Superiore statike

Analiza / “Abissnet Superiore”, bilanci i dueleve direkte para ndeshjeve të javës së 30-të
Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 30-të, ku skuadrat do të përballen për herë të katërt këtë sezon me njëra-tjetrën. Bilanci i tre përballjeve të mëparshme ofron një panoramë të qartë të dueleve direkte dhe të epërsive që disa skuadra kanë krijuar ndaj kundërshtarëve të kësaj jave.

Flamurtari – Tirana: Në tre përballjet e para mes dy skuadrave, Tirana ka epërsi me një fitore (1-0) dhe dy barazime (1-1 dhe 1-1). Bardheblutë kanë golavarazh 3-2 ndaj Flamurtarit dhe kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në takimin e radhës.

Egnatia – Bylis: Egnatia ka dominuar duelet direkte me dy fitore (1-0 dhe 5-1) dhe një barazim ndaj Bylisit (2-2). Rrogozhinasit kanë realizuar tetë gola dhe kanë pësuar tre, duke regjistruar një golavarazh të qartë 8-3 në favorin e tyre.

Partizani – Vllaznia: Në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani, Vllaznia ka qenë skuadra më e suksesshme ndaj Partizanit, me dy fitore (4-1 dhe 1-0) dhe një barazim (1-1). Shkodranët kanë shënuar gjashtë gola dhe kanë pësuar dy, duke mbajtur një epërsi të konsiderueshme në bilancin e përgjithshëm.

Dinamo City – AF Elbasani: Edhe në këtë përballje, AF Elbasani ka epërsi në duelet direkte me dy fitore (1-0 dhe 2-0) dhe një barazim ndaj Dinamo City (1-1). Verdheblutë kanë shënuar katër gola dhe kanë pësuar vetëm një në tre takimet e mëparshme.

FK Vora – Teuta: Teuta ka avantazh të lehtë në përballjet direkte me një fitore (1-0) dhe dy barazime ndaj Vorës (1-1 dhe 1-1). Durrsakët kryesojnë edhe në golavarazh me rezultatin 3-2.

Duke parë bilancet e tre përballjeve të para mes skuadrave, java e 30-të pritet të sjellë sfida mjaft interesante dhe të rëndësishme për ecurinë e kampionatit. Në këtë fazë të sezonit, çdo pikë ka peshë të madhe si në garën për objektivat në krye të renditjes, ashtu edhe për skuadrat që synojnë të përmirësojnë pozitat e tyre në tabelë.

Teuta–Partizani, ndeshja e sezonit! Dobi kërkon “biletën” për Final Four
Triumfi ndaj Dinamos ka rritur entuziazmin dhe besimin te Teuta, që kërkon suksesin në “finalen” kundër Partizanit për “Final Four”. Atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa “Djemtë e Detit” janë gati për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Trajneri Enkeleid Dobi do ta ketë grupin pothuajse të plotë, me përjashtim të kapitenit Kotobelli dhe sulmuesit Rooney Eva.

Partizani mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, por ky është ‘treni’ i fundit për të sulmuar vendin e katërt, që të çon në garën për titull dhe hap derën e Europës.

Shkalla e vështirësisë është maksimale, por në ndeshjet e fundit Teuta ka treguar rritje konstante dhe për të bërë hapin cilësor duhet të konfirmojë vlerat ndaj një rivali direkt. Përballjet me Partizanin kanë qenë të luftuara në tri fazat e para, por gabime foshnjarake e kanë penalizuar ekipin. Në stërvitjen e së enjtes, Dobi ka kërkuar vigjilencë dhe shpirt luftarak.

“Nëse luftojmë dhe sakrifikojmë të gjithë bashkë si me Dinamon, askush nuk mund të na ndal”, mësohet t’u ketë thënë tekniku lojtarëve. Për të marrë tri pikët, ekipi duhet të funksionojë si një orkestër, bashkë me mbështetjen e tifozëve, që priten të jenë të shumtë. Nën dirigjimin e Dobit, Teuta do të luajë ‘simfoninë e katërt’ dhe, për të shijuar fitoren, askush nuk duhet të stonojë. Teuta–Partizani zhvillohet këtë të shtunën, duke nisur nga ora 18:00 në “Niko Dovana”, dhe prezenca në stadium është obligim për të mbështetur ekipin në një ndeshje kaq kruciale.

Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo, ndeshje emocionuese na presin në javën e 29 të Superiores
Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” premton sfida mjaft interesante dhe vendimtare për ecurinë e skuadrave, si në garën për një vend në “Final 4”, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Kjo javë do të hapet me përballjen mes Elbasanit dhe Egnatias, një duel që ka prodhuar rivalitet dhe spektakël në tre sfidat e mëparshme të këtij sezoni. Ndeshja do të luhet të premten në “Elbasan Arena”, në ora 19:00.

Edhe e shtuna sjell përballje të rëndësishme. Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”.

Vllaznia kryesuese do të presë në shtëpi Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën. Të dyja këto sfida do të luhen në ora 18:00.

Java do të mbyllet të dielën, më 22 mars, me ndeshjen mes Tiranës dhe FK Vorës, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ora 15:00.

Java 29

AF Elbasani – Egnatia, 20.03.2026, ora 19:00, “Elbasan Arena”

Bylis – Flamurtari, 21.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”

Teuta – Partizani, 21.03.2026, ora 18:00, “Niko Dovana”

Vllaznia – Dinamo City, 21.03.2026, ora 18:00, “Loro Boriçi”

Tirana – FK Vora, 22.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

“Një djalë i ri me ëndrra dhe pasion”! Lojtari që u nda nga jeta, reagon edhe Armand Duka
Ish-lojtari i Egnatias dhe Lushnjës, Ayinde, nuk ka arritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme, atë mes jetës dhe vdekjes. Në moshën 24-vjeçare, fare i ri, James do të mbyllte sytë pasi humbi betejën me kancerin. Mbi këtë lajm të trishtë, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta, në një moshë kaq të re, të ish-sulmuesit të KF Egnatia, James Ayinde.

Një djalë i ri, me ëndrra dhe pasion për futbollin, që luftoi me forcë deri në fund në betejën më të vështirë të jetës së tij. Kontributi i tij me fanellën e Egnatias dhe më pas me KF Lushnja do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ayinde, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit që e njohu dhe e vlerësoi”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Tërhoqi ekipin nga loja kundër Vllaznisë, trajneri i Egnatias merr dënimin e rëndë me 6 muaj pezullim
Komisioni i Disiplinës ka pasqyruar vendimet e fundit sa i përket ndeshjeve të futbollit shqiptar, në të gjithë divizionet e tij. Për ta nisur nga Superiorja, atje ku ka pasur një tronditje shumë të madhe për Egnatian.

Trajneri Edlir Tetova ka marrë një dënim shembullor ku për 6 muaj nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin e tij nga pankina, pas tërheqjes që i bëri skuadrës për pak minuta në ndeshjen kundër Vllaznisë. Nga ana tjetër, nuk mungojnë edhe dënimet për lojtarët e tjerë të Egnatias. /Sport Ekspres/

1.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Egnatia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/1, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

KF Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

3. Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

4. Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

5. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

6. Zyrtari i KF Egnatia, Julian Brahja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

7. Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

8. Zyrtari i KF Egnatia, Emiliano Bishdili, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

9. Zyrtari i KF Egnatia, Ilir Kapllani, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

10. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

11. Zyrtari i KF Egnatia, Aldo Sula, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

12. Flamurtari FC, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

13. Zyrtari i Flamurtari FC, Artan Memetaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

14. Lojtari i Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, lojtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

15. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të nenit 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

16. KF Adriatiku, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

17. Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër FC Gramozi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

18. FK Tepelena, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër SH.S Albpetrol, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

19. KF Skrapari, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë e ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

20. Lojtari i KF Skrapari, Florian Islamaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

21. Lojtari i KF Skrapari, Redi Cuadari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

22. Zyrtari i KF Laçi U-19, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23. Zyrtari i KF Laçi U-19, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

24. FC Lushnja U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

25. Lojtari i AF Triuph U-19, Marvin Haska, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

26. FC Lushnja U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Shkodra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

27. Lojtari i Tr 19 Akademi U-16, Kristjan Mataj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

28. Lojtari i Tr 19 Akademi U-16, Kristjan Mataj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

29. Lojtari i Tr 19 Akademi U-16, Daniel Rrushi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

30. Lojtari i Rinia EL U-16, Ledian Ahmeti, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

31. Lojtari i Rinia EL U-16, Reis Agushi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

32. Lojtari i Rinia EL U-16, Uesli Tabaku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

33. Zyrtari i KF Vora U-15, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

34. Lojtari i KF Vora U-15, Stiven Kasa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

35. Lojtari i Atletik Club U-15, Roan Abdullahi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

36. FC Albanet U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë, kundër FK Skënderbeu U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

37. Antigonea, Sunday League “9X9”, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë e ndeshjes, si dhe për sjellje josportive të zyrtarëve dhe lojtarëve të saj, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

38. Lojtari i Antigonea, Sunday League “9X9”, Marjan Gaxhaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

39. Lojtari i Antigonea, Sunday League “9X9”, Ardit Cunaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

40. Zyrtari i Antigonea, Sunday League “9X9”, Klajdi Metaj, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

41. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Erisildio Asllanaj, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

42. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Primo MFC, Klaudio Hoxha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

VIDEO/ Emocione të mëdha në ndeshjen e Superiores, Partizani barazon me 10 lojtarë kundër Vorës
Partizani i Kërnajës duket i bekuar! Të kuqtë kanë dalë me pikë edhe nga një ndeshje shumë e vështirë si kjo e sotmja kundër Vorës në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Felipe në minutën e 43, ndërsa katër minuta më vonë, Prestige, thelloi diferencat në 2-0.

Pa u mbyllur ende mirë pjesa e parë kishte vend edhe për një gol që ngushtonte diferencat, pasi Doumbia shënoi për Partizanin në minutën e 7 të shtesës. Ndërkohë po vinte mbyllja e takimit, Doumbia la me 10 lojtarë ekipin e Partizanit pas ndërhyrjes së gabuar që bëri si lojtari i fundit. Në atë goditje dënimit, Qirko bëri heroin duke larguar golin e tretë. Dhe në aksionin e radhës, një autogol i Ohaegbulam bëri që festa të shpërthente te Partizani për një barazim të marrë në mënyrë dramatike. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/03/Screen_Recording_20260315_170140_Kanali-Im.mp4

Përzgjidhet formacioni ideal në Superiore, Kërnaja merr prapë vendin e parë pasi mundi Dajën
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 27-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, bazuar në paraqitjet e futbollistëve dhe rezultateve të skuadrave në këtë javë.

Formacioni më i mirë është ndërtuar sipas skemës 1-3-4-1-2.

Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Emiljano Musta (AF Elbasani), David Atanaskoski (Partizani) dhe Arbenit Xhemajli (Egnatia).

Mesfusha përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Fernando Medeiros (Egnatia), Henri Sulovari (Bylis) dhe Xhonatan Lajthia (AF Elbasani).

Në rolin e fantazistit është përzgjedhur Rowan Human (Partizani).

Dy sulmuesit e formacionit më të mirë të javës janë Ahmed Adepoju (Bylis) dhe Alessandro Bolzan (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 27-të është përzgjedhur Oltijon Kërnaja, i cili udhëhoqi Partizanin drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj Dinamo City.

Tirana është me një këmbë në Kategorinë e Parë, Orges Shehi kërkon qetësi: Jemi vetëm pak nervoz, pastaj zgjidhet…
Pak më parë janë mbyllur dy takimet e para sa i përket javës së 27 të Superiores. Tirana ka marrë një goditje shumë të rëndë teksa është mundur nga Elbasani në shifrat 0-1. Goli i Ze Gomes në minutës e 45 do të vendoste historinë e këtij takimi, me miqtë që ia dalin duke grumbulluar tre pikë shumë të rëndësishme.

Tre pikë që e dërgojnë Elbasanin në vendin e dytë me 49 pikë, vetëm 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Por nga ana tjetër Tirana mban vendin e parafundit të renditjes me 21 pikë, 5 pikë larg Vorës që ndodhet në vendin e 8, i cili të dërgon në Play Out.

Pas asaj ringritje të vogël në fillim të vitit, Tirana e sheh veten të zhytur sërish. Ndërkohë dueli i mbijetesës mes Bylisit dhe Vorës ka përfunduar në shifrat 1-0, , teksa në minutën e 88, Adeopju do të shënonte golin e fitores. Pas këtij rezultati, Bylisi merr vendin e 7 duke parakaluar Vorën. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka kërkuar sa më shumë qetësi nga ekipi i tij për të menaxhuar situatën.

“Pjesa e dytë ishte shumë pozitive për ne. Ishim me shumë lojtarë në fushën kundërshtare, në zonën kundërshtare. Kjo më jep shpresë, kjo më jep të mendoj që kemi shanset tona për të marrë maksimumin në javët e mbetura. Ajo që ne duhet të bëjmë në këtë fazë të fundit është që të qetësohemi dhe të heqim tensionin në ekip. Unë shoh problem vetëm pjesën e nervozitetit, nëse heqim këtë tension që kemi, atëherë besoj se ka vërtet shumë pak punë për të rregulluar dhe për të marrë maksimumin e rezultateve. Jemi në situatë të vështirë, por besoj se do ia dalim”, tha Orges Shehi. /Sport Ekspres/

Renditja në Kategorinë e Parë/ Skënderbeu ka futur këmbën në Superiore, nuk ndalet as Laçi me Pogradecin
Tre ekipe janë ato që kanë një rrugëtim fantastik në Kategorinë e Parë, Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci. Skënderbeu është në një nivel tjetër, teksa sot ka fituar në shifrat 2-0 kundër Lushnjes.

Me këto tre pikë të marra, korçarët mbajnë vendin e parë me 60 pikë të grumbulluara. Në vendin e dytë vjen Laçi me 57 pikë, i cili sot fitoi ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Ndërkohë Pogradeci që vjen në vendin e 3 me 52 pikë, sot ka arritur të fitojë në mënyrë spektakolare ndaj Korabit, 4-1. Me këtë renditje duket qartë se Skënderbeu dhe Laçi do të ngjiten menjëherë në Superiore, ndërsa Pogradeci do të provojë edhe njëherë tjetër shijen e Play Off. /Sport Ekspres/

Pogradeci-Korabi 4-1 (Pius 18′, Indio Oliveira 25′, Ogunleye 62′, Lesai 64′ / Zeqiraj 4′)

Skënderbeu-Lushnja 2-0 (Shaqe 44′, Beshiraj 64′)

Laçi-Apolonia 2-1 (Jiakponna 22′, Myrta 73′ / Sulo 45+3′)

Burreli-Iliria 0-0

Kukësi-Luftëtari 0-0

Kastrioti-Besa 2-3 (Kapllani 69′, Kasmollari 82′ / Bianor 12′, Chinëendu 19′, Hasani 63′)

FSHF shtron iftar për familjen e futbollit shqiptar, Presidenti Duka: Futbolli & Ramazani përcjellin të njëjtat vlera
Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për futbollistët, futbollistet, drejtues dhe presidentë të klubeve të “Abissnet Superiore”, si dhe për përfaqësues të mediave të cilët agjërojnë gjatë këtij muaji të madhërueshëm të Ramazanit.

Një event i kthyer tashmë në traditë nga Federata e Futbollit, që çdo vit, në këtë periudhë të veçantë për besimtarët myslimanë, bën bashkë familjen e madhe të futbollit shqiptar në një atmosferë miqësore dhe respekti të ndërsjellë.

Të pranishmit i përshëndeti Presidenti Armand Duka, i cili uroi të gjithë për një agjërim të pranuar dhe theksoi rëndësinë e vlerave që përcjell muaji i Ramazanit, të cilat përputhen edhe me frymën e sportit dhe futbollit.

“Faleminderit që keni pranuar ftesën e Federatës së Futbollit në këtë iftar tradicional, sepse tashmë çdo vit federata ka bërë traditë që të shtrojë iftar. Ky iftar nuk është thjesht ndarja e një vakti, por është shprehje e respektit për të gjithë ata që e respektojnë dhe e agjërojnë Ramazanin, shprehje e respektit jo vetëm për ne që jemi në sallë, por për të gjithë komunitetin tonë të futbollit.

Muaji i Ramazanit është muaji i reflektimit, i respektit, i sakrificës, i përkushtimit, por është edhe muaji i shprehjes së ndjenjave më të mira njerëzore, respektit për njëri-tjetrin.

Edhe loja e futbollit ka një lloj ngjashmërie, sepse edhe në futboll duhet disiplinë, unitet, solidaritet, duhen pikërisht këto virtyte që merren dhe respektohen në muajin e Ramazanit.

Dua t’ju uroj që të keni një agjërim të pranuar, uroj që të keni shëndet dhe të mira ju dhe i gjithë komuniteti dhe familja jonë e futbollit. Agjërim të pranuar!”, – tha Presidenti Duka.

E papritur/ Elbasani përmbys Partizanin, arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë
Fati i buzëqesh Elbasanit! Kjo skuadër ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke përmbysur Partizanin. 0-1 kishte fituar Partizani në takimin e parë, por këtë herê humbi nê shifeat 1-2, duke e dërguar takimin në kohën shtesë.

Lajthia shënoi golin e parê, ndërsa Contreras në të 39 solli barazimin. Në minutën e 50, ishte Lajthia që shënoi golin e dytë. Kështu u mbyllën 90 minutat dhe në shtesë vazhdoi dominimi i Elbasanit, derisa në minutën e 119, Ze Gomes shënoi nga 11 metrat duke i sjellë kualifikimin miqëve. /Sport Ekspres/

Vllaznia nuk ndalet as në Kupën e Shqipërisë! Shkodranët janë në gjysmëfinale, Elbasani dërgon në shtesë Partizanin
Ditën e sotme janë luajtur dy takimet e para sa i përket Kupës së Shqipërisë, për ndeshjet e kthimit. Vllaznia është ekipi i parë që ka arritur gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar ndaj Bylisit edhe ndeshjen e dytë, 2-1.

Bekim Balaj gjeti golin e parë në minutën e 34, ndërsa te miqtë barazoi menjëherë Olavio, 1-1. Ndërkohë Pusi gjeti golin e dytë te Vllaznia në minutën e 44. Te Bylis shpërdoruan disa mundësi në pjesën e dytë, ndërsa Abeduro do të ndëshkohej me karton të kuq në të 63, duke lënë Bylisin me 10 lojtarë.

Por edhe në takimin e parë, Vllaznia kishte fituar 0-1 duke arritur lehtësisht në gjysmëfinale. Nga krahu tjetër ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit ka shkuar në kohën shtesë. Pasi Partizani fitoi 0-1, Elbasani ka fituar sot 1-2, duke kërkuar kohën shtesë. Dy golat e Xhonatan Lajthias, kanë bërë që goli i shënuar nga Contreras të mos mjaftojë te Partizani për të prekur menjëherë gjysmëfinalen. /Sport Ekspres/

Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës
Oltijon Kërnaja është shpallur trajneri më i mirë i muajit shkurt në kampionatin “Abissnet Superiore”. Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Partizanit pas rezultateve shumë të mira të skuadrës së tij gjatë këtij muaji, ku të kuqtë regjistruan katër fitore në katër ndeshje.

Trajneri Oltijon Kërnaja e mori çmimin në ambientet e FSHF TV, ku iu dorëzua nga Sulejman Starova.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku i Partizanit u shpreh i lumtur për këtë vlerësim si trajneri më i mirë i muajit shkurt, ndërsa theksoi se ky çmim është rezultat i punës së përbashkët të skuadrës. Kernaja ia dedikoi këtë vlerësim familjes, klubit dhe tifozëve të Partizanit.

Sa i lumtur je për fitimin e çmimit trajneri i muajit shkurt? – Jam sigurisht shumë i lumtur. 4 ndeshje – 4 fitore. Më shumë i lumtur për djemtë, po sakrifikojnë, po vrapojnë shumë. Bashkë me vrapimet dhe sakrificat e tyre, tashmë kanë ardhur edhe rezultatet që shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Kujt ia dedikon këtë çmim? – Çmimin si trajneri i muajit shkurt ia dedikoj fillimisht familjes time, dy fëmijëve dhe gruas që u mungoj shumë gjatë orareve të gjata të punës larg shtëpisë, duke qëndruar pranë ekipit. Ata e kanë ndjerë më shumë mungesën time. E dyta, familjes së madhe të kuqe, tifozëve të Partizanit për të cilët do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë sepse e meritojnë.

Si e shihni kampionatin “Abissnet Superiore” dhe kush është objektivi i Partizanit? – Objektivat e Partizanit nuk ka nevojë t’i shpalos unë sepse dihen. Vetë emri i ekipit gjithmonë do të luajë për renditjen sa më lart në tabelë, objektiva për trofe. Sa për kampionatin, është një kampionat shumë i vështirë. Shumë i luftuar, i fortë. Lufta është shumë e fortë si për të rënë nga kategoria, dhe për të arritur Final Four. Pikët janë aty, një ndeshje e fituar të ngre shumë lart, një hap mbrapa pastaj ta vështirëson punën. Është një kampionat i luftuar dhe kështu do të jetë deri në javën e fundit besoj.

Luhet për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë/ Partizani-Elbasani pritet të dhurojë emocione, ka edhe një derbi për t’u mbyllur
Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Dy takimet e para janë programuar në orën 16:30. Partizani do të presë AF Elbasanin në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kanë avantazh për të kaluar në gjysmëfinale pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Po të njëjtin rezultat 1-0 ka arritur edhe Vllaznia në transfertë ndaj Bylisit. Kuqeblutë do të presin Bylisin në “Loro Boriçi” me synimin për të siguruar kualifikimin.

Dy ndeshjet e tjera do të luhet në orën 19:30. Egnatia pret Teutën në shtëpi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, duke u afruar kështu te gjysmëfinalet.

Ndërsa Dinamo City do të përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”. Blutë e Dinamos kanë bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin pas fitores 2-0 në takimin e parë.

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë premtojnë spektakël dhe emocione, ku çdo skuadër do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Luftëtari-Skënderbeu dhe Lushnja-Laçi, njihuni me ndeshjet e javës së 24 në Kategorinë e Parë
Java e 24-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Të gjitha ndeshjet janë programuar në orën 13:30.

Më 28 shkurt, Korabi do të përballet me Kastriotin, ndërsa Pogradeci do të udhëtojë në transfertën e vështirë ndaj Apolonisë. Laçi do të luajë gjithashtu në transfertë përballë Lushnjes.

Tre ndeshjet e tjera do të zhvillohen më 1 mars. Kukësi do të përballet me Ilirinë, ndërsa Besa pret Burrelin.

Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, do të luajnë në transfertë në Gjirokastër ndaj AF Luftëtarit.

Java 24

Korabi – Kastrioti, 28.02.2026, 13:30

Apolonia – Pogradeci, 28.02.2026, 13:30

Lushnja – KF Laçi, 28.02.2026, 13:30

Iliria – Kukësi, 01.03.2026, ora 13:30

Besa – Burreli, 01.03.2026, 13:30

AF Luftëtari – Skënderbeu, 01.03.2026, 13:30

Klodian Duro e ngacmon me pyetjen në studio, reagimi epik i Kushtës: Nuk jam Liridon Leci unë, jam Sokol Kushta
Në emisionin që transmetohet në A2 CNN, Mega Sport, ishte i ftuar edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Një temë me rëndësi në këtë emision ishte edhe fakti që shqiptarët e Shqipërisë, vecanërisht trajnerët, po hasin shumë probleme në ambientin e futbollit të Kosovës.

Një rast konkret ishte ai i Klodian Duros, i cili mori shumë viralitet pas debatit të bërë kryesisht me Liridon Lecin në Dueli Sportiv. Në një moment, moderatori Altin Sulçe, i thotë Sokol Kushtës se një mesazh kishte mbërritur për të.

“Më ka ardhur një mesazh, lojtar i madh i Kombëtares, Klodian Duro. Më thotë: “Pyete pak Sokol Kushtën, meqë ka shënuar pafund gola, kush i ka shënuar golat më të bukur, unë apo Kushta në Qipro?”, tha Sulce.

Ndërkohë përgjigja perlë e Kushtës ishte kjo: “Unë nuk jam Leci i thuaj Duros, jam Sokol Kushta”, tha mes të qeshurës legjenda e futbollit shqiptar. Më pas Kushta kishte edhe një koment për mënyrën sesi u trajtua Duro në Kosovë. “Egoizmi ndonjëherë të errëson sytë, kur i vogli i thotë të madhit kush je ti, ka mbaruar. Ti thuash Klodian Duros që kush je ti, duhet të jesh i çmendur. Duro është njeri i mirë dhe me humor, ka batutën dhe duhet t’ia kapësh, shumë nuk e kuptojnë”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

“Gaz, e bëj unë Partizanin”! Kushta tregon se çfarë i tha Kërnaja presidentit dhe tregon rastin e rrallë: Turp, Idrizi futi talentin e Flamurtarit
Partizani ka arritur që të fitojë ndaj Flamurtarit në shifrat 1-2. Kjo ndeshje mori edhe komentet e shumta në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2CNN, atje ku i ftuar ishte edhe legjenda e futbollit tonë, Sokol Kushta. Kushta foli sa i përket situatës së Partizanit, Kërnajës dhe njëkohësisht preku edhe ambientin e vështirë te Flamurtari.

“Ai Kërnaja e di se çfarë i ka thënë Gazit? Unë jam i zoti që ta bëj Partizanin. Ka marrë një guxim, nuk e di, por di të them që i ka marrë maksimumin ekipit. Duhet përgëzuar për punën e bërë, ka marrë pikët maksimale te Partizani.

Dua të them dhe diçka për Flamurtarin, Lushaj është një super futbollist, nëse do të eci sic duhet dhe të punojë, do të bëhet një lojtar shumë i mirë, është talent. Po është turp që edhe në ndeshjen Flamurtari-Bylis, ka bërtitur Sinan Idrizi, futeni. Ndërkohë ishte ndeshja 3-0 për Flamurtarin, kishte mbaruar dhe trajneri duhej ta kishte futur vetë Lushën, ishte turp, në këtë rast e futi Sinan Idrizi lojtarin. Por bëri mirë, ishte turpi i trajnerit që nuk e aktivizon. Dhe diçka për trajnerin e Flamurtarit, më ka ardhur keq, edhe me temperaturë të ishte, e la ekipin, e braktisi në betejën më të madhe”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

Fitore e madhe e Partizanit në Vlorë! Qirko bën heroin dhe pret penalltinë, barazojnë Dinamon për Final Four
Partizani është kthyer! Të kuqtë kanë marrë një fitore të madhe sot në transfertë duke fituar në shifrat 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Maksutit. Në minutën e 9 të ndeshjes ishte një predhë e Maksutit që u ndal në cepin e rrjetës. Ndërkohë Sidibe do të barazonte në fundin e pjesës së parë nga penalltia, duke dëreguar rezultatin në 1-1. Po i njëjti futbollist do të shënonte në minutën e 48, duke gjetur bukur rrjetën sërish, për t’i dhënë fitoren Partizanit. Shumë emocione dhe në minutën e 75 kishte një rast shumë të diskutuar.

Pas disa minutash rishikim, u akordua një penallti për Flamurtarin, por për fat të keq të vlonjatëve, Herald Marku gaboi dhe Qirko priti penalltinë. Në fund ishte Skuka që krijoi një shans të artë goli, por gaboi duke goditur shtyllën. Kështu Partizani gjen Dinamon në vendin e katërt, duke e barazuar me pikë dhe duke qenë më afër Final Four se kurrë. /Sport Ekspres/

Goditje e madhe për Tiranën! Goli i Maçollit i kthen ethet bardhebluve, Kategoria e Parë është më afër
Pas një periudhe deri diku pozitive të Tiranës, bardheblutë janë rikthyer në ethet e Kategorisë së Parë. Ekipi i drejtuar nga ana e Nuhiut ka humbur në shtëpi kundër Teutës në shifrat 0-1.

Ai që vendosi ishte goli i Maçollit në minutën e 86. Nga pika e bardhë e penalltisë, Maçolli nuk do të gabonte duke sjellë avantazhin dhe fitoren te durrsakët. Teuta shkon në kuotën e 33 pikëve duke barazuar Partizanin dhe duke qëndruar tre pikë larg Dinamos së vendit të katërt, për të afruar Final Four, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e parafundit, me rrezikun real të rënies nga Kategoria. /Sport Ekspres/

Çudia quhet Bylis! Mundin Vllazninë dhe kalojnë Tiranën, Elbasani nuk gabon me Vorën
Bylis ka marrë një rezultat fantastik në ditën e sotme. Ekipi i drejtuar nga Josa ka fituar në shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Ekipi më pak në formë i këtij viti nê Superiore ka arritur të fitojë ndaj skuadrës më në formë, Vllaznisë, që kishte kohë pa njohur humbjen.

Stoilov realizoi një super gol në minutën e 47 duke sjellë festën te Bylis. Në fundin e takimit, emocionet u shtuan më shumë teksa Sanogo në minutën e 97 dyfishoi rezultatin.

Vetëm dy minuta më vonë, Tafili ngushtoi rezultatin, por goli i shërbeu vetëm statistikave. Me këtë fitore, Bylis parakalon Tiranën në renditje. Nga ana tjetër Elbasani ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Vorës. Olberkis shënoi golin e parë të takimit te Elbasani, ndërsa Kasalla ktheu baraspeshën me një super gol. Në fund ishte Lleshi që vendosi rezultatin në 2-1, duke i dhënë tre pikët e arta Elbasanit. /Sport Ekspres/

Situata bëhet më e rëndë te Dinamo! Pas humbjes me Egnatian rrezikohet vendi i katërt, Partizani ka shansin e artë në dorë
Situata po bëhet akoma edhe më e rëndë te Dinamo. Kjo skuadër nuk ka rregjistruar ende fitoren e parë në kampionat për vitin 2026. Vetëm dy fitore ndërkohë që edhe shkurti po vjen drejt fundit, por i përkasin Kupës dhe jo kampionatit. Sot Dinamo ka humbur në shifrat 1-0 ndaj Egnatias, teksa goli i pësuar i përkiste minutave të fundit. Oliverira në të dytën e shtesës arriti që të zhbllokonte rezultatin dhe t’i jepte tre pikët Egnatias.

Me këtë fitore, Egnatia ndjek hapin e Vllaznisë dhe nuk lë vend për diskutim sa i përket Final Four, por Dinamo ndodhet me 36 pikë dhe në rast fitore të Partizanit kundër Flamurtarit nesër, atëherë të kuqtë do të shkonin po në kuotën e 36 pikëve, duke barazuar për herë të parë Dinamon. Daja tha se nuk ka asgjë shqetësuese pas ndeshjes, por duket se kjo ishte thjeshtë një lëvizje strategjie për të ulur tensionin te ekipi i tij. /Sport Ekspres/

Presidenti Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës për rizgjedhjen në krye të FSHF-së
Rizgjedhja e Presidentit Armand Duka, në krye të FSHF-së është përshëndetur me mesazhe urimi nga drejtues të lartë të futbollit ndërkombëtar dhe përfaqësues institucionalë të rajonit.

Pas letrës së urimit të Presidentit Infantino, edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, ka uruar Presidentin Duka për mandatin e ri në krye të FSHF-së.

Presidenti i Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, presidenti i Federatës së Gjermanisë, Bernd Johannes Neuendorf, presidenti i Federatës së Sllovakisë, Ján Ková?ik, presidenti i Federatës së Holandës, Frank Paauw, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, presidenti i Federatës së Serbisë, Dragan Džaji?, presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, presidenti i Federatës së Greqisë, Chrysostomos Gkagatsis, presidenti i Federatës së Gjeorgjisë, Levan Kobiashvili, presidenti i Federatës së Armenisë, Armen Melikbekyan, presidenti i Federatës Kroate, Marijan Kusti?, presidenti i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragi?, presidenti i Federatës së Moldavisë, Leonid Oleinicenco, si dhe presidenti i Federatës së Sllovenisë, Radenko Mijatovi?, kanë shprehur vlerësimin për kontributin dhe lidershipin e Presidentit Duka, duke i uruar suksese në vijim të mandatit të ri.

Urime për rizgjedhjen e Presidentit Duka ka përcjellë edhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe kontributin e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar në Luginë.

Mesazhet e shumta të urimit konfirmojnë respektin dhe besimin që gëzon Presidenti Duka në arenën ndërkombëtare, si dhe vlerësimin për punën e bërë nga FSHF në vitet e fundit, duke forcuar pozicionin e futbollit shqiptar në familjen evropiane dhe botërore të futbollit.

Tirana luan finalen e mbijetesës kunër Teutës! Kalendari nuk është miqësor, ja pse bardheblutë duhet të bëjnë kujdes
Tirana luan shumëçka në këtë javë kundër Teutës. Pas humbjes ndaj Partizanit në derbi, bardheblutë do të rikthehet në fushë për të pritur Teutën. Një ndeshje ku Tirana është e dënuar për fitore.

Nuk është një finale mbijetese klasike, por një finale për të marrë pak qetësi për Tiranën. Pas kësaj ndeshje, Tirana do të ketë Vllazninë dhe Elbasanin, dy ekipe që po pretendojnë titullin kampion dhe kanë tjetër marsh.

Ndërkohë menjëherë pas tyre vijnë finalet e vërteta ndaj Bylisit dhe Flamurtarit, atje ku me shumë mundësi vendoset dhe mbijetesa. Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 8 që të dërgon në Play Out me 21 pikë, një më shumë se Flamurtari dhe Bylis, ndërsa Vora që ndodhet në vendin e 7 ka 26 pikë. Nëse do të fitojë ndaj Teutës, atëherë Tirana do të ketë luksin për të bërë edhe ndonjë hap të gabuar në ndeshjet e mëvonshme ose në të kundërt, rënia në Kategorinë e Parë do të ishte shumë afër. /Sport Ekspres/

“Gaz Demi e di se çfarë bën, do çuditeni me trajnerin Kërnaja”! Dostin e prek situata e Tiranës: Shpëtojeni se është turp
Partizani arriti të fitonte në shifrat 2-0 kundër Tiranës. Në një lidhje live me emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN ishte figura e njohur e futbollit shqiptar dhe Partizanit, Edmond Dosti. Ky i fundit nuk i kurseu vlerësimet për trajnerin Oltijon Kërnaja dhe nga ana tjetër shfaqi gjithë prekjen e tij me situatën e Tiranës.

“E pashë ndeshjen, ishte shumë e bukur, me shumë emocione. Realizuam dy gola të shkëlqyer, Tirana u mundua në të dytën për të kthyer rezultatin, për të shënuar, i mungoi pak dhe fati, nuk janë akoma aty ku duhet. Tirana nuk e meriton këtë vend.

Nuk jam kundër Tiranës, Tirana i duhet futbollit shqiptar dhe ata cuna të luftojnë fort për ta mbajtur në Superiore. Po ra prapë Tirana, do të jetë turp i madh për ata. Kërnaja? E njoh, është trajner shumë i mirë, nëse vazhdon kështu, do të bëhet dikushi. Shumë njerëz do të cuditen me këtë trajner që ka Partizani. Ai është punëtor, jeton me futbollin, ka shumë pasion. Gaz Demi e di se çfarë bën”, tha Dosti. /Sport Ekspres/

Armand Duka u zgjodh presidenti i FSHF-së, urimet vijnë nga Partizani dhe Vllaznia
Armand Duka është zgjedhur presidenti i ri i FSHF. Një tjetër mandat i marrë nga Duka, i cili mori votimin për të qenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë menjëherë pas këtij emërimi, urimet e menjëhershme kanë ardhur nga Partizani dhe Vllaznia. “FK Partizani përshëndet rikonfirmimin e Z. Armando Duka si presidentit i FSHF-së për një mandat tjetër katërvjeçar dhe anëtarëve të komitetit ekzekutiv të votuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Klubi Partizani dhe Presidenti Gazment Demi dëshirojnë ti përcjellin urimet më të sinqerta presidentit Armando Duka dhe antarëve të komitetit ekzekutiv duke i uruar shumë suksese në punë e tyre gjatë katërvjeçarit të ardhshëm”, shkruhet në faqen e Partizanit.

Ndërkohë nga ana tjetër, në faqen e Vllaznisë shkruhet: “Urime të përzemërta për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit për Armand Duka – një vlerësim i qartë për punën, përkushtimin dhe vizionin në drejtimin e futbollit shqiptar ndër vite. Po ashtu, urime për zgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzekutiv për shkodranin tonë Armando Cungu – një figurë me eksperiencë dhe kontribut të çmuar në futbollin tonë. Suksese në këtë mandat të ri! Me unitet, profesionalizëm dhe vizion, futbolli shqiptar do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet edhe më shumë”, shkruhet në faqen e Vllaznisë. /Sport Ekspres/

LAJM I FUNDIT/ Armand Duka rizgjidhet si President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Në ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore për vitin 2026. Aty është votuar sa i përket presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht për Komitetin Ekzekutiv.

Në fillim është votuar sa i përket kreu të FSHF. Një garë e fituar nga Armand Duka, i cili konfirmohet edhe njëherë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe për katër vitet e ardhshme. Sipas ligjit dhe rregullit, në momentin kur ka një kandidat për këtë post, votimi në Asamble mund të bëhet edhe i hapur. Në Asamble vendosën që votimin për kreun e FSHF të bëhej i hapur dhe më pas në votim të plotë, pa asnjë kundërshti, është zgjedhur që Armand Duka të jetë sërish president. /Sport Ekspres/

“Mund të jemi e vetmja Federatë në Europë…”! Armand Duka flet në Asamblenë Zgjedhore: Final 4 ishte vendim i guximshëm, por rriti interesin
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Presidenti Armand Duka paraqiti një panoramë të plotë të arritjeve, sfidave dhe objektivave strategjikë të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke theksuar se institucioni hyn në një fazë të re konsolidimi dhe rritjeje të qëndrueshme.

Presidenti Duka nënvizoi stabilitetin financiar të federatës, investimet mbi 16 milionë euro në infrastrukturë sportive, zgjerimin e garave në të gjithë vendin, rritjen e numrit të futbollistëve dhe profesionistëve të certifikuar, si dhe besimin në rritje nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Kreu i futbollit shqiptar  vuri theksin edhe te ndikimi social dhe ekonomik i futbollit, duke e cilësuar atë si një instrument zhvillimi shoqëror dhe një sektor me potencial real ekonomik, që gjeneron dhjetëra milionë euro në vit për vendin.

Presidenti Duka theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit të sponsorizimit, rritjen e pranisë së tifozëve në stadiume, si dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për infrastrukturën sportive, duke e konsideruar sportin prioritet publik. Në të njëjtën kohë, Presidenti evidentoi progresin e ekipeve kombëtare, zgjerimin e përfaqësimit ndërkombëtar të Shqipërisë në strukturat e UEFA dhe FIFA, si dhe organizimin me sukses të eventeve madhore europiane, që kanë rritur imazhin e vendit në arenën sportive.

Në përmbyllje, ai theksoi se strategjia “Vision to Victory 2026–2030” do të jetë udhërrëfyesi i zhvillimit të futbollit shqiptar në vitet e ardhshme, me fokus te cilësia, transparenca, përfshirja dhe qëndrueshmëria financiare, duke shtuar se sukseset e ardhshme do të varen nga bashkëpunimi i gjithë komunitetit të futbollit dhe nga ruajtja e unitetit institucional

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit Armand Duka e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF:

“I nderuar zoti Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Blendi Gonxhe,

I nderuar Zëvendës president i UEFA-s, miku ynë i dashur dhe President i Federatës Italiane të Futbollit, z. Gabriele Gravina,

I nderuar Drejtor i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, z. Denis Bastari,

I nderuar Drejtor për Federatat Anëtare në FIFA, z. Elkhan Mahmadov, si dhe Koordinator Rajonal për Evropën i Federatave Anëtare, z. Marco Ferri,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Të dashur miq, partnerë, sponsorë dhe përfaqësues të medias,

Shumë të nderuar anëtarë të FSHF,  Zonja dhe zotërinj,

Ju falënderoj për pjesëmarrjes sot në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, rëndësia e së cilës është e padiskutueshme për komunitetin e futbollit shqiptar dhe për të gjithë ata që besojnë se sporti, dhe veçanërisht futbolli, është një mjet i fuqishëm zhvillimi shoqëror, edukimi dhe bashkimi.

Asambleja e Përgjithshme është vendi ku ne reflektojmë me përgjegjësi, ku bëjmë bilancet, jo vetëm ato financiare, por të të gjithë veprimtarisë sonë, dhe ku përcaktojmë qartë vizionin dhe objektivat tona për të ardhmen.

Ajo që na bashkon është pasioni dhe dashuria për lojën e bukur të futbollit. Por për ta zhvilluar atë, për ta afruar sa më shumë me njerëzit dhe për të zgjeruar komunitetin tonë, pasioni nuk mjafton,

Nuk mjafton as dëshira. Nuk mjafton as puna.

Puna dhe përkushtimi japin rezultat vetëm kur shoqërohen me profesionalizëm, me efikasitet në vendimmarrje dhe me një organizim të qartë institucional. Vetëm kur jemi të bashkuar, solidarë dhe të fokusuar në të njëjtin drejtim, energjitë tona pozitive kthehen në zhvillim konkret.

Dhe pikërisht këtu qëndron forca jonë: tek uniteti, solidariteti dhe pozitiviteti që na ka shoqëruar në çdo etapë të rrugëtimit tonë.

Ne jemi pjesë e një loje që në themelet e saj ka respektin — respektin për rregullin e lojës, për kundërshtarin sportiv, për shokun e skuadrës dhe për mendimin ndryshe. Futbolli është pasion dhe emocion; reagimet pas një ndeshjeje janë të natyrshme. Por as mendimi ndryshe dhe as deklaratat e nxitura nga emocioni nuk kanë cenuar ndonjëherë themelet tona institucionale.

Sepse themelet tona nuk janë të brishta. Ato janë ndërtuar mbi përgjegjësi, transparencë dhe një vizion të qartë për zhvillimin afatgjatë të futbollit shqiptar.

Raportimet që do të paraqiten sot në Asamble do të tregojnë se efikasiteti i drejtimit të FSHF-së gjatë vitit 2025 ka qenë në të njëjtin nivel me periudhat më të suksesshme të saj. Stabilitet financiar, investime të qëndrueshme, zhvillim i infrastrukturës dhe mbështetje për futbollin në çdo nivel janë rezultate konkrete, jo deklarata.

Sepse futbolli nuk rritet me emocione të momentit, por me strategji, me planifikim dhe me qëndrueshmëri.

Kampionatet tona kanë ndryshuar ndjeshëm. Sot ato janë shumë më të shumtë në numër e të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe rajonal.

Ne mund të jemi e vetmja federatë në Europë, që jo vetëm organizojmë të gjithë garat profesioniste e amatore, kombëtare e rajonale, por edhe mbulojmë të gjitha kostot për organizimin e tyre,  për arbitra, delegatë, vëzhgues, zyrtarë ndeshjesh,  tashmë edhe për teknologjinë VAR, që është një kosto shumë e shtuar për FSHF

Por jo vetëm këto, ne mbështesin edhe me bazë materiale, duke financuar 100% të topave të futbollit në të gjitha nivelet e garave dhe 95 % të uniformave të lojës dhe stërvitore për të gjithë futbollistët e futbollistet që luajnë në vendin tonë.

Çdo javë, në Shqipëri zhvillohen qindra ndeshje kombëtare e rajonale për djem dhe vajza duke arritur edhe mbi 600 në periudha piku. Sot, në sistemin tonë janë të regjistruar 27.866 persona – lojtarë, trajnerë, arbitra dhe vëzhgues. Dhe kemi më shumë futbollistë se kurrë më parë 24.183.

Kjo është dëshmi e qartë dhe konkrete e kujdesit dhe përkushtimit tonë ndaj lojës të bukur, ndaj profesionistëve e amatorëve, futbollit cilësor e atij të masës. Ky është një realitet që shpesh mbetet i padukshëm, por që përbën thelbin e ekzistencës së futbollit shqiptar.

Garat kombëtare të organizuara nga Federata kanë dëshmuar një nivel konkurrues dhe profesional të admirueshëm. Kampionatet profesioniste si Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë kanë ofruar rivalitet të vërtetë sportiv, me garë të hapur deri në ditën dhe minutat e fundit, duke rikthyer emocionin dhe besueshmërinë e rezultateve në fushë.

Implementimi i formulës “Final 4” në Kategorinë Abissnet Superiore ka rezultuar një hap i menduar dhe i guximshëm, që ka shtuar intensitetin, interesin mediatik dhe vlerën sportive të kampionatit, duke krijuar një kulm sezoni dinjitoz dhe të denjë për standardet europiane. Një garë e hapur deri në minutat e fundit e që njëkohësisht ka sjellë më shumë të ardhura për klubet.

Megjithatë, përtej progresit organizativ dhe sportiv, sfida jonë e përbashkët mbetet rritja e pranisë së spektatorëve në stadiume. Futbolli merr kuptim të plotë vetëm kur tribunat janë të gjalla, kur komuniteti bëhet pjesë e lojës dhe kur klubet ndërtojnë një lidhje të qëndrueshme me tifozët e tyre. Kjo është një përgjegjësi kolektive: e Federatës, e klubeve dhe e aktorëve të tjerë të futbollit për ta kthyer stadiumin në një hapësirë feste, përkatësie dhe krenarie kombëtare.

Natyrisht, në një sistem me kaq shumë aktivitete dhe gara, ka mendime ndryshe. Ka debate për formatet, për organizimin, për vendimmarrjet në fushë dhe për arbitrimin. Këto janë të natyrshme në një garë të gjallë. Por këto nuk duhet të na largojnë nga fokusi ynë kryesor: pasioni për lojën dhe progresin e saj.

Futbolli është emocion, është rivalitet, është rezultat. Por rezultati nuk duhet të na ndajë më shumë se 90 minuta, ndoshta edhe pak më shumë pas rënies së bilbilit. Më pas, të gjithë mbetemi pjesë e të njëjtës familje.

Sepse kur ndërtohen alibi duke goditur lojën, arbitrat apo vetë garën, ne nuk dëmtojmë një individ apo një vendim, dëmtojmë produktin tonë të përbashkët. Dëmtojmë besimin. Dhe kur dobësohet besimi, dobësohet i gjithë ekosistemi i futbollit.

Mbrojtja e imazhit të futbollit nuk është kufizim i fjalës; është përgjegjësi institucionale dhe morale ndaj sportit që përfaqësojmë.

Të gjithë duam të fitojmë. Të gjithë duam të dalim kampionë. Por në një ndeshje fiton vetëm një skuadër, ashtu si në një kampionat. Kjo është natyra e garës.

Ne i zhvillojmë këto gara në një realitet jo të lehtë: me infrastrukturë ende të paplotë, me burime financiare të kufizuara dhe në një ekonomi që ka sfidat e saj. Dhe megjithatë, falë përkushtimit, sakrificës dhe pasionit tuaj – të nderuar drejtues klubesh dhe akademish – futbolli shqiptar jo vetëm që mbahet në këmbë, por rritet dita ditës.

Prandaj dua të ritheksoj një çështje thelbësore: nevojën jetike për miratimin e ligjit të sponsorizimit. Ky ligj nuk është privilegj për sportin. Është një instrument zhvillimi. Ai nxit investimet, formalizon marrëdhëniet financiare, rrit transparencën dhe krijon mundësi reale për të rinjtë, për komunitetet dhe për ekonominë në tërësi.

Miratimi i tij do të ishte një hap strategjik për t’i dhënë sportit shqiptar një bazë më të qëndrueshme financiare dhe për të shumëfishuar ndikimin pozitiv që futbolli dhe aktivitetet sportive sjellin në shoqëri.

Ne kemi punuar intensivisht për përmirësimin e infrastrukturës.

Në katër vitet e fundit janë investuar 16.503.145 euro në projekte infrastrukturore — nga të ardhurat tona, nga mbështetja e FIFA dhe UEFA, si dhe në bashkëpunim me bashki, klube, akademi dhe qeveri. Si rezultat, janë ndërtuar 40 fusha të reja dhe janë ri konstruktuar apo janë në proces rikonstruksioni 7 stadiume në të gjithë vendin.

Këto janë investime konkrete, të prekshme, që mbeten si asete për brezat e ardhshëm.

Por duhet ta themi qartë: përpjekjet tona, burimet tona financiare dhe kapacitetet tona organizative nuk mund të jenë kurrë të mjaftueshme për të ndërtuar një infrastrukturë moderne kombëtare pa një mbështetje më të gjerë institucionale.

Sporti dhe futbolli duhet të trajtohen si prioritet publik. Dhe këtu roli i Qeverisë Shqiptare është thelbësor.

Sot, Shqipëria ka një fushë futbolli për 18.981 banorë. Mesatarja europiane është një fushë për rreth 3.800 banorë. Ky hendek është i madh dhe nuk mund të mbyllet me iniciativa të fragmentuara. Ai kërkon një strategji kombëtare për sportin, të koordinuar, afatgjatë dhe të financuar në mënyrë të qëndrueshme.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin tonë përmes punës së përbashkët, përkushtimit dhe rritjes së besueshmërisë së institucionit tonë për ta fituar këtë mbështetje dhe për ta kthyer zhvillimin e infrastrukturës në një prioritet kombëtar.

Sepse infrastruktura nuk është luks. Është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e futbollit shqiptar.

Futboll është luajtur gjithmonë. Por futbolli modern kërkon profesionistë.

Dhe pikërisht këtë e kemi vendosur si prioritet: ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë edukimi dhe certifikimi për të gjitha specialitetet që i duhen progresit të lojës sonë : trajnerë, drejtorë sportivë, administratorë, mjekë sportivë, fizioterapistë, etj.

Jo shumë vite më parë, Shqipëria nuk kishte asnjë autoritet kombëtar që trajnonte dhe certifikonte profesionistët e futbollit. Numëronim me gishtat e dorës 2–3 trajnerë të licencuar jashtë vendit, kryesisht në Coverciano në Itali.

Sot realiteti është krejt tjetër.

Me dëshmi dhe njohje të plotë nga UEFA, kemi edukuar dhe formuar:

216 trajnerë me licencë UEFA Pro

563 trajnerë me licencë UEFA A

828 trajnerë me licencë UEFA B

497 trajnerë me licencë UEFA C

377 profesionistë të tjerë: mjekë sportivë, drejtorë teknikë e sportivë, trajnerë atletikë, fizioterapistë, video-analistë, skautë dhe specialistë të tjerë të lidhur me performancën.

Këto nuk janë thjesht statistika. Këto janë kapacitete njerëzore që ndryshojnë cilësinë e lojës në çdo nivel.

Shkolla e Federatës nuk është vetëm një mekanizëm licencimi. Ajo është një platformë e përhershme bashkëpunimi, ku njerëzit e futbollit shkëmbejnë eksperiencë, ide dhe praktika më të mira jo vetëm gjatë ditëve të kursit, por gjatë gjithë periudhës.

Paralelisht, kemi punuar për futboll për të gjithë: nga programet në shkolla për vajza dhe djem, te futbolli amator, futbolli në rërë dhe futsali. Sepse zhvillimi nuk është vetëm elitar; është gjithëpërfshirës.

Identifikimi dhe zhvillimi i talenteve nuk është më proces spontan. Programi “Elite Youth Academy” ka krijuar një sistem të strukturuar monitorimi dhe vlerësimi, duke u dhënë talenteve më të mira mundësi reale për t’u zhvilluar në kushte optimale, me standarde bashkëkohore.

Ky është ndryshimi mes një futbolli që mbijeton dhe një futbolli që ndërton të ardhmen.

Një nga prioritetet tona kryesore ka qenë dhe mbetet futbolli i të rinjve dhe fëmijëve, aty ku ndërtohet e ardhmja e futbollit shqiptar dhe ku formohen jo vetëm lojtarë, por edhe qytetarë të denjë për shoqërinë tonë. Zonat rajonale kanë luajtur një rol kyç në këtë proces, duke afruar futbollin me komunitetet lokale dhe duke krijuar mundësi për fëmijët në çdo cep të Shqipërisë. Pavarësisht se ky investim nuk jep rezultate të menjëhershme, ai është thelbësor për suksesin e të ardhmes.

Kemi punuar fort për të forcuar prezencën tonë ndërkombëtare përmes punës, seriozitetit dhe rezultateve konkrete.

Nga një përfaqësim minimal vite më parë, sot Shqipëria ka:

21 arbitra me stemën e FIFA

5 delegatë dhe 2 vëzhgues ndërkombëtarë

9 përfaqësues në komitetit e UEFA-s

2 përfaqësues në komisionet e FIFA-s

Ky nuk është vetëm një sukses numerik. Është dëshmi e besimit që institucionet më të larta të futbollit europian dhe botëror kanë ndaj profesionalizmit dhe integritetit tonë.

Shqipëria është afirmuar si partner serioz dhe i besueshëm në familjen europiane dhe botërore të futbollit.

Vetëm në vitin 2025 kemi organizuar 10 turne europianë : 5 për djem dhe 5 për vajza. Pas suksesit në organizimin e finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në vitin 2022, në vitin 2025 organizuam me sukses turneun final të Kampionatit Europian U-17 dhe po përgatitemi për një tjetër ngjarje madhore: Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027.

Pse jo, nesër edhe një finale të Superkupës Europiane në 2028.

Këto nuk janë thjesht evente. Janë investime në imazhin e vendit, në ekonominë lokale dhe në pozicionimin e Shqipërisë si destinacion i besueshëm për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive.

Paralelisht, kemi qenë seriozë në prezantimin dhe realizimin e projekteve pranë FIFA, UEFA, Bashkimit Europian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, duke sjellë në jetë projekte madhore investimesh që kanë rritur kapacitetet tona infrastrukturore dhe administrative.

Loja jonë nuk është vetëm sport. Ajo është një instrument i fuqishëm për përmirësimin e shoqërisë sonë.

Në mënyrë të qëndrueshme dhe në rritje, ne jemi orientuar drejt ndikimit social të futbollit përmes projekteve konkrete dhe të matshme. Vetëm gjatë vitit 2025 kemi zhvilluar 6 aktivitete me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror, duke adresuar çështje të përfshirjes, barazisë dhe solidaritetit.

Jemi gjithashtu organizata e parë sportive në vend që kemi ndërtuar një sistem të strukturuar vullnetarizmi, me rreth 100 vullnetarë aktivë. Ky nuk është vetëm një model organizimi, por një kulturë e re pjesëmarrjeje qytetare përmes sportit.

Rreth 2.500 persona marrin pjesë në aktivitetet tona amatore 5×5 dhe 9×9, përfshirë ekipet kombëtare amatore dhe ekipet për persona me aftësi ndryshe. Këto iniciativa trajtohen me përkushtim dhe dinjitet, sepse për ne përfshirja nuk është slogan — është standard.

Futbolli ka fuqinë të bashkojë, të edukojë dhe të krijojë mundësi. Dhe ne kemi zgjedhur ta përdorim këtë fuqi me shumë përgjegjësi.

Ekipet Kombëtare mbeten vitrina më e dukshme e punës sonë dhe pika ku bashkohen emocionet e gjithë shqiptarëve. Në këto vite kemi forcuar identitetin tonë futbollistik, kemi rritur respektin ndërkombëtar dhe kemi krijuar një ndikim real sportiv dhe financiar për futbollin shqiptar.

Ne sot numërojmë 15 ekipe kombëtare vajza dhe djem, nga 15-vjeçarët e deri në ekipet e para.

Kemi zgjeruar përfaqësimin në garat ndërkombëtare në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare për vajza e djem duke bërë performanca e rezultate të kënaqshme në rritje.

Vajzat e ekipit tonë kombëtar kane bërë një progres të jashtëzakonshëm, mjafton të kujtojmë se kemi garuar për herë të parë në nivelet internacionale në vitin 2010 e sot bëjmë pjesë në Ligën B të UEFA Nations League dhe kemi garuar në play-off për të qenë pjesë e Euro 2025 në Zvicër.

Ndërsa ekipi ynë kombëtar i djemve është kthyer në simbol kombëtar, në krenari kombëtare, në dashuri kombëtare. Në gjithë historinë tonë të para viteve 2000 kemi tentuar, kemi bërë aty këtu edhe ndonjë performancë apo rezultat pozitive, por përsëri jemi renditur të fundit në grup, përjashto kualifikueset e Euro 1996 ku u renditëm të parafundit në grupin 7 me pikë të barabarta me Uellsin, por me golavarazh më të mirë.

Sot pasi kemi luajtur dy Europianë kemi objektiv të luajmë edhe një Botëror.

Arritja në play-off për Kupën e Botës 2026 është rezultat i një procesi të ndërtuar me stabilitet, durim dhe besim te filozofia jonë e punës. Sot kemi shansin më të madh në historinë tonë për të shkuar në finalet e një Botërori si një ekip që ka treguar se di të përballet me presionin, di të garojë në nivele të larta dhe mbi të gjitha di të përfaqësojë Shqipërinë me dinjitet.

Kam shumë besim dhe kemi mundësi reale të arrijmë. Kemi ekip, kemi ekip të madh, jo vetëm ato 11 që do të jenë në fushë, por edhe të gjithë shqiptarët që do ta mbështesin me shumë zemër.

Unë dua t’i bëj një thirrje ekipit tonë kombëtar, jo vetëm në emrin tim, por në emër të gjithë shqiptarëve: shijojini këto dy ndeshje play-off, kushdo që të jetë rezultati ju do të mbeteni heronjtë tanë, ju e keni arritur atë që ne duam. Na keni bërë krenarë dhe ne do të jemi gjithmonë krenarë me ju.

Asnjë presion nuk duhet të rëndojë mbi ju përveç lirisë për të shprehur më të mirën në fushë. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, ne kemi fituar gjithçka nga ju. Pavarësisht se kemi shumë uri për sukses, e jo vetëm uri, por edhe shumë nevojë. Nevojë që i tejkalon kufijtë e futbollit.

Ne nuk kemi premtuar kurrë perfeksion, por kemi ndërtuar konkurrueshmëri dhe respekt. Dhe mbi këtë bazë do të vazhdojmë të rrisim ambiciet tona për Europianët dhe Botërorët që vijnë në të ardhmen.

Në këto vite kemi punuar me përkushtim, disiplinë dhe vizion të qartë për forcimin financiar të Federatës.

Sot mund të themi me përgjegjësi të plotë se Federata Shqiptare e Futbollit gëzon një situatë financiare të shëndoshë, të konsoliduar dhe të qëndrueshme, me të ardhura në rritje nga të gjitha burimet: nga biletaria, komercializimi dhe sponsorët, pjesëmarrja në turnetë ndërkombëtar, programet dhe projektet e FIFA dhe UEFA, si dhe, së fundmi, nga mbështetja përmes buxhetit të shtetit.

Asgjë nuk ka ardhur rastësisht. Kjo është rezultat i një vizioni afatgjatë, i një drejtimi profesional, i vendimmarrjeve të kujdesshme dhe i një menaxhimi financiar rigoroz, që ka garantuar rritje të qëndrueshme të buxheteve tona vit pas viti.

Nga rreth 200 mijë euro buxhet vjetor në fillimet tona në shkallët apo në balloren e stadiumit, sot kemi arritur në mbi 30 milionë euro buxhete vjetor. Kemi transformuar Federatën nga një organizatë që përballej me vështirësi strukturore, në një institucion me stabilitet financiar dhe me perspektivë të sigurt zhvillimi.

Mbi këtë bazë të fortë financiare, çdo vit financojmë rreth 700 mijë euro për shoqatat rajonale; 850 mijë euro për projektin “Uniforma Ime”; dhe 140 mijë euro për projektin “Topi Yt”, e disa projekte të tjera.

Këto investime nuk janë shpenzime formale – ato janë mbështetje direkte për bazën e sistemit tonë, për fëmijët, familjet, klubet dhe komunitetet lokale, duke lehtësuar barrën financiare dhe duke rritur aksesin në futboll.

Pikërisht kjo qasje e përgjegjshme na ka dhënë mundësinë që, për herë të parë këtë vit, të ndajmë 3 milionë euro mbështetje direkte për klubet e Abissnet Superiore dhe të Kategorisë së Parë – jo si një masë e përkohshme, por si një politikë e qëndrueshme, të cilën synojmë jo vetëm ta vazhdojmë, por edhe ta rrisim në vitet e ardhshme.

Sot, Federata Shqiptare e Futbollit renditet në vendin e parë, me diferencë të konsiderueshme, krahasuar me federatat homologe të një grupi të ngjashëm, për nga vlera e aseteve në pronësi të saj.

Por ajo që e bën këtë arritje edhe më domethënëse është fakti se, në fillimet e viteve tona, FSHF-ja nuk kishte asete dhe pasuri në pronësi. Nisëm praktikisht nga zero.

Sot flasim për rreth 90 milionë euro pasuri – stadium, qendra stërvitore, zyra, infrastrukturë sportive – të ndërtuara, zhvilluara dhe konsoliduara gjatë këtyre viteve. Kjo nuk është thjesht një shifër financiare; është kapital i krijuar për brezat e ardhshëm dhe një garanci për stabilitetin institucional të futbollit shqiptar.

Ky është transformimi real: nga mungesa e aseteve dhe pasiguria strukturore, në një federatë me bazë të fortë pronësie, me autonomi financiare dhe me perspektivë të qëndrueshme zhvillimi.

Pak javë më parë prezantuam strategjinë “Vision to Victory 2026–2030” — një dokument i ndërtuar mbi objektiva të matshme, tregues performance dhe afate konkrete, i lidhur drejtpërdrejt me realitetin e futbollit shqiptar.

Kjo strategji nuk është një deklaratë qëllimesh. Është një angazhim i qartë për katër vitet e ardhshme të futbollit shqiptar.

Ajo vendos standarde për:

më shumë cilësi në garë,

më shumë transparencë dhe llogaridhënie në vendimmarrje,

më shumë përfshirje ,

dhe mbi të gjitha, më shumë qëndrueshmëri financiare.

“Vision to Victory” është udhërrëfyesi ynë konkret për mënyrën se si do të drejtohet, administrohet dhe zhvillohet futbolli shqiptar deri në vitin 2030.

Dhe kjo strategji nuk ndërtohet mbi dëshira, por mbi realitet.

Sot, futbolli shqiptar — pavarësisht se mbetet ende i brishtë në disa aspekte strukturore, ai gjeneron një impakt ekonomik prej rreth 100 milionë euro në vit në ekonominë shqiptare: përmes punësimit, turizmit sportiv, konsumit, medias, shërbimeve dhe investimeve.

Megjithatë, nga ky impakt, futbolli ka marrë mbrapsht vetëm rreth 0.2%.

Ky është një disproporcion i madh dhe i qartë.

Nëse duam që futbolli të vazhdojë të kontribuojë në ekonomi, në punësim dhe në imazhin e vendit, atëherë ai duhet të trajtohet si sektor me potencial zhvillimi, jo si aktivitet dytësor.

Strategjia jonë synon pikërisht këtë: ta kthejë futbollin nga një pasion i madh kombëtar në një industri të qëndrueshme, transparente dhe me ndikim afatgjatë.

Të dashur anëtarë,

Puna dhe serioziteti juaj kanë rritur ndjeshëm besimin e komunitetit të biznesit ndaj futbollit shqiptar. Ky besim nuk ndërtohet brenda natës; ai është rezultat i stabilitetit, transparencës dhe reputacionit që kemi krijuar së bashku.

Në emrin tuaj, dua të falënderoj partnerët tanë tradicionalë: Vodafone, Sigal Insurance Group, Macron, Credins Bank, Uji Tepelenë, Western Union, Air Albania, Abissnet dhe Karrota.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët që na janë bashkuar gjatë vitit të fundit: Birra Vatan, Zenith Travel, Samsonite dhe Sixtus.

Mbështetja e tyre nuk është thjesht sponsorizim; është investim në zhvillimin e një ekosistemi sportiv që po rritet dhe po konsolidohet çdo ditë.

Dua të falënderoj Qeverinë Shqiptare dhe veçanërisht Ministrin e Kulturës Rinise dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, i cili e ka nisur detyrën me një angazhim serioz ndaj futbollit, duke na mbështetur me buxhete për organizimin e Kampionateve Europiane U-17 dhe U-21, si dhe përkushtim maksimal për ndryshimet ligjore në ndihmë të sportit, të cilat shpresojmë t’i finalizojmë sa më shpejt.

Falënderime të veçanta për UEFA dhe FIFA për mbështetjen e vazhdueshme me projekte zhvillimi, trajnime dhe asistencë teknike, si dhe për besimin që kanë treguar ndaj Federatës sonë në organizimin e aktiviteteve madhore.

Të dashur anëtarë të Asamblesë,

Futbolli shqiptar ka bërë hapa të mëdhenj, por nuk ka arritur ende aty ku ne duam. Faza e rritjes së shpejtë duhet të pasohet nga faza e konsolidimit.

Vitet që vijnë kërkojnë më shumë bashkëpunim dhe më pak konflikt artificial; më shumë profesionalizëm dhe më pak improvizim. Kërkojnë disiplinë, standard dhe përgjegjësi.

Futbolli nuk është pronë. Është detyrim.

Mandati i ardhshëm duhet të mbështetet mbi stabilitet, vizion afatgjatë dhe vendime të guximshme, me respekt të plotë për rregullat dhe për lojën. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Federata është e gatshme të udhëheqë këtë proces, por suksesi nuk është individual. Ai kërkon angazhim nga të gjithë: klube, institucione, trajnerë, futbollistë, qeveri, arbitra dhe tifozë.

E ardhmja e futbollit shqiptar nuk ndërtohet me retorikë. Ndërtohet me punë, me seriozitet dhe me unitet.

Ne do të vazhdojmë të jemi me të njëjtin përkushtim, do vazhdojmë të punojmë fort. E do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë.

Personalisht vlerësoj kontributin e madh të secilit prej jush, drejtues klubesh, akademish. Besoj tek ju, besoj te të gjithë njerëzit e futbollit.

Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Mirënjohje pa fund për të gjithë ata që kontribuojnë në futbollin shqiptar.

Uroj një Asamble të mbarë dhe progres të vazhdueshëm për futbollin shqiptar.

Skënderbeu-Apolonia dhe Laçi-Besa, ndeshje të bukura në javën e 22 të Kategorisë së Parë, ja të gjitha përballjet
Kampionati i Kategorisë së Parë vjen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 22-të. Tre takimet e para zhvillohen të shtunën në orën 13:30, ndërsa më pas Skënderbeu do të presë Apoloninë në shtëpi, me ndeshjen e programuar për orën 16:30.

Korçarët synojnë fitoren pas barazimit në përballjen e fundit me Korabin. Çdo pikë është thelbësore në këtë moment, pasi Laçi, i vendit të dytë, ka ngushtuar diferencën në vetëm tre pikë nga kryesuesit. Bardhezinjtë e Laçit do të presin Besën në shtëpi, teksa po kalojnë një moment të shkëlqyer me shtatë fitore radhazi.

Në të njëjtën ditë, AF Luftëtari përballet me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Korabin në shtëpi.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të, në orën 13:30. Iliria luan ndaj Lushnjes në stadiumin “Redi Maloku”, ndërsa Pogradeci, i vendit të tretë, pret Burrelin në shtëpi, me synimin për t’’u rikthyer te fitorja pas barazimit në javën e fundit me Apoloninë.

Kategoria e Parë, java 22:

KF Laçi – Besa, 14.02.2026, 13:30

AF Luftëtari – Kastrioti, 14.02.2026, 13:30

Kukësi – Korabi, 14.02.2026, 13:30

Skënderbeu – Apolonia, 14.02.2026, 16:30

Pogradeci – Burreli, 15.02.2026, 13:30

Iliria – Lushnja, 15.02.2026, 13:30

“Mos u nxitoni”! Shoqata e Arbitrave jep pamjet për rastin te Elbasani-Partizani: Ishte penallti sepse kontakti përfundoi brenda zone
Shoqata e Arbitrave Shqiptarë ka ardhur me një reagim sa i përket rastit të diskutueshëm të ndodhur në ndeshjen mes Elbasanit dhe Partizanit. është folur pikërisht për penalltinë e dhënë, ku në këtë reagim, shpjegohet se sipas Rregullave të Lojës, jepet penallti një rast ku tërheqja nga fanella fillon nga jashtë zone si në rastin konkret dhe përfundon brenda zone.

“Reagim zyrtar mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në ndeshjen AF Elbasani – Partizani

Në vijim të diskutimeve publike pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, AF Elbasani – Partizani, dëshirojmë të sqarojmë opinionin sportiv mbi interpretimin e rastit të diskutueshëm në fundin e takimit, duke u mbështetur vetëm në rregullat e lojës.

Në rastin konkret të aksionit të kontestuar, vendimi i arbitrit për akordimin e penalltisë është në përputhje me Ligjin 12 të Rregullave të Lojës. Ky ligj përcakton qartë se nëse një mbrojtës fillon të tërheqë ose mbajë një sulmues jashtë zonës së penalltisë dhe kjo shkelje vazhdon edhe brenda zonës, atëherë vendimi teknik duhet të jetë penallti. Pra momenti përcaktues nuk është kontakti fillestar, por vendi ku ajo përfundon.

Ky interpretim bazohet në Ligjin 12 të Rregullave të Lojës, pika 3 (avantazhi), dhe ky standard ndërkombëtar zbatohet njësoj në të gjitha garat.

BASHF rithekson se çdo vendim arbitrar analizohet sipas procedurave zyrtare dhe me standarde profesionale. Respektimi i rregullave, besimi te proceset zyrtare dhe komunikimi i përgjegjshëm janë elementë thelbësorë për mbarëvajtjen e drejtë të garave dhe për ruajtjen e integritetit të futbollit. Ftojmë të gjitha klubet që të tregojnë përmbajtje dhe të mos nxitojnë me reagime publike pa u kryer analizat teknike përkatëse”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

“Abissnet Superiore”/ Vllaznia – AF Elbasani luhet të dielën në orën 19:30
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia – AF Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30.

Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.

Rezultatet flasin për Oltijon Kërnajën, nën drejtimin e tij Partizani ka ritmin e Egnatias
Oltijon Kërnaja ishte një bast i guximshëm te Partizani nga ana e drejtuesëve të ekipit. Të kuqtë po vuanin për rezultate dhe kur doli zyrtarizimi për afrimin e Kërnajës, shumëkush mendoi se ishte fundi i Partizanit dhe se gjendja e tyre do të ishte pak a shumë si e Tiranës tanimë.

Kjo për shkak se CV e Kërnajës nuk ishte e pasur në të kaluarën dhe te Partizani nuk kishin kohë, rezultatet kërkoheshin me patjetër. Megjithatë koha tregoi se vendimi ishte i saktë, Kërnaja ka marrë rezultate shumë të mira tek kryeqytetasit.

Nëse shohim 17 javët e Partizanit nën drejtimin e Kërnajës, të kuqtë ndodhen në vendin e katërt me 26 pikë, duke grumbulluar vetëm tre pikë më pak se Egnatia dhe një pikë më shumë se Dinamo. Kjo të lë të kuptosh se nëse ky trajner do të kishte qenë nga fillimi i sezonit, e sigurt është se Partizani do të ishte akoma më pranë Final Four, pavarësisht se edhe tani, diferenca me Dinamon është shumë pak. /Sport Ekspres/

Fitore e madhe e Partizanit kundër Bylisit! Ia dalin në fundin e shtesës, magjia e Kallakut është e Vllaznisë
Partizani ka marrë një fitore të madhe në ditën e sotme kundër Bylisit. Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka fituar mes emocioneve në minutat e fundit. Dy raste të pastra dhe arta të shpërdoruara në fillim nga të kuqtë përpara se Fokam të shënonte golin e parë për Bylisin.

Kur dukej se një periudhë e vështirë do të niste te Partizani, kryeqytetasit u kundërpërgjigjën. Toma në minutën e 81 zhbëri gabimin e pjesës së parë duke gjetur golin e barazimit. Ndërkohë në minutën e parë të shtesës, Hjumen, realizoi golin për 1-2.

Nga krahu tjetër Vllaznia vazhdon me magjinë e fitoreve radhazi në saj të magjisë së Sherif Kallakut. Një goditje e bukur nga distanca ka mjaftuar që shkodranët të fitojnë kundër Vorës në shifrat 1-0. Kështu Vllaznia vazhdon shkëputjen në kreun e renditjes, duke e bërë akoma më të bukur këtë kampionat. /Sport Ekspres/

Fytyra e Olsi Ramës që konfirmonte dhe një apel i ngritur nga Gaz Demi në festën e Partizanit, targeti ishte…Edi!
Nga Gerti Çarçani

Mjaftoi një jubile i një marke të madhe si Partizani, dhe përsëri kauza e Sponsorizimit të munguar në futboll e sport rikthehet në qendër të diskursit emergjent dhe shumë të domosdoshëm. E pikërisht nga podiumi festiv i 80 viteve Partizan, presidenti i këtij klubi Gazment Demi orientoi maksimalisht vëmendjen e gjithkujt, me thirrjen e radhës drejtuar Qeverisë: Na duhet sa më shpejt ligji i Sponsorizimit!

Një mesazh për të disatën herë ky, por këtë radhë, Gaz Demi zgjodhi “foltoren” e festës përvjetor të klubit të tij, që të riprekte edhe një herë në memorien e burokracisë, atë që nuk po bëhet deri më tani. Dhe këtë mesazh e dha, në prani të mikut të tij, presidentit Armand Duka, por njëherësh, në prezencë edhe të miqve tij në Parlament, kritizerit konstant të FSHF-së Erion Braçe, dhe deputetit tjetër, mbrojtësit energjik të kauzës së padelit me 2.2 milionë euro nga taksapaguesit, Blendi Klosit.

Por, nuk është se sponsorizimi mbeti te këta ligjvënës. Kurrsesi. Në të njëjtën kohë si një strategji PR më vete, president Demi zgjodhi të fliste pikërisht për Ligjin e Sponsorizimit, duke shfrytëzuar minutat e 80 viteve Partizan, edhe për ata anëtarë Komiteti me mandat të mbyllur që ishin aty, dhe që reflektonin një lloj buzëqeshje rikonfirmimi, edhe për 4 vite të tjera në Komitet. Jo të gjithë, kuptohet. Por, kjo është histori tjetër.

President Gaz Demi (më pëlqen ta citoj kështu, edhe në këto radhë) edhe përpara anëtarëve të KE-së “së vjetër” për t’u bërë sërish e re, lancoi një apel për shtetin, por si një mesazh në ndihmë e suport të gjithckaje lëviz në futboll. Dhe këto zgjodhi t’i flasë nga sofra e tij, në festën e tij, me miqtë e tij, por me një mesazh, direkt edhe për mikun e tij, KM Rama:

Edi, duhet bërë, dhe sa më shpejt!

Dhe në fakt, nëse bëhet, këtë e dikton vetëm vullneti i Edi Ramës, pjesa tjetër është vetëm kontorno me karton jeshil! Dhe këtë patjetër që e konfirmonte me heshtje dhe me mimikë, edhe Ols Rama, që zgjodhi edhe ai atë mbrëmje festive të bashkë-priste tortën e 80 vjetorit me presidentin Demi, si për të shuar çdo tymnajë, brenda dhe jashtë oborrit të kuq, se shef Olsi kish ikur, apo Partizani e kish braktisur nga varka e tij. Por, sa herë ka të tilla “thyerje zemre” te O.Rama, aq herë forcohet një lloj “ndienje” për ta patur sërish aty, si krahë të djathtë, për të ndërtuar një skuadër, jo siç ndodhi gushtin e shkuar, ku një “stan” me shefa e gjithollogë i servirën presidentit këtë Partizan që është ende në det me dallgë. Por, më mirë të mbetemi te sponsorizimi, se ajo histori prish qejfe, e prek të vërteta që përherë dhëmbin…

President Demi, sikundër jo vetëm atë të mërkurë shiu, por edhe në raste të tjera insistoi që tashmë situata për ekipet tona nuk është thjesht e vetëm të marrim pjesë në Europë e kaq. Por, me buxhete të rritura, të forta dhe konkuruese ka ardhur prej kohësh momenti që ekipet shqiptare duhet të kapin grupet në Europë. Si dikur, gati-gati 10 vite më parë me Ardian Takajn e Skënderbeut. Grupet i lamë me të, dhe nuk kemi dhënë shembull të dytë. Ekipet shqiptare kanë qenë të shpërndara në ciklat e tyre të buxheteve mbijetuese, apo të pranueshme vetëm për Shqipërinë, e ku kanë bërë vetëm xhiro bosh në Europë. Me ca përjashtime të vogla, me Partizanin para disa sezonesh që ishte në playoff, dhe me Dinamon sezonin e shkuar.

Në një mënyrë apo tjetër, Demi është një hap para klubeve të tjera, sepse ka ngritur asetet, kompleksin dhe gjithcka tjetër i nevojitet një klubi bashkohor. Ky është fakt, kokëfortë, real dhe i prekshëm. Por, brenda tonalitetit të asaj që kërkoi ai, Ligji i Sponsorizimit është bërthama dhe mekanizmi i vetëm që do garantonte një stabilitet financiar dhe do të prodhonte buxhete konkuruese, edhe për Europë. Por, jo vetëm kaq. Nëpërmjet mesazhit të tij, presidenti la të kuptojë ndër rreshta që do vijë një moment kur dhe investimet familjare të presidentëve mund dhe do të shterrojnë, dhe kështu paraliza do të prekte pak nga pak situatën e brishtë financiare.

Por, përtej kësaj, apeli i fortë duhet të mos mbesë vetëm te ky mesazh që erdhi nga nata festive e Partizanit, por le të shërbejë edhe si një pikë referimi diskursi të intensifikuar drejt shtetit, nga familja e madhe e futbollit, në 16 shkurt, ku përtej dashurisë platonike dhe turravrapit, për një karrike në komitet, të shtojë më shumë zërin për më shumë influencë në shtet, në opinion, që sporti, e mbi të gjitha futbolli, të marrin atë që kanë vite që e kërkojnë, por Rama mazalla se e lëshon…Gaz Demi “orientoi” festën e tij drejt këtij mesazhi, radhën e kanë të tjerët. /Sport Ekspres/

I vetëm në shtëpinë e…suksesit!
Njerëzit në postin e Armand Dukës sjellin gjithmonë antipati dhe shkaktojnë reagime të shumta. Kjo lidhet me vetë pozitën, për shkak se kur vjen në vende të tilla duhet që gjithmonë të marrësh vendime të forta, vendime të cilat kanë një faturë sa i përket ndjeshmërisë së publikut.

Siç ishte edhe rasti i Europianit të U-21 vjeçarëve që do të zhvillohet me Serbinë. Një Europian ky i cili sjell shumë përfitime për futbollin shqiptar dhe që nga ana organizative nuk do të ketë asgjë më shumë sesa ndeshja Shqipëri-Serbi. Pra dy Federatat do të flasin në po të njëjtën mënyrë, siç kanë bashkëpunuar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit.

E thënë më ndryshe nëse marrim metrin e patriotizmit, nëse ky Europian duhej lënë në mes, atëherë edhe ndeshja Shqipëri-Serbi duhej lënë në mes, të mos zhvillohej. Por nga njëra anë do të humbisnim 0-3 dhe nga ana tjetër do të humbisnim një Europian të zhvilluar në Shqipëri, i dyti më i madhi për Kombëtaret pasi bëhet fjalë për U-21.

Madje “paranoja” ishte aq e fortë sa kur Shqipëria priti mirë Serbinë në ndeshjen në Tiranë, shumëkush tregonte skenat e Beogradit që do të përsëriteshin në kthim. Por historia doli e kundërt, Shqipëria nuk ishte më ajo e 2014, doli me nder dhe doli me 3 pikë pa u prekur dhe cënuar qimja e flokut. Armand Duka ka goditur gjithmonë me vendimet e tij duke mos ngatërruar rrugën në momentet më vendimtare. Kjo nuhatje dhe pikë e fortë e tij e ka bërë që të shkojë në postin e zëvendës presidentit të UEFA-s. E çdo gjë kur arrihet, i humb kuptimi i vlerës.

Agim Ademi, para pak muajsh tha: “Do të jetë shumë e vështirë që në të ardhmen të ketë një tjetër president Federate nga Shqipëria që të shkojë zëvendës president”. Për t’u mos harruar që në 2014 pasi ndodhi ajo “tragjedi” në Beograd, pasi karriget dhe dhuna vërshoi mbi lojtarët e Shqipërisë, në fund UEFA vendosi: “Serbi-Shqipëri 3-0”.

Dhe të vijmë nga ajo kohë në këtë aktualen, ndryshimi është i madh për përfaqësimin tonë. Ndërkohë pas disa ditësh në Federatën Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen zgjedhjet dhe Armand Duka është kandidati i vetëm. Disa që e shohin situatën nga larg thonë: “Prapë?”.

Ajo që harrohet në këtë pikë është fakti se të jetë një kandidat i vetëm në Federatën e Futbollit dhe të jesh një kandidat i vetëm për zgjedhjet e politikës janë dy gjëra krejt të ndryshme. Zakonisht kur zgjedhjet bëhen në Federatën e Futbollit, njerëzit e interesuar për të marrë një vend të tillë, e dinë fuqinë e tyre përpara se të futen në garë.

Kjo shpjegon faktin se jo vetëm në Shqipëri, por në 32 shtete të Europës në dy vitet e fundit ka qenë vetëm një kandidat për President Federate të Futbollit. Nga Ukraina me Shevcenkon, te Bullgaria me Ivanov, te Malta me Vassalo, te Hollanda, Azerbajxhani, FInlanda, Belgjika, Greqia, Irlanda, Sllovenia, Moldavia, Maqedonia dhe shumë shtete të tjera me radhë kur kandidati, ka qenë vetëm një.

Dhe në rastin konkret, duke parë fuqinë e madhe të Armand Dukës jo vetëm për tregun shqiptar, por për faktin që tanimë është edhe zëvendës president i UEFA-s, ka edhe post të lartë në FIFA, për një konkurrent që të hidhet në këtë garë është e kot.

Por fakti se dikush tjetër ka më shumë rezultate se ty nuk është problemi i personit në fjalë, është i joti që nuk mund t’i afrohesh për momentin në garë. Pa hyrë në pjesën e sukseseve të arritura në këtë kohë, të cilat kanë vetëm një kulm, Kombëtaren.

Armand Duka ka arritur që një vend i cili nuk ushqehet dot me bukë, të ushqehet me futboll. Futbolli është parësor vërtet në Shqipëri, nëse e marrim në këtë këndvështrim. Nëse shikoni modelet rreth e rrotull nëpër Europë dhe botë, edhe ato vende ku popullsia është shumë e vogël që kanë pasur histori suksesi, janë vende të cilat kanë një zhvillim ekonomie dhe mirëqënie shumë të lartë.

Sepse gjërat vijnë zinxhir, kur një shtet ka një ekonomi të shëndetshme, atëherë edhe futbolli me artin shkojnë në nivelet më të larta, ndiqen më shumë nga njerëzit. Dhe çfarë mund të kërkosh nga njerëz që paguhen me 300 mijë lekë rrogë në muaj për të ndjekur teatrin apo për të ndjekur një ndeshje futbolli?

Dëshira është shumë e madhe tek ta, por përgjegjësitë dhe problemet e shumta në kokë që kanë nuk mund t’i sjellin dot në ato ambiente, është gjëja e fundit që mund të mendojnë. Dhe në një realitet të tillë, në këtë paradoks kaq të madh, Shqipëria është kthyer në një fuqi reale futbolli, me një stadium të stërmbushur për çdo ndeshje të Kombëtares dhe me një ekip që nuk po njeh limite duke na bërë që të ëndërrojmë.

Po ëndërrojmë aq shumë sa edhe bota na përmbyset kur Shqipëria nuk merr dot rezultatin që ne duam, pasi praktikisht është i vetmi rast kur ne largojmë mendjen nga hallet tona të përditshmërisë. Dhe gjithçka e ardhur në bazë të menaxhimit të financave që vjen direkt nga aftësia e tij, pasi shteti shqiptar jep shumë para për KOKSH, për sportet e ndryshme që nuk sjellin asgjë për Shqipërinë dhe jep zero para për futbollin.

Ky është rasti tipik i një fëmijë që ngre një kështjellë pa pasur asnjë të mirë materiale të siguruar nga ana e prindërve, që gjithsesi, e duan apo jo, mirë apo keq, duhet të kujdesen edhe për të. Shteti e ka lënë prej vitesh në harresë futbollin, futbolli nga ana tjetër, prej kohësh po shpëton imazhin e shtetit. Armand Duka, i vetmi në shtëpinë e…suksesit! /Sport Ekspres/

Statistika e pabesueshme/ Ilir Daja kishte të drejtë, Dinamo nuk ka shënuar ende golin e parë në 2026
2026 ka nisur mirë për disa ekipe dhe shumë keq për disa të tjerë në Superiore. Dinamo është mes ekipeve që ka një ecuri shumë negative dhe aspak pozitive. Asnjë fitore për këtë vit, ku numëron dy barazime dhe dy humbje.

Dy humbjet kanë ardhur me rivalët direkt për titull, Elbasanin dhe Vllazninë, ndërsa dy barazimet me rivalë më të lehtë në letër, Bylisi dhe Teuta. Por ajo që është akoma më e pabesueshme është fakti se në katër këto ndeshje, Dinamo ka pësuar katër gola dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Pra Dinamo nuk ka shënuar ende golin e parë në këtë vit 2026 në Superiore dhe kjo i jep të drejtë fjalëve të Ilir Dajës se duhej ndërhyrje në merkato. /Sport Ekspres/

Kontestimi i arbitrave në Shqipëri, Ditmar Bicaj i gjen zgjidhje problemit: Të futet në rregullore, humb direkt ndeshjen 3-0 në tavolinë
Në kohët e fundit, janë duke u shtuar zërat kundër arbitrave në Shqipëri. Në një kampionat të rivalizuar dhe me javët e kampionatit që po vijnë drejt fundit, situata është bërë akoma më shumë e ndezur. Problemi qëndron në disa skena të përsëritura kur disa ekipe po lënë fushën e lojës për disa minuta pasi nuk pajtohen me një vendim të arbitrit. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, Ditmar Bicaj, ka dhënë një zgjidhje ideale të problemit.

“Nga fusha po del edhe Senegali tani, kampione e Afrikës. Tani është bërë kështu, çfarë nuk duhet të presim edhe në Shqipëri. Këtu duhet të futet rregullorja tani që të mbyllet njëherë e mirë historia. Kush ekip lë fushën, humb takimin automatikisht. Ndodhi edhe te Senegali, morën gjobë. Në momentin që ti del nga fusha, nuk ke më të drejtë kthimi mbrapa”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/

Nisja e keqe e 2026! Egnatia dhe Dinamo në ritmin e Bylisit dhe Teutës, ja ekipet që po bëjnë keq këtë periudhë
Viti 2026 ka nisur më së miri për Tiranën dhe për Vllazninë, por ka edhe ekipe që nuk e kanë nisur aspak mbarë. Jo pak, por katër ekipe, megjithatë ajo që bën çudi është padyshim nisja e keq për dy skuadrat që kërkojnë titullin kampion.

Dinamo dhe Egnatia kanë vetëm dy barazime në katër takimet e para të 2026 dhe numërojnë dy humbje. I njëjti ritëm ekziston edhe për Teutën me Bylisin, që në katër ndeshjet e para të këtij viti, numërojnë dy humbje dhe dy barazime duke mos e njohur ende fitoren e parë. /Sport Ekspres/

2026 ka nisur ndryshe! Tirana dhe Vllaznia janë ekipet më të mira në Superiore, bardheblutë i çudisin të gjithë
2026 ka nisur ndryshe për Tiranën! As tifozët më të flaktë të këtij ekipi nuk mund ta mendonin dot se do të vinte një kohë e tillë, pas vetëm një muaji, që Tirana të kishte këto rezultate kaq të mira. Veçanërisht duke parë nisjen katastrofale të sezonit, në vitin që lamë pas. Në vitin 2026, për ndeshjet e Superiores, Tirana është ekipi i dytë me rezultatet më të mira, duke u lënë pas vetëm nga Vllaznia.

Tirana numëron 3 fitore dhe 1 barazim në 4 takime dhe barazimi erdhi në një ndeshje kundër Vorës, e cila ishte e destinuar për t’u fituar, por e mohuar nga fati. Kjo tregon shumë për ndryshimin e fytyrës së bardhebluve në këtë vit falë merkatos së janarit dhe efektit Xhixha në frymën e skuadrës. Nga ana tjetër Vllaznia ndodhet në vendin e parë me një ecuri brilante, duke marrë 4 fitore radhazi dhe duke krijura një farë diference prej tre pikësh nga ndjekësit më të afërt. /Sport Ekspres/

Tirana e 2026 është me hap kampioni! Nuhiut i del fjala dhe fitojnë me Egnatian, nuk ndalet Vllaznia
Pak më parë janë mbyllur dy ndeshjet e Superiores të cilat kanë ngjallur shumë interes. Tirana ka fituar një ndeshje të madhe kundër Egnatias në shifrat 0-1 Redon Xhixha ka dhuruar një spektakël të vërtet në ndeshjen Egnatia-Tirana. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 dhe autori i golit ishte ylli i bardhebluve. Mes dy lojtarëve kundërshtarë dhe me një teknikë të lartë, Xhixha arriti që t’i lërë pas vetes dhe në fund ëmbël goditi në rrjetë duke shënuar golin e avantazhit. Më pas Xhixha u dëmtua duke sjellë shqetësime te Tirana.

Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë, me Tiranën që nuk la aspak hapësira në prapavijë, duke sjellë fitoren e madhe. Nuhiu tha disa ditë më parë se Tirana mund të marrë pikë ndaj ekipeve që kërkojnë titullin kampion dhe fjala i doli. Në fakt me këtë ritëm, nëse marrim vetëm vitin 2026, Tirana ka hapin e kampionit. Nga krahu tjetër, Vllaznia nuk ndalet duke fituar 0-1 edhe me Teutën. Goli i Malës në minutën e 10 vendosi historinë e kësaj ndeshje me një fitore të shkodranëve të cilët tanimë kryesojnë të qetë në Superiore. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Redon Xhixha Show! Lojtari i Tiranës shënon super gol ndaj Egnatias, çfarë spektakli
Redon Xhixha ka dhuruar një spektakël të vërtet në ndeshjen Egnatia-Tirana. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 dhe autori i golit ishte ylli i bardhebluve. Mes dy lojtarëve kundërshtarë dhe me një teknikë të lartë, Xhixha arriti që t’i lërë pas vetes dhe në fund ëmbël goditi në rrjetë duke shënuar golin e avantazhit. Kështu Tirana kryeson, por lajmi i keq për bardheblutë është se Xhixha ka pësuar një dëmtim muskulor në fund të pjesës së parë dhe nuk mund të vazhdojë dot më në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/02/bandicam-2026-02-01-17-13-02-953.mp4