Futboll Shqiptar

Presidenti Duka pret në takim delegacionin e Lega Nazionale Dilettanti në Shtëpinë e Futbollit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti këtë të mërkurë në një takim në ambientet e Shtëpisë së Futbollit një delegacion të Lega Nazionale Dilettanti (LND), i kryesuar nga Christian Mossino, Zëvendëspresident i Parë i kësaj organizate.

Delegacioni zhvilloi fillimisht një vizitë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku u njoh nga afër me infrastrukturën dhe kushtet që ofron selia e FSHF-së, përfshirë edhe Klinikën e Kombëtares.

Më pas, delegacioni zhvilloi një takim me Presidentin Armand Duka, ku u diskutua mbi zhvillimet në futboll dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti. Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe trajneri i Kombëtares, Rolando Maran.

Në përbërje të delegacionit ishin Christian Mossino, Zëvendëspresident i Parë i Lega Nazionale Dilettanti, dhe Mauro Foschia, President i Komitetit Rajonal Piemonte Valle d’Aosta.

Takimi u mbyll me shkëmbimin e dhuratave simbolike dhe një fotografi të përbashkët në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 9-të
Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 9-të në Kategorinë e Parë, në vlerësim të paraqitjeve individuale të futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.

Formacioni është ndërtuar në skemën 1-4-3-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. Bylis, Besëlidhja, Iliria, Kastrioti, Besa dhe Flamurtari përfaqësohen në këtë përzgjedhje, me disa prej lojtarëve që patën ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e javës.

Në portë është përzgjedhur Renato Beqaj i Bylisit.

Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Besëlidhja), Adolf Selmani (Iliria), Spasian Nasto (Kastrioti) dhe Leart Zekolli (Besa).

Në mesfushë janë Festim Alidema (Besëlidhja), Rodrigo Javier Migone dhe Hetem Lushaj (Flamurtari), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Do Carmo (Bylis), Manfredas Ruzgis (Besa) dhe Foti Çuçka (Iliria).

Vlerësimi i Drejtorisë Teknike të FSHF-së për trajnerin më të mirë të javës së 9-të i është dhënë Dritan Smajlajt të Ilirisë, pas fitores 3-2 në transfertë ndaj Sopotit, rezultat që e ngjiti skuadrën në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

Partizani i jep tjetër goditje Teutës në rrugën e titullit, një gol që vlen për t’i marrë tre pikët
Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore. Një sukses me shumë vlerë për skuadrën kryeqytetase, që arrin të rikthehet te fitorja pas një periudhe të vështirë me rezultate negative. Nga ana tjetër, Teuta nuk arrin të përfitojë nga faktori fushë dhe largohet duarbosh nga kjo përballje.

Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan të gjenin rrugën e rrjetës. Partizani arriti të shfrytëzonte momentin e tij, ndërsa durrsakët nuk ia dolën të konkretizonin rastet e krijuara, teksa goli i Atanaskovskit në të 59 mjaftoi që Partizani të dilte me tre pikë. /Sport Ekspres/

Paraqitjet e legjionarëve/ Ernest Muçi protagonist me gol dhe asist, Shpendi & Tuci gjejnë rrugën e rrjetës
Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit kanë vijuar të spikasin me skuadrat e tyre, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë javë futbollistike. Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë, me një gol dhe një asist, ndërsa Cristian Shpendi dhe Indrit Tuci realizuan gjithashtu për ekipet e tyre.

Ernest Muçi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë me Trabzonsporin në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar kontribuoi fillimisht me një asist në fundin e pjesës së parë, duke ndihmuar skuadrën të kalonte në avantazh ndaj Gaziantepit. Në minutën e 61-të, Muçi realizoi edhe një gol spektakolar nga distanca, duke vulosur fitoren 2-0 të Trabzonsporit. Me këtë kontribut, futbollisti shqiptar shkon në kuotën e tre golave dhe gjashtë asisteve në kampionat këtë sezon.

Në Itali, Cristian Shpendi vazhdon të konfirmojë formën e mirë me fanellën e Çezenës. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit në transfertën ndaj Südtirol, duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 65-të. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Shpendi regjistron tashmë tetë gola në 10 ndeshje të luajtura në kampionat.

Një gol me peshë të veçantë realizoi edhe Indrit Tuci në kampionatin slloven. Sulmuesi shqiptar u bë protagonist në derbin mes Mariborit dhe Olimpija Ljubljanës, duke shënuar në pjesën e dytë golin që vendosi fatin e kësaj përballjeje. Me këtë realizim, Tuci ngjitet në kuotën e katër golave në kampionat këtë sezon.

Përveç futbollistëve që spikatën me gola dhe asiste, edhe një numër i konsiderueshëm lojtarësh të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre në kampionatet përkatëse.

Nga minuta e parë e nisën Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Arbër Hoxha, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Taulant Seferi, Sabah Kerjota dhe Rey Manaj, duke vijuar angazhimin dhe kontributin e tyre në futbollin ndërkombëtar.

“Aleksi si Luka Modriçi”, Matraxhiu vlerëson mesfushorin e Egnatias: Ka arritur statusin e liderit
Andi Matraxhiu ishte pjesë e panelit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”. Menaxheri shqiptar ka folur me fjalë pozitive për Aleksin, duke vlerësuar karakterin e mesfushorit. Sipas tij, Aleksi tashmë ka arritur në statusin e një lideri dhe se forma fizike ia jep mundësinë që të luajë deri në moshën 40-vjeçare në kampionatin shqiptar.

“Pashë sot që në momentin që Aleksi po luante si qendërmbrojtës, mendoj se kishin një njeri më shumë në mesfushë. Sepse sa merrnin topin, ai dilte lart dhe ai e dha asistin te goli, pavarësisht aftësive personale të Diabatesë. Aleksi ka arritur një status lideri dhe është e vështirë që ta humbi. Për më tepër i bashkangjiten edhe sukseset e Egnatias.

Në momentin që ka sukses ekipi edhe lideri i saj është akoma më i ndriçueshëm, pra shkëlqen më shumë. E ka treguar edhe më parë, edhe kur nuk ka qenë kapiten në skuadrat e tjera, që ka një karakter të fortë. Nuk hap rrugë. Sa do luajë në Shqipëri? Unë mendoj që do të jetë si Luka Modriçi, deri në 40-41 vjeç mund të luajë në Shqipëri”, ka thënë Andi Matraxhiu./Sport Ekspres/

Elbasani merr fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Dajës, Vllaznia ndalet në Korçë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për javën e 10 të “Abissnet Superiore”-s. Elbasani ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Glen Dajës. Verdheblutë kanë mposhtur Laçin me shifrat 2-1, duke u ngjitur në vendin e 4-t në renditje.

Ndëkohë në krahun tjetër Vllaznia është ndalur në Korçë. Ndeshja mes kuqebluve dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Ky rezultat i lë shkodranët në vendin e parafundit në tabelën e renditjes, me vetëm 9 pikë të grumbulluara në 10 javët e para të kampionatit./Sport Ekspres/

Egnatia e Nevil Dedes ka stofin e kampionit, përmbysin Tiranën për të marrë 3 pikët
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në stadiumin e Vorës, në një përballje të luftuar të Abissnet Superiore. Bardheblutë e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Hazrollajn. Megjithatë, kampionët reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 20-të me Loukili, i cili festoi me një dedikim për shokun e dëmtuar të skuadrës, Eljon Sota.

Egnatia nuk u mjaftua me barazimin dhe vijoi të kërkonte golin e fitores. Rrogozhinasit arritën të përmbysnin rezultatin, duke siguruar tri pikë të çmuara në garën për kreun e renditjes, falë golit të Diabate në të 77. Nga ana tjetër, Tirana largohet duarbosh nga kjo përballje, pavarësisht avantazhit të hershëm. Një rezultat që konfirmon edhe një herë ambiciet e Egnatias për të qëndruar në krye të kampionatit. /Sport Ekspres/

Tirana-Egnatia dhe Teuta-Partizani, njihuni me ndeshjet e vlefshme për Superioren
Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të, e cila shënon edhe nisjen e fazës së dytë të sezonit.

Nëntë javët e para kanë sjellë rivalitet dhe konkurrencë mes skuadrave, ndërsa tashmë kampionati hyn në një fazë të re, ku ekipet do të kërkojnë të konsolidojnë pozitat e tyre dhe të vijojnë garën për objektivat sezonale.

Java e 10-të do të zhvillohet në dy ditë, më 1 dhe 2 nëntor, me pesë takime që premtojnë emocione dhe rivalitet në fushën e lojës.

Sfida e parë do të jetë ajo mes Tiranës dhe Egnatias, që do të luhet të dielën në orën 13:30. Po të dielën, në orën 18:30, do të zhvillohen dy përballjet AF Elbasani – Laçi dhe Skënderbeu – Vllaznia.

Të hënën, java do të vijojë me takimin Vora – Dinamo City, në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhet përballja Teuta – Partizani, që do të mbyllë këtë javë të kampionatit.

Me nisjen e fazës së dytë, çdo pikë merr rëndësi në funksion të objektivave sezonale, ndërsa skuadrat do të kërkojnë të konfirmojnë formën dhe të përmirësojnë pozitat e tyre në renditje.

Abissnet Superiore, java 10

Tirana – Egnatia, 1 nëntor, 13:30

AF Elbasani – Laçi, 1 nëntor, 18:30

Skënderbeu – Vllaznia, 1 nëntor, 18:30

Vora – Dinamo City, 2 nëntor, 13:30

Teuta – Partizani, 2 nëntor, 18:30

LAJM I FUNDIT/ Vendimet e Komisionit të Disiplinës, Ilir Daja dënohet me 5 ndeshje mungesë
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet e fundit, ku nuk kanë munguar ndëshkimet për klubet, lojtarët dhe zyrtarët e futbollit shqiptar.

Në fokus është edhe derbi Tirana-Dinamo, ku trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u përfshi në një përplasje me gjyqtarin Enea Jorgji. Episodi shkaktoi tensione gjatë takimit dhe tashmë ka dalë vendimi, ku trajneri do mungojë për 5 ndeshje.

Ndërkohë, vendimet e Komisionit përfshijnë edhe çështje të tjera që lidhen me klubet e Abissnet Superiore dhe kategoritë e moshave. Tirana është gjithashtu mes skuadrave që preken nga masat e fundit, ndërsa u vendos edhe një ultimatum për një prej çështjeve të trajtuara.

Vendimet e Disiplinës vijnë në një moment të rëndësishëm të kampionatit, ku tensionet në fushë dhe jashtë saj kanë shtuar vëmendjen ndaj sjelljes së lojtarëve dhe zyrtarëve.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i AF Elbasani, Armand Memetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Mark Dodaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Tirana, Owono Nchama Basilio Ndong, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë në ndeshje, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Pogradeci, Xhuliano Topuzi, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 17/1, dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Flamurtari FC, Josel Shtrepi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Bylis, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Qendrim Ismaili. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 8, datë 02.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Gjesti i rrallë i presidentit Fatos Troplini për Elion Sotën, shembulli që vjen nga Superiorja
Xhevdet Zekaj

Futbolli bashkon, rivaliteti mbetet në fushë! Në korridorin e “Arena Egnatia”, pas ndeshjes Egnatia–Teuta, më afrohet presidenti i Teutës, Fatos Troplini, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe më thotë: “Duhet të shkojmë deri te sportistët e Egnatias për të takuar Elion Sotën. Dua t’i uroj shërim nga afër!”

Një fjali e thjeshtë, por me shumë kuptim. Së bashku u nisëm për ta takuar Sotën, por drejtori Klejdi Zenelaj na shpjegoi se ai ishte larguar tashmë. Z. Fatos mori informacion të plotë dhe më pas u largua.

Ky ishte një gjest human, qytetar dhe institucional, që meriton të vlerësohet, si nga presidenti Troplini, drejtuesit e Teutës dhe, në veçanti, trajneri Braja dhe lojtarët e Teutës, të cilët ishin të trishtuar, ashtu edhe nga kultura dhe infrastruktura që ofron KF Egnatia në marrëdhëniet me kolegët dhe rivalët.

Sepse futbolli nuk është vetëm rezultat, pikë, rivalitet apo interes, por është respekt, qytetari, kujdes për njëri-tjetrin dhe mesazhe paqeje. Është aftësia për të ndier dhimbjen e tjetrit, edhe kur ai mban një fanellë tjetër. Mirënjohje presidentit Fatos Troplini dhe gjithë familjes së Teutës për këtë gjest!

Elion Sota, shërim të shpejtë! Të rikthehesh sa më parë në fushë, më i fortë, më i shëndetshëm dhe më i gatshëm për të dhënë kontributin tënd për Egnatian, ashtu siç ke bërë gjithmonë! Ky është futbolli që duam, ky është sporti që na bashkon! Ky është një mesazh plot vlera qytetarie për futbollin dhe shoqërinë tonë.

Vora-Vllaznia, Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta! Maran ndjek nga afër ndeshjet e Superiores
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore. I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkurën sfidën hapëse të javës së 9-të, Vora-Vllaznia, për të vijuar më pas me ndjekjen e sfidës Tirana-Dinamo të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit dhe për ta mbyllur turin e tij me ndeshjen Egnatia-Teuta, që u luajt dje pasdite në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

Siç edhe kishte deklaruar qysh në momentin e nënshkrimit të kontratës me FSHF në muajin maj, Maran vazhdon të vëzhgojë nga afër ndeshjet e kampionatit dhe të monitorojë paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë potencialë për Kombëtaren shqiptare. Gjithashtu, trajneri kuqezi ka vizituar më parë edhe disa skuadra të kampionatit gjatë procesit stërvitor, duke monitoruar mënyrën se si punohet dhe ka pasur mundësinë të flasë nga afër edhe me teknikët e klubeve shqiptare.

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë
Java e 9-të e “Abissnet Superiore” solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes, me Egnatian që mori kreun pas fitores ndaj Teutës. Pas përfundimit të pesë takimeve, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur futbollistët që spikatën në këtë javë, duke formuar edhe 11-shen më të mirë të kampionatit.

Formacioni është ndërtuar me skemën 1-3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga shtatë skuadra të kampionatit. Egnatia është skuadra më e përfaqësuar me katër futbollistë, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Nevil Dede.

Formacioni më i mirë i javës së 9-të – Skema 1-3-5-2

Mario Dajsinani (Egnatia)

Erjon Hoxhallari (Dinamo City), Georgios Lagonidis (KF Skënderbeu), Eneo Bitri (Egnatia)

Ardit Nikaj (AF Elbasani), Klaus Kashari (Vora), Albano Aleksi (Egnatia), Leandro Frroku (Vora), Redon Xhixha (Tirana)

Ildi Gruda (Egnatia), Amadou Traore (Laçi)

Trajneri më i mirë: Nevil Dede (Egnatia)

Egnatia mposht Teutën në përballjen për vendin e parë, ekipi i Nevil Dedes merr kreun e Superiores
Java e 9 e “Abissnet Superiore” -s ka përfunduar me duelin Egnatia-Teuta. Një përballje e drejtpërdrejtë mes dy ekipeve që deri më tani po garojnë për vendin e parë në renditje. Ndeshja përfundoi me fitoren e rrogozhinasve, të cilëve u mjaftoi një gol për të marrë 3 pikët.

Ishte Adjesa ai që tundi rrjetën në minutën e 68 të lojës, duke vulosur fitoren 1-0 të Egnatias. Me këtë rezultat ekipi i Nevil Dedes ka zbritur Teutën nga kryesimi. Tashmë vendi i parë i renditjes në “Abissnet Superiore” i përket Egnatias, me 21 pikë të grumbulluara gjithsej, ndërsa nga pas e ndjek Teuta me 1 pikë më pak./Sport Ekspres/

Glen Daja përmbys dhe fiton kundër Partizanit, Laçi dhe Skëndërbeu ndajnë pikët
Elbasani ka marrë një fitore spektakolare 2-1 ndaj Partizanit, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes së vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”. Skuadra e drejtuar nga Glen Daja ka triumfuar në një përballje dramatike, ndërsa të kuqtë e Mislav Karoglanit largohen me duart bosh.

Partizani e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 17-të. Jovicic u tregua i saktë me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit, duke kaluar miqtë në epërsi. Sulmuesi shënoi edhe një herë në minutën e 31-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa Elbasani u përpoq të gjente rrugën drejt barazimit pas pushimit. Kur dukej se Partizani do të merrte tri pikët, vendasit shpërthyen në minutat e fundit.

Në minutën e 82-të, Mazari riktheu baraspeshën, duke ndezur shpresat e tifozëve në “Elbasan Arena”. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nikaj realizoi golin e përmbysjes, duke shkaktuar festë te verdheblutë. Fitorja merr një rëndësi të veçantë për Elbasanin dhe trajnerin Glen Daja, ndërsa Partizani pëson një goditje të rëndë pasi shpërdoroi avantazhin dhe rastet për të mbyllur ndeshjen më herët.

Nga ana tjetër, Skënderbeu dhe Laci kanë ndarë pikët në barazimin 1-1. Goli i parë u shënua nga vendsit e Ahmataj, teksa në minutën e 27, Lagonidis shënoi golin e avantazhit. Por në pjesën e dytë ndodhi edhe barazimi i ardhur nga ana e Traores në minutën e 66, për të dhënë pikën për Lacin. I njëjti lojtar kishte edhe një mundësi të artë për të sjellë përmbysjen, por nuk e ka shfrytëzuar atë moment. /Sport Ekspres/

Kukësi merr kreun e Kategorisë së Parë, Besëlidhja shënon pesë gola! Besa dhe Pogradeci ndalen
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së tetë në Kategorinë e Parë, me rezultate që kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në renditje. Kukësi është skuadra që buzëqesh më shumë, pasi ka fituar përballë Kastriotit dhe ka marrë kreun e kampionatit.

Verilindorët triumfuan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të De Mattos në minutën e 58-të. Një sukses me vlerë të madhe për Kukësin, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe lë pas rivalët në garën për kreun.

Surpriza e ditës erdhi nga ndalesat e Besës dhe Pogradecit. Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Bylisit, ndërsa liqenorët regjistruan të njëjtin rezultat në përballjen me Orikun. Të dyja skuadrat mbeten me nga 14 pikë, një më pak se Kukësi.

Spektakli i vërtetë u regjistrua në duelin mes Besëlidhjes dhe Sopotit. Lezhjanët triumfuan 5-2, me Alidemën që realizoi një tregolësh, ndërsa Akansase plotësoi suksesin në minutën e 90-të. Për miqtë shënuan Aminu dhe një tjetër gol në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Korabi mposhti 1-0 Burrelin, me Morinën që vendosi fatin e takimit në minutën e 76-të.

Kukësi merr përkohësisht komandën e kampionatit, ndërsa gara për kreun mbetet e hapur. Në krahun tjetër, Sopoti, Burreli dhe Kastrioti përballen me presionin e rezultateve negative në luftën për mbijetesë. /Sport Ekspres/

Vora trondit Vllazninë, fitore e madhe e ekipit të Bellait mes 3 golave kundër shkodranëve
Vora ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e nëntë të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-1. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke siguruar tri pikë të arta përballë shkodranëve.

Takimi nisi me ritëm të lartë, ndërsa vendasit treguan menjëherë se kërkonin vetëm fitoren. Ishte Kashari ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, duke realizuar një gol spektakolar nga distanca. Pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë, 45 minutat e para përfunduan 1-0.

Në pjesën e dytë, shkodranët kërkuan me ngulm barazimin, por Vora u tregua më konkrete. Në minutën e 85-të, Daka shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë dhe dyfishoi avantazhin. Ky gol solli edhe protesta nga futbollistët e Vllaznisë, të cilët pretenduan për një ndërhyrje të parregullt.

Në minutën e 89-të, Bekim Balaj realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Megjithatë, koha e mbetur nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë sukses, Vora ngjitet në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në zonën e fundit të renditjes, duke konfirmuar vështirësitë e këtij sezoni. Një fitore që konfirmon ambiciet e Vorës në Superiore. /Sport Ekspres/

Nga Gerti Carcani/ Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Nga Gerti Carcani

Ditët e fundit Qeveria shqiptare ka servirur për të gjithë dynjanë faktin e buxhetit më të madh të të gjitha kohërave, atë të 10 mld-shit shtetëror. Duke shtuar këtu edhe rritjen e disa taksave, por kjo është tjetër cështje.

Por, në paketën fiskale të propozuar së fundmi reflektohen edhe disa pika në lidhje me sponsorizimin, atë që kryeministri e refuzoi ta kalonte si ligj më vete dhe tani, shteti ka zgjedhur ti bëjë një grim tërësisht bajat sportit, duke i pasqyruar disa anekse të limituara sponsorizimit në këtë paketë. Dhe fare thjeshtë këtë do e shesë sërish si një sukses, duke ua futur për të disatën herë sportit dhe futbollit. Një tjetër mashtrim me stil mjeshtërisht të kuruar, që con mesazhin të sporti e futbolli që: nuk është se unë nuk e po e rruaj për ju!

Reflektimet e sponsorizimit në paketën fiskale janë nje truk shumë i bukur për të ulur pak valvulën e “revoltës” sportive që nesër nuk do të jetë asnjë cudi të bashkëngjitet edhe si një “flamingo” sportive. Fakti është i thjeshtë: shmanget ligji bazik për sponsorizimin, si një vullnet i munguar dhe i certifikuar i ketij shteti dhe këtij kryeministri për sportin, dhe si për të tall trapin reflektohen disa pika për sponsorizimin në paketën fiskale. Që është sërish ligj, por me fuqi vetëm një-vjecare, sepse nëntorin tjetër do miratohet tjetra, me të tjera kritere, e mos më keq.

Dhe cili është konteksti që ky mashtrim i bukur konvertohet si faturë suksesi? Pikërisht fakti që Rama kërkon të zhbëjë një tjetër lëvizje revolte, duke e përcjellë sportin e futbollin me stil, e natyrisht me një të futme spektakolare që dhëmb për momentin.

Sporti, dhe futbolli në vecanti duhet të kërkojnë ligjin bazik dhe të drejtpërdrejtë “Për Sponsorizimin”. Të gjitha piruetat e tjera të Edi Ramës janë zbythje për to, duke i injoruar dhe mashtruar pabesisht, për të miliontën herë.

Minimalisht u detyrohet një spjegim këtyre burrave. Sepse vetë Rama, brenda në shtëpinë e futbollit, vetë Gonxhe brenda në Asamblenë e futbollit, kanë artikuluar me zë dhe figurë që: sponsorizimin do e bëjmë ne. Ka qenë një angazhim publik shtetëror dhe individual, por faktet kanë treguar që Rama thjesht dhe vetëm e ka përdorur dhe mashtruar sistematikisht sportin dhe futbollin në vecanti për këtë ligj. Dhe për këtë nuk del e flet. As ai, as ministri i linjës, as zotëria i financave, as edhe kryetifozi i kombëtares z.Balla. Kjo lëvizje me paketën fiskale ishte një tjetër e futme e bukur, teksa ligji i sponsorizimit, thjesht mbetet një trill i bukur me efekt besues, vetëm kur kemi zgjedhje.

Duke u ndalur pak edhe te z.Taulant Balla, njeriu më prezent në futboll, në stadium dhe në facebook për sukseset që prodhon futbolli.

Duke mirëkuptuar deri diku faktin që ndoshta nuk e vërshëllen kush në këtë pikë sado mund të ketë lobuar, sërish Z.Balla është shumë prezent dhe suportues kur ne fitojmë në Serbi, kur cunat kuqezi bëjnë sukses me ekipet e tyre, kur misioni i tyre del mbi gjithcka, kur është pjesë e pandashme e imazhit të tyre, kur ekipet tona avancojnë në europë, kur padeli rregjistron suksese madhështore në arenën europiane.

Por, unë nuk e kam dëgjuar qoftë edhe në një moment të vetëm kryetarin e grupit parlamentar të flasë një sekondë, apo të hedhë një gërmë në facebookun e tij politiko-sportiv për ligjin e sponsorizimit, për paratë e taksapaguesve që i gëlltit me një dorë një padel me 2.2 mln euro, për rritjen e buxheteve sportive, për para që furtbolli kërkon për një europian të U-21 që do bashkëorganizojmë më Serbinë, etj etj etj. Natyrisht që ai është vokacion politik dhe jo sportiv, por duke qenë shumë afër sukseseve që futbolli ka prodhuar, kurrsesi nuk mund ti shmanget një detyrimi të tillë sensibilizues sado të vogël.

Kur parlamenti dha me një dorë 2.2 milionë euro për padelin me akt normativ (ndërkohë buxheti vjetor për 28 federata bashkë është 1.5 mln euro) z.Balla nuk tha asnjë fjalë në aktin normativ që referonte Klosi dhe kundërshtoi me forcë Brace. 2.2 mln me një dorë. Teksa po asnjë fjalë nuk pashë në median e tij sociale për rrëzimin e aktit normativ në fund korrikut ku mes të tjerave u rrëzua dhe një financim i kërkuar nga FSHF për Europianin. E shumë të tjera të kërkuara dhe të refuzuara nga ky shtet.

Sidoqoftë, uroj shumë dhe pres shumë që z.Balla do të mund të thotë ndonjë fjalë këto ditë edhe për shpullën e fundit për sponsorizimin që shteti i dha sportit e futbollit, shtuar edhe make-up-in e fundit të paketës fiskale. Natyrisht, shtetit për politikat e tij fiskale dhe incentive nuk mund ti imponohesh, por kur shteti dhe KM vetë e ka premtuar disa herë, lipset një spjegim arësyetues e shterrues se pse nuk e bën, ose nuk ke ndër mend ta bësh.

Boll e tallët trapin, sic deshët, si deshët dhe sa herë deshët me futbollin, me “të cmendurit” pasionantë të superiores e jo vetëm që paguajnë pa kriter, deri sa një ditë ti lënë gjunjët. Dhe kur të lënë gjunjët, natyrisht fillon gjuha…

“Ka bërë 4 gola në Europë, çfarë duhet më shumë?”! Gazetari: Gruda duhet të merret nga Shqipëria
Egnatia u shpall kampion duke ia dalë në mënyrën më të mirë në fundin e kampionatit, ndërsa rrugëtimi në Europë, ishte fantastik. Moderatori i emisionit Mega Sport, Altin Sulçe, ka folur sa i përket protagonistit të ekipit të Nevil Dedes në ndeshjet e fundit, Grudës.

“Katër gola ka bërë Gruda në këtë sezon në Europë, i shpejt, i fortë, i pjekur. Dhe një në sezonin e shkuar në Champions League, 5 gola. A nuk e meriton një grumbullim te Shqipëria që të marr hov cilësor? Njëherë gol, njëherë detyron kundërshtarin të marrë karton të kuq. A nuk e merr dot njëherë kundër San Marinos? Pra nuk përmbyset bota nëse ti e merr te Shqipëria”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/

Dinamo i heq vendin e parë nga duart Egnatias, blutë përmbysin kampionët e Superiores
Java e 8 e “Abissnet Superiore” -s ka kulmuar mbrëmjen e sotme me sfidën Dinamo-Egnatia. Ilir Daja ka fituar “duelin” e tij me Nevil Deden, teksa ndeshja ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të bluve të kryeqytetit.

Rrogozhinasit tundën rrjetën që në minutën e 2-të të lojës. Kryeziu zhbllokoi ndeshjen mjaft herët, duke krijuar përahtypjen e një fitoreje të sigurt të Egnatias. Por Dinamo reagoi shpejt, teksa arriti ta përmbyste ndeshjen brenda pjesës së parë. Lorenco Vila shënoi në minutën e 33-të, ndërsa Qefalija i dha fitoren “nëndetëses blu” në minutën e 37.

Dinamoja i heq kështu Egnatias nga duart vendin e parë, në të cilin mbetet ende Teuta. Ndërkohë ekipi udhëhequr nga Ilir Daja mban vendin e 3-të në renditje me 15 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/

Klasikja e Shqipërisë flet për Vllazninë, kuqeblutë triumfojnë ndaj Tiranës
Mbrëmja e sotme është mbyllur me klasiken e futbollit shqiptar. Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës foli për shkodranët. Kuqeblutë mposhtën kryeqytetasit në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-0.

Shkodranët shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës. Ndeshja u zhbllokua nga Edon Murataj në minutën e 38 të saj, ndërsa në minutën e 68 ishte Adnard Mehmeti ai që vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Vllaznia tashmë gjendet në vendin e 8 me 8 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana gjendet në vendin e 4-t me 11 pikë./Sport Ekspres/

?38′ Edon Murataj, 68′ Adnard Mehmeti

Kategoria e Parë/ Besa fiton kundër Korabit dhe merr vendin e parë, Kukësi kthehet në vallen e Superiores
Java e shtatë e Kategorisë së Parë ka sjellë emocione të forta, rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në garën për kreun e renditjes. Besa ka shfrytëzuar mundësinë për t’u ngjitur në vendin e parë, ndërsa Kukësi ka dhuruar një përmbysje spektakolare në transfertë. Edhe Iliria ka festuar një fitore me vlerë në derbi.

Kavajasit kanë bërë detyrën përballë Korabit, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Kjo fitore i ngjit në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Pogradeci, duke e bërë edhe më të fortë garën në krye të klasifikimit.

Spektaklin më të madh e ka dhuruar Kukësi, që ka përmbysur rezultatin ndaj Burrelit për të fituar 2-1 në transfertë. Verilindorët kanë treguar karakter dhe vendosmëri, duke marrë tri pikë të rëndësishme për objektivat e tyre këtë sezon.

Ndërkohë, Iliria ka fituar 1-0 ndaj Kastriotit në derbin mes dy skuadrave, duke siguruar një sukses që mund të rezultojë vendimtar për ecurinë e saj në kampionat.

Në ndeshjen tjetër, Sopoti dhe Oriku janë ndarë në barazim 1-1. Ky rezultat i ka dhënë Orikut pikën e parë të sezonit, pas një starti shumë të vështirë. Kategoria e Parë premton një garë të fortë në javët e ardhshme, me disa skuadra që synojnë kreun dhe ngjitjen në Superiore. /Sport Ekspres/

Goditje e rëndë! Skënderbeu mund Partizanin dhe e dërgon në vendin e fundit, Laçi ia del me Vorën
Partizani po vuan shumë aq sa tashmë ka prekur fundin e renditjes. Të kuqtë kanë probleme të mëdha në këtë sezon dhe as ndryshimi i trajnerit, nuk po prodhon më rezultat. Sot Skënderbeu ka fituar në transfertë ndaj Partizanit në shifrat 0-2.

Totre në minutën e 56 dhe më pas Janaqi në të 88, vendosën për fitoren e korcarëve. Pas kësaj humbje, Partizani mban vendin e fundit, ndërkohë Skënderbeu, gjendet në vendin e shtatë. Nga ana tjetër Laci është rikthyer te fitorja teksa goli i Kurtit në minutën e 73, ka mjaftuar për tre pikët kundër Vorës. /Sport Ekspres/

Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it
Futbollisti i Egnatias, Edison Ndreca, e ka vlerësuar pozitivisht barazimin 1-1 ndaj Aarhusit në Danimarkë, në kuadër të fazës së ligës së Conference League. Në një intervistë për “Kubi Sportiv” ai u shpreh se skuadra ka arsye të jetë e kënaqur me rezultatet e arritura në Europë, ku është përballur me kundërshtarë me më shumë përvojë dhe buxhete më të mëdha.

Sipas tij, Egnatia ka treguar se mund të luajë si e barabartë me ekipe me histori në kompeticionet europiane, ndërsa synimi mbetet kalimi në fazën e play-off-it.

“Duke parë rëndësinë, kundërshtarët që kishim përballë dhe të gjithë komponentët, ne jemi një ekip i ri në Europë dhe po përballemi me ekipe që kanë shumë histori në kompeticionet europiane dhe buxhete shumë më të forta se ne, por po luajmë si të barabartë. Po prodhojmë një futboll të bukur që nga ndeshja e parë në turin paraeliminator. Jam i lumtur për këtë dhe shpresoj të kalojmë në fazën e play-off-it”, tha ai.

Ndreca u ndal edhe te faktorët që, sipas tij, kanë ndikuar në paraqitjet e Egnatias, duke vënë në pah harmoninë mes lojtarëve, nivelin e përafërt të tyre dhe menaxhimin e grupit nga trajneri dhe klubi.

“Unë mendoj se sekreti është grupi. Te Egnatia funksionon grupi. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh, rreth 20 futbollistë, të gjithë pak a shumë në të njëjtin nivel. Është edhe menaxhimi i mirë i grupit nga trajneri dhe klubi, që ka ndërtuar një grup shumë të shëndoshë. Ky është sekreti i Egnatias gjatë gjithë kësaj kohe, jo vetëm në këta dy muajt e fundit, por përgjatë një periudhe gati tre-katërvjeçare”, tha ai.

Ndryshimet me trajnerin e ri

Futbollisti foli edhe për ndryshimet në lojën e skuadrës pas ardhjes së trajnerit Dede, duke e krahasuar filozofinë e tij me atë të paraardhësit, Tetova. Sipas Drecës, skuadra tashmë synon të kalojë më shpejt drejt portës kundërshtare.

“Çdo trajner ka filozofinë dhe idetë e veta. Edhe me profesor Tetovën, Egnatia ka prodhuar një futboll të bukur, por kishim më shumë prekje të topit. Me trajnerin e ri luajmë më shumë horizontalisht dhe ai kërkon të shkojmë më shpejt drejt portës”, tha Ndreca.

Ai vlerësoi gjithashtu paraqitjet e Grudës, i cili ka shënuar gola si në Europë, ashtu edhe në kampionat, duke shprehur dëshirën që futbollisti të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Në fund, Ndreca kujtoi edhe vizionin e klubit për ta çuar Egnatian në nivele të larta dhe për ta bërë pjesëmarrjen në Europë një objektiv të vazhdueshëm.

“Që në fillim, kur jam bërë pjesë e ekipit, para katër vjetësh, ka pasur një vizion shumë të lartë për ta ngritur Egnatian në këto nivele. Më vjen mirë që arritëm të shkruanim historinë dhe shpresoj që të mos jetë viti i vetëm, por të ketë vazhdimësi, që Egnatia të jetë pjesëmarrëse në Europë gjatë gjithë këtyre viteve dhe të mos mungojë në fazat e grupeve të kompeticioneve europiane”, tha Ndreca.

Flamurtari fiton kundër Besëlidhjes, merr vendin e dytë në Kategorinë e Parë
Flamurtari e ka nisur me ritëm të lartë përballjen ndaj Besëlidhjes, e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë së Parë. Vlonjatët, të uritur për pikë pas barazimit të Pogradecit, kanë hyrë në fushë me synimin e qartë për të marrë fitoren dhe për t’u afruar me kreun e renditjes.

Skuadra vlonjate ka ushtruar presion që në minutat e para, duke e shpërblyer këtë këmbëngulje që në minutën e 8-të. Ishte Sala ai që dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur entuziazmin në stadiumin “Flamurtari” dhe duke i dhënë avantazhin vendasve.

Pas golit, Flamurtari ka kërkuar të ruajë kontrollin e lojës, ndërsa Besëlidhja e drejtuar nga Mirel Josa është përpjekur të reagojë për të rikthyer ekuilibrin. Megjithatë, 45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të vlonjatëve, aq sa do të mbyllej edhe takimi, për ta dërguar Flamurtarin në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

4 gola dhe të gjitha në pjesën e parë, spektakël në Bylis-Pogradeci për vendet e para të renditjes
Bylis dhe Pogradeci kanë dhuruar një përballje spektakolare në javën e shtatë të Kategorisë së Parë, duke u ndarë në barazim 2-2 në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Sfida mes dy skuadrave pretendente për kreun e renditjes prodhoi katër gola, të gjithë në pjesën e parë.

Vendasit e Bylisit kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Nyanguila, por reagimi i Pogradecit ishte i menjëhershëm. Kazeem barazoi shifrat në minutën e 26-të, përpara se të godiste sërish në minutën e 42-të, duke përmbysur rezultatin në favor të liqenorëve.

Megjithatë, Bylisi nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në limitet e pjesës së parë. Stoilov u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme dhe nuk arritën të shënonin golin e fitores. Kështu, Bylisi dhe Pogradeci ndanë nga një pikë në këtë duel të rëndësishëm për kreun.

Pas shtatë javësh, Pogradeci kryeson renditjen me 13 pikë, ndërsa Bylisi ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë. Barazimi mban të hapur garën për kreun e Kategorisë së Parë, ku çdo pikë mund të rezultojë vendimtare në luftën për objektivat e sezonit. /Sport Ekspres/

Shumë pranë fitores në grupet e Conference League, Egnatia del me pikë nga transferta e Aarhus
Egnatia ka luajtur kundër Aarhus në transfertë duke marrë një pikë në barazimin 1-1. Ekipi i Nevil Dede shkon kështu në kuotën e dy pikëve, në dy ndeshjet e para në Conference League. Megjithatë, kampionët e Shqipërisë mund të dilnin me tre pikë nëse do të kishin pak më tepër eksperiencë.

Kahl do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 3, duke i detyruar vendasit të luanin me 10 lojtarë për gjithë ndeshjen. Ildi Gruda do të realizonte golin e fitores në minutën e 13, duke sjellë kështu avantazhin e Egnatias. Megjithatë pjesa e dytë foli për vendasit dhe Bogere shënoi në kundërsulm, duke sjellë barazimin e rezultatit. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Ildi Gruda Show! Super Egnatia në Conference League, po fitojnë kundër Aarhus
Egnatia ka fituar në pjesën e parë kundër Aarhus në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ildi Gruda në minutën e 13 të takimit. Pas një pasimi të bukur nga ana e Adjesas, Gruda shënoi bukur në zonë duke gjetur shtyllën dhe rrjetën. Ndërkohë po i njëjti lojtari, në minutën e 3 të takimit, Kahl do të ndëshkohej me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Grudës. /Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/hO8sLUDVR_yZm241.mp4

Egnatia sfidon kampionët e Danimarkës, ekipi i Dedes është gati për natën europiane
Mbrëmjen e sotme rikthehet Conference League. Egnatia është gati për përballjen e saj të dytë europiane. Këtë herë ekipi i Nevil Dedes do të sfidojë kampionët e Danimarkës. Bëhet fjalë për Aarhus-in.

Ndeshja do të luhet në Daninarkë, duke nisur nga ora 21:00. Egnatia po përjeton një formë mjaft të mirë si në Europë, ashtu edhe në kampionat. Rrogozhinasit barazuan me Midtjylland-in në shtëpi një javë më parë, ndërsa në fundjavë mposhtën Vllazninë me shifrat 3-1. Mbetet për t’u parë nëse kampionët e Shqipërisë do të arrijnë të befasojnë danezët në transfertë mbrëmjen e sotme./Sport Ekspres/

“Nuk është çudi që këta burra të heqin dorë”, deklarata e fortë e gazetarit: Shteti goditi prapë futbollin
Gazetari dhe moderatori i njohur, Gerti Carcani, ishte i ftuar në FSHF TV për të diskutuar sa i përket Ligjit të Sponsorizimit. Shumë lëvizje dhe iniciativa janë marrë nga gjithë futbolli shqiptar, për të kërkuar një Ligj që i jep pak oksigjen këtij sporti, por kjo drita jeshile nuk ka ardhur kurrë. Pavarësisht shpresës dhe dëshirës së komunitetit të futbollit për të shkuar sa më larg, nga ana tjetër shteti duket qartë i vendosur dhe në xhelozi se futbolli nuk duhet të tejkalojë arritjet e tyre. Nëse në politikë BE është ende një objektiv i paarritur, Shqipëria po kërkon të hyjë në BE e futbollit për herë të tretë dhe nuk është larg.

“Futbolli ka humbur shumë, Edi Rama e goditi sërish futbollin. Tani të rrotullohemi dhe të themi për Ministrinë e Financave, por aty është vullneti politik i Kryeministrit. E mashtroi futbollin, i mashtroi këta burrat dhe nuk e kaloi Ligjin e Sponsorizimit. Me duart e Malajt, me heshtjen e Gonxhes, me atë buzëqeshjen e Taulant Ballës që është gjithmonë në stadium, por nuk thotë asnjëherë që unë bëra dicka, por kaq është fuqia ime. Politika i dha një grusht të fortë futbollit dhe mos të duket cudi që një pjesë e këtyre burrave në futboll të thonë…STOP, tani do dorëhiqemi, nuk do të japim më paratë e familjes tonë”, tha Gerti. /Sport Ekspres/

Ekskluzive/ Elbasani merr Dajën si trajner të ri, do të kemi rivalitetin brenda familjes baba-bir
Ndodh edhe kjo! Jemi në një moment të pazakontë të Shqipërisë, por së shpejti edhe në futbollin shqiptar. Do të kemi një rivalitet baba-bir, brenda të njëjtit kampionat. Sipas informacioneve që ka siguruar Sport Ekspres, pritet që trajneri i ri i Elbasanit të jetë djali i Ilir Dajës, Glen Daja.

Gleni ka qenë thuajse në gjithë eksperiencat e Ilir Dajës si trajner në vitet e fundit dhe tani do të ketë mundësinë për të shprehur vlerat e tij, i vetëm. Madje do të ketë edhe duele direkt me babain e tij, ku ndeshjet Elbasani-Dinamo do të marrin nota tërësisht të pazakonta dhe me një interes të madh.

Në bazë të burimeve të Sport Ekspres është arritur një marrëveshje që Glen Daja të jetë trajneri i ri i Elbasanit dhe kjo pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Kjo lëvizje vjen pasi është mbyllur bashkëpunimi me trajnerin e mëparshëm, Gozdenovic, pas largimit të këtij të fundit për mungesën e rezultateve. /Sport Ekspres/

Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë. Skema e përzgjedhur është 1-3-5-2, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës.

Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar ka edhe Teuta dhe Vllaznia.

Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias.

Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat Mala i Vllaznisë.

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bismark Charles i Skënderbeut dhe Daniel Adjessa i Egnatias.

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është vlerësuar Arjan Bellai, pas fitores 4-1 të Vorës ndaj Partizanit.

Egnatia mban ritmin e Teutës, rrogozhinasit mundin pastër Vllazninë
Egnatia ndjek Teutën në garën për vendin e parë. Rrogozhinasit ruajnë ritmin e bregdetarëve, teksa kanë marrë një tjetër fitore në kampionat. Kampionët në fuqi mposhtën pastër Vllazninë me shifrat 3-1. Albaneze zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9, kur shndërroi në gol një penallti. Më pas ishte Adjesa ai që dyfishoi shifrat në minutën e 41-të për Egnatian.

Perezi ngushtoi diferencat në minutën e 59, por Gruda shuajti përfundimisht shpresat e shkodranëve në minutën e 86, kur fiksoi shifrat në 3-1. Rrogozhinasit mbeten ende në vendin e dytë në renditje, me një pikë më pak se Teuta kryesuese. Në krahun tjetër Vllaznia e gjen venden në vendin e parafundit në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/

Lëvizje e papritur te Elbasani! Humbja e fundit nuk kapërdihet, largohet menjëherë nga detyra
Lëvizje e papritur te AF Elbasani! Ivan Gvozdenovic nuk do të jetë më trajner i verdhebluve, pasi, sipas raportimeve të fundit, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës pas humbjes së fundit në kampionat.

Elbasanasit u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Skënderbeu në Korçë, një rezultat që duket se ka sjellë zhvillime të menjëhershme brenda klubit. Lajmi është befasues, pasi vetëm pak orë më parë trajneri serb ishte shfaqur i qetë në prononcimin për mediat, duke shprehur besimin se skuadra do të përmirësohej në ndeshjet e ardhshme.

Megjithatë, situata ka marrë një tjetër drejtim dhe Gvozdenovic raportohet se është larguar nga detyra. Trajneri serb ishte pjesë e Elbasanit që prej dhjetorit të vitit 2024. Largimi i tij përbën një zhvillim të rëndësishëm për verdheblutë, të cilët tashmë mund të detyrohen të kërkojnë një zgjidhje të re për pankinën. /Sport Ekspres/

Ditë të këqija për Partizanin! Karrica bën spektakël mes 3 golave, Vora fiton thellë
Partizani pëson një humbje të rëndë në Abissnet Superiore, teksa Vora triumfoi me rezultatin e thellë 4-1, duke i shkaktuar një goditje të fortë skuadrës së drejtuar nga Mislav Karoglan.

Protagonisti absolut i kësaj përballjeje ishte Karrica, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike, duke realizuar tre gola. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, duke i dhënë avantazhin Vorës dhe duke vënë në vështirësi të kuqtë që në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, Karrica goditi sërish në minutën e 50-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke e bërë edhe më të vështirë misionin e Partizanit. Kryeqytetasit arritën të reagojnë përkohësisht me Humanin, i cili shënoi në minutën e 63-të dhe rihapi për pak çaste diskutimin për rezultatin.

Megjithatë, Vora nuk u tërhoq. Clement realizoi golin e tretë në minutën e 74-t, duke i dhënë fund shpresave të Partizanit për rikthim. Në kohën shtesë, pikërisht në minutën e 90+1, Karrica vulosi triumfin me golin e tij të tretë personal.

Fitorja 4-1 është një sinjal i fortë nga Vora, ndërsa për Partizanin kjo humbje ngre pikëpyetje serioze. Karoglan ka shumë punë përpara për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur. /Sport Ekspres/

Bismark heroi i Skënderbeut, korçarët përmbysin Elbasanin dhe marrin fitoren e parë!
Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e shtatë të Abissnet Superiore, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-1 në Korçë. Skuadra e Julian Ahmatajt ka përmbysur gjithçka, duke siguruar tri pikë me shumë vlerë në një moment të vështirë të sezonit.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkonin golin. Elbasani arriti të kalonte në avantazh në minutën e 41-të, kur Mazari dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të nisur nga Nikaj. Verdheblutë dukeshin se do ta mbyllnin pjesën e parë në epërsi, por Skënderbeu reagoi në kohën shtesë. Ishte Bismark ai që riktheu baraspeshën në minutën e 45+2-të, duke shfrytëzuar një goditje dënimi dhe duke dërguar topin me kokë në rrjetë.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat luftuan për golin e fitores, por sërish heroi i korçarëve do të ishte Bismark. Sulmuesi realizoi golin e dytë personal në minutën e 77-të, duke përmbysur rezultatin dhe duke ndezur festën në stadium. Ky sukses është jetik për Skënderbeun, që më në fund gjen fitoren e parë në kampionat. Nga ana tjetër, Elbasani largohet nga Korça duarbosh, pas një sfide ku nuk arriti të ruante avantazhin. /Sport Ekspres/

Kategoria e Parë/ Rezultate befasuese për Pogradecin dhe Bylisin, Mirel Josa debuton me fitore të thellë
Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka dhuruar emocione dhe rezultate interesante, me katër ndeshjet e zhvilluara paralelisht që sollën gola dhe surpriza. Vëmendja kryesore ishte te Pogradeci, skuadra që synon të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivit për ngjitjen në elitë.

Pogradeci nuk arriti të marrë fitoren përballë Sopotit, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Kambaton në minutën e 10-të, por Troksi barazoi në të 40-ën. Në pjesën e dytë, Lika përmbysi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa Preknicaj riktheu baraspeshën në të 62-ën.

Një nisje fantastike për Mirel Josën te Besëlidhja, që mposhti Kastriotin me rezultatin e thellë 4-1. Alidema, Hila dhe Delaj, me dy gola, vulosën suksesin e skuadrës lezhjane.

Ndërkohë, Bylisi u ndal në një barazim pa gola në transfertën ndaj Korabit, duke mos arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Edhe përballja mes Ilirisë dhe Burrelit u vendos nga një gol i vetëm. Diarrassouba shënoi në minutën e 15-të, duke i dhënë Ilirisë fitoren 1-0.

Kështu, java e gjashtë dhuroi rezultate të rëndësishme në garën e Kategorisë së Parë.

Iliria 1-0 Burreli (Diarrassouba 15′)

Korabi 0-0 Bylis

Besëlidhja 4-1 Kastrioti (Alidema 26′, Hila 50′, Delaj 52′, 59’/ Beshiraj 18′)

Pogradeci 2-2 Sopoti (Kambato 10’, Preknicaj 62’/ Troksi 40′, Lika 51′)

Fitorja me Partizanin “i jep krahë”, Tirana fiton kundër Laçit dhe ngjitet në vendin e katërt
Tirana ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shifrat 1-0. Një pjesë e parë e mbyllur në shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, bardheblutë u treguan më të saktë. Pas dy golave të anuluar, Tirana ka arritur që të zhbllokojë sfidën me anë të Dacit.

Në minutën e 78, Daci u tregua i saktë, teksa i ardhur nga stoli, dërgoi topin në rrjetë. Pas kësaj fitore, Tirana shkon në vendin e katërt me 11 pikë, vetëm një pikë më pak se Dinamo. Fitorja në derbi kundër Partizanit duket se i dha krahë bardhebluve për të vazhduar ecurinë pozitive. /Sport Ekspres/

“Kur padrejtësia bëhet ligj…”! Tifozët e Tiranës japin mesazhin dhe largohen, shenjë proteste në mbështetje të studentëve
Tirana ka luajtur kundër Laçit në një ndeshje që u zhvillua në Vorë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 7 të Superiores. Në këtë takim, u vu re prania e pakët e tifozëve nga ana e tifogrupit Tirona Fanatics.

Këta të fundit janë në masë të madhe në krah të studentëve, në sheshin e Tiranës. Ndërkohë disa prej tyre ishin në ndeshjen kundër Laçit për të hapur një banderolë: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrim”. Menjëherë pas kësaj, në minutën e 5 të ndeshjes, tifozët janë larguar menjëherë në formë proteste. /Sport Ekspres/

Tifozët e Kombëtares dalin në Tiranë me mision tjetër: Jemi aty për t’i dalë Zot vendit
Prej disa ditësh, Tirana është në valën e protestave të mëdha të studentëve kundër Qeverisë. Nisur nga ky moment i vështirë, TKZ ka njoftuar pjesëmarrjen e saj në ndihmë të studentëve duke treguar se do të gjenden te Kryeministria.

“Sot në ballë tek Kryeministria për t’i dalë Zot vendit. 140 ditë protesta, ftojmë çdo shqiptar dhe çdo anëtar në gjithë trojet etnike të na bashkohen”, shkruhet nga TKZ. /Sport Ekspres/

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetarja e Komunës Preshevë, komuniteti sportiv dhe fëmijët vlerësojnë nismën e FSHF
Projekti i Federatës së Futbollit për ndërtimin e dy fushave moderne në Luginën e Preshevës, një në Komunën e Preshevës dhe një në Komunën e Bujanocit, ka marrë mbështetjen e drejtuesve vendorë, trajnerëve dhe futbollistëve të rinj, të cilët e vlerësojnë këtë investim si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të moshave.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi projektin si një investim që sjell shpresë për të ardhmen dhe falënderoi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ka investime që ndërtojnë infrastrukturë, por ka edhe investime që ndërtojnë shpresë për të ardhmen. I tillë është edhe projekti i FSHF-së për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës. E para në Zhunicë, në Komunën e Preshevës, aty ku dikur ka qenë terreni i mirë i futbollit, dhe e dyta në Komunën e Bujanocit. E falënderoj përzemërsisht, veçanërisht, Presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, – tha Ardita Sinani.

Trajneri Besim Nasufi theksoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukture për klubet dhe shkollat e futbollit në Preshevë.

“Që në takimin e parë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, pashë në sytë e tij një entuziazëm shumë të madh për ndërtimin e fushave dhe, sidomos, gjatë takimit me fëmijët, e pa nga afër se fusha ishte mungesë dhe na premtoi se do të ndërtojë një stadium në Luginën e Preshevës. Rëndësia e këtij stadiumi është sepse në Preshevë luajnë dy klube sportive dhe kemi katër shkolla të futbollit, ku me ndërtimin e këtij stadiumi do të kenë mundësi të gjithë fëmijët të stërviten dhe të luajnë në stadiumin e ri, që është investuar nga FSHF-ja”, – tha Besim Nasufi.

Edhe trajneri Driton Aliu vlerësoi ndikimin që do të ketë projekti në stërvitjen dhe zhvillimin e talenteve të reja.

“Unë si trajner, njëkohësisht edhe si punëtor i Qendrës Sportive Presheva, jam shumë krenar dhe i lumtur për këtë projekt të rëndësishëm, sidomos për nxënësit dhe rininë tonë që do të merret me futboll. Ky projekt do të na mundësojë dhe do të na lehtësojë shumë për stërvitjet, për të nxjerrë talente të reja. Falënderoj FSHF-në për këtë projekt kaq të madh”, – tha Driton Aliu.

Entuziazmin për fushat e reja e ndajnë edhe futbollistët e rinj, të cilët presin të kenë kushte më të mira për stërvitje dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

“Për mua, një fushë e re është një ndjenjë shumë e mirë, sepse deri tani nuk kemi pasur shumë kushte. Falënderoj FSHF-në që po na mundëson fushat e reja për të luajtur dhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme, stërvitje dhe për të luajtur më shumë”, – tha Diar Zeqiri.

“Ne jemi shumë të lumtur që po na ndërtojnë fushën e re, sepse nuk kemi pasur shumë kushte për t’u stërvitur, por tani do t’i kemi kushtet për t’u stërvitur. E falënderoj FSHF-në”, – tha Bleron Aliu.

Federata e Futbollit vijon gjithashtu ftesën për bizneset dhe donatorët që dëshirojnë të kontribuojnë në realizimin e kësaj nisme në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës.