërkesë për mbështetjen e ekipeve kombëtare në eventet ndërkombëtare europiane e botërore.

Kjo ishte edhe kërkesa që Ministria I dergoi Institucionit të linjës, asaj të Financave dhe më tej Qeverisë Shqiptare, por një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë nga Qeveria, apo thënë më ndryshe, shteti i ka vënë drynin financimit për sportin, në të gjitha destinacionet bazike sportive që do të prodhonin imazh ndërkombëtar sportiv, dhe tashmë me bllokimin e tyre, si pasojë do të kenë humbje të përfitimeve nga turizmi sportiv.

1. Vlen te theksohet fakti se Ministria në këtë kërkesë për alokim fondi nuk ka dërguar zërin për ekipet sportive në Shkolla për sezonin e ri që aktivizon dhe mban në aktivitet sportive gjithëvjetor mbi 12.300 fëmijë në rang kombëtar për volejbollin e basketbollin, mbi 400 trajnerë dhe 100 koordinatorë. Projekt i Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin direkt të Kryeministrit të vendit.

Kërkesa e refuzuar do ti hapte rrugën, dhe do të zhbllokonte disa arterie financiare të federatave përkatëse në planin ndërkombëtar të eventeve që kishin dhe që kanë në plan të organizojnë në Shqipëri. Por, duket fare qartë që koncerti 4 milionësh i këngëtarit ka zbythur tërë pjesën e sportit, duke bërë që Qeveria ti japë një mesazh të pastër e të qartë lëvizjes sportive në vend:

VRAFSHI VETEN, vdisni se nuk më rruhet fare, po fare!

Dhe në fakt kështu është. Kryeministri duhet ta lexojë ndryshe një kërkesë të tillë, sepse edhe te sporti ka besë, dhe japin besë. Dhe provat I kanë dhënë. Ndikimin e parë dhe direkt në shtet, apo te Kryeministri duhet ta jepte edhe Kryetari I Grupit Parlamentar, Taulant Balla, si një supporter I futbollit, fans I flaktë I tij. Ishte momenti të bënte diçka, është përherë momenti të bëjë sërish një lëvizje sepse sporti nesër nuk do luajë më në mbrojtje 5-4-1, por do të hidhet në sulm me një 4-3-3, që do të prodhojë shumë gola. Kjo zbythje që shteti I beri sportit tani në raport me 4 milionët e Kayne Ëest ishte dhe shpulla më e madhe dhënë për një komunitet të madh sportiv, që nesër mund ta shikosh e gjesh aty ku nuk do dëshiroje kurrë të ishte…

Protesta në Tiranë po rrezikon edhe ndeshjen e Egnatias, zbehet rëndësia e ndeshjes historike
Egnatia përballet me një situatë të papritur në prag të ndeshjes historike ndaj Midtjylland në UEFA Conference League. Sipas raportimeve të BalkanWeb, zhvillimi i kësaj sfide është vënë në pikëpyetje për shkak të tensioneve në kryeqytet dhe problemeve të sigurisë.

Policia e Shtetit raportohet se ka hezituar të marrë përsipër mbarëvajtjen e takimit, ndërsa situata pranë stadiumit “Air Albania” është përkeqësuar nga protestat dhe përdorimi i gazit lotsjellës. Ky i fundit ka depërtuar deri në ambientet e stadiumit, duke penguar zhvillimin normal të përgatitjeve të skuadrës daneze.

Përballja e planifikuar për të enjten, më 15 tetor, në orën 18:45, përfaqëson një moment historik për Egnatian, e cila do të debutojë në fazën e ligës të Conference League. Kampionët shqiptarë synojnë të nisin me rezultat pozitiv aventurën europiane, por zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri të madhe.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te vendimi zyrtar i autoriteteve dhe organizatorëve për fatin e ndeshjes. Ende pritet të sqarohet nëse sfida do të zhvillohet sipas programit apo do të ketë ndryshime. Një situatë e tillë rrezikon të zbehë atmosferën e një prej mbrëmjeve më të rëndësishme europiane në historinë e klubit nga Rrogozhina. /Sport Ekspres/

Kategoria e Parë/ Pogradeci mund Korabin dhe mban vendin e parë, nuk gabon as Besa
Një luftë shumë e madhe është edhe ajo që po ndodh në Kategorinë e Parë. Ka shumë rivalitet sa i përket ekipeve që duan të ngjiten në Superiore, teksa Pogradeci dhe Besa nuk kanë gabuar në ditën e sotme.

Dy vendet e para kanë fituar me rezultate identike, 2-0, kundër Korabit dhe Ilirsë. Nga ana tjetër edhe Kastrioti ka fituar 2-0 kundër Orikut me dopietën e Beshirajt. Tre vendet e para i takojnë Pogradecit, Besës dhe Byliti që kanë një marrsh më shumë. Ndërkohë Kastrioti, Korabi dhe Flamurtari mbyllin 6 vendet e para, që të japin luftën për Play Off-in në Superiore.

Korabi 0-2 Pogradeci (Shanaj 53′, Lleshaj 63′)

Besa 2-0 Iliria (Danaj 15′, Ruzgis 36′)

Burreli 0-0 Besëlidhja

Kastrioti 2-0 Oriku (Beshiraj 50′, 53′)

Presidenti Duka i jep titullin “Mirënjohje” ish-arbitrit Tef Prela, për kontributin e tij në arbitrimin shqiptar
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka nderuar me titullin “Mirënjohje”, ish-arbitrin e njohur shqiptar, Tef Prela, për kontributin e tij të vyer në arbitrim, si anëtar i kolegjiumit të Shkodrës dhe si një prej gjyqtarëve të spikatur të futbollit shqiptar.

Tef Prela është një emër që lidhet me një periudhë të rëndësishme të historisë së arbitrimit në Shqipëri.

Ai iu afrua arbitrimit në vitin 1969 dhe brenda pak vitesh kaloi nga ndeshjet e fëmijëve, të rinjve dhe kategorisë së dytë, në skenën e Kategorisë së Parë.

Rreth 170 ndeshje të gjykuara në Kategorinë e Parë janë një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë, përkushtimit dhe besimit që ai fitoi gjatë viteve në futbollin shqiptar.

Por karriera e tij nuk u kufizua vetëm brenda Shqipërisë. Tef Prela ka pasur edhe eksperiencë në arenën ndërkombëtare, duke gjykuar dy ndeshje europiane, një në Kupën e Kupave në vitin 1988 në Turqi dhe një tjetër në vitin 1990 në San Marino.

Edhe pas largimit nga Shqipëria dhe emigrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai vijoi të ishte pjesë e arbitrimit, duke gjykuar për tre vite, nga 1996 deri në 1998.

Gjatë ceremonisë së vlerësimit në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka theksoi rëndësinë e kontributit të Tef Prelës dhe të gjithë arbitrave që kanë qenë pjesë e historisë së futbollit shqiptar, duke vlerësuar rolin e tyre në zhvillimin e këtij sporti.

“Për mua është kënaqësi që sot nderojmë me mirënjohje një nga figurat e arbitrimit shqiptar, z. Tef Prela. Nëpërmjet vlerësimit, mirënjohjes që FSHF bën sot për z. Tef Prela, për të gjithë kontributin e tij në arbitrim, padyshim ne tregojmë mirënjohje për të gjithë ata që kanë vënë nga një gur në ndërtimin e kësaj shtëpie të futbollit shqiptar.

Arbitrat faktikisht nuk janë shpeshherë në qendër të duartrokitjeve, por pa arbitrat është e pamundur që kjo lojë të zhvillohet dhe të vijë në këto nivele ku jemi sot. Ne jemi koshient që kjo shtëpi është e përbërë nga futbollistë, trajnerë, drejtues, zyrtarë klubesh dhe arbitra, faktor i domosdoshëm për futbollin shqiptar.

I uroj z. Tef Prela një jetë të gjatë. E falënderoj për të gjithë kontributin. Ju ftoj të gjithë ju që ta ndiqni këtë shembull pozitiv të arbitrimit shqiptar dhe ta çoni akoma më tej stafetën e Tef Prelës dhe të gjithë kolegëve të tij në futbollin shqiptar”, – tha Presidenti Duka.

Përmes këtij vlerësimi, FSHF shpreh mirënjohjen për Tef Prelën dhe kontributin e tij ndër vite, duke nderuar një figurë që i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës futbollit shqiptar. Ky vlerësim është njëkohësisht mirënjohje për të gjithë arbitrat që, me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, kanë ndihmuar në zhvillimin e futbollit në vend.

Partizani-Tirana dhe Vllaznia-Dinamo, njihuni me ndeshjet e javës së 6 në Superiore
Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 6-të, ku në program janë pesë përballje interesante, mes tyre edhe derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Pas ndërprerjes për ndeshjet e Kombëtares, skuadrat e elitës së futbollit shqiptar rikthehen në fushë për të vijuar garën për pikët e radhës. Java e 6-të do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 tetor, me dy takime të shtunën dhe tri të tjera të dielën.

Të shtunën, AF Elbasani do të përballet me Vorën, ndërsa Teuta do të presë Skënderbeun. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 18:30.

E diela do të sjellë fillimisht sfidën mes Laçit dhe Egnatias, në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy përballjet e tjera të javës, Vllaznia – Dinamo City dhe derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Në stadiumin “Air Albania”, do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, me dy rivalët historikë që do të kërkojnë triumfin për t’u rikthyer te fitorja në kampionat.

Kalendari i javës së 6-të të Abissnet Superiore:

E shtunë, 10 tetor

AF Elbasani – FK Vora, ora 18:30

Teuta – Skënderbeu, ora 18:30

E diel, 11 tetor

KF Laçi – Egnatia, ora 13:30

Vllaznia – Dinamo City, ora 18:30

Partizani – Tirana, ora 18:30

Dinamo kërkon vendin e parë të renditjes, fiton pastër kundër Laçit
Dinamo ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Abissnet Superiore, duke mposhtur 3-1 Laçin në “Elbasan Arena”, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të kampionatit.

Kryeqytetasit e nisën mirë sfidën dhe kaluan në avantazh në minutën e 23-të. Ishte Lorran ai që gjeti rrjetën për Dinamon, duke ndezur festën e skuadrës së Ilir Dajës. Por përgjigjja e Laçit ishte e menjëhershme. Vetëm dy minuta më vonë, Gamarra barazoi shifrat në 1-1.

Gamarra do të ishte protagonist edhe pak minuta më vonë, por këtë herë në krahun negativ. Në minutën e 44-t, lojtari i Laçit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të parregullt, duke lënë skuadrën kurbinase me dhjetë lojtarë.

Në pjesën e dytë, Dinamo shfrytëzoi avantazhin numerik. Në minutën e 55-të, Vila realizoi golin e dytë, ndërsa Laçi tentoi të reagonte dhe iu afrua barazimit, duke goditur edhe shtyllën.

Në fund, Ruçi vulosi fitoren e Dinamos në minutën e 90+3-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 12 pikëve, vetëm një pikë pas Teutës kryesuese, ndërsa Laçi mbetet me 7 pikë. /Sport Ekspres/

Teuta nuk ndalet, fiton 2-0 ndaj Vllaznisë dhe merr kryesimin e Superiores
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 2-0 Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e javës së pestë të Abissnet Superiores. Durrsakët konfirmuan formën e mirë dhe regjistruan fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Heroi i takimit ishte Umejiego, i cili realizoi të dy golat e Teutës. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 45+2’, duke i dhënë skuadrës së Edlir Tetovës avantazhin përpara pushimit.

Vllaznia kërkoi të reagonte në pjesën e dytë, por vetëm pak minuta pas rifillimit të lojës, Umejiego goditi sërish. Në minutën e 51-të, ai shënoi golin e dytë personal, duke vulosur fitoren e Teutës.

Shkodranët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe regjistruan një tjetër rezultat negativ. Pas pesë javësh, Vllaznia mbetet me vetëm 2 pikë dhe ende pa fitore, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe ruan kreun e renditjes.

Për Teutën, kjo është një tjetër deklaratë e fortë në kampionat, ndërsa Vllaznia duhet të reagojë shpejt për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet. /Sport Ekspres/

Vllaznia zhytet në krizë në ndeshjen që nuk mbaronte kundër Laçit, shkodranët janë të fundit në Superiore
Derbi i veriut mes Laçit dhe Vllaznisë ka dhuruar emocione, tension dhe episode të shumta, me kurbinasit që kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme në javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

Laçi e nisi ndeshjen me synimin për të reaguar pas rezultateve jo të mira, ndërsa Vllaznia kërkonte fitoren e parë në kampionat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që patën momente, por pa arritur të zhbllokonin rezultatin.

Në fraksionin e dytë, Laçi u tregua më konkret. Në minutën e 50-të, Orgi Cena realizoi golin e avantazhit, duke ndezur stadiumin. Situata u komplikua edhe më shumë për Vllazninë në minutën e 71-të, kur Adrian Mehmeti u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën shkodrane me dhjetë lojtarë.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta pas hedhjes së një objekti në fushë, ndërsa arbitri Kreshnik Cjapi kërkoi edhe boshatisjen e një pjese të tribunës.

Në fund, Laçi goditi sërish me Traoren, i cili shënoi në minutën e 88-të. Sfida përfundoi 2-0 pas plot 19 minutash shtesë. Me këtë sukses, Laçi ngjitet në 7 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet me vetëm 2 pikë. /Sport Ekspres/

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse
Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit europian që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027. Shqipëria do të jetë bashkëorganizatore e Kampionatit Europian U-21, një turne që do të sjellë në vendin tonë talentet më të spikatura të futbollit europian dhe një numër të konsiderueshëm ndeshjesh ndërkombëtare.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë event madhor, një delegacion i UEFA-s ndodhet këto ditë në Shqipëri për një vizitë inspektuese në stadiumet që do të presin ndeshjet e kampionatit.

Vizita synon të vlerësojë nga afër infrastrukturën dhe kushtet e stadiumeve pritëse, si edhe të vijojë koordinimin për përgatitjet që do të nevojiten në prag të turneut.

Delegacioni i UEFA-s kryesohet nga Guillaume Poisson, Shefi i Operacioneve të Turneve të UEFA-s, Njësia e Menaxhimit të Turneve dhe Eventeve.

Gjatë vizitës, delegacioni ka inspektuar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Elbasan Arena” në Elbasan, ndërsa në vijim po zhvillohen inspektimet në dy stadiumet e Tiranës që do të jenë pjesë e turneut.

Stadiumi “Air Albania” ishte ndalesa e radhës e delegacionit të UEFA-s, ndërsa të enjten do të inspektohet edhe “Arena e Demave”, stadiumi i klubit Partizani.

Vizita është pjesë e procesit të përgatitjes dhe koordinimit mes UEFA-s, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe strukturave të pushtetit lokal, me synimin për të garantuar që të gjitha aspektet e organizimit të EURO U-21 2027 të përmbushin standardet e kërkuara nga UEFA.

Kampionati Europian U-21 do të jetë një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të vijuar eksperiencën e saj në organizimin e eventeve të mëdha ndërkombëtare të futbollit, duke sjellë një tjetër dimension të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit, promovimin e vendit dhe qyteteve pritëse.

Përgatitjet do të vijojnë gjatë muajve të ardhshëm, në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n, ndërsa stadiumet dhe qytetet pritëse do të jenë në qendër të këtij procesi deri në startin e turneut në vitin 2027.

Superkompjuteri parashikon rrugëtimin e Egnatias në Europë! Merr 2 fitore, por nuk e kalon grupin për…1 pikë
Egnatia ka arritur që të kalojë në grupet e Conference League. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ishte shumë pranë historisë për kalimin në Europa League, por në fund duhet të mjaftohet me këtë turne. Një superkompjuter ka bërë një parashikim për mënyrën sesi pritet të jetë ky sezon në Conference League, duke dalë me një renditje përfundimtare.

E gjithë vëmendja jonë është padyshim tek Egnatia dhe sipas parashikimit të këtij superkompjuteri, Egnatia do të marrë vendin e 26 në renditje nga 36 ekipe që janë në total. Parashikimi në fjalë tregon se Egnatia do ta mbyll grupin me 2 fitore dhe 4 humbje, duke grumbulluar në total 6 pikë. Dhe po sipas tij, Egnatian do ta ndante nga kalimi i grupit vetëm 1 pikë. /Sport Ekspres/

? UEFA Conference League: single-outcome projected table

Instead of averaging thousands of simulations, this table plays out every remaining league-phase match only ONCE.

How each match is resolved:

? The favourite wins, with its most likely scoreline for goal difference… pic.twitter.com/Uu8M4wM00w

— Football Meets Data (@fmeetsdata) September 3, 2026

VIDEO/ E pabesueshme ajo që ndodh te Elbasani-Vllaznia! Martini ironizon për VAR-in, por goli i fitores anulohet…vërtetë!
Shumë emocione janë dhuruar në ndeshjet e sotme të Superiores, në takimet mes Elbasani-Vllaznia dhe Partizani-Laci. Kurbinasit shënuan të parët me anë të Bibos në minutën e 7 të takimit, ndërsa në të 75, i njëjti autor, shënoi edhe golin e dytë. Ndërkohë për të ngushtuar diferencat mendoi Aliu te Partizani në minutat e shtesës, në një gol statistike.

Nga krahu tjetër drama e vërtetë ndodhi te Elbasani-Vllaznia. Murataj shënoi golin e parë në minutën e 18 për shkodranët, ndërsa Hebaj barazoi në të 75. Drama e vërtetë ndodhi në fund, atje ku në të 88, Tafili shënoi gol për Vllazninë.

Pasi VAR hyri dhe pati ndërprerje të lojës, goli do të anullohej për pozicion jashtë loje. Martini u irritua shumë për këtë vendim dhe nuk ishte dakort me gjyqtarët. Megjithatë loja vazhdoi dhe në të 94, Musta shënoi golin e fitores.

Festa shpërtheu dhe Martini hyri në fushë duke bërë me ironi shenjën e VAR, për t’i treguar arbitrave që ta shikonin edhe këtë gol në VAR, i sigurt se goli ishte i rregullt. Arbitri do ta nxirrte me karton të kuq për këtë veprim, por ajo që ishte më dramatikja ishte fakti se VAR-i hyri vërtetë dhe madje do ta anulonte golin për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/08/5rdpu4-1.mp4

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/08/16kvlq.mp4

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/08/5rdpu4.mp4

Europa League mund të kthehet për ekipet shqiptare, Egnatia mund t’i bëjë nder të madh Shqipërisë
Europa League ka disa sezone që nuk është më pjesë për ekipet shqiptare. Vetëm vendi i parë i Superligës mund të shkojë në fazën e parë të Champions League, ndërsa tre ekipe të tjerë shkojnë në Conference League. Por askush nuk mbërrin më në Europa League si dikur pasi me hyrjen e Conference League, ka një tjetër sistem pikësh dhe gjithçka lidhet me koeficentin e kampionatit. Pas disa viteve jo të mira, Shqipëria ka bërë një hap galopant këtë vit teksa me dy ekipe ka shkuar në Play Off, e në fund ishte Egnatia që mbërriti në grupe të Conference League.

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 42, duke rikuperuar ndjeshëm pozicionet dhe është e sigurt se në fund do të marrë të paktën vendin e 40, pasi Moldavia dhe Ishut Faroe kanë ngelur pa asnjë ekip. Ideja është që vendi i fundit që të jep një ekip në Europa League është vendi i 33. Kosova ishte shumë afër këtij objektivi, por mbeti pa asnjë skuadër në fund, atje ku humbi dhe Drita. Ndërkohë nëse Egnatia do të përfitojë nga shorti dhe do të marrë disa fitore radhazi, me një tjetër sezon të mirë veror, nuk përjashtohet mundësia që pas 2 vitesh, Shqipërisë t’i rikthehet Europa League. Gjithcka fillon me Egnatian… /Sport Ekspres/

Armand Duka shfaqet krah presidentit të UEFA-s, ishte momenti kur hidhej shorti për Egnatian
Presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht zv/presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në Monako në ceremoninë e hedhjes së shortit të UEFA Conference League, ku Egnatia mësoi kundërshtarët e saj në fazën e ligës.

Duka u shfaq krah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Kreu i FSHF-së nuk e fshehu krenarinë për suksesin e klubit rrogozhinas, duke përcjellë një mesazh special pas shortit.

“Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League! Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League! Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar! Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë”, shkroi Duka.

Kjo është një arritje historike për Egnatian, pasi klubi nga Rrogozhina bëhet skuadra e parë nga kampionati shqiptar që siguron pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League.

Egnatia tashmë përgatitet për një tjetër aventurë europiane, me synimin për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Për futbollin shqiptar, kjo pjesëmarrje përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rritjen e klubeve në kompeticionet europiane. /Sport Ekspres/

Ka ndjekur ndeshjet e Dinamos dhe Egnatias, trajneri i Shqipërisë shkon për vizitë edhe te ekipi i Tiranës
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e “Abissnet Superiore”, në kuadër të një pune të vazhdueshme për të qenë sa më pranë futbollit vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me klubet shqiptare.

Në shoqërinë e ndihmësve të tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares zhvilloi një vizitë në ambientet e KF Tiranës, ku u takua me trajnerin e skuadrës bardheblu, Dean Klafuriç, si edhe ndoqi nga afër një seancë stërvitore të ekipit.

Takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi punën e përditshme të skuadrës, zhvillimin e futbollistëve dhe situatën aktuale të futbollit shqiptar.

Vizitat në klubet vendase janë pjesë e qasjes së trajnerit Maran për të krijuar një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me stafet teknike dhe për të njohur nga afër mënyrën e punës në kampionatin shqiptar. Kjo qasje synon gjithashtu t’i japë stafit të Kombëtares një panoramë sa më të plotë mbi futbollistët dhe potencialin që ofrojnë klubet shqiptare.

Gjatë javëve të fundit, Maran ka ndjekur nga afër edhe angazhimet e Egnatias dhe Dinamo City në kompeticionet europiane, duke monitoruar performancat e skuadrave dhe futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Turi i trajnerit të Kombëtares do të vijojë edhe në klubet e tjera të “Abissnet Superiore”, me takime me trajnerët, stafet teknike, drejtuesit dhe futbollistët.

Përmes këtij komunikimi të drejtpërdrejtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes Kombëtares dhe klubeve, si dhe krijimi i një lidhjeje gjithnjë e më të ngushtë në funksion të zhvillimit të futbollit shqiptar dhe të përfaqësueses kuqezi.

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi & Pilo asistojnë
Një tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste. Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi dhe ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Ba?ak?ehirit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi për golin e dytë dhe të fitores, të realizuar nga Mohamed Salah, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve.

Në Itali, Cristian Shpendi shënoi për Cesenën në përballjen ndaj Sampdorias. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 17-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e parë të ndeshjes. Sampdoria arriti të barazojë më vonë, ndërsa sfida përfundoi 1-1.

Në Iran, Jasir Asani vazhdon paraqitjet pozitive me Esteghlal. Pas asistit të regjistruar në javën e kaluar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe golin e parë të sezonit në fitoren 2-0 ndaj Sepahanit. Asani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t, me një goditje me të majtën nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Në Greqi, Stavro Pilo kontribuoi në fitoren e thellë 4-0 të AEK Athens ndaj Iraklis 1908. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dha asistin për golin e dytë të takimit, të shënuar nga Jovic në minutën e 19-të, duke ndihmuar skuadrën e tij në këtë sukses.

Në Kroaci, Etnik Brruti shënoi me Hajduk Splitin në ndeshjen ndaj Osijekut. Mesfushori i Kombëtares U-21 ishte titullar dhe realizoi në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij pas një aksioni të zhvilluar nga krahu i majtë. Hajduk Split fitoi 4-0, ndërsa Brruti regjistroi një paraqitje pozitive në këtë sfidë.

Në këtë javë, me skuadrat e tyre janë aktivizuar edhe legjionarë të tjerë të Kombëtares shqiptare. Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Armando Broja dhe Myrto Uzuni vijojnë angazhimet në kampionatet respektive.

Partizani me 10 lojtarë del me pikë kundër Teutës, super goli i Cenës ndalon Elbasanin
Partizani ia ka dalë të marrë një pikë në përballjen e vështirë kundër Teutës. Teuta e cila ka bërë një merkato fantastike nuk ia doli të fitonte dot kundër të kuqëve. Për më tepër, punët e durrsakëve u lehtësuan kur në minutën e 44, Human u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kallakut.

Teuta e provoi me të gjitha mënyrat për të fituar, duke humbur edhe një penallti me Kallakun. Në fund heroi ishte Qirko që mbajti në lojë Partizanin, për të dalë me një pikë. Nga ana tjetër, Laçi ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Elbasanit. Një super gol nga distanca i Cenës në të 85, bëri që goli i Hebajt të mos i sillte tre pikët Elbasanit. /Sport Ekspres/

“Dinamo luante me top nga mbrojtja në sulm”, trajneri i Pafos nxjerr vrerin: Na hoqën golin e pastër, e mbyllim punën në shtëpi
Trajneri i Pafos, Sa Pinto, tregoi një fytyrë aspak të bukur në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Portugezi ishte tejet provokues dhe nervat nuk e mbajtën duke pasur edhe një përplasje me stolin e Dinamos. Nisur nga kjo sjellje e tij, trajneri Ilir Daja zgjodhi që të mos i jepte dorën pas barazimit 1-1 me Dinamon. Menjëherë pas takimit, trajneri i Pafos, Sa Pinto, ka treguar një panoramë tjetër ndeshje duke thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren dhe iu mohua një gol i pastër. Gjithashtu ai shprehu sigurinë e madhe që do ta eleminonte Dinamon në ndeshjen e kthimit, ndërsa tregoi edhe gjendjen e David Luiz pas dëmtimit.

“Nuk jam i kënaqur, sepse e meritonim fitoren. Ata sigurisht që luajtën një ndeshje të mirë në pjesën e dytë dhe na ushtruan presion, por ne luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë dhe humbëm disa raste. Kur shënuam, goli nuk u llogarit, gjë që mendoj se ishte e padrejtë. Në fund, morëm më të paktën që mund të merrnim, një barazim. Ata janë një ekip që mund të mos ketë të njëjtën cilësi, por kanë pasion dhe vrapim. Tani i kemi në shtëpi dhe duam ta përfundojmë punën.

Humbëm golin e pastër. Ata janë një ekip me pasion, vrapojnë dhe bëjnë shumë presion. E dinim këtë dhe e dinim se nuk është e lehtë të luash këtu. Gjithashtu e dinim se ata ndryshojnë sistemet. E bënë në pjesën e dytë dhe na u desh të përshtateshim edhe ne. Kur gjetëm zgjidhjet, arritëm të barazonim. Nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe as ajo tjetër nuk do të jetë. Duam të luajmë lojën tonë, por duhet të përfundojmë fazat tona.

Fusha nuk na ndihmoi dhe me kalimin e kohës u përkeqësua. Ata po përpiqeshin të gjenin sulmuesit e tyre me topa nga mbrojtja. Megjithatë, kjo nuk është justifikim. Këto janë pjesë të lojës në të cilat duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Për zëvendësimin e David Luiz në pjesën e parë: “Ai donte të vazhdonte. Por si masë paraprake, i thashë të qëndronte jashtë, sepse mendova se mund ta humbisnim për një kohë të gjatë. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, është kapiteni i ekipit, të gjithë e dimë se çfarë jep”, tha Sa Pinto. /Sport Ekspres/

“Duam të zhvillohen talentet shqiptarë”! Duka shkruan për nisjen e edicionit të ri të Superiores: Ky sezon do të jetë ndryshe
Sot nis sezoni i ri i “Abissnet Superiore”, edicioni i 88-të në historinë e elitës së futbollit shqiptar. Sfida Vllaznia–Skënderbeu, që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të çelë zyrtarisht një kampionat që vjen me ndryshime të rëndësishme, më shumë konkurrencë dhe ambicie të reja.

Në prag të startit të sezonit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përcjell mesazhin e tij për edicionin e ri, duke vënë theksin te zhvillimi i talenteve, rritja e konkurrueshmërisë së klubeve shqiptare, profesionalizmi dhe bashkëpunimi për të çuar futbollin shqiptar edhe më përpara.

Presidenti Duka uron të gjitha klubet, lojtarët, trajnerët, arbitrat dhe stafet për një sezon të suksesshëm, ndërsa tifozëve u uron një kampionat të bukur, emocionues dhe të paharrueshëm.

Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 88-të të “Abissnet Superiore 2026-2027”:

Sot nis edicioni i 88-të i “Abissnet Superiore”, një tjetër kapitull në historinë e futbollit shqiptar dhe një sezon që vjen me ambicie të reja, ndryshime të rëndësishme dhe dëshirën për ta çuar edhe më përpara nivelin e garës.

Ky sezon do të jetë ndryshe. Formati i ri i kampionatit, me tri faza të rregullta dhe ndarjen më pas në play-off dhe play-out, synon të garantojë një garë më të fortë dhe më të hapur deri në fund. Lufta për titullin, objektivat europiane apo mbijetesa do të kërkojnë përkushtim maksimal nga çdo klub dhe do ta bëjnë çdo javë të kampionatit edhe më të rëndësishme.

Një nga prioritetet tona kryesore mbetet zhvillimi i futbollistëve të rinj shqiptarë. Rregulli i ri për aktivizimin e detyrueshëm të një lojtari të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare, është një mundësi konkrete për talentet tona që të fitojnë hapësirë, eksperiencë dhe besim në nivelin më të lartë të futbollit vendas. Investimi te të rinjtë është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar.

E nisim këtë kampionat edhe në një moment pozitiv për klubet tona në arenën europiane. Egnatia ka siguruar tashmë një vend në fazën e ligës së UEFA Conference League dhe vijon të luftojë për një tjetër arritje të rëndësishme, atë të fazës së ligës së UEFA Europa League. Dinamo City, gjithashtu, është në play-off-in e UEFA Conference League dhe po lufton për një vend në fazën e ligës.

Këto rezultate tregojnë se klubet shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë eksperiencë dhe konkurrueshmëri në Europë. Ky progres duhet të na motivojë të gjithëve për të bërë më shumë.

FSHF do të vijojë të mbështesë klubet në rrugën e tyre të zhvillimit, duke i nxitur të investojnë në akademi, infrastrukturë, profesionalizëm dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët dhe stafet e tyre. Vetëm përmes një pune të përbashkët mund ta konsolidojmë progresin e arritur dhe ta çojmë futbollin shqiptar në një nivel edhe më të lartë.

Në të njëjtën kohë, duam që futbolli të jetë gjithmonë e më pranë njerëzve. Për këtë arsye, iniciativa “Klubi në Komunitet” do të vijojë edhe gjatë këtij sezoni, me synimin për të forcuar lidhjen mes klubeve, tifozëve, familjeve, fëmijëve dhe komuniteteve që ato përfaqësojnë.

Një sezon i ri kërkon edhe përgjegjësi të reja. Uroj të gjitha klubet, lojtarët, trajnerët, arbitrat dhe stafet për një kampionat të suksesshëm, të karakterizuar nga konkurrenca e ndershme, respekti, profesionalizmi dhe Fair-Play. Çdo ndeshje është një mundësi për të treguar vlerat më të mira të sportit dhe për të kontribuar në imazhin e futbollit shqiptar.

Tifozëve dua t’u them se ju jeni dhe mbeteni një pjesë e pandashme e këtij spektakli. Stadiumet kanë nevojë për pasionin, zërin dhe mbështetjen tuaj. Le t’i mbushim ato me emocione dhe rivalitet sportiv, duke respektuar gjithmonë kundërshtarin dhe lojën.

Futbolli shqiptar po rritet dhe këtë rritje duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku. Edicioni i 88-të i “Abissnet Superiore” është një tjetër hap në këtë rrugëtim, me më shumë konkurrencë, më shumë hapësira për talentet dhe ambicie gjithnjë e më të mëdha.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, uroj të gjitha skuadrat për një sezon të suksesshëm dhe të gjithë tifozët për një kampionat të bukur, emocionues dhe të paharrueshëm.

Le të nisë edicioni i 88-të i “Abissnet Superiore”!

Shqipëria po jeton ëndrrën e verës! Barazimi i Egnatias dhe Dinamos na ngjit dhe një vend në Europë, lëmë pas Maqedoninë
Rezultatet e Shqipërisë në vitet e fundit në Europë, sa i përket klubeve, nuk kanë qenë ajo të gjithë prisnim. Shumë zhgënjime radhazi na katapultuan mes vendeve të fundit në Europë aqsa po diskutohej nëse Shqipëria mund ta humbiste dhe një ekip në Europë.

Megjithatë pas këtij super edicioni në Europë, vecanërisht nga Egnatia dhe Dinamo, situata ka ndryshuar. Shqipëria jo vetëm që ka fituar shumë pozicione, por është mes shteteve që ka marrë më shumë pikë në këtë “ëndërr vere”.

Edhe pas këtyre dy barazimeve të marra nga Egnatia dhe Dinamo në fazën e Play Off, Shqipëria ka fituar dhe një pozicion tjetër, duke marrë vendin e 42 dhe duke lënë pas vetes Maqedoninë që ndodhet në vendin e 43.

Ndërkohë me Egnatian që ndodhet në grupet e Conference League, nëse nuk do ndodhi një cudi me Lillestrom, Shqipëria do të marrë pikë të tjera nga ndeshjet në fazën e grupeve dhe ka të gjitha mundësitë për t’u renditur mes 35 kampionateve më të mira në Europë. /Sport Ekspres/

Abissnet Superiore/ Ndryshon orari i Dinamo City–Vora, sfida luhet në 21:00
Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka miratuar kërkesën e klubit Dinamo City për ndryshimin e orarit të ndeshjes ndaj FK Vorës.

Sfida, e programuar fillimisht më 23 gusht në orën 18:30, do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 21:00.

Kalendari i plotë i javës së parë të “Abissnet Superiore”:

Java 1

Vllaznia – Skënderbeu, 21.08.2026, 21:00

Partizani – Teuta, 22.08.2026, 16:00

KF Laçi – AF Elbasani, 22.08.2026, 16:00

Dinamo City – FK Vora, 23.08.2026, 21:00

Egnatia – Tirana, 23.08.2026, 21:00

Abissnet Superiore 2026/27 nis më 21 gusht, sezon i ri me më shumë konkurrencë dhe risi
Sezoni i ri i “Abissnet Superiores 2026-2027” nis më 21 gusht, me një sërë risish që synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e kampionatit, të krijojnë më shumë hapësira për talentet e rinj dhe të sjellin një organizim edhe më të mirë të garës.

Një format i ri për kampionatin

“Abissnet Superiore” do të zhvillohet në tre faza të rregullta, me gjithsej 27 javë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe, ku gjashtë ekipet e para do të vijojnë garën në play-off, ndërsa katër skuadrat e fundit do të luajnë në play-out. Pikët e fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së këtyre fazave.

Formati i ri synon ta mbajë garën të hapur dhe konkurruese deri në javët e fundit, si për titullin kampion, ashtu edhe për mbijetesën.

Më shumë hapësirë për talentet e rinj

Një tjetër risi e rëndësishme është aktivizimi i detyrueshëm i futbollistëve të rinj. Në “Abissnet Superiore” dhe Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.

Ky rregull synon të krijojë më shumë mundësi për talentet e rinj shqiptarë dhe të kontribuojë në zhvillimin e brezit të ardhshëm të futbollistëve.

Orar i ri, organizim më efikas

Ndeshjet do të zhvillohen në katër fasha orare: 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00. Struktura e re synon të optimizojë kalendarin e garave dhe të krijojë kushte më të mira për klubet, futbollistët, transmetuesin dhe tifozët.

Klubi më pranë komunitetit

Në sezonin e ri do të vijojë edhe iniciativa “Klubi në Komunitet”, përmes së cilës FSHF synon të forcojë lidhjen e klubeve me tifozët, familjet, të rinjtë dhe komunitetet lokale.

Me një format të ri, më shumë hapësira për të rinjtë, organizim të përmirësuar dhe një qasje më të afërt me komunitetin, “Abissnet Superiore” nis një sezon të ri zhvillimi dhe konkurrimi.

Abissnet Superiore 2026-2027/ Përcaktohen datat dhe oraret e 5 javëve të para të sezonit të ri
Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit është mbledhur dhe ka përcaktuar datat dhe oraret e pesë javëve të para të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2026-2027.

Sezoni i ri i elitës së futbollit shqiptar do të nisë më 21 gusht, me përballjen Vllaznia–Skënderbeu, e cila do të luhet në orën 21:00. Në javën e parë do të zhvillohen edhe sfidat Partizani–Teuta, Laçi–AF Elbasani, Dinamo City–Vora dhe Egnatia–Tirana.

Në vijim, Komisioni ka përcaktuar edhe programin e katër javëve të tjera, duke i dhënë formë kalendarit të fillimit të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”.

Abissnet Superiore 2026-2027

Java 1

Vllaznia – Skënderbeu, 21.08.2026, 21:00

Partizani – Teuta, 22.08.2026, 16:00

KF Laçi – AF Elbasani, 22.08.2026, 16:00

Dinamo City – FK Vora, 23.08.2026, 18:30

Egnatia – Tirana, 23.08.2026, 21:00

Java 2

Partizani – KF Laçi, 29.08.2026, 16:00

AF Elbasani – Vllaznia, 29.08.2026, 18:30

Teuta – Tirana, 30.08.2026, 21:00

FK Vora – Egnatia, 31.08.2026, 16:00

Skënderbeu – Dinamo City, 31.08.2026, 18:30

Java 3

Egnatia – Skënderbeu, 04.09.2026, 18:30

KF Laçi – Teuta, 05.09.2026, 16:00

Vllaznia – Partizani, 05.09.2026, 18:30

Tirana – FK Vora, 06.09.2026, 16:00

Dinamo City – AF Elbasani, 06.09.2026, 18:30

Java 4

Skënderbeu – Tirana, 11.09.2026, 18:30

Partizani – Dinamo City, 12.09.2026, 16:00

Teuta – FK Vora, 12.09.2026, 18:30

KF Laçi – Vllaznia, 13.09.2026, 16:00

AF Elbasani – Egnatia, 13.09.2026, 18:30

Java 5

Vllaznia – Teuta, 18.09.2026, 18:30

FK Vora – Skënderbeu, 19.09.2026, 16:00

Dinamo City – KF Laçi, 19.09.2026, 18:30

Tirana – AF Elbasani, 20.09.2026, 16:00

Egnatia – Partizani, 20.09.2026, 18:30

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë, përcaktohet kalendari i plotë i sezonit 2026/2027
Departamenti i Garave në FSHF hodhi sot shortin e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2026–2027. Në shortin e hedhur sot në “Shtëpinë e Futbollit” nga specialisti i këtij departamenti, Eraldi Shera ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve të kësaj kategorie dhe përfaqësues të medias.

Kampionati i Kategorisë së Parë do të nisë më 5 shtator 2026 dhe është planifikuar të përfundojë në maj 2027, me 12 skuadra që do të garojnë për objektivat e tyre në edicionin e ri.

Në këtë edicion do të marrin pjesë: KF Bylis, FC Flamurtari, KF Pogradeci, KF Iliria, KF Besa, KF Kastrioti, KF Burreli, KF Korabi, KF Kukësi, KF Besëlidhja, KF Oriku dhe KF Sopoti.

Më poshtë kalendari i javës së parë dhe kalendari i plotë i sezonit 2026/2027.

JAVA 1

Iliria – Kastrioti

Kukësi – Korabi

Bylisi – Besa

Burreli – Pogradeci

Flamurtari – Sopoti

Oriku – Besëlidhja

Kalendari i plotë i Kategorisë së Parë:

Kalendari i Kategorise se Pare 2026-2027

“Kjo ishte natë e madhe për futbollin shqiptar”, Armand Duka reagon për ekipet shqiptarë në Europë
Egnatia dhe Dinamo kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer për futbollin shqiptar. Egnatia ka eleminuar Shamrock duke fituar thellë 5-1, për të siguruar kështu grupet e Conference League dhe mbi të gjitha do të ketë mundësinë për të luajtur një shans në Play Off të Europa League. Nga ana tjetër Dinamo fitoi thellë 4-0 ndaj Auda dhe do të luajë në Play Off të Conference League. Në lidhje me këtë arritje ka reaguar dhe Armand Duka me një postim në rrjetet sociale:

“Një natë e madhe për futbollin shqiptar!

Dy përmbysje spektakolare dhe dy kualifikime historike në play-off-et europiane!

Urime Dinamo City për fitoren 4-0 ndaj Audas dhe kalimin në play-off të UEFA Conference League, si dhe Egnatias për triumfin 5-1 ndaj Shamrock Rovers dhe kualifikimin në play-off të UEFA Europa League.

Egnatia ka siguruar tashmë fazën e grupeve të Conference League, duke shkruar një tjetër faqe të artë për klubin dhe futbollin shqiptar!

Tani, të gjithë sytë te sfidat e fundit! Suksese Dinamos dhe Egnatias në aventurën europiane”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Jo vetëm Egnatia! Nuk përmbahet as Dinamo e Ilir Dajës, fitore e thellë dhe në Play Off të Conference League
Një mbrëmje fantastike për futbollin shqiptar. Egnatia e Nevil Dedes ka fituar ndaj Shamrock 5-1 duke siguruar Play Off e Europa League.

Dhe në rast humbje, Egnatia ka siguruar grupet e Conference League. Nga ana tjetër, edhe Dinamo ka shkatërruar 4-0 Audan.

Qardaku dhe Qefalia shënuan dy golat e parë, ndërsa Ayodeji dhe Fadairo në të dytën mbyllën historinë duke zhvlerësuar humbjen në ndeshjen e parë. Pas kësaj fitore, Dinamo do të luajë n? fazën e Play Off të Conference League atje ku do të diskutojë pjesën e hyrjes në grupe. /Sport Ekspres/

HISTORIKE/ Mbrëmje fantastike për futbollin shqiptar, Egnatia siguron grupet e Conference League
Një mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar. Egnatia ka siguruar grupet e Conference League dhe do të luajë një finale të madhe pêr grupet e Europa League.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ka pêrmbysur Shamrock, nga humbja 3-1 në transfertë në fitoren e thellë 5-1 në shtëpi. Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë me dy golat e Adjesas, Albaneses dhe Grudës.

Albanese do të shënonte edhe golin e 5 në të 58, duke bërë që goli i kundërshtarëve t’i shërbente vetëm statistikave. Pas kësaj fitore, Egnatia do të luajë në Play Offin e Europa League, por dhe nëse humbet aty, ka siguruar grupet e Conference League. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Drita siguron kalimin në Play Off të Conference League, e mbyll me një ndeshje takimin kundër Tre Fiorit
KF Drita ka realizuar një paraqitje fantastike në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të UEFA Conference League, duke marrë një fitore të jashtëzakonshme 4-1 në transfertë ndaj Tre Fiorit në “San Marino Stadium”. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por fraksioni i detyroi spektaklet e golave dhe solli një dominim total të gjilanasve. Vendasit e Tre Fiorit kaluan të parët në avantazh me anë të Matteo Prandellit në minutën e 55-të, duke krijuar një moment delikat për skuadrën e Dritës.

Reagimi i skuadrës nga Kosova ishte i menjëhershëm dhe mbresëlënës. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Besnik Krasniqi barazoi shifrat në 1-1, duke zhbllokuar Dritën dhe duke kthyer besimin te zikaltrit. Pasi morën kontrollin e plotë të fushës, Drita shtoi presionin dhe përmbysi sfidën, për të çuar rezultatin në një epërsi të thellë prej 4-1, ku vulën e fitores e thelloi edhe goli i Blerton Shejit në minutën e 82-të. Me këtë fitore të thellë në transfertë, Drita bën një hap gjigant drejt kualifikimit, duke e bërë ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” një formalitet komod për kalimin e mëtejshëm në Europë. /Sport Ekspres/

82′ | OH WONDERFUL GOAL!

Tre Fiori ? 1-[3] ?? Drita

? Besnik Krasniqi#UECL | #Drita | ???? pic.twitter.com/E3YwIVIy8W

— Kosovo Football ?? (@FootballKosovo) August 6, 2026

Dy minuta fikje i kushtuan Egnatias, kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë mrekullinë për përmbysje me Shamrock
Pas atij eleminimi të pafat kundër Celjes, Egnatia është kthyer që të luajë në turin e tretë të Europa League. Ashtu si edhe pritej, kundër Shamrock në transfertë, detyra ishte shumë e vështirë.

Megjithatë si për çudi, në pjesën e parë nuk ndodhi shkatërrimi që jemi mësuar të shohim shpesh mes ekipeve shqiptare kundër skuadrave irlandeze, që na mbysin me intensitet. Goli i parë i vendasve erdhi nga një pakujdesi në mbrojtje si kundër Celjes, atje ku Burke shënoi nga penalltia në të 29. Megjithatë Egnatia fitoi një 11-metërsh në të 41 dhe ashtu si edhe kundër Celjes, një tjetër gabim.

Megjithatë në vazhdim të aksionit, goli do të shënohej edhe me pak fat pas atij gabimit të parë të Jamie, për të barazuar shifrat. Ndeshja u vendos në harkun kohor të dy minutave në pjesën e dytë teksa në të 55 dhe në të 57, me të njëjtën mënyrë, nga goditja e këndit, Egnatia pësoi dy gola. Vecanërisht në golin e parë përgjegjësia bie edhe mbi portierin Dajsinani që duhej të bënte më mirë, megjithatë duke parë rastet e tjera të pastra të Shamrock, ky rezultat duhet të quhet i mirë për Egnatian. Detyra për përmbysje në shtëpi është një mision i vështirë, por duke parë mënyrën sesi shkoi pjesa e dytë, mund të ishte edhe i pamundur. /Sport Ekspres/

Shorti nuk i buzëqesh Dinamos për Play Off-in e Conference League, Ilir Daja duhet të bëj çmendurinë për të hyrë në grupe
Dinamo City ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën “play-off” të UEFA Conference League, por për të arritur deri aty duhet fillimisht të eliminojë Auda në raundin e tretë kualifikues. Nëse skuadra shqiptare arrin të kalojë letonezët, atëherë në fazën vendimtare për një vend në ligën e Konferencës do të përballet me humbësin e çiftit mes Pafos të Qipros dhe Red Bull Salzburg të Austrisë.

Ky është padyshim një short shumë i vështirë për Dinamon. Red Bull Salzburg është një nga klubet më të forta në Austri dhe me përvojë të madhe në arenën europiane, ndërsa edhe Pafos ka treguar rritje të konsiderueshme vitet e fundit, duke investuar fuqishëm dhe duke qenë një rival mjaft konkurrues në kupat e Europës.

Megjithatë, para se të mendojë për “play-off”-in, Dinamo duhet të përqendrohet te sfida ndaj Auda, një përballje që do të jetë vendimtare për vazhdimin e aventurës europiane. Vetëm në rast kualifikimi, bardheblutë do të kenë mundësinë të luftojnë për një biletë historike drejt fazës së ligës së UEFA Conference League.

Edhe pse shorti nuk ka qenë aspak i favorshëm, futbolli ka treguar shpesh se surprizat janë të mundshme. Dinamo do të synojë të bëjë maksimumin në dy sfidat ndaj Auda dhe më pas të tentojë një tjetër sukses, pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit që mund ta presë në “play-off”. /Sport Ekspres/

Noc-Rrokun sportit edhe për Ligjin e Sponsorizimit!
Nga Gert Carcani

Mes faktit dhe perceptimit, sic edhe vetë KM Rama u shpreh para ligjvënësve të tij, të majtë, ditë më parë, natyrisht edhe sporti ka pjesën e tij, sado të vogël, por aspak të injorueshme, si në fakt, por edhe në perceptim. Nuk është plotësisht ashtu sic thuhet e shkruhet, u rrekën të thonë nga ministria në lidhje me aktin normativ të rrëzuar qe në start, për të mos thënë pa e begenisur fare që ta shikojnin, apo vlerësonin. Shkurt e thjeshtë: Mirë lekë “s’paska më”, por ky ligji i sponsorizimit kur mendohet të vijë në Parlament? Por, edhe kjo mbetet një barcaletë e bukur në atë oazin “përvëlues” mes faktit dhe perceptimit.

“Varrosja” e shtetit për sportin, me ndërprerjen e të gjitha financimeve sportive natyrisht ka shtuar pak vapën e institucioneve sportive. Por, askush nuk e kuptoi pse Rama do me cdokusht ta bëjë sportin armik, apo,pse jo, edhe faktor zemërate në shtator. Në anën tjetër, edhe heshtja e institucioneve të refuzuara është një kapitull më vete habitor, se si sistemi hedh e pret cdo llokmë buxheti, pa cënuar në asnje moment edhe principin feudal, me garancinë që këta këtu i kemi.

Heshtja e plotë e FSHF-së, për të vazhduar me “vdekjet klinike” të federatave sportive që kërkuan para’ në aktin normativ e morën Noc-rrokun e që sërish heshtin mbetet një dilemë e madhe. Për të mos harruar kurrsesi as KOKSH që përsëri nuk reagoi. E që duhej të ulëriste, edhe për shkak të refuzimit të fondeve për lojërat mesdhetare. Të paktën deri më sot. Dhe ata, duhet të flasim, ose të presin… Por deri sa? Në pafundësi…deri ne eter…

E nëse nuk gjejnë forcë argumenti për rrëzimin e aktit normativ për fond shtesë, një pyetje nuk mund të rrijë pa u konsumuar: ai mut ligji për sponsorizimin a do të vijë ndonjë herë në Parlament? Pritshmeritë ishin të mëdha që edhe në këtë fund-sesioni të kishte shpresë se draft-ligji do të kalontë në seancë plenare. Jo që nuk kaloi, por nuk ka dalë ende as nga sirtari i burokratit më të vogël në ministri. Dhe natyrisht, edhe kjo fabula e sponsorizimit më risjell në vëmendje dy histori suksesi se si shteti përkëdhel sedrën e tij, për të prodhuar sa më shume hapësirë ligjore në suport të biznesit.

Së pari, dikur një drejtor i lartë administrate, (pak rëndësi ka i majtë, a i djathtë), shumë tifoz futbolli e qau një komunikim me vartësen, shefe kabineti, teksa ajo i tha: shef erdhi filani për atë problemin që jeni në dijeni. Ah, po,- iu përgjigj. Kontaktojeni, mirëpriteni me shumë buzëqeshje e një caffe’ të ngrohtë shprese e mirësjelljeje, e natyrisht mos i mbaroni punë. Fisnikëria perherë duhet testuar tha….. Dhe së dyti, akoma më lart në hierarki shtetërore, kur titullari shpëlante zyrtarin vartës se pse nuk ia mbaronte një certifikatë hipotekore dikujt me peshë që e deshte, ishte po ky personazh që e rimerrte sërish vartësin dhe i thosh: sakën se ia bën certifikatën , qërohesh me sekonda….

Kështu duket dhe kjo historia e ligjit të sponsorizimit në sport. Jane bërë shumë takime, shumë komunikime, jane ndare shumë buzëqeshje e janë skalitur shumë pritshmëri, janë ngrënë dreka pa fund me receta mastër shefash, por në fund, mesazhi pas mbledhjeve ka qenë: lëre pezull të vdesin. Asnjë hap…

E mesa duket, sportit, pas groposjes financiare nga shteti, noc-rrokun do të marrë edhe nga Ed Rama, edhe për Ligjin e Sponsorizimit. Mesa duket e shijojnë këtë gjë, dhe ne i biem daulles kot….

“Egnatia e përfaqësoi shkëlqyer futbollin shqiptar”, reagimi i Armand Dukës: Tani në Europa League
Egnatia ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Celjes, por nuk mjaftoi për të kaluar në turin e tretë të Champions League. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede nuk ia doli dot pas humbjes së penalltive nga Bitri dhe Ndreca. Tani Egnatia do të përballet kundër Shamrock në turin e tretë të Europa League, ndërkohë kreu i FSHF, Armand Duka, e duartrokiti performancën e bërë nga kampionët e Shqipërisë.

“Penalltitë i dhanë fund rrugëtimit të Egnatias në UEFA Champions League, pas dy ndeshjeve ku skuadra tregoi nivel të lartë dhe rivalizoi denjësisht me Celjen. Urime Egnatias për paraqitjen dhe përfaqësimin e shkëlqyer të futbollit shqiptar. Tani vëmendja kalon te UEFA Europa League. Suksese në raundin e ardhshëm!”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/