Futboll Bota

“Me gjithë respektin për Egnatian, por…”, trajneri i Midtjylland-it nuk e pranon barazimin: Jam i pakënaqur, duhet të fitonim
Egnatia ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive në ndeshjen e saj historike në Conference League. Ekipi i drejruar nga Nevil Dede ka marrë një barazim 1-1 kundër Midtjylland-it. Trajneri i skuadrëd daneze ka mbetur i pakënaqur me këtë rezultat. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH” -së, Tullbergu ka thënë se ekipi i tij meritonte fitoren për shkak se ka cilësi më të mira se sa Egnatia.

“Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Prisja që ta fitonim ndeshjen. Kemi shumë cilësi në ekip dhe besoj se meritonim më shumë. Barazuam shumë shpejt dhe mund të fitonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm që të finalizonim rastet. Gjithsesi kemi edhe 5 ndeshje të tjera për të luajtura në fazën e ligës. Me gjithë respektin për kundërshtarin, me cilësinë që kemi duhet ta kishim fituar këtë ndeshje. Do të përpiqemi që të bëjmë më mirë në ndeshjet e mbetura”, ka deklaruar Mike Tullberg./Sport Ekspres/

“Jam krenar, treguam sa mirë dimë të luajmë futboll”, Dede optimist: Vetëm një humbje kemi
Egnatia e nisi me një barazim përvojën e parë në Ligën e Kampionëve. Përballja kundër Midtjylland-it përfundoi me shifrat 1-1. Pas përfundimit të sfidës Nevil Dede ka folur për mikrofonin e “RTSH” -së, ku është shprehur krenar për lojtarët e tij. Trajneri i kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiore”-s pranon disnivelin në cilësi dhe përvojë mes të dyja skuadrave, por në fushë u përballën si të barabartë.

“Realisht e dinim se ishte një kundështar i vështirë. E respektonim, por nuk e kishim frikë. Besoj se çdo gjë që kemi punuar me djemtë rezultoi e saktë. Më vjen keq për golin e pësuar, sepse e kishim punuar. Duhet të pranojmë kualitetin, cilësinë, eksperiencën e tyre europiane. Por unë jam krenar dhe do flas më shumë për djemtë. Nuk di nga t’ja filloj për çunat. Ajo që më pëlqeu më shumë është që nuk vuajtëm fizikisht. Me raste mund të jemi të barabartë, por me zotërim ata janë më të fortë se ne. Shifrat nuk tregojnë realisht nivelin tonë.

Nuk e përcaktojnë dot nivelin tonë as ata, një ekip kaq me buxhet të madh dhe me histori. Ne treguam se kush jemi, dinjiteti, personaliteti, sa mirë dimë të luajmë edhe futboll. Ata kanë eksperiencë shumë të madhe europiane, ndërsa ne jemi në hapin e parë. Rëndësi ka që nuk gabuam. Vetëm 1 humbje kemi. Kjo më bën të jem optimist dhe ta shikoj gotën gjysmë plot”, është shprehur Nevil Dede./Sport Ekspres/

Çmenduri që vetëm Reali mund ta bëjë! Po humbnin 3-1 deri në minutën e 68, madrilenët përmbysin rezultatin në fund të ndeshjes
Reali i Madridit dëshmon sërish se Liga e Kampionëve është territori i tij. “Los blancos” kanë dhuruar emocione të forta mbrëmjen e sotme në stadiumin mitik “Olimpico”. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për ta. De Roni zhbllokoi shifrat në minutën e 20, ndërsa Mbapeja barazoi shifrat 5 minuta më vonë.

Ndërkohë Maleni kaloi sërish në epërsi Romën. Dy golat e tij në minutat 51 dhe 57 i dërguan shifrat në 3-1. Rezultati qendroi i pandryshuar deri në minutën e 83-të, duke krijuar iluzionin e humbjes për Realin. Por pikërisht në këtë minutë nisi përmbysja. Fillimisht rrjeta u tund nga Karlos Espi dhe më pas Endriku në minutën e 85 dhe Rydigeri në të 90-n përmbysën shifrat në favor të Madrilenëve. Një përmbysje që vetëm Reali di ta realizojë./Sport Ekspres/

Vikingu dhe Club Brugge dhurojnë surprizat e mëdha, Interi humbet me 7 gola të shënuara në shtëpi
Mbrëmja e së martës në Champions League dhuroi emocione të mëdha, rezultate surprizë dhe përballje të luftuara, duke konfirmuar edhe një herë spektaklin që ofron kompeticioni më prestigjioz i futbollit europian.

Arsenali ishte një nga skuadrat që shkëlqeu, duke mposhtur Lille me rezultatin e pastër 3-0. Jurriën Timber, Eberechi Eze dhe Bukayo Saka ishin autorët e golave për londinezët, të cilët siguruan një fitore bindëse.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte triumfi 2-0 i Atletico Madrid ndaj Manchester United. Skuadra spanjolle shfrytëzoi momentet e saj dhe ndëshkoi anglezët, të cilët e patën të vështirë të reagonin.

Surpriza më e madhe erdhi nga Milano, ku Club Brugge arriti një fitore spektakolare 4-3 ndaj Interit, në një ndeshje me shtatë gola. Belgët i shkaktuan një humbje të dhimbshme skuadrës italiane.

Ndërkohë, Barcelona fitoi 4-1 në transfertën ndaj Galatasarayt, duke përmbysur disavantazhin fillestar. Bayern Munich u ndal në një barazim 3-3 nga Viking, ndërsa Sporting mposhti Lensin 2-0. Me gola të shumtë dhe rezultate të papritura, Champions League dhuroi një tjetër mbrëmje të paharrueshme për tifozët e futbollit europian. /Sport Ekspres/

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League
Arbitrat shqiptarë do të jenë në fushë të enjten në dy ndeshje të kompeticioneve europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, të programuara për t’u zhvilluar në orën 18:45.

Në UEFA Europa League, Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Torreense – Sunderland, që do të zhvillohet në stadiumin “Estádio Municipal de Leiria”. Në këtë takim, dy asistentët e Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt. Albert Doda është caktuar në rolin e AVAR.

Ndërkohë, në UEFA Conference League, Florian Lata do të drejtojë sfidën Riga FC – FC Kairat Almaty, e cila do të luhet në stadiumin “Skonto Stadions”, në orën 18:45.

Lata do të ketë në krah asistentët Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitri i katërt. Kreshnik Bajramaj është caktuar në sistemin VAR, ndërsa Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR.

Angazhimi i arbitrave shqiptarë në këto dy kompeticione europiane përbën një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe dëshmon rritjen, zhvillimin dhe besimin që ata gëzojnë në arenën ndërkombëtare.

VIDEO/ Manchester City mund në transfertë Liverpool, shikoni golin e bukur të Cherki
Manchester City ka marrë një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin e pastër 0-3 në “Anfield”, në një përballje të rëndësishme të Premier League. Skuadra nga Manchesteri tregoi forcën e saj në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar momentet vendimtare dhe duke i dhënë një goditje të rëndë vendasve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Liverpoolin që tentoi të krijonte rrezik, ndërsa City kërkonte hapësirat për të goditur. Megjithatë, ndeshja ndryshoi pas daljes me karton të kuq të Ryan Gravenberch në minutën e 62-të, pasi mesfushori i Liverpoolit mori kartonin e dytë të verdhë.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 65-të, Erling Haaland zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë avantazhin Manchester Cityt. Në minutën e 68-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një goditje të bukur, duke e vënë Liverpoolin në një situatë tepër të vështirë.

Golin e tretë e realizoi Rayan Cherki në minutën e 78-të, duke vulosur triumfin e miqve.

Kështu, Manchester City largohet nga Anfield me tri pikë të rëndësishme, ndërsa Liverpooli duhet të analizojë një humbje të dhimbshme, ku kartoni i kuq rezultoi vendimtar për fatin e takimit. /Sport Ekspres/

?| Cherki that is DIRTY. ? https://t.co/9XcgZDlOJC

— Kalshi FC (@KalshiFC) October 11, 2026

VIDEO/ Trajneri nuk e kishte në plan ta fuste! Armando Broja hyn dhe shpërthen pas 2 minutash, asisti i hequr në mënyrë fatale
Armando Broja vazhdon që të ketë vështirësi të mëdha te Burnley. Pavarësisht se u la jashtë Kombëtares dhe Shqipëria i dha një mundësi të artë për të ndryshuar situatën në klub, shqiptari nuk e ka bindur trajnerin Hayen në stërvitje.

Gjatë ditëve që Kombëtaret po luanin, Armando Broja dhe një grup lojtarësh që nuk u grumbulluan nga Kombëtaret e tyre respektive, po vazhdonin stërvitjen te Burnley. Megjithatë për Brojën nuk kishte shumë lëvizje, i vetmi ndryshim ishte fakti se nga zgjedhje e katërt që ishte në herën e fundit, këtë herë Broja kaloi në zgjedhjen e tretë të trajnerit Hayen.

Si titullar, Burnley e nisi me Amdouni kundër ëatford dhe pjesa e parë përfundoi 0-3. Amdouni ka shënuar disa gola radhazi në ndeshjet e fundit dhe sot shënoi po një tjetër gol. Problemi qëndron se Vardy është tashmë preferenca e dytë e trajnerit Hayen dhe jo Broja. Me një ndeshje të mbyllur në shifrat 0-3, Hayen preferoi që në të 65 të aktivizonte Vardyn.

Kështu do të mbyllej kjo ndeshje, por në minutën e 84, trajneri i Burnley u detyrua të aktivizonte Brojën pas një dëmtimi të mesfushorit Alleyne, duke kaluar në skemën 4-4-2. Pas vetëm dy minutash, Broja bëri shpërthimin e parë në krahë duke lënë pas vetes dukshëm me fizik kundërshtarin e tij dhe duke i dhënë një asist perfekt Sapotaev, i cili goditi në portë, por topi do të devijohej me shumë fat për në goditjen e këndit.

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/10/tkjkdf.mp4

Brojës iu mohua një asist, ndërsa në atë ekzekutim të goditjes së këndit do të vinte edhe goli i katërt i Burnleyt me Edëards. Ndërkohë pak minuta më vonë, Vardy do të realizonte golin e pestë me portën thuajse të boshatisur, por goli i tij do të anulohej. Tashmë mbetet të shihet nëse ky sinjal pozitiv do të jetë një vlerësim nga ana e trajnerit Hayen, që për momentin Brojën e ka si zgjedhje të tretë. /Sport Ekspres/

Ka vite aty dhe thotë që tani është fillimi”, Murinjo ironizon Artetën: Nuk do e bëja dot kurrë te Reali
Zhoze Murinjo ka tërhequr sërish vëmendjen me deklaratat e tij. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, trajneri i Realit të Madridit ka thumbuar Mikel Artetën. Ai është shprehur se kurrë nuk do të deklaronte pas shumë vitesh në krye të detyrës se tashmë është ende fillimi.

“Shoh diçka interesante që nuk do të ndodhte te Real Madridi. Mikel Arteta e rinovoi kontratën dhe tha diçka të tillë: ‘jemi ende duke filluar, ky është vetëm fillimi…’. Ndërkohë që ai është aty prej vitesh. Kërkesat këtu janë thjesht të ndryshme”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

Elseid Hysaj mund të ndërrojë kampionat, e kërkojnë në La Liga
Elseid Hysaj është ende në kërkim të një klubi për të vazhduar të ardhmen e tij. Kontrata me Lacion përfundoi në verë dhe që prej asaj kohe shkodrani ka statusin e lojtarit të lirë. Leçja dhe Bolonja janë përfolur si opsione të mundshme për mbrojtësin kuqezi, por në të dy rastet nuk ka pasur hapa konkretë.

Tashmë në skenë ka dalë një tjetër skuadër. Bëhet fjalë për Elçenë, që këtë sezon luan në La Liga. Mbetet për t’u parë nëse Elseid Hysaj do të ndërrojë kampionat këtë sezon, apo do të qendrojë në pritje për oferta më të mira./Sport Ekspres/

“Sot luajmë 5 minuta më tepër dhe kjo është shumë”, trajneri i Interit shpjegon si ka ndryshuar futbolli
Kristian Kivu është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Parmës. Trajneri i Interit është pyetur në lidhje me zhvillimin e futbollit në Serinë A. Kivu ka thënë se tashmë loja në kampionatin italian është bërë më intensive. Ai ka shpjeguar se në futbollin modern është shtuar koha efektive e lojës me 5 minuta, që sipas tij janë shumë.

“Besoj se problemet e një sistemi, të një kulture futbolli, nuk mund të ndryshohen brenda dy muajve, ashtu siç nuk mund të vihen re përmirësime në një kohë kaq të shkurtër.

Sot, nuk e mendon më humbjen e kohës sepse rregullat nuk e lejojnë. E di që nëse rrëzohesh dhe duhet të dalësh nga fusha, e lë skuadrën me 10 lojtarë për një minutë. Portieri e di se duhet ta ekzekutojë shpejt goditjen, edhe nëse i kanë rënë mbrojtëset e kërcirit. Kjo e përshpejton lojën.

Sot kemi 5 minuta më shumë lojë efektive dhe kjo është shumë. Duhet të përshtatesh me lojën. Ka një shpenzim më të madh energjie. Duhet të futesh menjëherë në realitetin e futbollit të sotëm”, është shprehur Kristian Kivu./Sport Ekspres/

“Zhegrova është fenomen”, ish-lojtari i Juventusit i thur elozhe Edonit: Mund të bëhet më i miri i bardhezinjve
Fabricio Ravaneli vazhdon të thurë elozhe për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” -in, ai ka deklaruar se sulmuesi shqiptar është një fenomen. Sipas tij, ai mund të shndërrohet në futbollistin më të fortë të Juventusit.

“I thashë se është një fenomen dhe se atë që bën për kombëtaren duhet ta bëjë edhe në stërvitje e me Juven, sepse është një fenomen. Nëse gjen vazhdimësi, mund të bëhet lojtari më i fortë i Juventusit, sepse është lojtar që bën diferencën. Ai di të shënojë. Sipas meje, ka potencialin për të shënuar 10 gola”, ka thënë Fabricio Ravaneli./Sport Ekspres/

Tjetër skandal vjen nga Anglia, zbulohet lojtari i Evertonit që kishte vendosur 61 bileta bastesh futbolli
Një çështje që lidhet me bastet sportive ka vënë në qendër të vëmendjes sulmuesin e ri të Evertonit, Martin Sherif. Futbollisti 20-vjeçar është gjobitur me 5 mijë paund nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pasi është pranuar shkelja e rregullave që ndalojnë përfshirjen në baste mbi ndeshjet e futbollit.

Sipas autoriteteve angleze, çështja lidhet me 61 baste të vendosura gjatë periudhës nga 20 nëntori 2024 deri më 12 shkurt 2026. Sherif pranoi përgjegjësinë për lejimin ose mundësimin e këtyre basteve, ndërsa në mbrojtjen e tij deklaroi se nuk i kishte vendosur personalisht ato.

Hetimi identifikoi gjashtë llogari bastesh në emrin e futbollistit. Komisioni disiplinor mori parasysh pranimin e shkeljes, bashkëpunimin gjatë hetimit dhe pendesën e shprehur nga lojtari përpara se të vendoste masën përfundimtare.

Megjithatë, Sherif i ka shpëtuar pezullimit dhe do të duhet të paguajë vetëm gjobën financiare. Sipas raportimeve, bastet nuk ishin vendosur për ndeshjet e skuadrave ku ai luante në atë periudhë.

Sulmuesi, i cili iu bashkua akademisë së Evertonit në vitin 2019, ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Rotherham United dhe Port Vale, në kategorinë e tretë angleze.

Rasti shërben si një tjetër kujtesë për rregullat strikte që futbolli anglez zbaton ndaj lojtarëve në lidhje me bastet sportive.

VIDEO/ “A do ta mbyllim ndeshjen?”! Biseda e arbitrit me Lionel Messin kundër Benin, kërkoi një konfirmim nga argjentinasi
Argjentina fitoi kundër Benin në shifrat 3-0. Një ndeshje e cila shërbeu si një ceremoni lamtumire për një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi. Ndërkohë shumë interesante ishte episodi në mbylljen e takimit.

Teksa portieri kundërshtar do të riniste topin nga zona e tij, arbitri bisedoi me Lionel Messin duke e pyetur nëse donte që ky takim të përfundonte. I lodhur dhe i rraskapitur, Messi e dha lejen duke e konfirmuar dhe më pas arbitri sinjalizoi menjëherë mbylljen e këtij takimi. /Sport Ekspres/

Último minuto de Argentina-Benín. El árbitro Fernando Vejar Díaz se acerca a Lionel a preguntarle SI PODÍA DAR POR TERMINADO EL PARTIDO.

Messi le suelta un “dale, dale” asintiéndole con la cabeza y el juez le lleva la pelota a sus manos.

Ufff, qué momento este. ??? https://t.co/6iAm0fi4L4

— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) October 8, 2026

Marani i ngre kuqezinjë në renditje, hapa para bën edhe Kosova
Faza e ndeshjeve të ekipeve kombëtare ka përfunduar dhe FIFA ka punlikuar renditjen e re. Shqipëria ka qenë e suksesshme në këto 4 ndeshje të para të Ligës së Kombeve, ku edhe udhëheq grupin. Rezultatet pozitive janë reflektuar edhe në klasifikimin e FIFA-s.

Marani i ka ngritur kuqezinjtè një pozicion më sipër. Tashmë Kombëtarja shqiptare renditet e 66-a me 1375,78 pikë. Ndërkohë edhe Kosova ka bërë hapa përpara. Dardanët tashmë renditen në vendin e 76, 2 pozicione më lart se herën e fundit./Sport Ekspres/

Ronaldo lë pas rivalitetin, ylli portugez i shpreh respektin Mesit: Një histori që do të mbetet përgjithmonë
Lionel Mesi luajti mbrëmë ndeshjen tij të fundit me fanellën e Argjentinës. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme me Kombëtaren e tij, me të cilën arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm.

Të shumta kanë qenë reagimet për dorëheqjen e tij nga Kombëtarja, teksa nuk ka munduar as mesazhi i Kristiano Ronaldos. Ylli portugez ka lënë mënjanë rivalitetin dhe ka shprehur respektin e tij duke komentuar në postimin e lamtumirës që Mesi shpërndau në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që arrite me Argjentinën. Një përqafim”, ka shkruajtur Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

Barcelona e femrave poshtëron 7-0 Real Madridin, madrilenët bëjnë sikur ndeshja të mos luhej
Barcelona vazhdoi të dominonte kampionatin spanjoll të Femrave. Femrat katalanase arritën fitoren e tyre të gjashtë në gjashtë ndeshje në derbin më të madh kundër Real Madridit. Rezultati ishte madje 7-0. Claudia Pina shkatërroi Realin, ajo shënoi katër gola, të katër në pjesën e parë dhe një tjetër nga Graham për një epërsi 5-0 pas 45 minutave të para. Në pjesën e dytë, Barca e përfundoi punën. Pajor dhe Schertenleib shënuan për rezultatin përfundimtar 7-0.

Pas kësaj ndeshjeje, kanali zyrtar televiziv i klubit madrilen bëri një veprim interesant. Ai nuk tha asnjë fjalë për humbjen e ekipit të femrave. “Ishte sikur ndeshja nuk ishte luajtur fare. Programi i transmetimit mbuloi lajmet rreth ekipit të parë, akademisë, lajmeve të basketbollit dhe lojtarëve të Real Madridit në ekipin kombëtar. Ata nuk thanë asnjë fjalë për gratë”, thotë Mundo Deportivo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

VIDEO/ Zidan e ka shndërruar! Momenti epik, Olise nuk e priste që të ishte kapiteni i Francës
Franca ka arritur të marrë një tjetër fitore ku tregoi forcën e karakterit me përmbysje, këtë herë 4-1 ndaj Belgjikës. Një tjetër ndeshje ku protagonist ishte Olise. Një tjetër ndeshje ku ylli i Bayern Munich tregoi gjithë klasin e tij me dy gola të shënuara.

Nën drejtimin e Zidan, Olise duket si një lojtar që mund të fitojë Topin e Artë. Madje i ardhur nga stoli, Olise mori shiritin e kapitenit nga shoku i tij i ekipit. Reagimi i Olise u bë menjëherë viral pasi dukej qartë se ishte i shtangur dhe nuk e priste një gjë të tillë. /Sport Ekspres/

? OLISE DIDN’T EXPECT THAT ?

Michael Olise looks genuinely surprised after being handed the captain’s armband during France vs Belgium ? https://t.co/3UwUMM3PRk

— Football on Predict (@FConPredict) October 5, 2026

“Iu premtua se do luante titullar në 2 ndeshje”! Piers Morgan tregon si u thye Kristiano Ronaldo nga Portugalia, ishte tradhti e trajnerit
Piers Morgan ka zbuluar detaje të reja për atë që, sipas tij, ka ndodhur mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus. Sipas gazetarit britanik, përplasja nuk lidhet me dëshirën e Ronaldos për të qenë titullar në çdo ndeshje, por me mënyrën se si është trajtuar nga trajneri.

Morgan pretendon se Ronaldo kishte marrë fillimisht premtimin se do të luante dy ndeshjet e para të grumbullimit të Portugalisë dhe më pas do të pushonte në dy takimet e tjera. Megjithatë, më pas sulmuesit iu kërkua të aktivizohej për rreth 30 minuta ndaj Norvegjisë.

Ronaldo, sipas Morgan, pranoi kërkesën dhe u përgatit për të hyrë në fushë. Ai qëndroi rreth 25 minuta në nxehje, por në fund nuk u aktivizua fare. Kjo situatë thuhet se e ka irrituar ndjeshëm yllin portugez.

Morgan thekson se për Ronaldon çështja kryesore është respekti. Ai mendon se Jorge Jesus i ka premtuar diçka privatisht, ndërsa më pas ka vepruar ndryshe publikisht.

Megjithatë, Morgan mohon se Ronaldo pretendon të ketë një vend të garantuar në formacion. Sipas tij, 41-vjeçari e pranon se nuk duhet të jetë automatikisht titullar në çdo ndeshje. Problemi, sipas Morgan, është besimi dhe respekti mes palëve. /Sport Ekspres/

“Kam pasur gjithnjë dobësi për Zhegrovën”, ish-sulmuesi i Juventusit: Lëreni të sulmojë, kthimin e topit pas e bëj edhe unë në moshën 58-vjeçare
Edon Zhegrova vazhdon të jetë temë diskutimi te Juventusi. Talenti shqiptar së fundmi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për bardhezinjtë. Paraqitjet e fundit kanë rihapur debatet nëse sulmuesi Kosovës duhet të marrë më tepër minuta te gjiganti i Serisë A.

Fabricio Ravaneli, në një ndërhyrje në podkastin në “Youtube” të “Tuttosport”-it, i ka dalë në mbrojtje Zhegrovës. Ish-sulmuesi i Juventusit ka thënë se ka një dobësi për Edonin. Ai jep edhe këshillën e tij për mënyrën se si lojtari shqiptar duhet trajtuar. Sipas Ravanelit, Edon Zhegrova ka nevojë për më tepër liri.

“Gjithmonë kam pasur një dobësi për Zhegrovën. Shpesh kam diskutuar me Spaletin rreth mënyrës se si e aktivizon atë. E njoh mirë trajnerin dhe e di se ai është një forcë e vërtetë (në kuptimin pozitiv) me lojtarët e tij. Por ky është një lojtar që ndonjëherë duhet lënë pak më i lirë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një forcë që duhet t’i bëjë të gjithë ta falin kur, herë pas here, bën gabime ose nuk angazhohet sa duhet në mbrojtje.

Nëse Zhegrova e humb shpesh topin, kjo ndodh sepse ai rrezikon vazhdimisht në lojën e tij. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh kaq shumë lojtarë që e marrin topin dhe e kthejnë atë prapa. Edhe unë mund të luaja kështu në moshën 58-vjeçare…”, ka thënë Fabricio Ravaneli./Sport Ekspres/

Portugalia i lutet Kristiano Ronaldos që mos ta mbyll me Kombëtaren, vendoset një takim me yllin e tyre
Federata Portugeze e Futbollit po punon për të rikthyer qetësinë dhe për të rregulluar marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon, pas largimit dramatik të yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas asaj që raporton MARCA, palët pritet të zhvillojnë një takim javën e ardhshme, me miratimin e Ronaldos. Qëllimi është të gjendet një zgjidhje dhe të rikthehet harmonia mes të gjitha palëve, përfshirë edhe trajnerin Jorge Jesus.

Federata Portugeze nuk dëshiron që karriera ndërkombëtare e Ronaldos të përfundojë në këtë mënyrë. Përfaqësuesit e saj besojnë se kapiteni dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit portugez meriton një lamtumirë që i përshtatet madhështisë së karrierës së tij.

Tensionet e fundit kanë krijuar pasiguri rreth të ardhmes së Ronaldos me Portugalinë, por federata shpreson që takimi i javës së ardhshme të shërbejë si një mundësi për pajtim.

Synimi është që situata të zgjidhet me respekt dhe dinjitet, duke i dhënë Ronaldos mundësinë për të mbyllur kapitullin e tij me kombëtaren në mënyrën që meriton. /Sport Ekspres/

Portugalia i jep Kristiano Ronaldos edhe goditjen e fundit, ia japin numrin Leaos
Largimi i papritur i Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë ka shkaktuar një situatë të pazakontë, aq sa në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe kryeministri portugez, Luís Montenegro. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Montenegro ka kontaktuar presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença dhe ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt me trajnerin e kombëtares, Jorge Jesus. Telefonata mes kryeministrit dhe trajnerit është konfirmuar nga raportimet e SIC.

Gjithçka vjen pasi Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë, një ditë para sfidës ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Kapiteni i Portugalisë deklaroi se, pas një bisede me presidentin e Federatës dhe konferencës së Jorge Jesus, kishte marrë vendimin për t’u larguar nga ekipi. Ronaldo shtoi se në një moment tjetër do të tregojë të vërtetën për arsyet e këtij vendimi.

Ndërkohë goditja e Portugalisë nuk mbaron këtu. Menjëherë te Portugalia kanë vendosur që numrin 7 të Kristiano Ronaldos ta japin te Leao, për t’i dhënë mesazhin yllit kryesor të ekipit se mund të bëjnë edhe pa atë. /Sport Ekspres/

“E doja me çdo kusht Lautaron te Barcelona”, Laporta zbulon prapaskenat e merkatos: Marota nuk më dha asnjë shans
Joan Laporta ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”-in, ku ka treguar edhe disa prapaskena të merkatos. Presidenti i Barcelonës zbuloi se e ka kërkuar me çdo kusht Lautaro Martinezi, por Bepe Marota nuk i dha asnjë shans për të transferuar. Në fund katalanasit u detyruan të respektonin vendimin e Interit dhe të hiqnin dorë.

“Kam bërë çmos për ta marrë Lautaro Martinezin në gusht. Është një sulmues i madh, e donim te Barça. Unë personalisht e telefonova presidentin e Interit, Marotën, dhe ai menjëherë më ndaloi: nuk kishte asnjë mundësi. Ai nuk ishte në shitje dhe unë e respektoj qëndrimin e Interit”, është shprehur Joan Laporta./Sport Ekspres/

City shpallet fajtor për 114 akuza, Guardiola nuk e braktis: Dua ta dini të gjithë se jam këtu, do ta kalojmë bashkë
Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuza. Një lajm i vërtetë i keq për tifozët e klubit, që njollos kështu epokën e lavdishme të “qytetarëve”. Por Pep Guardiola nuk tërhiqet dhe i qendron pranë ish-skuadrës së tij. Përmes një postimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ai ia bën të qartë tifozëve se do të jetë pranë klubit në këtë moment kaq të vështirë.

“Dua që çdo tifoz i Manchester City-t ta dijë se jam këtu, më shumë se kurrë. Unë jam, kam qenë gjithmonë dhe do të jem gjithmonë në krah të klubit tim, pronarit, presidentit, Ferranit, lojtarëve, stafit, Enzos dhe jush, mbështetësve tanë unikë.

Më lejoni të jem i qartë: ne do ta kalojmë këtë së bashku. Ju dua të gjithëve”, ka shkruajtur Pep Guardiola./Sport Ekspres/

Klauzolë sekrete në kontratën e Fabregasit, vetëm tre klube mund ta largojnë lehtë nga Como
Cesc Fabregas mund të ketë një rrugë të re larg Comos, nëse një ditë vendos të rikthehet te një prej klubeve që kanë shënuar karrierën e tij si futbollist. Sipas raportimeve të gazetarit italian Gianluca Di Marzio, trajneri spanjoll ka një klauzolë të veçantë në kontratën me Comon, e cila favorizon vetëm tre klube: Barcelonën, Arsenalin dhe Chelsean. Nëse një prej këtyre skuadrave do të kërkonte shërbimet e Fabregasit, do të mjaftonte pagesa e një shume të paracaktuar, pa qenë nevoja për negociata të gjata me klubin italian. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Como apo nga vetë Fabregas.

Zgjedhja e tre klubeve nuk është rastësi. Fabregas u formua te akademia e Barcelonës, u bë kapiten dhe figurë kryesore te Arsenali, ndërsa me Chelsean fitoi dy tituj të Premier League. Spanjolli ka refuzuar më parë interesimin e Interit, Romës dhe Bayer Leverkusenit, pasi është i fokusuar te projekti i Comos. Megjithatë, ëndrra për të drejtuar një klub të madh mbetet e hapur. Sipas raportimeve, Barcelona shihet si një destinacion veçanërisht interesant për të ardhmen, ndërsa Fabregas vazhdon të ndërtojë reputacionin e tij si një prej trajnerëve më të spikatur të brezit të ri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Në Brazil janë “çmendur”, teoria konspirative: Vinicius Junior është zhdukur, e kanë zëvendësuar me një sozi që luan në vendin e tij
Një teori e pazakontë konspirative për Vinicius Junior po qarkullon në rrjetet sociale në Brazil, ku disa përdorues pretendojnë se futbollisti i Real Madridit nuk është më i njëjti person dhe se është zëvendësuar nga një sozi. Gjithçka nisi nga krahasimet e fotografive të vjetra me ato të fundit të brazilianit. Përdorues të ndryshëm kanë analizuar në detaje veshët, hundën, nofullën, buzëqeshjen, madje edhe mënyrën se si ecën Vinicius, duke pretenduar se kanë gjetur ndryshime të mëdha.

Dyshimet u rikthyen fuqishëm pas paraqitjes së tij me Brazilin kundër Australisë. Performanca jo shumë e mirë e Viniciusit u shoqërua me komente dhe shaka në rrjetet sociale, duke i dhënë më shumë jetë kësaj historie. Versioni më ekstrem i teorisë pretendon se Vinicius është zhdukur dhe se një person që i ngjan atij po e zëvendëson për të vazhduar kontratat e tij të mëdha reklamuese. Madje, një faqe ka pretenduar se futbollisti ka ndërruar jetë më 31 gusht, por nuk ekziston asnjë provë e besueshme për këtë pretendim.

Ndryshimet në pamjen e tij mund të shpjegohen shumë më thjesht, përmes stilit të flokëve, peshës, trajtimeve estetike, ndriçimit dhe këndeve të fotografimit. Vinicius vazhdon normalisht aktivitetin e tij si futbollist. Për momentin, gjithçka mbetet thjesht një teori interneti, pa asnjë bazë faktike. /Sport Ekspres/

??? ??? ??É???? ??? ?? ??????? ?? ??É??? ??? ???Í???? ! ????

Une théorie complotiste affirme que Vinícius aurait DISPARU dans des circonstances mystérieuses et aurait été remplacé par un sosie pour poursuivre ses contrats publicitaires. ?… pic.twitter.com/jUJJt1qajC

— Lives Foot (@livesfoot) September 28, 2026

Ish-sulmuesi i Rusisë është i bindur. Arshavini: Daku do t’i shënojë 8 golat e tij me Spartakun
Andrej Arshavini ka komentuar ecurinë e Mirlind Dakut në radhët e Spartkut të Moskës. Ish-lojtari i Kombëtares së Rusisë ka vlerësuar cilësitë e sulmuesit shqiptar, të cilat sipas tij do t’i shfaqë me kalimin e kohëd. Më tej Arshavini ka shtuar me bindje se Daku do të arrijë t’i shënojë 8 gola këtë sezon.

“Ai do të sjellë cilësi me kalimin e kohës. Daku ka cilësi, padyshim që do t’i shënojë shtatë apo tetë golat e tij.

A nuk mjafton kjo? Epo, në rastin më të mirë, do të jenë edhe më shumë. Aty luan Ugalde. Barko do të rikthehet, por nuk do të luajë fare,” ka thënë Andrej Arshavini në emisionin “That’s Football, Brother!” në “YouTube”./Sport Ekspres/

“Fliku dhe Guardiola nuk ngjajnë aspak”, Rodri befasohet te Barcelona: Stërvitjet nuk ishin normale
Rodri ka mbetur i befasuar me seancat stërvitore që ka zhvilluar te Barcelona. Në një intervistë për “Partidazo Cope”, mesfushori spanjoll është shprehur se Fliku nuk ka aspak ngjashmëri me Guardiolën. Ai ka treguar se priste që te Barça të gjente filozifinë e zotërimit të topit, por në të vërtetë hasi një stërvitje me intensitet të lartë fizik.

“Guardiola dhe Fliku nuk ngjajnë aspak me njëri-tjetrin. Kur mbërrita te Barcelona, ??mendova se po hyja në filozofinë e “rondos” dhe të zotërimit të topit, por e vërteta është se në katër ditët e para më nënshtruan një stërvitjeje kaq të rëndë fizike, saqë thashë me vete: “Në çfarë situate jam futur?”, ka thënë Rodri./Sport Ekspres/

Klopi ironizon Xavin: Më shumë lojtarë holandezë njoh unë sesa ai
Jurgen Klopi dhe Xavi Hernandezi do t’i nisin përvojat e tyre të reja përballë njëri-tjetrit. Holanda dhe Gjermania do të luajnë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Klopi nuk i ka kursyer batutat në prag të kësaj sfide. Trajneri i Gjermanisë ka ironizuar Xavin, teksa në një intervistë për “Sky Sports”, ka thënë se ai njeh më tepër lojtarë holandezë se sa homologu i tij.

“Unë njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë sesa Xavi (qesh). Nuk e di nëse ky është një avantazh, por është një fakt”, është shprehur Jurgen Klopi./Sport Ekspres/

“Stili im më veçon nga të tjerët”, Jamali kërkon Topin e Artë: Temë gjithë që ndjekin futboll e dinë pse duhet ta fitoj unë
Lamin Jamali nuk fshihet, por orej disa kohësh po shpreh hapur pretendimin e tij për të fituar ‘Topin e Artë’. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “L’Equipe”, ai ka renditur arsyet pse beson se trofeu duhet të përfundojë në duart e tij. Jamali ka thënë se stili i tij i lojës e veçon nga të tjerët dhe se golat nuk janë kriteri që duhet të përcaktojë fituesin e Topit të Artë.

“Ky është trofeu që shpërblen lojtarin më të mirë të vitit, lojtarin që është i veçantë, atë që të pëlqen ta shohësh. Aq sa do të ndiqje një ndeshje vetëm për hir të tij. Nuk ka të bëjë aspak me numrin e golave ??që shënon apo me ndonjë gjë tjetër. Kur mendoj për ‘Topin e Artë’, mendoj për Mesin, Ronaldinjon, lojtarë si ata, të cilët janë të veçantë dhe të bëjnë të buzëqeshësh kur i sheh duke luajtur.

Besoj se kushdo që e ndjek futbollin i di arsyet e mia. Dal në fushë, kënaqem, luaj mirë dhe ashtu siç dua unë. Për fat të mirë, kam fituar edhe shumë tituj me Barçën dhe kam fituar titullin më të rëndësishëm, Kupën e Botës, me Kombëtaren time. Përtej kësaj, besoj se stili im i lojës është pika ime e fortë. Është ai që më veçon nga të tjerët”, ëzhtë shprehur Lamin Jamali /Sport Ekspres/

Rrahmani është “mbreti” i ajrit, mbrojtësi shqiptar i pakonkurueshëm në Serinë A
Amir Rrahmani është shndërruar një nga pikat kyçe të Napolit. Lojtari shqiptar garanton siguri në prapavijë dhe kjo dëshmohet edhe nga statistikat e tij. Mbrojtësi i Kosovës është i pakonkurueshëm në luftën në ajër.

Sipas statistikave zyrtare të Serisë A, Rrahmani kryeson listën e lojtarëve më të mirë për dueler ajrore të fituara. Futbollisti i Napolit numëron 37 duele ajrore të fituara, plot 17 më tepër se Andrea Karboni i vendit të dytë./Sport Ekspres/

5 lojtarët më të mirë sipas dueleve ajrore të fituara:

1. Amir Rrahmani (Napoli): 37

2. Andrea Karboni (Monca): 20

3. Leo Ostigard (Xhenova): 19

4. Gleison Bremer (Juventus): 18

5. Xhorxho Çitadini (Frosinone): 17

Vetëm Rafinja është më mirë se Shpendi në Europë, Kombëtarja fiton një “snajper”
Marani do të ketë një “snajper” në dispozicion për 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kristjan Shpendi është një nga sulmuesit më në formë në Europë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar deri më tani 6 gola me fanellën e Çezenës, ndërsa numëron vetëm 8 goditje në kuadratin e portës. Një statistikë mbresëlënëse, që tregon se Shpendi shndërron në gol 75% të rasteve të tij.

Sakaq, lojtari i Kombëtares kuqezi, tërheq vëmendjen edhe për një statistikë tjetër. Duke marrë në konsideratë 5 ligat më të forta të Europës dhe ligat e tyre B respektive, vetëm Rafinja ka shënuar më tepër gola në më pak paraqitje (6 gola në 4 paraqitje). Megjithatë Shpendi ka shënuar 6 gola në 5 paraqitjet e tij të para në kampionat. I vetmi që ka pasur vazhdueshmeri goli në çdo përballje të zhvilluar në fushën e lojës./Sport Ekspres/

Ngecin negociatat për Arbër Hoxhën, klubi nuk kënaq “xhepat” e lojtarit shqiptar
Arbër Hoxha ishte fare pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dinamo e Zagrebit kishte dhënë dritën e gjelbër, teksa kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Al Vahdanë. Palët kishin rënë dakort për 2.5 milionë euro dhe ruajtjen e 10% të kartonit të futbollistit.

Megjithatë negociatat duket se kanë ngecur. Shkak është bërë vetë Arbër Hoxha. Lojtari kuqezi është i pakënaqur me pagën e ofruar, çka ka bërë që transferimi të mos finalizohet me sukses. Mbetet për t’u parë nëse situata do të ndryshojë deri në datën 28 shtator, kur edhe mbyllet dritarja e transferimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe./Sport Ekspres/

“Na duhej një si Daku, luftarak dhe i etur për gola”, trajneri i Spartakut tregon ambicien e Mirlindit: Do që të bëhet sulmuesi kryesor në skuadër
Mirlind Daku është ende në fazën e përshtatjes te Spartaku i Moskës. Sulmuesi shqiptar ende nuk ka shpalosur të gjithë vlerat e tij në skuadrën e re. Megjithatë trajneri i Spartakut ka besim te cilësitë e Dakut. Siç citon “Match TV”, Romanovi ka thënë se Spartakut të Moskës i nevojitej një lojtar si 28-vjeçari shqiptar. Ai është shprehur se Mirlindi nuk është i kënaqur me pozicionin e tanishëm në ekip, pasi ka ambicien për të qenë zgjedhja e parë në majën e sulmit.

“Daku është një futbollist me cilësi të larta dhe një golashënues. Na duhej një lojtar si ai: i etur për gola, luftarak, ‘egoist’ në mënyrën e tij dhe që dëshiron të jetë gjithmonë lojtari më i rrezikshëm në fushë. Pres shumë prej tij. Shoh se si po përshtatet dhe si u qaset ndeshjeve e stërvitjeve. Besoj se do të bëjë mirë. Vërej se ai nuk kënaqet aspak me pozicionin e tij aktual. Do të përpiqet të bëhet sulmuesi kryesor. Thjesht duhet kohë, sepse Spartaku është një klub kërkues”, ka thënë Vadim Romanovi./Sport Ekspres/

Deri në vitin 2032 me Spanjën, De La Fuentes nuk mjaftojnë 3 trofe: Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi arritur
Luis De La Fuente do të jetë krye të Spanjës edhe per 6 vite të tjera. Trajneri spanjoll ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2032. Federata ka besim të plotë te De La Fuente, i cili nga ana tjetër ka ende uri për trofe. Liga e Kombeve, Europiani dhe Kupa e Botës nuk e kanë përmbushur kreun e pankinës së Spanjës

“Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të garojmë për të fituar. Suksesi qëndron te gatishmëria e vazhdueshme për të arritur diçka. Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Më e mira ende nuk ka ardhur”, ka thënë Luis De La Fuente./Sport Ekspres/

Deklaratë e ashpër e presidentit të La Liga-s për Real Madridin: Ata kanë mënyra mizore për të ushtruar presion te arbitri
Derbi i madh i Madridit përfundoi me fitoren e Atletico Madridit 2-1, por Real Madridi është i tërbuar për shkak të vendimeve të gjyqtarit. Në “klubin mbretëror” ndiejnë se u dëmtuan në derbin e madh dhe historia nuk po qetësohet. Pas një sërë ankesash për vendimin e gjyqtarit, historia shkoi një hap më tej pas derbit të Madridit, kur Jose Mourinho doli në konferencën për shtyp me foto të situatave të diskutueshme.

Portugezi u tregoi gazetarëve kornizat për të cilat ai beson se lojtarët e Atleticos duhej të përjashtoheshin, veçanërisht në duelet e Cristiano Romeros me Jude Bellingham dhe Lee Kangin me Federico Valverde. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka reaguar tani për të gjitha këto, dhe pas përgjigjes së tij, mund të pritet një reagim i ri nga Reali.

“I kuptoj ankesat e Real Madridit, por nuk e kuptoj mënyrën se si paraqiten ato”, tha Teba, duke shtuar: “Disa kohë më parë e dënuam sjelljen e kanalit të klubit Real Madrid dhe pas ngjarjeve të fundit duhet të vazhdojmë të respektojmë standardet etike. Kjo është një mënyrë e padrejtë dhe mizore për të ushtruar presion mbi gjyqtarin”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

“Nëse nuk e merr me San Marinon, kur do e marrësh?”! Sulçe i tregon Maran: U la jashtë lojtari i Totenhemit
Shqipëria ka publikuar listën sa i përket ndeshjeve të shtatorit dhe të tetorit, ku do të zhvillohen katër takime. Kuqezinjtë do të luajnë me Bjellorusinë, Finlandën dhe kanë dy takime me San Marinon.

Në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, moderatori Altin Sulçe, ishte kundër vendimit të Maran për të lënë jashtë Armend Muslikën. “Do të luajmë dy ndeshje kundër San Marinon, përse nuk merren talentet e së ardhmes?

Po është një lojtar përshembull te Totenhemi, Armend Muslika. Po shënon gola pafund, është marrë dhe stërvitur me ekipin e parë të Totenhemit, ky është momenti, përse nuk e merr? Nëse nuk e merr në dy takime me San Marino kur do ta marrësh? është e rrezikshme sepse nesër mund të luajë me Totenhemin dhe rrezikohet ta marrë një Kombëtare tjetër”, tha Sulce. /Sport Ekspres/

VIDEO/ Zhegrova ka rilindur! Jep asist për Juventusin, vulos fitoren kundër Atalantës
Edon Zhegrova duket se ka rilindur këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është shfaqur sërish protagonist për Juventusin. Pas dy golave të shënuar javën e shkuar, mbrëmjen e sotme ai ka ndihmuar ekipin me një asist.

Bardhezinjtë kanë mpshtur Atalantën me shifrat 2-0. Ndeshja u zhbllokua nga Konseisao në minutën e 28, ndërsa në të 77 goli nisi nga këmba e Zhegrovës. Ky i fundit ekzekutoi me përsosmëri një goditje nga këndi, e cila më pas u shndërrua në gol nga Bremeri./Sport Ekspres/

https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2026/09/mq87o5iNO0DWYazl.mp4

Atletiko Madridi mund Real Madridin në La Liga, Barcelona vazhdon shkëputjen në vendin e parë
Atlético Madrid ka fituar derbin e kryeqytetit spanjoll, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 2-1 në “Riyadh Air Metropolitano”. Një sfidë me shumë tension, kartonë dhe emocione, që në fund i dha tre pikët skuadrës së Diego Simeones.

Real Madridi e nisi ndeshjen me Mbappé, Vinicius dhe Bellingham në repartin ofensiv, ndërsa vendasit u përgjigjën me Jonathan David dhe Lee Kang-in. Pjesa e parë ishte e luftuar, por pa gola, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme.

Në pjesën e dytë erdhi momenti që ndryshoi ndeshjen. Dean Huijsen shkaktoi një faull në zonë ndaj Simeones dhe u ndëshkua me karton të kuq. Atlético fitoi penallti dhe Grimaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar vendasit në avantazh.

Me një lojtar më shumë, Atlético shfrytëzoi hapësirat dhe Jonathan David realizoi golin e dytë, pas një aksioni të mirë të vendasve.

Real Madridi reagoi në fund dhe Antonio Rüdiger shënoi për 2-1, duke rihapur sfidën. Megjithatë, Atlético rezistoi deri në vërshëllimën e fundit dhe mori një fitore të rëndësishme në derbi. /Sport Ekspres/

31 gola në 7 ndeshje/ Barcelona tmerron kundërshtarët, e shndërron La Ligën në kamp stërvitor
Barcelona është padyshim ekipi për t’u mundur këtë sezon. Klubi katalanas po vendos statistika të frikshme në La Liga. Pas ndeshjes së sotme, ekipi i Flikut numëron plot 31 gola në 7 ndeshje të zhvilluara. Shifra tmerruese për kundërshtarët, të cilët e kan? pasur t? pamundur të ndalin furinë blaugrana.

Preja e radhës këtë herë ishte Sevija, e cila humbi me shifrat 1-3. Lojtari i ndeshjes ishte Rafinja, që shënoi tre gola për katalanasit. Një tjetër fitore bindëse për Barcelonën, që këtë sezon duket se po e shndërron La Ligën në një kamp stërvitor./Sport Ekspres/

Ndeshje spektakolare dhe emocione të forta, Interi pranë përmbysjes së madhe me Romën
AS Roma dhe Inter kanë dhuruar një përballje spektakolare në “Olimpico”, e vlefshme për javën e pestë të Serie A, duke u ndarë në barazim 2-2. Të dyja skuadrat hynë në këtë sfidë me pikë të plota pas katër javëve të para, ndaj pritshmëritë për një duel të madh ishin të larta.

Roma e nisi në mënyrë perfekte takimin dhe kaloi në avantazh shumë shpejt. Në minutën e 6-të, Manu Koné përfitoi nga një aksion i ndërtuar nga Dybala dhe Molina dhe mposhti portierin Martinez, duke ndezur tifozët vendas. Interi pati vështirësi të reagonte dhe Roma shfrytëzoi momentin. Në minutën e 37-të, sërish Koné u shfaq në vendin e duhur dhe realizoi golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Megjithatë, zikaltërit nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë, duke ndryshuar tërësisht ritmin e sfidës. Interi gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Lautaro Martinez dhe në fund siguroi një pikë të rëndësishme në transfertën e vështirë të Romës. Në fund, Roma 2-2 Inter, një rezultat që pasqyron një ndeshje me ritëm, emocione dhe përmbysje të fortë të situatës. /Sport Ekspres/