Ligue 1

Me vetëm dy ndeshje, Endrick kalon Messi-n në Ligue 1 falë 3 golëshit me Lyon
Gazetari i famshëm sportiv Fabrizio Romano publikoi një informacion që u bë shpejt viral në mediat sociale dhe shkaktoi një ortek komentesh. Xhevahiri i ri brazilian Endrick, i cili sapo ka hyrë në skenën franceze të futbollit, ka nisur të shkruajë histori.

Në fakt, Endrick tashmë ka më shumë tregolësha në Ligue 1 franceze sesa legjendari Lionel Messi. Fakti që Endrick-ut iu deshën vetëm dy ndeshje për ta bërë këtë tingëllon veçanërisht e pabesueshme. Messi, i cili la gjurmë të thella me fanellën e Paris Saint-Germain, nuk shënoi kurrë një tregolësh në kampionat gjatë kohës së tij në Francë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Dashuria e madhe për Kombëtaren shkon në çmenduri, 600 mijë brazilianë ndjekin ndeshjen e Endrick te Lyon
Brazili është i çmendur pas futbollit! Tashmë është e ditur, por historia e sotme ishte jo pak e bukur. Endrick, talenti i madh 19-vjeçar i Brazilit, është huazuar nga Real Madridi te Lyon. Ambienti te Reali nuk ishte aspak i mirë dhe Endrick u pa atje si një dështim i madh. Megjithatë sapo kaloi te Lyon nisi që të shpërthejë. Në dy ndeshjet e para, Endrick shënoi 1 gol dhe dhuroi një asist.

Ndërkohë një televizion brazilian ka transmetuar sot ndeshjen Metz-Lyon. Atje ishin 600 mijë brazilianë që po ndiqnin takimin për të parë ecurinë e yllit të tyre të Kombëtares, Endrick. 19-vjeçari nuk i zhgënjeu ndjekësit e tij pasi në fitoren 2-5 të Lyon, Endrick realizoi 3 gola dhe dhuroi një asist. /Sport Ekspres/

Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappe në Champions League, shifrat flasin për talentin e Barcelonës
Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, shkroi faqe të reja në historinë e Champions League. Në fitoren e Barcelonës ndaj Eintrachtit 2-1, Yamal regjistroi një asist për golin e fitores dhe kështu u bë lojtari më i ri në historinë e garës që merr pjesë drejtpërdrejt në 14 gola. Me shtatë gola dhe shtatë asistime, Yamal theu rekordin e francezit Kylian Mbappe.

Ajo që duhet të kujtojmë është fakti se Mbappe regjistroi 10 gola dhe tre asistime në moshën e vogël. Duke pasur parasysh faktin se Yamal nuk do të festojë ditëlindjen e tij të 19-të deri në verë, ka ende shumë kohë për ta thyer këtë rekord mbresëlënës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Luis Enrike i del në mbrojtje portierit: Edhe Donarumën e vratë me kritika për 4 vite
Zëvendësuesi i Donarumës është përballur me kritika së fundmi. Por Luis Enrikja i ka dalë në mbrojtje gjatë konferencës së sotme për shtyp. Trajneri i PSG-së i ka kujtuar gazetarëve se të njëjtën sjellje e kanë pasur më parë edhe ndaj Donarumës, të cilin sipas tij për 4 vite e kanë vrarë sportivisht Donarumën me kritika.

“Mendoj se nuk ju kujtohet sa shumë vite e kritikuat Xhanluixhi Donarumën. Në 4 vitet e fundit, ju (media) efektivisht e keni vrarë atë sportivisht. Madje unë as nuk kam qenë trajner i PSG-së atëherë, por më kujtohet që kam dëgjuar shumë kriticizëm për Donarumën.

Kur je portier në një klub si PSG-ja, duhet jetosh me kritikat. Ajo që mund të then për Shevalierin është se më pëlqen personaliteti dhe niveli i tij si lojtar. Kemi shumë besim se ao do të jetë një lojtar i rëndësishëm i PSG-së për shumë vite”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

Sjellja që duhet, Kylian Mbappe është për t’u vlerësuar: Fitorja në Champions League nuk duhet të na bëj të harrojmë Atletiko Madrid
Kylian Mbappe dominoi përsëri me fanellën e Real Madridit. Me tre gola dhe titullin e lojtarit të ndeshjes, francezi i udhëhoqi Mbretërit drejt një fitoreje bindëse kundër Kairat të Kazakistanit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ylli francez nuk lejoi që festimi të harronte humbjen e fundit. “A do të thotë kjo fitore që e harrojmë derbin? Jo, jo, nuk duhet ta harrojmë”, tha Mbappe pas ndeshjes, duke shtuar:

“Nuk mund ta harrojmë atë që ndodhi këtë fundjavë”, shtoi ai, duke iu referuar humbjes së dhimbshme 5-2 ndaj Atlético Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Dominim absolut i PSG-së, parisienët rrëmbejnë skenën e Topit të Artë
PSG-ja zhvilloi një nga sezonet më të mira të historisë së saj, çka u shpërblye e vazhdon të shpërblehet me trofe. Parisienët po dominojnë skenën e Topit të Artë, ceremonia e të cilit është duke u zhvilluar në Paris. Donaruma u shpall portieri më i mirë i vitit 2025, ndërsa Luis Enrike fitoi garën me homologët e tij për çmimin e trajnerit më të mirë.

Ndërkohë, PSG-ja është shpërblyer edhe ne një çmim ekipor. Klubi francez është kurorëzuar si ekipi më i mirë për vitin 2025. Një çmim tërësisht i merituar, duke marrë në konsideratë sukseset e arritura nga parisienët. Gjatë sezonit të shkuar PSG-ja fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin francez, Kupën e Francës, si dhe mbërriti deri në finale të Kupës së Botës për klube./Sport Ekspres/

Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish
Luis Enrike i ka çuditur të gjithë në përballjen e sotme mes PSG-së dhe Lenit, e fituar me shifrat 2-0 nga kryeqytetasit. Trajneri spanjoll nuk ishte i pranishëm në pankinë si përherë. Këtë herë Luis Enrike kishte braktisur stolin për tribubën. Ai shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se është frymëzuar nga trajnerët e regbisë. Kreu i pankinës së PSG-së u shpreh se nga tribuna kishte mundësinë të monitoronte më mirë performancën e skuadrës.

“Kam kohë që mendoj për përmirësimin e performancës sonë me stafin e trajnerëve. I pashë trajnerët e regbisë ta shihnin situatën nga një perspektivë tjetër. E pashë pjesën e parë nga tribunat dhe duhet të them se është një mundësi e mrekullueshme. Isha në gjendje të monitoroja gjithçka në lidhje me performancën tonë dhe në pushimin e pjesës së parë u ktheva në dhomën e zhveshjes me shumë më tepër informacion. Mund ta bëj përsëri në të ardhmen”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

Presidenti i Juventusit rrëzon pistën Zhegrova, lojtari shqiptar arrin marrëveshje me klubin e madh francez
Edon Zhegrova ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, por situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Presidenti Komoli ka deklaruar se largimi i Niko Gonzalezit nuk është mundur të realozohej. Për këtë arsye, Gonzalezi do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe në këtë sezon. Qendrimi i tij rrëzon pistën Zhegrova te Juventusi, pasi afrimi i lojtarit shqiptar do të kryhej vetëm në çastin kur anësori argjentinas do të transferohej në një tjetër ekip.

Nisur nga kjo situatë, Zhegrova është detyruar të bëjë një tjetër zgjedhje. Mediat franceze raportojnë se tashmë lojtari i Kosovës ka gjetur gjuhën e përbashkët me Marsejën për të qenë pjesë e saj deri në vititn 2030./Sport Ekspres/

Kishte arritur akordin me Juventusin, presidenti i mbyll derën Zhegrovës: Do të qendrojë, mediat italiane i zmadhojnë gjërat
Edon Zhegrova është përfolur së tepërmi ditët e fundit për një kalim te Juventusi. Mediat italiane madje bënë me dije se edhe vetë lojtari koshte arritur marrëveshjen personale me bardhezinjtë, ndërsa mbetej vetën të gjendej gjuha e përbashkët mes klubeve. Por presidenti i Lille-s ka mbyllur derën e largimit për Zhegrovën. Letang-u ka pranuar se ka pasur bisedime me homologun e tij te Juventusi pak javë më parë, por është i prerë në vendimin e tij për të mos e shitur anësorin e Kosovës.

“E njoh shumë mirë Damien Comolli-n dhe kemi folur disa herë që kur ai mori Juventusin. Pati shkëmbime bisedimesh pak javë më parë. Dera ishte ndoshta më e hapur atëherë, por sot qendrimi im është i qartë: Edoni do të qendrojë. Nuk kam marrë asnjë ofertë. Mediat italiane kanë tendencën t’i zmadhojnë gjërat. Nuk ka asnjë marrëveshje apo negociata që po kryhen”, ka deklaruar Olivier Letang./Sport Ekspres/

Rabio dhe Roue u zunë fizikisht para trajnerit, presidenti i Marsejës: Ngjarje ekstremisht e dhunshme, largimi i tyre mbron klubin
Adrien Rabio dhe Roue janë nxjerrë në shitje. Kapitulli i tyre në Marsejë u mbyll pas asaj ngjarjeje të zhvilluar të premten e shkuar. Dy shokët e skuadrës u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin las sfidës kundër Renit. Një sherr që u zhvillua përpara syve të trajnerit dhe të drejtorit sportiv. Një ngjarje e tillë nuk u tolerua nga klubi francez, i cili ka vendosur t’i largojë të dy lojtarët. Presidenti i Marsejës ka thënë se kjo përplasje fizike i tejkaloi kufijtë dhe se klubi mori vendimin për të mbrojtur sezoni që i pret përpara.

“Ajo çfarë ndodhi të premten e shkuar ishte një ngjarje ekstremisht serioze dhe e dhunshme. Diçka e papreçendentë. Duhet të merrnim një vendim pas një ngjarjeje që i tejkaloi kuftijtë e të pranueshmes në një klub futbolli, ashtu si në çdo organizatë. Është një vendim që e mbron Marsejën si një institucion dhe që mbron sezonin tonë”, ka deklaruar Pablo Longoria./Sport Ekspres/

Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, kërkon të ribashkojë dyshen e Lilës në sulm
Një lëvizje befasuese mund të ndodhë në këtë fazë të fundit të merkatos. Megjithëse presidenti i Lilës konfirmoi qendrimin e Zhegrovës edhe për sezonin e ardhshëm, lajmet nga tregu i transferimeve tregojnë të kundërtën. Marseja po ngulmon për futbollistin e Kosovës, por tashmë kanë një konkurent të fortë përballë.

Fabricio Romano zbulon se interesi i Juventusit nuk ishte sipërfaqësor. Eksperti i merkatos bën me dije se drejtuesit e klubit bardhezi kanë pasur sërish diskutime me zyrtarët e Lilës. Zhegrova është një prej emrave që gjenden në listën e ngushtë të Juventusit, teksa largimi i Niko Gonzalesit do të jetë çelësi për të veshur Zhegrovën bardhezi. Për Niko Gonzalezin ka shfaqur interes Atletiko e Madridit, por ende nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë. Në rast kalimi te Juventusi, Zhegrova do të gjente ish-shokun e tij të skuadrës, Dejvidin, me të cilin shkëlqeu te Lila./Sport Ekspres/

Futbolli është i padrejtë ndonjëherë, trajneri i PSG e pranon pasi mundi Totenhemi: Kjo ishte çmenduri, nuk e meritonim fitoren…
PSG ka arritur të përmbys Totenhemin dhe të fitojë në fund finalen e Superkupës. Menjëherë pas fitores nga ruleta ruse, trajneri i PSG, Luis Enrique, u shpreh me sinqeritet se ekipi i tij nuk e meritonte fitoren.

“Sa çmenduri! Kjo është fjala e duhur, çmenduri. Duhet të them se jam shumë i lumtur. Nuk mendoj se e meritonim të fitonim, sepse ka një ndryshim të madh midis një skuadre si Tottenham, e cila bëri shumë stërvitje, dhe nesh, që bëmë vetëm pesë seanca stërvitjeje. Është kaq ndryshe, mendoj se kjo është një mrekulli”, tha Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Ishte vendimtar në suksesin e PSG-së, Luis Enrike largon Donarumën: Dua një tjetër lloj portieri, do të jetë jashtë ekipit
Xhanluixhi Donaruma nuk do të jetë më pjesë e PSG-së. Vendimi për largimin e tij është marrë nga Luis Enrikja. Pavarësisht faktit se italiani ishte vendimtar në suksesin e PSG-së me pritjet e tij dhe se është favoriti për t’u shpallur portieri më i mirë i vitit, vetë trajneri spanjoll ka deklaruar se po kërkon një tjetër lloj portieri në skuadër.

“Donaruma është jashtë ekipit, pasi ky është vendimi im. Jam 100% përgjegjës. Dua një tjetër lloj portieri dhe e kam marrë këtë vendim. Xhixhio është një nga portierët më të mirë në botë”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

“Nuk janë kushtet e përshtatshme që Zhegrova të largohet”, presidenti konfirmon qendrimin te Lille: Është i uritur për sezonin e ardhshëm
Edon Zhegrova ishte një nga lojtarët e shumëpërfolur të kësaj merkatoje vere. Emri i tij u lidh me ekipe si Napoli, Milani e së fundmi Marseja, por duket se asnjë prej tyre nuk do të jetë e ardhmja e sulmuesit shqiptar. Presidenti i Lille-s ka thënë së fundmi në konferencë për shtyp se Edoni po stërvitet mirë me skuadrën dhe është i uritur për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht moszgjatjes së kontratës, e cila përfundon verën e ardhshme, Leitang konfirmon se Zhegrova do të qendrojë te Lille edhe këtë sezon.

“Edoni është këtu. E pashë këtë mëngjes, në fakt, shihemi pothuajse çdo ditë. Është e mundur që ai të jetë me ne (këtë sezon). Ai po bën mirë, po stërvitet mirë, është rikthyer mirë. Është e mundur që ai të rifillojë stërvitjen me ekipin profesional nga e hëna dhe se mund të mbështetemi tek ai për këtë sezon. Ne menduam se ai mund të largohej në një moment. Mendoj se sot kushtet nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme që ai të jetë në gjendje të largohet. Dhe po themi se në vend që të kërkojmë dikë jashtë, kemi dikë që është këtu, në shtëpi, që po bën mirë.

Pakti me të, nëse kthehet në ekipin profesional, është se ai mund ta bëjë sezonin me ne. Ai është i uritur, i mungojnë ndeshjet, konkurrenca, është një djalë që ka talent absolutisht të jashtëzakonshëm. Kemi folur për zgjatjen e kontratës së tij për muaj të tërë. Do të më kishte pëlqyer shumë që Edoni ta zgjaste kontratën me ne. Kjo nuk ndodhi”, ka deklaruar Olivier Leitang./Sport Ekspres/

Publikohen emrat për Topin e Artë! Në listën me 30 lojtarë janë 9 nga PSG, nuk ekziston më Ronaldo dhe Mesi
Sot është publikuar lista e 30 lojtarëve që do të jenë në garë dhe do të kenë shpresat e tyre për të fituar cmimin e Topit të Artë. Një listë me 30 emra e dominuar tërësisht nga PSG që zhvilloi një sezon fantastik dhe që kulmoi me Champions League.

Jo pak, por thuajse një formacion i gjithi i PSG ndodhet në këtë listë pasi janë 9 lojtarë të Luis Enrique mes 30 më të mirëve në botë. Në këtë listë mungon fituesi i Topit të Artë në vitin e kaluar, Rodri, pasi u dëmtua dhe humbi sezonin. Gjithashtu edhe Ronaldo me Mesin mungojnë për vitin e dytë radhazi. Nuk dihet nëse ky është fundi i të dy lojtarëve për t’u rikthyer mes emrave më të mirë apo do të ketë edhe një “kërcim të fundit” para mbylljes së karrierës mes yjeve që diktuan botën e futbollit për shumë kohë. /Sport Ekspres/

Here are the 2025 Ballon d’Or nominees!#ballondor pic.twitter.com/tehmbU4R0j

— Ballon d’Or (@ballondor) August 7, 2025

Do të kalojë në ekipin tjetër të Ligue 1 që luan në Champions League, Edon Zhegrova bën një hap para me kalimin e ri
Edon Zhegrova është gati për të bërë kalimin e ri në karrierë! Futbollisti shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Lille, teksa rrugët janë ndarë me këtë skuadër. Sipas Fabrizio Romano, ylli shqiptar i Kosovës është shumë pranë kalimit te Marsellie.

Diskutimet janë duke vazhduar mes palëve, por nuk është mbyllur ende asgjë. Nëse ky kalim do të ndodhte, do të ishte një hap para në karrierën e Zhegrovës. Marsellie ka ndërtuar një super ekip dhe në sezonin e fundit mbajti vendin e dytë në kampionat pas PSG, duke shkuar në Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

U kthye në portierin më të mirë në botë! Donaruma i thotë Luis Enrique se do të largohet, tani hyjnë edhe “sheikët e Turqisë”
PSG ka një sezon fantastik pas vetes, pasi klubi francez më në fund arriti të fitojë Champions League për herë të parë në historinë e tij. Ata mund ta kishin mbyllur sezonin në një mënyrë madhështore, por u mposhtën së fundmi në finalen e Kupës së Botës për Klube nga Chelsea.

Lojtarët e PSG-së janë gati të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri, dhe sipas mediave franceze, Luis Enrique mori një goditje të papritur pasi u kontaktua nga Gianluigi Donnarumma. Portieri italian ka qenë portieri i parë i zgjedhur në Parc des Princes për disa sezone dhe Enrique nuk e ka fshehur se sa i kënaqur është me performancat e Donnarumma-s.

Megjithatë, mediat franceze po bëjnë bujë këtë mëngjes se Donnarumma dhe Enrique patën një bisedë mjaft të sikletshme pasi italiani i tha trajnerit të PSG-së se po mendonte seriozisht të largohej nga klubi. Italiani kërkohet nga disa klube nga Arabia Saudite të cilat po i ofrojnë shuma të mëdha parash, dhe ekziston edhe interesi i Galatasaray, i cili është gjithashtu i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për të sjellë Donnarumma-n në Turqi. /Sport Ekspres/

Në Francë poshtërojnë kampionatin e Kristiano Ronaldos: Nuk e transmetojmë më, ndeshja më e shikuar kishte…1000 shikues
Kristiano Ronaldo ka nisur një përplasje futbollistike mes Arabisë Saudite dhe Francës. Portugezi ka thënë se kampionati në Arabinë Saudite është më i rivalizuar dhe më i mirë sesa në Ligue 1 ku sipas tij ekziston vetëm PSG dhe gjithë pjesa tjetër është nën nivel në krahasim me ekipet e Arabisë Saudite.

Ndërkohë në Francë, Canal Plus, ka vendosur të mos e zgjas më kontratën dhe të ndërpres transmetimin e kampionatit të Arabisë Sadute. L’Equipe raporton se ndeshja më e shikuar në Francë ishte ajo e marsit të 2024 mes Al Hilal dhe Al ittihad, që u ndoq nga vetëm…1000 shikues. Nuk dihet ende nëse këto janë shifra të vërteta apo kjo ishte një përgjigje për të poshtëruar dhe për t’u hakmarrë nga fjalëve të Ronaldos. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

PSG respekton figurën e Diogo Jotës, mban një minutë heshtje në stërvitje para ndeshjes me Bayern Munchen
I gjithë futbolli është tronditur nga ndarja nga jeta e lojtarit të Liverpul, Diogo Jota. Së bashku me vëllain e tij, ata humbën jetën në makinë teksa plasi goma dhe më pas makina u përfshi nga flakët.

Të gjithë ishin të bashkuar në zi, shumë i thanë publikisht lamtumirën Diogo Jotës, dhe lojtarët e Paris Saint-Germain filluan seancën stërvitore para ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Botëror të Klubeve kundër Bayern Munich me një minutë heshtje.

Nuk ishte e lehtë për askënd, dhe lojtarët e ekipit kombëtar të Portugalisë, Vitinho dhe Mendes, nuk mundën t’i fshihnin lotët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

PSG pays tribute to Diogo Jota with an emotional minute of silence ?? #beINSPORTS #FIFACWC pic.twitter.com/4WcgOsJ31q

— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) July 3, 2025

Edon Zhegrova do të largohet nga Lille, e pranon vetë presidenti: Nuk ka kuptim ta mbajmë
Edon Zhegrova mund të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit në kontratën e tij me Lille-n, por dëshiron të largohet këtë verë. Është vetë presidenti i klubit francez ai që ka bërë të ditur se 26-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar karrierën në një tjetër klub. Letang-u ka shtuar se fakti që kontrata përfundon në vitin e ardhshëm ka bërë që edhe drejtuesit e Lille-s ta pranojnë vendimin e Edon Zhefrovës

“Edon Zhegrova na ka informuar për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Me një vit të mbetur në kontratë, nuk ka kuptin që ta mbajmë. Nëse ai largohet këtë verë, atëherë na duhet një sulmues anësor i katër dhe po kërkojmë për ta gjetur”, është shprehur Olivier Letang./Sport Ekspres/

“Kush thotë të kundërtën, nuk merr vesh nga futbolli”! Cristiano Ronaldo: Arabia Saudite është mes 5 kampionateve më të forta në botë
Shumë diskutime ka pasur gjithmonë niveli i futbollit në Arabinë Saudite. Në këtë vend kanë mbërritur shumë yje europian dhe herë pas here ka pasur polemika sesa e fortë është realisht gara në këtë vend dhe nëse paraja është e aftë që të blejë edhe historinë.

Ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para. Këtë e dëshmoi edhe Botërori i klubeve teksa për atë që mund të merrnin me tallje deklaratat e bëra nga Cristiano Ronaldo më parë, duhet ta rimendojnë.

Ylli portugez ka dhënë një tjetër deklaratë në lidhje me këtë temë: “Unë besoj se 100% Arabina Saudite është mes pesë kampionateve më të forta në botë. Kushdo thoitë të kundërtën, nuk kupton asgjë nga futbolli. Në Francë është vetëm PSG dhe të tjerët janë të mbaruar. Arabia Saudite nuk ka asgjë më pak për t’i pasur zili Ligue 1”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

Eliminoi Interin dhe gjithë ekipet e Premier League, trajneri i PSG pas humbjes: Botafogo kishte mbrojtjen më të mirë nga të gjithë
Nëse një ekip sakrifikon dhe luan me shpirt, mund të shkojë larg dhe të thyejë çdo parashikim dhe kufij imagjinar të vendosur. PSG, kampionia e Europës, ekipi i pakalueshëm i këtij sezoni, është mundur në Botërorin e klubeve nga Botafogo 0-1.

Askush nuk e priste, por kjo ndodhi nga Botafogo. Ndërkohë akoma më interesante ishte deklarata e bërë nga trajneri i PSG, Luis Enrique, pas kësaj ndeshje. Njeriu që eliminoi Interin në finale dhe të gjitha ekipet e Premier League nga Champions League, është shprehur:

“Unë besoj se Botafogo ka qenë ekipi që është mbrojtur më mirë kundër nesh se të gjithë në këtë sezonë. Është ekipi që ka pasur mbrojtjen më të mirë, mbroheshin poshtë, sakrifikonin dhe ishin shumë të mirë, ndihmonin njëri-tjetrin, dua që t’i uroj. Nuk kemi pasur as në kampionat dhe as në Champions League një ekip të tillë”, tha Luis Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

“Jemi një skuadër që krijojmë 30 raste”, Lui Enrike nuk i trembet Arsenalit: E hedh firmën që tani për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit
PSG-ja ka marrë sot humbjen e saj të parë në kampionat. Parisienët janë mposhtur me shifrat 3-1 nga Nisa, duke humbur kështu mundësinë për të qenë një nga 5 ekipet e vetme në Europë që fitojnë kampionatin pa asnjë humbje. Luis Enrikja është zhgënjyer me rezultatin, por ka mbetur mjaft i befasuar me tifozët, të cilët pavarësisht humbjes, nuk reshtën së kënduari e së festuari. Nisur nga loja e zhvilluar e ekipit të tij, trajneri spanjoll ka thënë pa asnjë dyshim se firmos për një përballje dinjitoze përballë Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam parë kurrë në jetën time tifozë si të PSG-së. Sot ishim duke humbur deri në minutën e 90 dhe ata nuk ndalonin së kënduari. Nuk mund t’ju siguroj trofe, por mund t’ju siguroj se do të jemi në nivelin e tifozëve. Çfarë kam parë? Hedh firmën për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit. Një skuadër që ka 30 raste, e hedh firmën që tani. Nuk po firmos për rezultatin (por për lojën). Deri më tani jemi skuadra më e mirë në Franë, e kemi treguar këtë gjatë gjithë vitit. Tani duhet të mendojmë për të fituar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/

Tevez bën gati bashkimin që do të flas gjithë bota e futbollit: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të luajnë në të njëjtin ekip
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë padyshim futbollistët më të mirë të brezit të tyre dhe kanë shënuar plotësisht një epokë të futbollit. Ishte kënaqësi t’i shikoja ata duke luajtur kundër njëri-tjetrit, duke garuar për çmime dhe gjithçka, por deri më tani nuk kemi pasur rastin t’i shohim në të njëjtën anë.

Kjo mund të ndryshojë tani, pasi Carlos Tevez po bën plane për t’i ftuar ata të dy në ndeshjen e tij të lamtumirës në Buenos Aires dhe për të luajtur në të njëjtin ekip. Sulmuesi argjentinas ka luajtur me të dy, dhe është në marrëdhënie të mira me Ronaldon dhe Messin, gjë që sugjeron se ka shumë shanse të mira që kjo të ndodhë.

Në një intervistë në podcast, Tevez e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se problemi i vetëm është rregullimi i axhendës së tyre. “Van Der Sar në njërën portë, Buffon në tjetrin. Në pozicionet mbrojtëse” Ferdinand, Vidi?, Chiellini, Bonucci,” tha. “Vëllai im Evra duhet të jetë gjithashtu atje, për sa i përket mesfushorëve – Pirlo, Scholes, Riquelme patjetër do të jenë atje, gjithashtu Rooney”, shtoi ai.  “Mesi, Ronaldo, do t’i sjellë unë të dy, do të shkojë t’i marrë vet nëse është e nevojshme, i kam numrat e tyre në Ëhats App”, tha Tevez. /Sport Ekspres/

PSG-ja shpallet kampione 6 javë më herët, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat
PSG-ja ka shtuar një tjetër trofe në vitrinë. Klubi parisien është shpallur kampion i Ligës 1 plot 6 javë përpara përfundimit të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrikja ka mposhtur sot Onzherin me rezultatin minimal 1-0.

Kaq ka mjaftuar për të siguruar matematikisht titullin kampion. PSG-ja ka grumbulluar deri më tani 74 pikë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionatin francez. Hegjemonia vazhdon edhe pa yje si Mbape, Nejmar dhe Mesi në ekip./Sport Ekspres/

Zhegrova do të jetë dhurata e klubit për Konten, Napoli e ndjek prej 8 muajsh
Në Itali janë të bindur. Edon Zhegrova do të jetë dhurata e Napolit për Antonio Konten. “Corriere dello Sport” ka bërë me dije se klubi napoletan kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Lilës në merkaton e verës. Sipas medias italiane, drejtori sportiv i Napolit e ndjek prej 8 muajsh lojtarin shqiptar.

Mësohet se ky i fundit ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me Lilën, e cila përfundon verën e vitit 2026. Në këtë mënyrë, klubi francez do të jetë i detyruar të shesë Edon Zhegrovën, në mënyrë që të mos rrezikojë largimin e tij me parametra 0. Napoli mund të sigurojë firmën e futbollistit të Kosovës për një shifër prej 20-25 milionë eurosh./Sport Ekspres/

Dyshimet shtohen, zbulohet detajet tronditëse në vdekjen e Maradonës: Shtëpia ishte shumë e pisët, nuk kishte asnjë pajisje mjekësore
Detaje të reja të zbuluara për vdekjen e legjendës Diego Maradona shkaktuan tronditje në mbarë botën. Maradona ndërroi jetë në vitin 2020 për shkak të probleme me zemrën ndërsa po shërohej nga operacioni në zemër. Gjyqi i shtatë anëtarëve të ekipit mjekësor filloi së fundmi dhe do të zgjasë disa muaj.

Mjeku Colin Campbell dëshmoi se nuk kishte defibrilatorë apo pajisje të tjera të nevojshme mjekësore në shtëpinë e Maradonës natën e vdekjes së tij. Ai theksoi se shtëpia ishte shumë e pisët, veçanërisht dhoma ku qëndronte Maradona, pa kushte elementare higjienike apo pajisje mjekësore.

Maradona kishte vdekur për më shumë se dy orë dhe në dhomën e tij nuk kishte asgjë që do t’i ndihmonte me rikthimin e tij, as oksigjen dhe as një defibrilator. Këtë dëshmi e konfirmoi edhe mjeku Juan Carlos Pinto, i cili mbërriti si ambulancë në vendngjarje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Ultrasit e PSG-së i ofenduan nënën ne stadium, Rabio i kthehet Al Kelaifit: Mund të kesh gjithë paratë e botës, por…
Adrien Rabio ka përjetuar një situatë krejtësisht të pakëndshme në derbin e mbrëmshëm të Francës. Ultrasit e PSG-së shpalosën në stadium një baner fyes për mesfushorin e Marsejës, ku ofendonin nënën e tij me fjalën “kur**”. Lojtari ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Instagram”. Rabio shkruan se gjithçdo do të paguhet një ditë. Në fund i drejtohet edhe Naser Al Kelaifit, i cili në rolin e presidentit të PSG-së lejoi që një baner i tillë të përfundonte në tribunën e stadiumit.

“Të ofendosh një nënë dhe një baba të ndarë nga jeta… Gjithçka paguhet një ditë. Nuk do ta merrni në parajsë. Më besoni. Naser, mund të kesh të gjitha paratë e botës dhe më shumë, por klasi nuk mund të blihet”, ka shkruar Adrien Rabioja./Sport Ekspres/

Luis Enrique e thotë hapur atë që mendojnë të gjithë tifozët: PSG është më e mirë pa Kilian Mbappe, si në mbrojtje dhe në sulm…
PSG ka eliminuar Liverpoolin nga Champions League. Francezët, me një ekzekutim më të mirë nga ruleta ruse, kanë kaluar në çerekfinale, ku me gjasë do të përballen me Aston Villa. Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka bërë një deklaratë interesante pas triumfit të tyre në Anfield. Ai pretendon se skuadra aktuale është më e mirë pa Kylian Mbappe, i cili prej vitesh ishte forca kryesore sulmuese e parisienëve.

Pas ndeshjes në Anfield, askush në Parc des Princes nuk e kujton Mbappe. “Unë ende mendoj se ky ekip është më i mirë pa Mbappe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje,” ishin fjalët brutale të Luis Enrique ndaj ish-yllit të PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Të gjithë u habitën nga linjat në formë shigjete në mesfushë gjatë ndeshjes me PSG, ja se çfarë tregonin
Një surprizë ka ndodhur për shikuesit në ndeshjen Le Mans dhe PSG-së këtë të martë në stadiumin Marie-Marvingt. Në momentin e fillimit të ndeshjes, linjat në formë shigjete ishin të dukshme në mesfushë.

Të gjithë ata që e ndoqën ndeshjen u befasuan nga këto simbole në fushë, dhe interesant është se ato u zhdukën ndërsa loja vazhdonte. Siç ndodh zakonisht, u zbulua shpejt se për çfarë bëhej fjalë. Në fakt, ishte një nismë ekologjike e mbështetur nga Federata Franceze e Futbollit (FFF). /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Po përjetonte sezonin më të mirë në karrierë, Edon Zhegrova do të mungojë gjatë në fushën e lojës
Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Sulmuesi nga Kosova po përjetonte sezonin e tij më të mirë në karrierë, duke shkëlqyer me fanellën e Lilës si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Por në momentin kur ishte në majë, e përndoqi edhe fati i keq me dëmtimin e pësuar. Klubi francez ka konfirmuar përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale se Zhegrova do të mungojë për 6 javë në fushën e lojës. Rikthimi i 25-vjeçarit pritet të vijë në pranverë./Sport Ekspres/

“Mbapeja u bë xheloz kur erdhi Mesi”, Nejmari flet pa doreza: Te PSG-ja nuk na linte egoja të fitonim
Nejmari ka folur pa doreza në një intervistë me Romarion. Braziliani ka zbuluar prapaskenat në kohën kur ishte pjesë e PSG-së. Nejmari ka thënë se egoja ishte problemi në klubin parisien. Sa i përket marrëdhënies me Mbapenë, ish-lojtari i Barcelonës ka treguar se raporti mes tyre ndryshoi pas ardhjes së Lionel Mesit. Sipas tij, Mbapeja u bë xheloz kur ylli argjentinas mbërriti në PSG.

“Çfarë shkoi keq te PSG-ja? Egoja, Egoja. Mendoj që të kesh ego është mirë, sepse mendon se je më i miri… por duhet ta kuptosh se nuk luan dot futboll i vetëm. Ditët e sotme, nëse nuk të ndihmojnë të gjithë, atëherë është e pamundur të fitosh diçka.

Mbapeja nuk ishte i bezdisshëm. Mendoj se kur erdhi Mesi u bë pak xheloz… Kisha gjërat e mia me të, kishim një zënkë të vogël. Ai ishte një djalë i ri që në fillim ishte çelësi. Unë i thërrisja ‘djali i artë’, flisja me të bëja shaka me të, i thoja që do të bëhej një nga më të mirët. Gjithmonë e kam ndihmuar. Gjithmonë bisedoja me të. Kur Leo erdhi, ai u bë pak xheloz. Nuk donte të më ndante me asnjë (qesh). Kështu nisën sherret, nga ndryshimi i sjelljes”, ka thënë Nejmari./Sport Ekspres/

Baret dhe restorantet ishin të hapura deri vonë, shërbimi falas! Çmenduria në Francë, ekipi amator eliminoi Lionin nga Kupa
Skuadra amatore e kategorisë së pestë franceze, Bourgoin Jallieu eliminoi pas penalltisë Lionin e Ligue 1 nga Kupa e Francës. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në shifrat 2-2. Heroi ishte portieri Ronan Jay, i cili priti dy penallti në ruletën ruse. Bourgoin Jallieu luan në ligën National 2, niveli i pestë i futbollit francez, por ata nuk kishin frikë nga Lioni dhe në fund fituan 4-2 nga ruleta ruse.

I gjithë stadiumi ishte në dëlir, tifozët vrapuan në fushë. Bourgoin është një klub nga një qytet i vogël sa një lagje e Tiranës, me një popullsi prej 29.000 banorësh. Disa media franceze shkruajnë se rrugët në qytet ishin të bllokuara nga festimi, dhe restorantet dhe baret aty pranë ishin të hapura gjithë natën dhe shërbimi ishte falas. Një ditë që do të mbahet mend përgjithmonë nga ky klub amator ndërsa vazhdon ecurinë e tij në Coupe de France. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Napoli ka nisur negociatat për Zhegrovën, por Lila refuzon ta shesë! E zbulon Fabricio Romano: Qendron lart në listën e Napolit
Emri i Edon Zhegrovës gjendet në listën e dëshirave të Napolit. Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, klubi italian është vënë në lëvizje për të transferuar lojtarin shqiptar. Por nga ana tjetër, drejtuesit e Lilës nuk janë të hapur për një marrëveshje, pasi nuk dëshirojnë që ta largojnë Zhegrovën që në muajin janar.

“Napoli gjithashtu i është qasur Lilës këtë javë për Edon Zhegrovën, duke qenë se ai qendron lart në listën e tyre. Napoli e vlerëson Zhegrovën, por Lila deri tani nuk po i hap dyert për një largim në muajin janar. Nuk janë duke e bërë të lehtë, sepse dëshirojnë që të mbajnë (Zhegrovën)”, ka bërë me dije Fabricio Romano./Sport Ekspres/

Ronaldo “thumboi” Mesin me deklaratën e tij, Nejmari i del krahë: Jam dakort me Kristianon, liga e Arabisë është sipër Ligue 1
Ronaldo shkaktoi debate me deklaratën e dhënë pak kohë më parë në lidhje me nivelin e Ligue 1. Portugezi deklaroi se liga e arabisë është më e vështirë se ajo e Francës, duke thumbuar tërthorazi edhe Lionel Mesin, i cili, pas Barcelonës, ka mbajtur veshur fanellën e PSG-së. Por në krah të Ronaldos tashmë ka dalë edhe Nejmari. Braziliani, edhe pse ka një raport miqësor me Mesin, ka pohuar në një intervistë për “CNN”-in se liga arabe tashmë qendron më lart se ajo franceze.

“Jam dakort me Kristianon (Ronaldon). Mendoj që sot liga e Arabisë Saudite është sipër Ligue 1. Niveli i Saudi Pro League-s është duke u rritur. Lojtarët gjithashtu janë më të mirë. Por edhe Ligue 1 ka pikat e saj të forta. Ëstë një kampionat i nivelit të lartë. E njoh mirë”, është shprehur Nejmari./Sport Ekspres/

“Silleni në Francë dhe “do ta hanë të gjallë”! Rami nuk ka mëshirë kundër Ronaldos: A doni t’u tregoj ca foto të mbrojtësave në Arabinë Saudite?
Ronaldo ishte në Dubai të premten e kaluar ku mori dy çmime në ceremoninë e Globe Soccer Aëards dhe përveç kësaj, ai doli në skenë ku iu përgjigj pyetjeve interesante Natyrisht, tema kryesore ishte largimi i tij në Arabinë Saudite, ku prej dy vitesh mban fanellën e Al Nassr-it dhe tha se nuk pendohet aspak për një lëvizje të tillë sepse kampionati në atë vend po bëhet më i mirë dhe më i mirë. Ronaldo e krahasoi atë me pesë ligat më të mira, përkatësisht Ligue 1 franceze, dhe tha se Premier League saudite ishte më cilësore, gjë që shkaktoi pakënaqësi të jashtëzakonshme në Francë.

“Liga Premier e Arabisë Saudite është më e mirë se Ligue 1 në Francë. Franca ka vetëm PSG-në, klubet e tjera janë shumë më poshtë. Provoni të luani në 38, 39 ose 40 gradë dhe të luani në kushte moti si në Arabinë Saudite dhe sërieh ka nivel, nëse nuk më besoni, ejani dhe provojeni”, tha Ronaldo. Deklarata e Ronaldos nuk u pëlqye aspak nga francezët dhe portugezi u gjend në shënjestër të kritikave të ashpra dhe duket se më i zëshmi në gjithë këtë ka qenë Adil Rami. Ish-mbrojtësi i Milanit ka vendosur t’i përgjigjet Ronaldos dhe nuk ka mëshirë ndaj tij.

“Ai po flet marrëzi. A doni që unë t’ju tregoj një foto të mbrojtësve që luajnë në Arabinë Saudite? Edhe pse Ronaldo ka pasur një karrierë të pabesueshme, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjithçka që ai thotë është e vërtetë. Është një PR i pastër që ai padyshim e ka për të bërë. Ne kemi mbrojtës të jashtëzakonshëm në Francë që janë makineri, silleni atë në Ligue 1 dhe “do ta hanë të gjallë”. Unë jam një fans i Ronaldos, por ai gaboi me këtë deklaratë. Kur thua diçka të tillë, është logjike që merr gjithë këto kritika nga njerëzit në Francë, sepse të gjithë e dinë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Rami. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

“Nëse nuk më besoni, ejani dhe provojeni”! Cristiano Ronaldo: Kampionati në Arabinë Saudite është më i fortë se Ligue 1 në Francë
Ronaldo ishte në Dubai të premten e kaluar ku mori dy çmime në ceremoninë e Globe Soccer Awards dhe përveç kësaj, ai doli në skenë ku iu përgjigj pyetjeve interesante

Natyrisht, tema kryesore ishte largimi i tij në Arabinë Saudite, ku prej dy vitesh mban fanellën e Al Nassr-it dhe tha se nuk pendohet aspak për një lëvizje të tillë sepse kampionati në atë vend po bëhet më i mirë dhe më i mirë. Ronaldo e krahasoi atë me pesë ligat më të mira, përkatësisht Ligue 1 franceze, dhe tha se Premier League saudite ishte më cilësore, gjë që shkaktoi pakënaqësi të jashtëzakonshme në Francë.

“Liga Premier e Arabisë Saudite është më e mirë se Ligue 1 në Francë. Franca ka vetëm PSG-në, klubet e tjera janë shumë më poshtë. Provoni të luani në 38, 39 ose 40 gradë dhe të luani në kushte moti si në Arabinë Saudite dhe sërieh ka nivel, nëse nuk më besoni, ejani dhe provojeni”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/

Ronaldo e quajti kampionatin arab më të vështirë se atë francez, Ligue 1 i kthen kusurin me… Lionel Messi-n
Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë “Globe Soccer”. Sulmuesi i Al Nassr-it u shpreh se kampionati arab është më i fortë se ai francez. Madje i sfidoi dyshuesit të provonin të luanin në temeraturat mbi 38 gradë celcius.

Por sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Ligue 1. Përmes faqes zyrtare, liga e parë e Francës i ka kthyer kusurin Ronaldos me… Lionel Messi-n. Ligue 1 ka shpërndarë një foto të argjentinasit me Kupën e Botës të fituar në Katar, teksa shkruan: “Messi duke luajtur në 38 gradë”./Sport Ekspres/

Leo Messi jugando con 38 grados ???? pic.twitter.com/2AWglqm8zk

— Ligue 1 Español (@Ligue1_ESP) December 28, 2024

“Franca ka vetëm PSG-në, të tjerët janë të mbaruar”, deklarata e fortë e Ronaldos: Ta provojnë të vrapojnë në 40 gradë në Arabi dhe kanë për ta parë
Kristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të fortë në ceremoninë “Globe Soccer”. Ylli portugez ka e cilësuar kampionatin arab të një niveli më të lartë se ai francez. Sipas tij, Liga 1 e Francës njihet vetëm prej PSG-së, pasi ekipet e tjera janë të dobëta.

“Sigurisht që Liga Saudite është më e mirë se sa Liga 1. Franca ka vetëm PSG-në. Të tjerët janë të mbaruar. Provoni të vraponi në 38, 39, 40 gradë dhe keni për ta parë… Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Nëse doni shkoni provojeni vetë, mos i besoni fjalëve të mia”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

VIDEO/ Donaruma e pëson si në “UFC” dhe lë fushën i gjakosur pas shkelmit në fytyrë, kundërshtari e kalon vetëm me një qortim
Xhanluixhi Donaruma ka lënë fushën përpara kohe mbrëmjen e sotme. Sfida e tij kundër Monakos ka përfunduar në minutën e 22-të. Portieri italian ka pësuar një shkel në fytyrë si në sportet e arteve marciale.

Singo, në përpjekje për të kërcyer bashkë me topin sipër Donarumës, ka goditur me takë në fytyrë këtë të fundit. Gjuajtja ishte mjaft e rëndë, duke lënë të përgjakur gardianin e PSG-së. Megjithatë, arbitri u mjaftua vetëm me një qortim për Singon, i cili ishte i ndëshkuar më herët me karton të verdhë./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2024/12/ssstwitter.com_1734554906010.mp4